Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lepuri, Lakra, Qeni dhe Urithi

Go down

Lepuri, Lakra, Qeni dhe Urithi Empty Lepuri, Lakra, Qeni dhe Urithi

Post by Naki Thu 19 Mar 2015, 23:14

Nė njė kopsht tė shtėpisė, njė bujk kishte mbjellur shumė lakra. Lepuri, qė e kishte pėrcjellur mbjellėn dhe rritėn e lakrave, nuk kishte pasur mundėsi tė hante asnjė lakėr, nga se bujku e ruante vazhdimisht kopshtin e tij. Deri sa bujku i ruante lakrat nga grabitqarėt dhe hajdutėt mbi tonė, urithi kishte bėrė shumė vrima nėpėr kopsht dhe ua kishte dėmtuar rrėnjėt e lakrave, tė cilat kishin filluar tė kalbeshin. Njė ditė, bujku ishte zemruar nė urithin tė cilin e kishte ruajtur nė kopsht. Pasi e kishte pėrcjellur me kujdes lėvizjen e tij nėn dhe, e kishte goditur nė kokė. Nga ajo ditė, bujku ndihej i qetė dhe rojėn e lakrave tė tija e kishte ndėrprerė. Mungesėn e bujkut, e kishte hetuar lepuri, i cili e kishte vėzhguar vazhdimisht. Kėtė mungesė tė rojės sė kopshtit, e shfrytėzoi lepuri i cili e vodhi lakrėn mė tė madhe qė gjendej aty. Lakra ishte e madhe dhe kjo i kishte sjellur vėshtėrsi lepurushit pėr ta bartur deri nė strofullėn e vetė. Ai e tėrhoqi deri nė skajin e arės, duke e rrotulluar lakrėn herė andej e herė kėndej. Dikur, ishte lodhur dhe lakra i kishte shpėtuar nga kėmbėt e tija. Aj ishte rrotulluar teposhtė kopshtit dhe e kishte goditur nė kokė qenin i cili po flinte nė skaj tė kopshtit. Qeni ishte zgjuar trembėshėm dhe po sa e kishte ngritur kokėn, nė skajin e kopshtit e kishte parė lepurin i cili ia kishte marrė ikės. Qeni i zemruar, ishte vėnė nė vrap prapa lepurit tė lodhur, tė cilin pas njė vrapi tė gjatė e kishte nxėnė dhe e kishte shqyer me dhėmbėt e tij tė mprehtė. Kėshtu, nga ajo ditė, mė askush nuk ia kishte vjedhur lakrat e bujkut nė arė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25669
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum