Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Tahsini

Go down

Hasan Tahsini Empty Hasan Tahsini

Post by Albanian_Girl Sat 07 Jul 2012, 13:16

Hasan Tahsini 2w1xgebHasan Tahsini u lind mė 1811 nė Sarandė, Shqipėri dhe vdiq mė 1881, ishte rilindės, filozof dhe matematikan. Dijetar i shkallės botėrore, pėrveē gjuhės amtare, zotėronte edhe disa gjuhė tė huaja.
Ishte njohės i thellė dhe shtjellues i shkencave tė natyrės dhe i atyre shoqėrore; vėzhgues dhe shkoqitės i dukurive mbi gjithėsinė e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i tė parit universitet shtetėror nė sulltanatin osman si dhe i “Shoqėrisė sė Dijetarėve Shqiptarė apo Kuvendi Shkencor Shqiptar”, institucion qė u pėrdor edhe si universitet.
Kėshtu, i ndjeri Hasan Tahsini u bė dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar qė organizoi dhe drejtoi njė universitet ndėrkombėtar; – atė osman, - si dhe ishte ngritėsi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore pėr diturinė shqiptare: Akademinė e Shkencave dhe universitetin e parė shqiptar nė kryeqytetin e atėhershėm tė sulltanatit osman, Stamboll.
Ai ishte i pari qė mbolli dhe pėrhapi nė sulltanatin osman shkencat e natyrės dhe ligjet e gjithėsisė e rruzullimit, psikologjinė etj.. Por, ishte edhe i pari qė mbolli dhe pėrhapi nė masė mendimin e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar.
Nė historinė e kulturės shqiptare tė Rilindjes Kombėtare, Hasan Tahsini ka hyrė si njė nga figurat mė tė shquara tė shekullit tė XIX. Tahsini punoi pėr alfabetin shqip dhe donte ta kishte tė ndryshėm nga alfabetet e gjuhėve tė tjera pėr tė treguar personalitetin e popullit tė tij.
Tahsini qe mėsues i Abdyl, Naim e Sami Frashėrit, Vaso Pashės, Jani Vretos, Ismail Qemalit etj.
Albanian_Girl
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 18935
Regjistruar mė : 2007-12-23

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum