Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NEXHAT REXHA NĖ PAK FJALĖ

2 posters

Go down

NEXHAT REXHA NĖ PAK FJALĖ Empty NEXHAT REXHA NĖ PAK FJALĖ

Post by Adem Berisha Mon 20 Aug 2007, 23:04

Adem Berisha:

Vėshtrim i shkurtėr mbi jeten dhe vepren e profesorit, intelektualit, veprimtarit e krijuesit Nexhat Rexha

Nexhat Z. Rexha u lind mė 01 shkurt 1956. nė fshatin Topanicė, komuna e Dardanės (ish Kamenicės). Shkollen fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Dardanė, fakultetin filologjik – Gjuhė dhe letėrsi shqipe pranė universitetit tė Prishtinės nė vitin 1980. Merret me poezi dhe kritikė letrare, aktualisht ėshtė edhe deputet nė Kuvendin e Kosovės. Jeton nė vendlindje, ėshtė anėtar i Lidhjės sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe kryeredaktor i revistės letrare “Nositi” nė Dardanė.

Ditė mė parė kisha fatin qe me autogramin e vetė autorit Nexhat Rexha tė mė arrij dhe bie nė dorė libri i tij “Ligjėrime pėrjetimėsh”

Qe nė fillim dėshiroj qė pėr kujdesin dhe rrespektin tė cilin autori mė ka bėrė me dhurimin e kėtij libri tė mrekullueshėm, nga zemra tė falenderoj, autorin e librit rrespektiv dhe tė dy librave tjerė : “Ndrydhja e pikės K” dhe Unazė qiellore”. Poashtu pėrgėzoj autorin pėr angazhimet e tij nė veprimtarinė krijuese letrare duke dėshiruar qė sė shpejti artit tonė letrar t’i dhurojė edhe krijime e libra tė tjerė.
Libri “Ligjėrime pėrjetimėsh” ėshtė njė kontribut i mirėfilltė i cili i dedikohet artdashėsit tė artit tonė letrar si njė monografi mbi jeten dhe veprat e disa prej figurave mė tė ndritura letrare e kombėtare siē janė : Fazli Geiēevci, Sabile Keēmezi-Basha, Halil Matoshi, Sinan Sadiku, Baki Krasniqi, Shpresė Ajvazi, Hasije Selishta-Kryeziu, Hysen Kėēiku, Xhemail Halili, Mehmet Surdulli, Salih Shkodra, Paulo Coelho, Ibrahim Ibishi, Ramadan Haziri, Kadri Rexha dhe Jusuf Osmani.
Siē vlerėson edhe Dr. Hysen Matoshi nė vėshtrimin e tij “Ligjėrime mbi poezinė, prozen dhe autoktoninė”, autori pėr dallim nga dy librat e tij tė parė qė janė pjesė e botės sė tij krijuese artistike, nėpėrmjet librit “Ligjėrime pėrjetimėsh” na bėhet e njohur bota e tij intelektuale qė shpėrfaqet nėpėrmjet gjykimeve mbi fusha tė ndryshme tė aktivitetit intelektual.
Strukturimi i librit nė katėr kapituj tematikė : “Nėpėr vargje I”, “Nėpėr vargje II”, “Alkimia e rrėfimit”, dhe “Diskurs mbi autoktoninė” ėshtė dėshmi e interesimeve tė gjėra tė autorit Nexhat Rexha pėr aspekte letrare, kulturore e shkencore tė cilat jo gjithėmonė ndėrlidhen vetėm me treven tė cilės i kushtohet njė pjesė e madhe e kėsajė dėshmie.

Shkrimet e kapitullit tė parė u dedikohen veprave poetike – atyre pėr tėp rritur kurse kapitulli i dytė i titulluar ngjashėm, pėrmbledh vėshtrime mbi libra poetikė pėr fėmijė. Kapitulli i tretė pėrmbledhė recensione mbi vepra letrare nė prozė dhe kapitulli i fundit ofron trajtimet e autorit mbi aspekte tė pėrgjithėshme qė kanė tė bėjnė me atdheun, atdhedashurinė dhe autoktoninė shqiptare tė trevės.
Ashtu siē i vazhdoi angazhimet e tij nė fushen e krijimtarisė letrare – poezisė duke botuar kohė mė parė librin e dytė, na mbanė shpresa se autori me sukses do tė vazhdojė kėtė angazhim dhe nė tė ardhmen do tė ofrojė edhe kontribute tjera tė kėtij zhanri tė shkrimit.
Adem Berisha
Adem Berisha

Shteti : Rahovec-Republika e Kosovės
Postime : 517
Kyējet nė forum : 18540
Regjistruar mė : 2007-05-30
Profesioni : punėtor administrate

http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Back to top Go down

NEXHAT REXHA NĖ PAK FJALĖ Empty Re: NEXHAT REXHA NĖ PAK FJALĖ

Post by shaban cakolli Tue 21 Aug 2007, 12:02

Ju baca Adem atje ne Kosove jeni te bashkuar ne nje sofer kombetare,dhe atje e ndani krenarine se bashku,ne Kosoven e lire.Se qe ma zgjoi mallin ky shkrim i juaji per NexhatRexhen,bashkevendasin tim dhe librine tij"Ligjerime perjetimesh"!Ah,me Nexhatin jemi rrepatur bashke nen nje kulm shkolle,ishte i urter,intelegjent dhe atdhedashes,por nuk ekemi njohur si krijues.Ishte dy gjenerata para meje,dhe neper dhjetevjeteshe me se kam pa,por po kapo e lexoj shkrimin tuaj per librine tij pofrymezohem dhe po mallengjehem.Ne ato monografi te tij,sikur po i njoh shumefytyra dhe po me dalin para syve,si i ndjeri drejtori ishkolles Mehmet Surdulli,poeti Ibrahim Ibishi.Shkrimi juaj per kete liber,po ma shton mallinper vendlindjen dhe po ma rrite krenarine per arritejet ekrijuesit tone atje z.Nexhat Rexha,te ciline pergezoi dhe i uroj suksese.Libri Kosovar ketu ne mergim deperton me veshtersi te medha,te mos themi fare.
Falemnderit baca Adem per kete njoftim dhe analize rreth librit"Ligjerimeperjetimesh " Te z.Nexhat Rexha.



,
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20307
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum