Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deshmi historike per Shqiptaret e Kosturit multietnik

Go down

Deshmi historike per Shqiptaret e Kosturit multietnik Empty Deshmi historike per Shqiptaret e Kosturit multietnik

Post by Majlinda Sun 05 Feb 2012, 18:37

Qyteti i Kosturit ndodhet afėr kufirit greko-shqiptar, nė jug-lindje tė Shqipėrisė. Ky qytet shtrihet buzė liqenit me tė njėjti emėr. Nė kėtė liqen derdhen lumenj tė vegjėl nėntokėsor dhe mbi tokė. Klima e zonės ėshtė me dimėr tė ashpėr dhe verė tė freskėt. Sipas tė dhėnave qyteti ėshtė themeluar nga Perandori Justiniani nė mes tė shek.VI, me emrin Justinianopoli. Me pushtimin e Ballkanit nga sllavėt u ndryshuan edhe shumė emra tė qyteteve, fshatrave, maleve etj., duke i riemėruar me emra sllavė.
Justinianopoli nė shek. VIII quhet me emrin Kostur, fjalė sllave. Ndėrsa disa shekuj mė vonė diku nė shek, XI historianėt Bizantin e shėnojnė qytetin dhe liqenin me emrin Kastorias. Pėr emrin Kastorias ka shumė teori rreth prejardhjes sė fjalės. Disa studiues thonė qė kjo fjalė lidhet me fjalėn latine Castra (kėshtjellė) qė nė greqisht pėson pėrshtatje nė Kastro. Njė teori tjetėr qė duket edhe pėr e kapshme ėshtė se fjala Kastorias rrjedh nga fjala greke Kastor duke patur parasysh qė ndėr shekujt nė kėtė qytet gjenden punishte tė pėrpunimit tė leshit, kastorėve, gunave tė ndryshme qė shiten nėpėr vendet e ndryshme tė botės.
Kosturi dhe fshatrat e tjera pėrreth tij pėr shumė vite kanė qenė sunduat nga shqiptarėt, nė fillim nga Despot Andrea II Muzakėt. Pas vdekjes sė tij e trashėgojė kėtė qytet djali Stojė Muzaka(nė kishėn e Shėn Athanas Muzakė tė ndėrtuar nė sheku.XIV nė Kostur janė shėnuar emrat e vėllezėrve Teodor dhe Stojė Muzaka). Muzakajt e morėn Kosturin pasi mundėn Marko Kralin. Pas Muzakajve Kosturi ka qenė nė zotėrimet e Ballshajve tė cilėt nėpėrmjet lidhjeve tė martesave futėn nėn sundimin e tyre vise nga Lezha, Mati, Kosovėn, Dibrėn, Ohrin, Kosturin etj. Nė vitin 1385 qyteti ra nė duart e osmanėve tė cilėt e zotėronin deri nė fundit tė vitit 1912, kur grekėt e ēliruan atė.
Mbishkrimi nė kishėn Shėn Athanas Muzakės nė Kostur ku janė shėnuar emrat e Teodor dhe Stojė Muzaka, djemtė e Andrea Muzakės.
Gravurė e Kosturit nė kishėn e Shėn Nikolaos.
Prefektura e Kosturit nė fillim tė shek.XIX udhėhiqej nga bejlerėt shqiptar mysliman tė cilėt gėzonin mbėshtetjen e fortė tė Ali Pash Tepelenės. Nė vitin 1870, Korēa u bė Prefekturė e cila kishte nėnjuridiksionin e saj edhe nėnprefekturat e Kosturit, Bilishtit e Kolonjės. Pas luftėrave tė ndryshme Botėrore dhe Ballkanike grekėt pėrfituan mė shumė, ata kryen masakra kundėr minoriteteve mė tė vogla tė cilat ishin tė pambrojtura duke djegur e shembur shtėpitė dhe objektet e ndryshme fetare si xhamitė, teqet, medresetė dhe sinagogat.
Me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Lozanės mė 1922 pėr shkėmbimin e popullsisė greke dhe turke, grekėt spastruan Greqinė e sotme nga elementi shqiptar qė banonin ndėr shekuj nė tokat e tyre nė Ēamėri, Kostur, Follorinė, Edesa etj..
Pas viteve 1922, pamja e qytetit tė Kosturit me fshatrat pėrreth ndryshojė, nga njė qytet multietnik qė banorėt i pėrkisnin etnive dhe besimeve tė ndryshme fetare, ai u kthye nė qytet qė i pėrkiste tashmė vetėm grekėve. Dhe pak ato familje shqiptare qė i shpėtuan dėbimeve masive u asimiluan dangadalė me dhunė. Ndėrsa hebrenjtė gjatė luftės sė dytė botėrore ju dorėzuan gjermanėve tė cilėt i zhdukėn nėpėr kampet e shfarosjes, bullgarėt dhe sllavomaqedonasit u dėbuan gjatė luftė qytetare greke 1946-1949. Sot ka disa fshatra tė braktisura ku gjendet vetėm shtėpi bosh dhe pronarėt e tyre nuk kanė mundur tė rikthehen asnjėherė, qoftė edhe si turistė.
Sot, ky qytet i pėrket Prefekturės me tė njėjtin emėr me rreth 55 mijė njerėz tė cilėt janė tė deklaruar zyrtarisht 100% grek tė fesė ortodokse. Por nė tė vėrtetė siē e thamė mė lart nė fillim tė shek.XX nė Prekturėn e Kosturit banoni mijėra qytetar tė kombėsive dhe sekteve fetare tė ndryshme. Pėr fat tė keq nuk janė ruajtur asnjė objekt fetarė qoftė edhe pėr muze pėr vlerat e lartat historike dhe kulturore.
Gėrmadhat e Tyrbes BABA Qazimit
Familja e Rabinit I.ZAHARIA, 1904.
Ēiftė Hebrenj, 1904.
Rabini i Kosturit Isak Menachem Zecharia, 1904.
Disa tė dhėna statistikore rreth popullsisė shqiptare nė Prefekturėn e Kosturit
Kazaja e Kosturit sipas regjistrimeve osmane tė vitit 1886 ka patur 52.000 mijė tė krishterė, 24.000 mijė mysliman dhe 4.000 bullgarė, tė cilėt jetonin nė 100 fshatra tė krishtera dhe 34 fshatra myslimane.
Nė qytetin e Kosturit jetonin mė 1900, 1.600 mysliman, 3.000 grek tė krishterė, 300 bullgarė, 300 shqiptar tė krishterė, 750 hebrenj dhe 240 ciganė. Sipas disa tė thėnave bazuar nė regjistrat greke thuhet se qyteti i Kosturit mė 1925-1926, kishte 1.100 shtėpi greke, 430 shtėpi ku banonin mysliman turq dhe shqiptar, 140 familje hebrenj, tė cilėt jetonin tė bashkuar nė njė lagje ku kishin njė shkollė, njė bibliotekė dhe njė banjė pėr femrat. Ndėrtesa e shkollės hebrenj u prish mė 1960 pėr tė zhdukur tashmė ēdo gjurmė tė kulturės sė saj, ashtu siē u zhdukėn vite mė parė edhe ndėrtesat fetare e shkollore turke, shqiptare dhe bullgare.
Kosturi ka pasur rreth shtatė xhami, ndėr to pėrmendim xhamia Kursum, xhamia Tambaxhane, xhamia Hasan, xhamia Kulla, xhamia Mehmetit si dhe Teqe me emrat Ali Baba, Ajdin Baaba dhe Qazim Baba. Ka patur njė shkollė urbane dhe njė Medrese.
Nė regjistrimin e vitit 2001, qyteti i Kosturit kishte 14.813 banorė, tė gjithė grekė.
Myftiu i Kosturit me vajzėn e tij, 1903.
Peshkatarė mysliman, Kostur 1917.
Kosturi-Shqipėri, kartolinė
Kosturi-Shqipėri, kartolinė
Tė dhėna zyrtare turke dhe greke pėr numrin e shqiptarėve nė disa fshatra tė Kosturit
Studiuesit prof.Selman Sheme nė njė punim tė tij tė kohėve tė fundit shkruan se nė Prefekturėn e Kosturit pasi grekėt e morėn nga osmanėt kishte 38 fshatra qė banoheshin nga shqiptarėt e krishterė dhe mysliman.
Arbėreshi prof.Antonio Bellushi, i cili ėshtė njė nga studiuesit e shqiptarėve tė Greqisė, nė vitin 1995 shkruan se nė Prefekturėn e Kosturit ka nėntė fshatra qė flitet ende gjuha shqipe si nė Amudhara, Argos Orestikon, Dhendrohorin, Hiliodhendro, Hiriollovon, Kastoria, Koromila, Mesopotamia, Thihilion.
Ndėrsa sipas studiuesit dhe publicistit grek Dhimitri Lithoksus i cili ka ndėrtuar njė hartė tė fshatrave tė Kosturit sjell tė dhėna se shtatė fshatra janė myslimane dhe dy tė krishterė, tė banuar nga shqiptarėt tė cilėt u dėbuan pjesa mė e madhe nga grekėt pas vitit 1922. Nė tokat dhe shtėpitė e shqiptarėve u vendosėn refugjatėt grek tė ardhur nga Azia e vogėl, por edhe popullsi vllehe. Pra, pėsuan fatin e njėjtė si popullsia shqiptare nga Ēamėria tė cilėt pasi u masakruan dhe i pėrzunė, qeveria greke vendosi popullsi tė krishterė tė ardhur nga Azia e vogėl.
1. Fshati Sliveni, mė 1920, ka qenė fshat i pastėr shqiptar mysliman me 430 banorė. Nė fletoren zyrtare numėr 156 e 8 gushtit 1928, shėnohet se ka patur gjashtėdhjetė shtėpi qė banonin 460 shqiptarė myslimanė dhe 81 familje greke tė ardhur nga Azia e Vogėl tė njohur me emrin Pondios, pas vitit 1922. Fshatit mė 1928 ju ndėrrua edhe emri nga Sliveni nė Koromila.
2. Mė 1924 fshati Vicista kishte 300 shqiptar qė banonin nė 35 shtėpi tė cilėt u larguan dhe nė vend tė tyre u vendosėn 130 grek nga Azia e Vogėl.
3. Mirosllavica ėshtė njė fshat i vogėl i banuar mė 1900 nga 230 shqiptar mysliman. Nė rregjistrimin e 1920 numri zvogėlohet si pasojė e ikjes sė tyre nė 85 banorė, tė gjithė shqiptar mysliman. Mė 1928 fshatit ju ndėrrua emri nga Mirosllavica nė Milovlitis. Mė 1932 Eurostati regjistrojė 21 familje shqiptare, mė 1940 shqiptarėt e braktisin fshatin nga presionet dhe vrasjet, nė shtėpitė e tyre u vendosen barinj vlleh.
4. Fshati Shak, mė 1900 ka patur 550 banorė shqiptar tė fesė islame, dhe mė 1910, 600 banorė, mė 1913, 632 banor dhe 1920, 690.
Nė vitin 1926 nė kėtė fshat vijė 69 familje greke nga Azia duke u vendosur nė shtėpitė e 95 familjeve tė shqiptarėve myslimanė tė cilėt e braktisėn fshatin nga dhuna e shtetit grek. Mė 1928 fshatit ju ndėrruar emrin nga Shak nė Komninadhes.
5. Lehova ishte fshat qė banonin shqiptar ortodoks nė 380 shtėpi sipas regjistrimit tė vitit 1920. Por shumė shpejtė kėta shqiptar me dhunė u detyruar tė deklarohen vlleh grek nė regjistrin e 1945, diku 1496 banorė me ndėrgjegje greke.
Mė 1900, Lehova ka patur njė shkollė fetare ortodoks dhe njė kishė tė madhe ku kryenin ritet fetare rreth 2.000 mijė njerėz. Nga regjistrimet e viteve 1878, 1912, 1913, 1920 dhe 1940 shėnohet se banorėt ishin popullsi e pastėr shqiptare diku 1.200 deri 1.900 banorė. Pas viti 1945 nė kėtė fshat qeveria solli popullsi greke nga Azia e vogėl.
6. Terstika, mė 1886 ka pasur 70 familje shqiptare myslimane. Mė 1913 kishte 140 banorė, tė gjithė shqiptar mysliman. Nė regjistrimin e 1920, ky fshat pėsoj ndryshime pėr nga etniteti i banorėve, kėshtu atė vit kishte 7 familje shqiptare myslimane, 8 familje vllehe dhe 5 familje sllave myslimane. Nė vitin 1926, 18 familje myslimane e braktisin fshatin dhe atje vendosen 12 familje greke tė ardhur nga Azia e vogėl.
7. Mė 1928 fshatit ju ndryshua emri nga Terstika nė Akondion.
Zagari ka qenė banuar nga shqiptarė myslimanė, diku rreth 20 familje ka patur nė vitin 1886. Nė regjistrimin e vitit 1921 kishte 66 banorė, tė gjithė shqiptar mysliman. Mė 1927 fshatit I ndryshohet emri dhe emėrtohet Shėn Zaharia, sipas gojėdhėnave kėtė emėr e ka patur para pushtimit tė osmanėve dhe banohet nga katolik. Nė regjistrimin e 1932 tė Eurostatit kishin mbetur vetėm 8 familje shqiptare myslimane. Mė 1945, ky fshat u deklarua i braktisur nga banorėt.
8. Fshati Revani ka qenė njė fshat i cili mė 1900 ka patur 340 banorė shqiptar mysliman dhe mė 1910, 400 banor, tė gjithė shqiptar. Mė 1926 Revania ka patur 85 shtėpi ku banonin 673 shqiptar mysliman tė cilėt e braktisėn fshatin pasi aty u vendosėn pas vitit 1922, 130 familje greke tė ardhur nga Azia e vogėl. Mė 1927 kėtij fshati ashtu si shumė fshatrave tė tjerė ju ndryshua emri nga Revani nė Dipotamia. Mė 1945, Eurostati regjistrojė 600 banorė, tė gjithė grekė.
Megjithatė qėllimi ynė kryesor nuk ishte qė tė zbardhim historinė e themelimit tė kėtij qyteti, por tė sjellim fakte se nė shekullin 20 nė kėtė qytet dhe rrethinat e tij jetonin njerėz tė kombėsive tė ndryshme si grek, shqiptar, turq, bullgar, sllavomaqedonas dhe hebrenj. Kėto fakte ne po i sjellim edhe me anė tė disa fotografive tė bėra nė fillim tė viteve 1900, ku na paraqitet njė Kostur multietnik, qytetarėt qė jetonin nė harmoni duke respektuar njeri-tjetrin.
9. Kotelci ka qenė njė fshat i vogėl i banuar nga shqiptar ortodoks tė cilėt me kalimin e viteve u asimiluan dhe u vendosėn nė qytetin e Kosturit dhe nė fshatin Maniako.
Kotelci sot quhet Kotyli dhe ėshtė i ribanuar nga grek tė ardhur nga Azia e vogėl.
Ushtarėt osman me peshkopin e Kosturit Karavangjel Germanos. Disa ushtarė nga veshja tradicionale dallohen se janė shqiptar.
Shkolla Urbane, Osman Hodja.
Medreseja Ahmet Pasha, sot nė Kostur.
Kosturi 1913.
Kosturi sot.
Historian
Majlinda
Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 18696
Regjistruar mė : 2007-10-12
Profesioni : oficere

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum