Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fakte tė panjohura pėr Donika Kastriotin

Go down

Fakte tė panjohura pėr Donika Kastriotin  Empty Fakte tė panjohura pėr Donika Kastriotin

Post by Naki Tue 10 Mar 2015, 12:50

Fakte tė panjohura pėr Donika Kastriotin  656x3710
Fakte tė reja mbi Kastriotėt. Publikohet fakti se Donika Kastrioti ka vdekur nė Valencia tė Spanjės, ku dhe ėshtė varrosur.  
Nė njė libėr historik, “Periudha pas Skėnderbeut”, botuar nė gjuhėn shqipe nė Leēe tė Italisė nga projekti italo-shqiptar, i quajtur “Promoalba”, studiuesi i njohur i historisė, profesori i Universitetit tė Salentos, Giancarlo Vallone, tregon pėr integrimin e familjes Kastrioti dhe tė shqiptarėve tė tjerė tė emigruar nė Itali pas vdekjes sė Skėnderbeut nė institucionet e mbretėrisė sė Napolit nė shekujt XV-XVII. Dokumenti i publikuar nė faqen 74 tė librit na njofton se ajo merrte si tė ardhura njė pension prej 1 000 dukatėsh nga mbreti i Napolit.
E panjohura e Donikės
“Tė ndrydhur” nė problemet e realitetit tė rėndė shqiptar, njė masė e konsiderueshme e studiuesve dhe historianėve tanė presin qė edhe pėr epokėn e Skėnderbeut, ashtu si edhe pėr periudha tė tjera tė historisė sė Shqipėrisė, tė dhėnat dhe faktet e reja tė publikohen vetėm prej botimeve tė huaja. Njė gjė e tillė po ndodh rėndom jo pėr dėshirėn apo mungesėn e seriozitetit tė historianėve tanė, por pėr mundėsitė e pakta qė u krijohen atyre qoftė nga ana e shtetit, qoftė nga institucionet e tjera kulturore etj.
Ndėrkohė qė tė paktat zbulime qė janė bėrė kryesisht jashtė shtetit nė arkivat, bibliotekat, apo nė kisha dhe nė varrezat historike nga studiues tė ndodhur nė vendet pėrkatėse rastėsisht si diplomatė, ose nga ndonjė iniciativė e “ēartur” private e ndonjė hulumtuesi “aventurier”.
Pavarėsisht se me sytė e kthyer nga “sofra” e miqve tė huaj, nga e cila mund tė na vijė ndonjė “thėrrime”, apo “kafshatė”, pėrsėri historianėt shqiptarė po vazhdojnė tė pėrpiqen, qė edhe me kėto mundėsi qė kanė tė shfrytėzojnė botimet e pėrgatitura nė Perėndim, pėr tė pasuruar sado pak mozaikun e paplotė tė historisė sonė kombėtare.
Ėshtė pikėrisht studiuesi i mirėnjohur i historisė, profesori i Universitetit tė Salentos, Giancarlo Vallone, i cili nė librin e tij “Periudha pas Skėnderbeut”, tregon pėr integrimin e familjes Kastrioti dhe tė shqiptarėve tė tjerė tė emigruar nė Itali pas vdekjes sė Skėnderbeut nė institucionet e mbretėrisė sė Napolit nė shekujt XV-XVII.
Aty tregohet me fakte dhe dokumente tė mbledhura me kujdes dhe tė prezantuara me profesionalizėm nga autori pėr Gjon Kastriotin e ri, pėr bashkėshorten e Skėnderbeut, Donikėn, pėr pasardhėsit e tjerė tė kėsaj familjeje, Kastriotėt e Italisė, si dhe tė shqiptarėve qė u vendosėn nė brigjet Salentene. Por mė e rėndėsishmja midis fakteve dhe dokumenteve tė ndryshme ėshtė publikimi nga historiani Vallone, i pemės gjenealogjike tė Kastriotėve, qė nis nga Gjergji dhe Donika dhe vazhdon mė tej deri tek dy degėt e kėsaj familjeje qė vijojnė tė jetojnė edhe sot nė Leēe dhe Napoli.
Ndėrkohė qė mė me interes ishin tė dhėnat qė jepen nė libėr pėr Donika Kastrioti Arianitin, bashkėshorten e heroit tonė kombėtar, tė panjohura nga historiografia jonė mė parė.
Aty, autori pohon se e veja e Skėnderbeut, e quajtur nė gjuhėn vendase si “Scannalibeca”, ka jetuar nė mėrgim me krenari dhe menēuri aq tė shquar, duke u krenuar per emrin e madh tė shoqit dhe duke e lartėsuar atė. Andronika, e cila nė historinė e Shqipėrisė njihet me emrin Donika, mbėrriti nė Itali mė 23 maj tė vitit 1468. Dokumenti i publikuar nė faqen 74 tė librit na njofton se ajo merrte si tė ardhura njė pension prej 1 000 dukatėsh nga mbreti i Napolit.
Mė 27 gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet qė mbreti Ferdinant ia kishte dhėnė tė shoqit nė Salento drejt Napolit, ku fillimisht nisi tė banonte nė shtėpinė e juristit tė njohur Pietro Cola D’Alessandro, nė afėrsi tė Santa Chiarės. Disa vite mė vonė pas ardhjes nė Napoli tė gruas sė dytė tė Ferdinantit, Giovannas, pikėrisht mė 11 shtator 1477, nė rrethana tė panjohura Donika Kastrioti nisi tė shėrbente pranė saj, duke luajtur njė rol me peshė nė oborrin Aragonez (fq. 75).
Ndėrkohė qė tė tjera dokumente na dėshmojnė se kur nė vitin 1496 u rindėrtua nė Castelnuovo, nė rezidencėn mbretėrore apartamenti i Giovannas III-tė, zonja Donika kishte njė dhome mbi tė, nė katin e dytė tė krahut perėndimor, si edhe Madona Porfida, qė ishte nga dera e Arianitėve dhe kishte lidhje gjaku me tė. Duke qenė me prestigj dhe me ndikim tė pėrditshėm nė oborr, mbreti tjetėr i Napolit, Alfonsi II, i beson zyrtarisht mė 20 tetor 1494 Giovannan III, tė cilėn Donika do tė pėrpiqet ta bindė qė tė mos e lėrė Napolin pas vdekjes sė mbretit Ferdinant.
Pėr kėto shėrbime mbreti i ri i Napolit, Federiko, gjatė njė ceremonie nė oborr do tė pėrqafohet me: “La mogliere de scannalibecho” (Donikėn), dhe do t’i dhurojė asaj feudin e Goglianos mė 1 prill tė vitit 1498, pėr shėrbimet qė ajo kishte bėrė nė oborr.
Nė njė tjetėr dokument na jepet letra qė pėrfaqėsuesi i legatės veneciane nė Napoli, Francesco Morosini e shkruan nė janar 1501, e cila na njofton pėr udhėtimin e zonjės Donika nė Spanjė, duke shoqėruar tashmė nėnėn mbretėreshė Giovannan e III-tė.
Nė letėr diplomati venecian shkruan se “Giovanna IV ka qėndruar nė Napoli, ėshtė e veja e mbretit Ferrandino, ėshtė e ndershme dhe e kujdesshme; me tė ėshtė Andronika (Donika), e veja e Skėnderbeut, mike e ngushtė e Venecias, (fq. 78).
Me sa duket nė vitin 1501 kur mbėrriti nė Spanjė zonja Donika Kastrioti tashmė ishte 73 vjeēe dhe nuk do tė ketė pasur mundėsinė tė kthehet mė nė Napoli. Ajo duhet tė ketė vdekur sipas autorit nė harkun kohor midis marsit tė vitit 1505 dhe shtatorit 1506. Ky fakt dėshmohet nga testamenti i Giovannas sė III, nė tė cilin pohohet se Andronika ėshtė varrosur nė kishėn e Trinisė sė Shenjtė nė Valencia tė Spanjės. Kėtė fakt autori e vėrteton edhe nga njė burim tjetėr. Burimi tė cilit i referohet ėshtė libri i autorit G. A. Summote, i titulluar nė italisht “Del Istoria della citta e Regno di Napoli IV”, botuar nė Napoli nė vitin 1675, ku nė faqen 17 tė tij pohohet se “gruaja e Skėnderbeut ishte varrosur nė kishėn e Trinisė sė Shenjtė nė Valencia nė vitin 1506”.
Ky fakt i ri qė pėr shumė historianė ka qenė i panjohur, duhet tė merret tashmė nė konsideratė pasi na plotėson njė boshllėk tė historisė sonė. Tashmė na del si detyrim moral qė tė hulumtojnė nė Valencia se ku ndodhet kisha e Shėn Trinisė sė shenjtė dhe se a gjendet pranė saj ende nė njė varrezė tė vjetėr emri i bashkėshortes sė Heroit tonė Kombėtar. Le tė shpresojmė nė dėshirėn tonė. Ndoshta historia do tė na servirė ndonjė tjetėr surprizė. (Pėrgatiti: Rajna Kovaēi. “TO”)
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum