Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emra qe jane per tu kujtuar

4 posters

Go down

Emra qe jane per tu kujtuar Empty Emra qe jane per tu kujtuar

Post by GISHTEZA Mon 20 Aug 2007, 19:54

Adem Jashari
-----------------------
Emra qe jane per tu kujtuar Normal_Adem_and_Flag_Day
Historia e Adem Jasharit
Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban Jasharit, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e t“posalindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė u zbrazėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S“do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t“i kishte ndėgjuar tė dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė. Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė. Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955.
Emra qe jane per tu kujtuar Normal_87596176
Xha Shabani pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor dhe do merrej me bujqėsi. Ai pa ndonjė ngurri vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė burrėri e trimėri. Ndonėse ky brez i trimave me nam tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez, nga luftėtari ke luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė. A nuk e tregoi kėtė edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945? A nuk u pėrsėrit kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njėsinė speciale tė policisė beogradase, duke i shkaktuar humbje tė mėdha edhe nė njerėz edhe nė teknikė luftarake agresorit, qė kishte aktivizuar pėr shuarjen e celulave kryengritėse.

Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin nė rradhėt luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur efikasitetin e luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shėndrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim tė fortė patriotik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė. Nė histori mundet edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj me vendosmėri e sinēeritet tė lartė nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri, pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikajve po bėhej pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve liridashės. Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku mund t“iu trokaste nė porta. Ai do t“iu thotė shokėve: "Armėt nuk i kemi marrė qė t“ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e ēartė, ēeta e Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t“i kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė. UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t“i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė. Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997. Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku. Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore. Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm tė 5 prillit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė. UĒK-ja aso kohe i kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare
GISHTEZA
GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 18817
Regjistruar mė : 2007-06-04

Back to top Go down

Emra qe jane per tu kujtuar Empty Re: Emra qe jane per tu kujtuar

Post by GISHTEZA Mon 20 Aug 2007, 19:55

Rreth Fehmi Lladrovcit
----------------------
Fehmi Lladrofci ėshtė njėri prej luftėtarėve qė bashkė me tė shoqen, Xhevė Krasniqi-Lladrovci, pėrbėjnė ēiftin qė mė se miri e emituan Azem dhe Shotė Galicėn. Ky epitet mė mirė iu shkon kėtyre dy dėshmorėve, tė cilėt me tėrė qenien e tyre iu pėrkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, qė rrjedh nga njė familje me traditė patriotike, qė herėt u pėrcaktua pėr rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Shtypja dhe robėria e popullit tė tij u bėnė frymėzim, kurse veprat e patriotėve tanė tė mėdhenj udhėrrėfim pėr rrugėn qė do ta ndjekė mė pastaj.


Ėshtė njėri prej intelektualėve mė nė zė tė Drenicės, i cili u pėrkushtua nė rrugėn e lirisė, kurse me veprimin e vet u bė shembull pėr brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar pėr atdheun. Krahas punės revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetėdijshėm se pa shkollim nuk mund tė ecej pėrpara. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, kurse tė mesmin nė Prishtinė.
Burgu dhe torturat nuk e luhatėn nga rruga e lirisė
Lėvizjet studentore tė vitit 1981 te ky personalitet patėn ndikim tė posaēėm. Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosėn me burg tė rėndė.


Edhe burgu i rėndė, por edhe torturat e mėdha qė pėrjetoi nė asnjė ēast nuk e luhatėn nga rruga e lirisė dhe qėllimi pėrfundimtar pėr ēlirimin e atdheut. Ai do tė njihet e do tė kontaktojė me shumė patriotė e atdhetarė tė shquar, tė cilėt po ashtu kishin ideal ēlirimin e atdheut nga kolonialistėt serbė. Njė periudhė kohore Fehmiu qėndroi nė Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qėndrimi i tij nė Kosovė nė rrethanat e atėhershme ishte i pamundur.


Mu pėr kėtė, ai njė kohė e kaloi nė mėrgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinė atdhetare nė bashkimin e forcave shqiptare qė vepronin nė Perėndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do tė bėhet i njohur edhe si politolog, kurse pėr njė periudhė kohore do tė vėhet edhe nė krye tė lėvizjes atdhetare atje.

Ngjarjet qė pasuan, pas viteve tė nėntėdhjeta, atė e radhisin nė mesin e atdhetarėve qė kishin vendosur me seriozitetin mė tė madh t’i qasen ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ishte njėri prej personaliteteve qė mendonte se Kosova duhej tė ndėrronte strategjinė e veprimit, kurse rezistencėn e armatosur e vlerėsonte si rrugėn e vetme pėr ēlirimin e Kosovės. Ai ishte edhe njohės i mirė i rrethanave ndėrkombėtare, kurse diplomacinė e shihte tė pandashme nga rezistenca e armatosur.


Fehmiu i kishte fare mirė tė qarta edhe intersat strategjike tė shteteve fqinje dhe ato tė Fuqive tė Mėdha nė raport me Kosovėn, por gjithherė ishte optimist se nėpėrmjet njė kryengritjeje gjithėpopullore Kosova do tė ēlirohej pėrfundimisht nga kolonialistėt serbė. Kur plasi lufta nė Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmė nė radhėt e popujve kroat e slloven qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt tė njeriut, i cili dėshironte tė vegjlit t’i ēlironte nga zgjedha e robėrisė.


Por, mbi tė gjitha, ai kishte synim pėrgatitjen dhe aftėsimin e shqiptarėve pėr luftė. Me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej 300 deri nė 500 shqiptarė, tė cilėt pasi do t’i pėrgatiste mirė, do t’i kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur. Meqenėse nė Kosovė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, mė 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, pėr tė mos pushuar deri nė largimin definitiv tė forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandėrprerė ishte nė kontakt me Adem Jasharin, dhe nė ēdo mėnyrė e ndihmonte rezistencėn e tij qė bėnte nė Kosovė.
GISHTEZA
GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 18817
Regjistruar mė : 2007-06-04

Back to top Go down

Emra qe jane per tu kujtuar Empty Re: Emra qe jane per tu kujtuar

Post by shaban cakolli Mon 20 Aug 2007, 20:44

Gishteza,ju me keta emra qe kujtuat ne rubrikat tona,keni pasqyruar Historine e Lavdishme te Kosoves,dhe ate gjithe shqiptare.Prandaj sikur na kujtoni neve se kemi nxene nga pak te pasivizohemi.
Ju pergezoi per punen tuaj te madhe.
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20307
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

Emra qe jane per tu kujtuar Empty Re: Emra qe jane per tu kujtuar

Post by Xili_Mitro Tue 21 Aug 2007, 14:31

Fehmi Lladrofci ishte njė njeri nga njė Familje atėdhetare nga Gllanasella e Drenices dhe XHEVA ( Krasniqi ) Lladrovci po ashtu ishte njė Femer burėrore nga Malisheva dhe ka pasur tėr Familjen atėdhetare Vėllau i Xhevas Selim Krasniqi ishte Epror Ushtarak por tani e sa vite vuan nė burgjet e UNMIK-ut dhe kesi Familje Atėdhetare ka shum pak nė Historin e Shqipėtaris i pėrshėndes tė gjithė Clirimtarėt e Shqipėtaris me respekt nga Xili
avatar
Xili_Mitro

Shteti : Mitrovicė
Postime : 30
Kyējet nė forum : 18486
Regjistruar mė : 2007-06-19

Back to top Go down

Emra qe jane per tu kujtuar Empty Re: Emra qe jane per tu kujtuar

Post by Naki Tue 21 Aug 2007, 14:40

Emra qe jane per tu kujtuar Shabanpolluzha
SHABAN POLLUZHA

Shaban Polluzha u lind me 1873 ne Polluzhe te Drenices, Ky ishte i biri i Mustafe Rexhep Kastratit qe kishte vetem nje vella Dervishin, i cili vdes ne moshe te re dhe nuk la trashegimtar, Shaban Polluzha rrjedh nga nje familje me gjendje ekonomie mesatare, Shabani nuk ishte i Arsimuar, po si i ri u inkuadrua ne jeten politike, te cilen ja imponuan rrethanat dhe padrejtesite e regjimeve pushtuaese, u konfrontua me bullgare e austriake gjate luftes se pare boterore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze, Gjate mbreterise jugosllave ishte i inkuadruar ne jeten politike, kryetar e deputet, Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullor dhe per nje kohe u detyrua te kaloje ne ilegalietet ne Shqiperi. Gjate luftes se dyte boterore ishte komandant i nje pjese te frontit ne Mal te Zi, Kolashin dhe Sanxhak, ku u dallua per organizim e strategji, Ishte antar i keshillit te islihatit (gjyqit paqetues)dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emrojne kryetar te islihatit ne Drenice, Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike, Ai me strategji politike kishte bere njefare lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por ne realitet ai asnjehere kete ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do te zgjidhte qeshtjen shqipetare, Shpeshhere ne mesin e shokeve dhe bashkekohesve te tij thoshte, „une kame pervoje ne bashkpunim me serbet, siq jame munduar te bashkepunoj me ta sinqerisht, po me kot, sepse bese dhe marrveshje te sinqerte kurr nuk kame mund te beje me ta". „Prandaj, shton ai, duhet mbajtur njefare afrimi politik derisa te ja arrijme qellimit tone" Per kete paria dhe keshilli organizativ i Kuvendit te Skenderajit e propozuan per komandant te Brigades se Drenices, para dhe gjate luftes se saj deri ne vdekje mes 21-22.II.1945
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25624
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Emra qe jane per tu kujtuar Empty Re: Emra qe jane per tu kujtuar

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum