Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolė Mirdita- Mirditori Atdhetar qė me gjakun e tij i dha dritė Kosovės

Go down

Kolė Mirdita- Mirditori Atdhetar qė me gjakun e tij i dha dritė Kosovės Empty Kolė Mirdita- Mirditori Atdhetar qė me gjakun e tij i dha dritė Kosovės

Post by Naki Sun 23 Feb 2014, 22:52

Nga Mr.sc. Nue Oroshi
Kolė Mirdita- Mirditori Atdhetar qė me gjakun e tij i dha dritė Kosovės U1_KoleMirditaMirdita historikisht ėshtė njėra ndėr krahinat mė tė njohura shqiptare ku u ruajt tradita, besa burrėria, feja dhe ēdo gjė e bukur dhe e madhėrishme qė i takon kombit shqiptar. Mirditasit pėrveē besės dhe burrėrisė, ata, janė shquar edhe pėr luftėtarė tė fortė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Po e jap vetėm njė rast gjatė njė periudhe historike, me rastin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Lidhje e cila kishte gjithsejtė rreth 18.000 luftėtarė, e, prej tė cilėve 10.000 ishin Mirditorė qė udhėhiqeshin nga komandanti i tyre suprem Prenk Bib Doda, i cili ishte edhe Kapidan i Mirditės, qė, llogaritur nė pėrqindje del se 60% tė forcave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėrbėhej nga Mirditorėt.
Mirditorėt historikisht janė udhėhequr nga Dera e Kapidanit tė Mirditės, derė e cila u shqua pėr njė qėndresė tė gjatė historike dhe njė sakrifikim sublim pėr kombin dhe atdheun e robėruar.
Mirditorėt gjatė periudhave historike patėn edhe lėvizje tė ndryshme. Njė pjesė e Mirditasve u vendosen edhe nė Kosovė, kryesisht nė rrafshin e Dukagjinit, ky ishte edhe njė shkas pėr Prenk Bib Dodėn qė nė Konferencėn e Londrės t’i kėrkoi lordit Beconsfild njė zonė tė gjerė te Mirditės, e cila do tė pėrfshinte 58 bajraqe, domethėnė edhe komplet Dukagjinin. Nė kėtė frymė kombėtare tė ruajtjes sė zakoneve tė tė parėve me tiparet e besės dhe burrnisė duke u bazuar nė moton "Komb e fe, besė e Burrni", u kalitėn edhe shqiptarėt Mirditorė tė cilėt ishin tė vendosura nė zonėn e Lugut tė Drinit, ku edhe nė kėto vise edhe pse larg Mirditės mirditorėt e Kosovės ishin tė lidhur ngushtė me Luftėtarėt e tjerė Mirditorė tė cilėt u shquan nė luftėra tė ndryshme.
Edhe Lugu i Drinit, siē quhej zona ku ishin tė vendosur mirditorėt, u shqua nėpėr periudha tė ndryshme historike, ku spikatė formimi i qetės sė Fandit me 400 luftėtarė e tė cilėt udhėhiqeshin nga Pjetėr Qeli- Luka, Zefi i Vogėl, Zef Gjidoda, Pjetėr Ramaja e shumė luftėtarė tė tjerė kombėtarė tė cilėt me bekimin e Don Luigj Palajt iu bashkuan qetave tė Isė Boletinit dhe u shquanė nė Beteja historike e sidomos me vendosjen e flamurit Kombėtar shqiptar nė qendrėn shpirtėrore tė shqiptarėve nė Shkup.
Mė pas, nė Lug tė Drinit e kemi qėndresėn e luftėtarit tė Shqipėrisė Etnike, Ndue Pėrlleshit me shokė, i cili me luftėrat dhe qėndresėn e tij bėri qė Lugu i Drinit tė ishte njė vatėr e qėndresės antikomuniste, pa harruar edhe shumė e shumė luftėtarė tjerė tė kėsaj ane tė cilėt e bėnė “dekėn si me le”, dhe, tė gjithė luftėtarėt e Shqipėrisė Etnike e kishin komandėn e tyre nė Mirditė qė udhėhiqej nga Kapidan dr. Mark Gjon Marku komandant i pėrgjithshėm i luftės antikomuniste nė tė gjitha viset etnike shqiptare.
Edhe familja e Kolė Gegė Mirditės gjyshit tė dėshmorit tė kombit Kolė Mirdita ishte vendosur nga Spaqi i Mirditės nė Ranoc tė Lugut tė Drinit. Kolė Mirdita duke trashėguar gjenin e pastėr kombėtar nga tė dy anėt, pra nga ana e gjyshit Kolė Gegė Mirdita dhe ana e Dajės Pjetėr Jaku pa harruar atdhetarizmin, besėn e burrninė qė me shekuj e kanė trashėguar Mirditorėt atdhetarė, e, ai nė vend tė jetės rinore nė robėri, zgjodhi luftėn pėr liri, edhe pse i ri atė asnjėherė nuk e mashtroi jeta e njė tė riu, por me virtyte tė larta kombėtare ku me pushkė nė krah flamur nė gji e uratė nė dorė mori rrugėn e daljes zot tokės sė Arbrit. Kjo tė kujton betimin qė atdhetarėt nacionalistė tė Shqipėri Etnike gjatė pėrgatitjes pėr ēlirim e bashkim kombėtar e jepnin betimin nė Flamur, revole dhe nė Bibėl e Kuran, pėr t’i dalė zot tokės sė Arbėrit. E, me siguri edhe nėna e Dėshmorit Kolė Mirdita do tė ketė pasur njohuri rreth kėtyre betimeve tė nacionalistėve shqiptarė se, si bijė e atdhetarit Pjetėr Jaku, do tė ketė parė dhe dėgjuar betimin e atdhetarėve tė Shqipėrisė Etnike, dhe djalin Kolėn e pėrcjell me flamur e uratė, si nė balada tė vjetra shqiptare ku thuhej "Biri i Lokės paqe uratėn", "ti la pranė penėn dhe shpatėn". Kola e la penėn pėr ta rrokur armėn derisa ra heroikisht me 9 Korrik 1998 te Rrasa e Zogut nė kufirin shqiptaro shqiptar ku ranė edhe shumė atdhetarė tė tjerė shqiptarė.
Trupi i dėshmorit Kolė Mirdita i bėri rojė atdheut edhe pas rėnies heroike, e ku si nė balada tė lashta shqiptare bashkėluftėtarėt gjėmojnė e nuk vajtojnė pėr dėshmorin e rėnė pėr liri, ata e gjetėn trupin e tij ku iu ndihmoi urata qė e mbante si testament nė besimin hyjnor dhe flamuri kombėtar nė betimin se, deri nė pikėn e fundit tė gjakut do ti dal zot tokės Arbėrore. Rėnia e Kolė Mirditės nė moshėn 22 vjeēare pėr lirinė e Kosovės ėshtė njė rėnie e njė idealisti atdhetar, gjaku i tė cilit i bėn dritė Kosovės, kushtrimi i tij pėr liri ėshtė kushtrim brezash pėr tė mbrojtur tokėn e Arbrit, aty ku bukės i thuhej bukė e ujit ujė, ku nėnėloket tona me ninullat e tyre na kanė rritur duke na kujtuar, se nga vijmė, kush jemi dhe nga jemi, ndėrsa babėlokėt tanė nėpėr odat e burrave kanė treguar ngjarje historike, dhe, kėshtu qė brez pas brezi dhe djalė mbas djali janė trashėguar nėpėr brezni, duke iu lėnė amanet brezave pėr tė vazhduar luftėn pėr liri aty ku e kanė lėnė tė parėt.
E aty ku e kishin lėnė Prenk Mirdita e Pjeter Jaku tė cilėt, qė tė dy, ishin pushkatuar nėpėr periudha tė ndryshme historike, nga forcat pushtuese serbe, e kishte vazhduar dėshmori i kombit Kolė Mirdita, i cili me qėndresėn heroike u bė shembull i sakrificės sublime se si duhet tė luftohet, punohet e vdiset pėr atdhe. Gjaku i Kolė Mirditės dhe trimave tė tjerė u bė shkėndija drite pėr lirinė e Kosovės, liri e cila fatkeqėsisht po keqpėrdorėt nga tregtarėt e flamujve. Por koha e tregtarėve tė flamujve ėshtė kohė kaluese, kurse gjaku i Kolė Mirditės dhe trimave tė tjerė do tė mbetet pėrgjithmonė i pashlyer nė gjurmėt e historisė, ku emrat e dėshmorėve tė kombit janė kalitur nė faqet mė tė ndritura tė historisė tonė shqiptare. E nė kėto faqe tė historisė nė panteonin e figurave kombėtarė ėshtė shėnuar me shkronja tė mėdha edhe njė emėr. Kolė Mirdita, Mirditori atdhetar qė me gjakun e tij i dha dritė Kosovės.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25585
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum