KULLA E NGUJIMIT ( Kulla e thepit ) NE CURRAJ TE EPERM
2 posters
Page 1 of 1
KULLA E NGUJIMIT ( Kulla e thepit ) NE CURRAJ TE EPERM
Nga Dode Progni
Fshati Curraj i Eperm eshte njeri nga fshatrat e Nikaj Merturit dhe te rrthit te Tropojes.Ai shtrihet rreth 14-15 km (ne vije ajrore) ne prendim qytetit Bajram Curri,ne nje lugine te larte 870 m mbi nivelin e detit,rrethuar nga te kater anet me male te larta rreth 2000m,dhe pershkohet mes per mes nga lumi i Currajt me uje te kulluar si kristali. Ky fshat me rreth 150 shtepi te gurta e te bardha, dy e trekateshe, te mbuluara me derrase pishe dhe te vendosura ne te dy faqet e kesaj lugine te bukur ne zemer te Alpeve,ka pamjen e nje amfiteatri madheshtor qe shquhet per bukuri te rralla natyrore.Pa kurrfare medyshje munde te thuhet se eshte fshati me piktoresk i rrethit te Tropojes e te vleresohet si perla e Alpeve te Shqiperise.
Ne mes te fshatit,pran ures qe bashkon dy anet e lumit te Currajt,ne lagjen (vellazerine) Nikbibaj, gjendet Kullae Ngujimit. Ajo eshte ndertuar rreth viteve 1840-50,dhe konsiderohet si njera nga kullat e gurit me te vjetra ne kete fshat.
Kulla e ngujimit eshte e vendosur mbi nje masiv shkembor - gelqeror rreth 15 m te larte qe gjendet buze lumit te Currajt e qe bije thike mbi siperfaqen e ujit. Pikerisht mbi kete masiv shkembor,ose thep siē e quajn vendasit masivin shkembor,nisin themelet e kulles, e cila ngrihet ne lartesi dominuese mbi ambjentin rrethues,prandaj eshte quajtur dhe Kulla e Thepit.Vendosja mbi kete masiv shkembor (thep) i ka rrit kulles vlerat funksionale mbrojtese pasi tre faqet e mureve te saj ngrihen mbi kete shkemb. Nga ana tjeter,i ka dhene asaj nje pamje mjaft impozante.Ajo eshte e dallueshme nga kullat tjera dhe ngjason me nje monument madheshtor brenda ansamblit te kullave te keti fshati. Nuk besoj te kete vizitor qe ka shkel ne Curraj te Eperm,vendas apo i huaj,qe nuk eshte ndalur perpara kesaj kulle,dhe qe nuk ka treguar interes per te mesuar diēka per historine dhe vlerat kulturore dhe arkitekturore te saj. Madje,qysh heret kjo ka terhequr vemendjen e studiueseve dhe albanalogeve te shquar si Franc Nopēe,Karl Steinmetz,Edith Durham etj. Interesi i kesaj te fundit duket te kete qene i madh,pasi ,jo vetem ka folur per kete kulle,po na ka lene dhe nje skice te saj,te punuar me doren e vet,ne vitin 1908.
Kulla e ngujimit ka qene trekateshe,me mure te trasha e mbuloje derrase. Kishte formen e nje prizmi shtate faqesh,njera prej te cilave,ajo me brinje 5m x 6m perben themelin trollin e kulles. Kater faqet tjera jane muret anesore,dy prej tyre perfundojne me kunge ne forme trekendeshi dhe ngrihen deri tek kulmi,rreth 9m lartesi.Ndersa faqet e fundit perbejne mbulojen dyshe tip alpin. Kjo eshte ndertuar me gure gelqeror te marrur kryesisht anes se lumit ose nga masivi shkembore mbi te cilin eshte ndertuar kulla,dhe te lidhur me llaq gelqerje. Vendasit thone se ate e kan ndertuar mjeshterit dibrane,te cilet ne ato vite kan qene nder mjeshterit me te shquar ne Shqiperi,dhe asaj kohe kan ndertuar shume kulla ne Nikaj Merturit dhe ne Malesise se Gjakoves. Ndersa financimin per te e kan bere banoret e vellazerise Nikbibaj,ne pronesi te te cileve ka qene ajo. Ne te kater kendet, nga themeli deri ku fillon ēatia,si dhe ne anet e deres se jashtme ka patur qosh guri te gdhendura,te cilat e kan pasurue edhe ne pikepamje estetike. Dy faqet murale te kulles ,ajo veriprendimore dhe juglindore kan forme katerkendeshi,ndersa faqet verilindore dhe jugprendimore kan forme trapezi,per shkak te kungeve trekendeshe qe ngrihen mbi lartesine e dy faqeve te tjera. Krejt kulla,perfshire muret dhe ēatine,ka formen e nje prizmi gjigand te vendosur mbi masivin shkembor.Kunget,fillojne aty ku mbarojne kater anet e murit te kulles e ngihen ne forme trekendeshi dybrinjenjeshem me baze nga poshte,rreth 2 m.lartesi , per te vazhduar deri ne kulmin e kulles ne piken me te larte te saje,ku takohen dy faqet e mbulojes prej derrase.Ne kulem kishte nje lende te gjate druri qe bashkonte dy kunget. Ndersa brinjet e kungeve -trekendore bashkoheshin me lende te tjera qe sherbenin per mbeshtetjen e derrasave te mbulojes .E gjithe mbuloja prej derrase bashke me dy kunget kishte formen e nje prizmi me baze nga poshte dhe kulem te larte e te pjerrte,karakteristike kjo e mbulojes tip alpin. Hyrja ne kulle behej nepermjet nje dere te vendosur ne katin e pare,ne anen jugprendimore,aty ku kulla lidhej me masivin shkembor.Madje ajo ishte e vendosur ne pjesen me te pjerrte te shkembit, ēka e bente shume te veshtire afrimin e njerezve prane deres.Eshte krejt e kuptueshme se kjo vendosje eshte bere per te rritur sigurine e deres hyrese.Ne te kater muret anesore,nga kati i pare deri ne te tretin ka patur disa frengji per luftim.Krahasuar me kullat tjera te fortifikuara qe kan sherbyar kryesisht per banim,numri i tyre ishte relativisht i vogel.Ajo qe binten me shume ne sy ishte mungesa e plote e dritareve. Kjo tregon se kulla qysh ne fillim u ndertua dhe sherbeu si fortikate dhe jo per banim. Kati i pare ka qene i pa perdorshem,pasi pjesen me te madhe te tij e zinte maja e masivit shkembor qe futej brenda kulles. Ndertuesit,dhe askush tjeter me vone nuk ishin marr asnjehere me sheshimin e tij. Kjo dysheme shkembore krijonte veshtiresi per te ecur mbi te,veēanarisht per tu ngjitur ne katin e dyte.Per kete qellim ishin gdhendur mbi gur disa shkalle qe sherbenin per tu ngjit ne katin e dyte.Diku,ne anen prendimore,pran murit anesor,ai masiv shkembor ka patur nje zgaver natyrore qe fillonte nga maja e shkembit dhe perfundonte ne siperfaqen e ujit te lumit. Nepermjet kesaj vrime - tuneli qe ne disa vende ishte zgjeruar nga njerezit,behej furnizimi i te ngujuarve me uje te pishem nga lumi.Me kalimin e viteve kjo vrime komunikuese ishte mbushur me zhavorr dhe nuk komunikonte me lumin.Ne katin e trete ngjitja beheje me shkalle druri. Per ēdo kat kishte nga nje ode te vogel ,me dysheme derrase,por pa dritare dhe pa kurrfare mobilimi.
Banoret vendas thone se,ne kete kulle jan ngujuar vetem ne nje rast qe nga koha e ndertimit.Pjesen tjeter te kohes ka mbetur e boshatisur,ose eshte perdor per banim dhe funksione te tjera ne perputhje me nevojat e lagjes apo te fshatit. Ne vitet e mevoneshme,kjo kulle filloj te humb funksionin e saj edhe per shkak se ne fshat u ndertuan mjaft kulla te reja te fortifikuara me mure guri e me frengji,dy dhe trekateshe qe kryesisht sherbenin per banim,por luanin edhe rolin e nje fortifikate mbrojtese.Ne fillim te viteve 20-te te shek.te kaluar,kur ne Nikebibaj u ndane familja e Gjelosh Lucec me familjaen e Gjon Difit,per shkak te mungeses se baneses, kjo e fundit u vendos me banim ne kullen e ngujimit. Por mbas disa vitesh edhe kjo familje u shue pa lene pasardhes,dhe per pasoje kulla mbeti e boshatisur.Pas disa vitesh,ne kohen e Mbreterise se A.Zogut,kjo sherbeu si poste gjindarmerie deri ne mesin e viteve tridhjete. Ne vitin 1948-49 kthehet nga Kosova fshatari Kole Deda me vllezer.Keta per mungese banese fillimisht u vendosen me banim ne kete kulle ku qendruan deri ne vitet 70 te shek.te kaluar kur ndertuan shtepine e tyre.Pas viteve 70 ajo u perdor nga pushteti lokal i asaj kohe dhe kryesia e koperatives bujqesore per nevojat e saj.Ne shumicen e rasteve si magazine e prodhimeve bujqesore. Gjate ketyre viteve,kulla,ne perputhje me nevojat e atyre qe jetuan ne te, pesoi disa ndryshime,si ne ambjentet e brendeshme ashtu dhe ne ato te jashtme. Iu ndryshue dera hyrese,e vetmja qe kishte ne katin e pare.Ajo u mbyll teresisht dhe u hap ne kendin e poshtem te anes verilindore ku tereni ishte me i bute,mundesonte krijimin e nje oborri te vogel dhe hyrje me te lehte ne shtepi.Per kete qellim gropa perpara deres se hapur rishtas,qe ndante masivin shkembor ku qe vendosur kulla me nje masiv toke me larg qe mbush me gur,sheshuar dhe bere rruge lehetesisht e kalueshme deri ne hyrje. Banoret e saj,per nevojat e veta te banimit,here pas here bene ndryshime edhe ne ambjentet e brendshme te kulles.Ata riparuan shkallet qe te ngjesin ne katet e dyte dhe te trete,hapen 1-2 dritare ne ēdo kat, bene riparimin e dyshemese se dhomave, riparuan e mirembajten mbulojen etje.Keto ndikuan ne ruejtjen e mirembajtjen e kulles per nje kohe relativisht te gjate. Ne fillim te viteve 90 te shek.kaluar ajo ishte ne gjendje relativisht te mire.Ishin ruajtur muret anesore, mbuloja,dera dritaret etj.
Historia e ndertimit dhe funksionit te kesaj kulle te ashtuquajtur kulle ngujimi lidhen me fenomenin e gjakmarrjes. Ne nenin 125,paragrafi 898 te Kanunit thuhet se,Gjaku shkon per gisht..Qe do te thote se, vetem dorasi bije ne gjak,ase ai i cilli terhiqte,shkrepte e shprazte pushken a ēdo arme kundra njerit. Por ne 24 oret e para,pas vrasjes se nje personi,ne valen e gjakut,apo siē thuhet ne Nikaj Mertur,ne dite e gjaku kanuni,ne paragrafi 900 parashikon se munde te vritet per gjak,ēdo mashkull i shtepise se dorerasit deri edhe femija i djepit;kushrinjte e nipat e afert,edhe pse te ndam.Mbas 24 oresh do te percaktoheshin dorzanet e pranuar nga shpia te te vramit. Lidhur me kete,kanuni ne nenin 124,paragrafi 896 percakton se, po u ba vrasa ne katund,dorasi me mashkullim te shpise dhe ferishte djepi ne kjofte do te bahet e do te dalin prej katundi e do te shkojne nder miq,per me ju shmange rrezikut te vrases. Ky paragraf ka te beje me momentet e para kur ndodh vrasja. Ligjvenesi-popull ka parashikuar se ne ato momente,pala e te vrarit eshte teper e acaruar,ndaj ne gjaknxehtesi e siper,e ne rrethana te renduara psikologjike ata,per te marr gjakun,mund te vrisnin ēdo njerin nga mashkujt e familjes se vrasesit apo dhe kusherinjet,siē percaktohet ne pargrafin 900 te kanunit.Ne kete dite gjaku ruheshin te gjithe mashkujt e shtepise bashke me kusherinjte e afert,duke u larguar nga katundi e shkuar nder miq,ashtu siē urdheronte kanuni. Mirpo katundi Curraj i Eperm ishte 3-4 ore larg fshatrave te tjera,gje qe e bante te veshtire,madje te pamundur largimin e meshkujve e strehimin e tyre nder miq,ashtu siē parashikohej ne kanun.Keto rrethana e bene te nevojshme ndertimin e nje kulle-fortese,per tu ngujuar(mbrojtur) meshkujt e vrasesit ne diten e gjakut,por dhe ne disa dite me pas,deri sa te mblidheshin pleqte,te percaktonin vrasesin e vertete,te analizonin te gjitha rrethanat e vrasjes,te kerkonin besen sipas kanunit ,te caktoheshin ata qe do te perjashtoheshin nga gjakmarrja dhe te caktoheshin dorezanet.Gjate kohes qe kryeheshin veprimet e mesiperme,meshkujt e pales vrasese qendronin te ngujuar ne kulle. Per furnizimin e tyre me ushqim kujdeseshin grate,te cilat munde te hynin dhe te dilnin ne kulle pa u cenuar,pasi siē dihet,kanuni i perjashton nga vrasja per gjak. Me te mbaruar pleqerite, dhene besa dhe hy dorzania, meshkujt e ngujuar dilnin nga ngujimi ,dhe kulla qe kish mbaruar funksionin e saj mbetej e boshatisur. Banoret e Currajt thone se perveē kulles se ngujimit te lagjes Nikbibaj ,e cila ruehet edhe sot,secila lagje e keti fshati ka pas nga nje kulle ngujimi.Nje e till ka qene ne lagjen Qokaj,ne nje thep guri,te shtepia e vjeter e Kole Qunit,afer shtepise se sotme te Nikoll Zefit.Per lagjen Prebibaj ka qene e ndertuar tek shtepia e Dede Preles,ndersa per lagjen Ndrevataj ka qene te shtepia e Sokol Malecit.Por sot te gjitha keto jan te rrenuara me perjashtim te kulles se ngujimit ne lagjen Nikbibaj. Nje kulle ngujimi e tille ka qene ndertuer e ruhet edhe sot ne fshatin Thethe te rrethit te Shkodres. Madje,kjo qysh ne fundin e viteve 60 te shek.kaluar eshte shpallur monument kulture dhe mbrohet e mirembahet nga shteti.Ashtu si ne Curraj te Eperm edhe ne Theth,kulla e ngujimit eshte ndertuar per ngujim ne raste hjakmarrje, pasi ky fshat ashtu si Currajt e Eperm, gjeografikisht ndodhet 3-4 ore larg fshatrave te tjere te fisit. Pra edhe ketu,eshte ndjere nevoja e ndertimit te kulles te posaēme per ngujim ne rastet kur ndodhte nje vrasje brenda fshatit. Me sa kam mundur te hulumtoj,ne fashatrat tjera te Nikaj Merturit e te Shales kullat e ngujimit ka qene shum te rralla,dhe sot nuk ruehet asnje prej tyre. Pra kulla e ngujimit ne Theth bashke me ate te Currajt te Eperm jan unikale ne te gjithe Shqiperine. Eshte thene se,Kulla e ngujimit ne Thethe ka shėrbyer si vend ku mblidhej pleqėria pėr tė gjykuar mbi vrasjen qė mund tė kishte ndodhur. Gjatė kohės qė pleqtė mblidheshin,grate e kulles gatuanin bukėn pėr pleqtė dhe pagesėn e bėnte pėrsoni qė kishte kryer vrasjen. etj. Mendoj se nje funksion te tille nuk e ka patur asnjehere kullae ngujimit ne Curraj te Eperm,madje as ajo e Thethit. Arsyet qe hedhin poshte kete mendim jan fare te thjeshta. Se pari,ato kulla jan ndertuar e kan sherbyer vetem per ngujim gje qe e tregon dhe emertimi i tyre fillestar qe eshte ruejt ne shekuj kulle ngujimi. Ajo nuk eshte emertuar as thirrur ndonjehere kulle kuvendesh,as kulle banimi.. Se dyti,pleqerite ne raste gjakmarrje nuk mune te beheshin pikerisht ne kullen e ngujimit ku ishin ngujuar vetem meshkujt e pales vrasese. Dihet se ēdo lloje pleqerie,e ne menyre te veēante ato qe kishin te benin me nje ēeshtje kaq te rendesishme siē ishte gjakmarrja,behej vetem me prezencen e dy paleve.Madje perfaqesimi i paleve duhet te ishte i barabarte. Kulla e ngujimit nuk mund ta plotesonte kete kusht qe kishte te bente ne rradhe te pare me parimin me te rendesishem te nje pleqerie,siē ishte pa anesia- drejtesia. Pala e demtuar nuk mund te pranonte si te drejte e te paanshem nje vendim te marrur pikerisht ne kullen e ngujimit ku aktualisht ndodheshin te ngujuar vetem meshkujt dhe te afermit e pales qe kishte kryer vrasjan. Zakonisht pleqte mblidheshin,ndanin pleqerite e merrnin vendimet e duhura vetem ne nje kulle tjeter asnjanse,ose ne nje ambjen te jashtem,ku do te merrnin pjese edhe perfaqesues numerikisht te barabarte nga pala e te vrarit dhe e vrasesit. Dhe se treti,dihet se kullat e ngujimit,si ajo ne Theth edhe e Currajt te Eperm kan siperfaqe te kufizuar. Ambjentet e brendeshme (odat) i kan te vogla e shume te thjeshta pa kurrfare mobilimi,ēka tregon se nuk mund te sherbenin si ven kuvendi pleqesh,per te nda pleqeri e pajtuar gjaqe, siē eshte thene ne rastin qe permendem me siper.
Tani le te gjykojme pak me thelle rreth funksionit e vlerave te Kulles se Ngujimit. Siē e tregon vete emri,dhe si u spjegua me lart,kjo ndertohej dhe sherbente per tu ngujuar dikush brenda saj.Dhe konkretisht ngujoheshin meshkujt e nje familje, kusherinjte e afert ,deri dhe femijet e nje vrasesi per te shpetue jeten.Pra ne se,diku ne fshat kishte ndodhur nje vrasje,ishte marr nje jete njeriu,kjo kulle sherbente per te mbrojtur nje apo disa jete te tjera njerezish. Veēanarisht e rendesishme ishte mbrojtja e jetes se te pafajshemve,siē munde te ishin vellezerit, kusherinjte e afert apo dhe femijet e vrasesit. Nga ana tjeter, kulla e ngujimit indirekt ndihmonte ne dhenjen e kohes se nevojshme per zbatimin korrekt te ligjeve kanunore mbi gjakmarrjen. E thene me sakt,ajo ndihmonte per te evitue anarkine e per ti dhene mundesi e kohe triumfit te drejtesise sipas ligjeve kanunore.Nje ane tjeter pozitive e kulles se ngujimit ishte fakti se,ekzistenca e saj nuk krijonte premise qe meshkujt edhe te afermit e nje vrasesi te kerkonin strehim dhe ndihme ne familjeve te tjera te vellazerive ne fshat,te cilat nuk i perkisnin as vellazerise se te vrarit as asaj te vrasesit. Kjo,evitonte perhapjen e vrasjeve dhe armiqesive midis vellazerive te fshatit. Prandaj vrasesit preferonin shume me teper nje ngujim ne kullen e ndertuar enkas per ate qellim,nje vetembrojtje,se sa te kerkonin strehim e mbrojtje ne nje familje tjeter ne fshat.Kjo e fundit,siē tham mund te sillte ngaterresa e ngjarje te parashikueshme deri edhe ne gjaqe te reja. Gjykuar keshtu del nje perfundim i rendesishem rreth konceptimit te Kulles se Ngujimit. Vertete shkak i ndertimit te kulles se ngujimit ishte vrasja vdekja,marrja e nje jete,por funksioni i saj ishte mbrojtja nga nje vrasje e re, dhe ruajtja e nje apo me shume jeteve te tjera. Ne kete kuptim, mendoj se filozofia e saj nuk ishte vdekja po jeta,nuk ishte perhapja e gjakmarrjes ,po kufizimi i saj . Nga ana tjeter ajo indirekt ndikonte ne zbatimi i se drejtes kanunore ne menye korrekte gjaku shkon per gisht,qe do te thoshte se, denimin me vdekje qe ja kish dhene populli nje vrasesi me ligjin e tij te quajtur Kanundo ta paguante vetem ai dhe askush tjeter.
Nga te gjitha keto qe u than me siper,del se Kulla e Ngujimit ne fshatin Curraj te Eperm ka vlera te rendesishme kulturore-historike dhe arkitekturore qe e bejne ate pjese te rendesishme te trashegimerise kulturore,jo vetem per fshatin Curraj Eper e per rrethin e Tropojes,po dhe per mbar vendin e popullin tone.
Duke njohur keto vlera historike,kulturore dhe arkitekturore te Kulles se Ngujimit,si dhe duke ditur se nje kulle e njejte si kjo,ajo e Thethit ne rrethin e Shkodres,prej kohesh ishte shpallur monument kulture e marr ne mbrojtje nga shteti,Muzeu Historik i rrethit Tropoje ne bashkepunim me pushtetin lokal te fshatit Curraj Eper ne vitin 1975 dhe ne vitin 1984 i propozuan Kom.Ekz.KP te rrethit Tropoje qe, Kulla e Ngujimit te shpallet monument i trashegimerise kulture dhe te merret ne mbrojtje nga shteti. Keto propozime iu ben te njohura dhe Institutit te Monumenteve te Kultures pran Akademis te Shkencave te Shqiperise,por ato nuk u miratua,dhe u vendos qe ajo te merrej vetem ne mbrojtje paraprake,qe do te thoshte: vetem mbikeqyrje vullnetare dhe asnje fond per restaurimin apo mirembajtjen e saj. Me sa u mesue ne ate kohe,shkaqet e marrjes se keti vendimi te paaresyshem ishin: - Mosvleresimi i Kulles se Ngujimit si nje monument i rendesishem i trashegimerise kulturore. E ky nenvleresim iu be per shkak te padijes se vendimmarreseve,duke thene se,ajo eshte nje objekt qe i ka sherbyar zakonit te keq te gjakmarrjes ndaj nuk kemi pse ta ruajm. Ndikim ne kete vendimmarrje kishte dhe vendndodhja e saj ne fshatin Curraj te Eperm, shume larg prej qendres se rrethit dhe qe nuk lidhej me rruge automobilistike. - U tha se shtetit i mungonin fondet per te shtuar numrin e monumenteve me objekte te tilla. Dhe se fundi, Instituti i Monumenteve te Kultures nuk u tregua kembengules per shpalljen e kesaj kulle monument i trashegimerise kulturore. Madje ,ky i fundit,nuk u muar asnje here me kete monument. As sot nuk besoj se ky institute ka ndonje studim te mirefillte per kete monument te rendesishem te trashegimerise kulturore te popullit tone. Pas ketyre perpjekjeve fati i Kulles se Ngujimit mbeti i vetem ne duart e magazinjerve te kooperatives bujqesore dhe te mesuesi te histories,i cili vullnetarisht kujdesej per te. Me shkaterrimin e kooperativave bujqesore,ne vitin 1991,ajo mbeti krejtesisht ne meshiren e fatit,pa kujdes dhe pa kurrfare mbrojtje. Vetkuptohet,se nje kulle e pabanuar dhe pa kurrfare kujdesi,siē ishte ajo, do te shkonte me shpejtesi drejt rrenimit total. Dhe per fat te keq ashtu ndodhi. Sot asaj i eshte shkaterruar ēatia dhe dy te tretat e mureve,ēka tregon se nuk do te shkoje shume kohe pa humbur dhe gjurma e fundit e saj. Prandaj del e domosdoshme qe njerez qe duan kuturen,historine dhe trashegimerine kuturore historike te popullit tone te ngejne zerin pran institucioneve shteterore qe kete monumente te rralle te trashegimerise kulturore te mos e lene te shuhet perfundimisht. Mendoj se eshte domosdoshmeri qe,pike se pari,Komuna e Nikaj Merturit ne bashkepunim me Ministrine e Kultures,Turizmit Rinise e Sporteve dhe Instituti i Monumenteve te Kultures te organizoj urgjentesisht nje ekspedite shkencore njohese per Kullen e Ngujimit ne Curraj te Eperm per vleresimin e gjendjes aktuale te keti monument. Se dyti,shpallja e kulles monument i trashegimerise kulturore dhe marrja e saj ne mbrojtje nga shteti. Se treti,marrja e masave urgjente per restaurimin e Kulles se Ngujimit ne nje kohe sa me te shkurter. Nje nderhyrje te shpejte dhe efikase te ketyre institucioneve e dikton edhe fakti se ky monument ndodhet ne fshatin Curraj te Eperm nje nga fshaterat me te bukura te Shqiperise,qe shtrihet ne zemer te Alpeve,me vlera te jashtezakonshme turistike.
Dode Progni- Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 16246
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension
Re: KULLA E NGUJIMIT ( Kulla e thepit ) NE CURRAJ TE EPERM
pershendetje a mund te kontaktojme dike nga fshati dakaj te shkodres
tosybell1- Shteti : Gjakove
Postime : 1
Kyējet nė forum : 11749
Regjistruar mė : 2014-02-25
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network