Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RRETH EMRIT DHE SHTRIRJES SE DUKAGJINIT

Go down

    RRETH EMRIT DHE SHTRIRJES SE DUKAGJINIT  Empty RRETH EMRIT DHE SHTRIRJES SE DUKAGJINIT

Post by Dode Progni Thu 10 Mar 2011, 14:45

RRETH EMRIT DHE SHTRIRJES SE DUKAGJINIT

Nga Dodė Progni

Qysh ne shek. e XIII nė Arbėri lindi njė familje princėrore dhe principata e tyre e quajtur “Dukagjin”. Rreth prejardhjes se emrit tė kėsaj familje kan folur studiues te ndryshėm.
At Bernardin Palaj i mbėshtetur nė njė dokument tė vitit 1216,gjykon se Gjini,i biri i Progonit,qė pėrmendet si arhond i Arbnit,ishte bėrthama e parė e kėtij emri.(B.Pala,Hylli i Dritės,Vj.XVII,r.11-12,fq.496). Edhe M.Shuflai,mbėshtetur nė njė dokument tė vitit 1281,qė pėrmend “Ducam Ginum Tanuschium Albanensem…”e gjykon Dukėn – Gjin,si prejardhje tė emrit Dukagjin Milan Shuflai, Serbėt dhe Shqiptarėt, 1926,fq.180). Pra qysh nė shek. e XIII kjo familje princėrore dhe principata e tyre mori emrin e Dukės–Gjin Progoni = Dukagjini.
Kjo principata lindi nė mes tė Arbėnisė dhe Pultit,e cila shkoi tuj u zmadhuar nė kurriz tė Pultit dhe Arbnisė,deri sa arriti nė veri, nė lumin Drin, dhe nė jug nė Mat.Pėr tė qenė mė tė qartė lidhur me vendformimin e Dukagjinit duhet thėnė se: deri nė shek. e XII zona qė pėrshkohej nga rruga e madhe Shkodėr – Prizren,nė veri dhe nė jug tė lumit Drin njihej me emrin Pulatum, Pulat, Pilot, qė do tė thotė Pult.(M.Shuflai, Serbėt dhe Shqiptarėt,1926,fq.40-43).Nė jug tė Pultit shtrihej Arbnia qė kishte tė vetin Oroshin dhe Fanin.(.F.Cordignano, Geografia,Ecclesiastica,dell’Albania,fq.37).Pikėrisht nė mės tė kėtyre dy principatave shqiptare lindi principata e re “Dukagjini” Nė njė dokument tė vitit 1570,malet nė jug tė Drinit njiheshin me emrin “Dukagjin” (M.Shuflai,vepėr e cit,f.197).
Nė dokumentacionin e kėsaj kohe pohohet qartazi se,Mirdita ėshtė Dukagjin, (Relacioni i Marin Bicit, 1610), Puka ėshtė Dukagjin (Relacioni i M.Skurės, 1648 si dhe F.Cordignano nė “Geografia Ecclesiasticadell ”Albania” ).Arsti, Karma, Mshana, Kēira, Kryeziu, nė vitin 1632 ishin Dukagjin (F.Cordibnano, Vepėr e cituar).Iballja nė vitin 1632 ishte Dukagjin ( Frang Bardhi,Relacine…,1632) dhe Hasi me 1648 ishte Dukagjin.
Nė shek.e XIV – XV,Principata e Dukagjinit arriti tė zotėrojė gjithė teritoret nga Prizreni nė Lezhė,dhe luajti rol tė rėndėsishėm nė jetėn politike tė shqiptarėve tė asaj kohe.Gjatė kėsaj periudhe princi mė i shquar i kėsaj dere princėrore ishte Lekė Dukagjini.
Pas pushtimit turk tė shek.XV,kjo u bė njė qendėr e rendėsishme e rezistencės antiosmane,duke ruajt emrin e vet,identitetin kombėtar shqipėtar dhe fenė kristiane. Rreth vitit 1570 dukagjinasit kishin nder malet e tyre rreth 12000 mijė luftėtarė qė me armė nė duar vazhdonin rezistencėn antiosmane.(M.Shuflai,Vep. E cituar,fq.92).Me luftėn e tyre,dukagjinasit i sollėn shumė telashe turqėve,pasi luftonin nė rrugėn e rėndėsishme qė lidhnte Shkodren – Pukėn – Vaun e Spacit me Prizrenin.Kjo rrugė e lakmueshme pėr turqit sulmohej vazhdimisht pėr t’u vėnė nėn kontrollin e tyre.Ndėrsa Dukagjinasit e mbrojtėn atė pėr rreth dy shekuj pasi kalonte nepėr teritorin e tyre. Nė shekull. e XVII, me njė sulėm tė dyanshėm,nga Shkodra dhe Kosova,turqit arritėn tė kapin rrugėn.Dukagjinasit u ēanė parmes nga ushtria turke prandaj shumė luftėtar dukagjinas,me gra e me fėmijė u tėrhoqėn nė jug dhe nė veri. Kėsaj kohe ndodhi migrimi i madh,nė masė i dukagjinasve duke u vendosur fillimisht pėrgjatė brigjeve jugore tė Drinit si,ne Berishė,Mertur tė Gurit etj. Disa dolen edhe jashtė teritorit tė Dukagjinit duke kaluar dhe Drinin, siē ishin banorėt qė formuan Shalėn, Shoshin, Toplanėn,Gimajt,Merturin e sotėm etj.(Rrok Zojzi,Etnografia Shqiptare,I,1956,fq.36)
Nė Mirditė,Pukė,Berishė,Mėrtur tė Gurit,Shalė,Shosh,Toplanė, dhe nė Merturin e sotėm tė anės sė djathtė tė Drinit,ėshtė trasheguar gojdhėna se,rrjedhin nga njė At i largėt i pėrbashkėt qė quhej Murrė Dedi. Merturi i sotėm tė gjitha vėllazėritė i lidhin brezat e tyre me Lekė Pogun. (Lekė Pogu – Pog Murra – Murrė Dedi).
Sipas gojdhėnave banorėt e parė tė Dukagjinit,tė ndjekur prej luftėrash,kishin ardhur nga fusha e Metohisė,pėr tu vendosur e jetuar me qindra vjet nė malet e Dukagjinit,ku formuan dhe principatėn e tyre. Kjo popullsi,e ardhur nga fusha e Kosovės,megjithse jetoi pėr njė kohė mjaft tė gjatė njė vėnd tepėr malor,tė pa pėrshtatshėm pėr zhvillimin e bujqėsisė,ruajti tradita tė forta tė jetės bujqėsore,sa kudo qė tė gjėndet pėrpiqet tė krijojė kushte tė jetės bujqėsore.
Pas pushtimit tė rrugės Prizren – Shkodėr,nė kohėn e sulltan Sulejjmanit,turqit krijuan Sanxhakun e Dukagjinit me qendėr nė Pejė. Pjesa veriore e kėtij Sanxhaku,nga qafa e Morinės deri nė krahinat veriprendimore tė Pejės,pėrfshire edhe Pejėn,Deēanin dhe Gjakovėn,ėshtė njohur prej qindra vitesh me emrin Rrafshi i Dukagjinit. Qė nga fillimet e shek. tė XIX e deri nė ditėt e sotme,Rrafshi i Dukagjinit dhe Kosova banohen me shumicė tė theksuar popullsie shqiptare.
Sot me emrin Dukagjin njihet njė krahinė gjeo - etnografike e banuar kryesisht nga banore tė ardhur nga Dukagjini Mesjetar gjatė shek XVI-XVII dhe tė vendosur nė verilindje tė rrethit tė Shkodrės qė pėrbėhet nga Shala,Shoshi, dhe Pulti.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum