Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Majmuni dhe delfini

Go down

Majmuni dhe delfini Empty Majmuni dhe delfini

Post by Naki Thu 22 Mar 2012, 01:39

Marinarėt e vjetėr e kishin zakon tė merrnin nė udhėtime tė gjata qenushė maltzezė apo majmunė pėr t’u argėtuar. Kėshtu, njė herė, njėri prej tyre kishte marrė njė majmun pėr ta shoqėruar gjatė njė udhėtimi.
Gjatė lundrimit anija u kap befas mes njė shtrėngate tė fuqishme afėr bregut tė Suniumit, nė gadishullin e famshėm tė Atikės. Anija u pėrmbys dhe marinarėt filluan tė notonin drejt bregut nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar jetėn.
Njė delfin pa majmunin tek pėrpiqej me mish e me shpirt tė qėndronte sipėr ujit dhe, duke e marrė pėr njeri (dihet qė delfinėt i trajtojnė miqėsisht njerėzit), iu afrua ta ndihmonte dhe e mbajti mbi kurrizin e vet pėr ta nxjerrė nė breg. Pikėrisht kur ndodheshin pėrballė Pireut, gjirit tė Athinės, delfini e pyeti majmunin nėse ishte athinas.
- Po, - ia ktheu majmuni. - Sigurisht. Rrjedh nga njė prej familjeve mė tė njohura.
- Atėherė, me siguri e njeh Pireun, - i tha delfini.
- Oh, po, - iu pėrgjigj majmuni, i cili e mori Pireun pėr ndonjė qytetar tė njohur. - Ėshtė njėri prej miqve tė mi mė tė ngushtė.
I xhindosur nga kjo gėnjeshtėr kaq e trashė, delfini u zhyt nė fund tė ujit dhe e la majmunin gėnjeshtar nė fatin e vet.
Kjo fabul tregon se njė gėnjeshtėr tė ēon tek njė tjetėr, e cila, mė nė fund, vulos rrėnimin
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum