Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bretkosa fodulle

2 posters

Go down

Bretkosa fodulle Empty Bretkosa fodulle

Post by Naki Wed 20 Jun 2012, 22:25

Bretkosa fodulle Beretk10Ē’ėshtė vallė fudullėku? Ėshtė mendjemadhėsi. E metė qė nė fund ndėshkohet vetė. Kėtė e tregon edhe historia e bretkosės fodulle.
Kjo bretkosė duke dalė njė ditė mbi ujė bashkė me disa shoqe, pa njė ka qė kulloste pak metra larg dhe mbeti e habitur nga hija e tij e rėndė.
- Sa i madh qenka!- pėshpėriti njė nga bretkosat. - Ėshtė tejet i madh, ndėrsa ne jemi kaq tė vogla!
- Puh! shpėrtheu bretkosa fodulle. - Ju mbase jeni mė tė vogla se ai, por jo unė!
Tha kėto fjalė dhe mori frymė aq thellė sa thithi njė sasi tė madhe ajri.
U fry e u fry derisa filloi t’i ngjasonte njė dardhe.
- Shikojeni qeshnin shoqet e saj.
- Uhup!- bėri bretkosa fodulle, duke thithur pėrsėri ajėr dhe duke u fryrė edhe mė shumė. Tani ngjasonte me njė pjepėr.
- Po tani, si po ju dukem? - rėnkoi “pjepri” me buzėt e shtrėnguara qė tė mos i dilte asnjė fije ajėr.
- Shikojeni! - zgėrdhiheshin bretkosat.
-Uhup! rėnkonte mendjemadhja duke gėlltitur pėrsėri ajėr dhe… plasi me njė shpėrthim tė zhurmshėm.
Fedro
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25627
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Bretkosa fodulle Empty Re: Bretkosa fodulle

Post by Katilja Mon 23 Sep 2013, 19:10

Dhelpra, majmuni dhe kafshėt


Kafshėt, pas vdekjes sė luanit, qėkur qe gjallė drejtonte mbretėri, u mblodhėn pėr tė zgjedhur njė mbret tė ri. Kurora u nxor nga kutia, qė ruhej nė njė vend tė sigurt nga njė dragua. Nuk mbeti kush pa e provuar, po askujt nuk i bėnte kurora e praruar.Shumė syresh e kishin kokėn tė vogėl. Disa tė madhe, disa me brirė shumė. Edhe majmuni e bėri provėn duke qeshur, pėr kėnaqėsi, teksa provonte kurorėn, bėnte grimasa me fytyrėn e ngėrdheshur, mė sė fundi rrotulloi trupin dhe me kurorė belin qarkoi.

Kafshėt nga kjo u mahnitėn shumė, sa e zgjodhėn mbret, secili i bėri nder, vetėm dhelpra e priti me vrer, po pa e treguar hidhėrimin e saj, i bėri ca lajka dhe i tha mbretit pastaj: “Njė vend tė fshehtė, madhėri, do t’ju tregoj, tjetėrkush, veē meje, ta dijė nuk e besoj, ēdo thesar i vendit a i huaj, i pėrket, imzot, Madhėrisė suaj.”Mbreti i ri qė pėr pasuri ėndėrron, drejt thesarit me vrap shkon. Ishte njė kurth dhe ai nė tė ra. Paskėtaj dhelpra majmunit i tha: “Ti mėton tė na udhėheqėsh ende, kur mendon vetėm pėr pasuri?” Ai u hoq dhe tė gjithė ranė nė njė mendje, qė kurora mbretėrore kujdo nuk i rri.!!!
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 13621
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum