Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do
dal per gjah. I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete
e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga
kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet
fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se
aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonje here?
Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda. Keshtu vendos
te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me
lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet
dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do
dal. E ema- Jo se po te preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E
bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e
dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet
dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin -A
e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter
naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe
kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte
teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne
pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen
dhe fillojne kenget. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet
si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote
me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I
thote: nga po vjen baba dervish? -Rruges tende imzot -Po c`pe andej baba
dervish? -Nje te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? -
trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe
shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I
tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe
ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e
dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen
te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u
trasheguan.

Perralla atje shendeti tek ne.