"Shtatė Djemtė dhe Djalli"
Page 1 of 1
"Shtatė Djemtė dhe Djalli"
Na ishte nje here nje mbret qe kishte nje vajze te vetme. Kur vajza u rrit dhe u be per martese,mbreti po shikonte ta jepte te ndonje njeri i mire,por vajza nuk pranonte te martohej. Kishte zene nje morre qe e mbante ne balle dhe e rriste.
E ngacmuar gjithmone nga i ati,me ne fund ajo pranon te martohet por me nje kusht: mori morrin qe ishte rritur dhe ishte fryre sa me ska,i preu koken dhe e vuri ne mes te oborrit. Pastaj perhapi fjale gjithandej se ai trim qe do e gjej se cfare eshte,une do e marr per burre.
Fjala u perhap shume shpejte dhe trima bujare bga te gjitha anet erdhen dhe u mblodhen ne oborrin e mbretit,por sado qe u munduan asnjeri nuk e gjeti se cfare ishte ajo gje e cuditshme.
I fundit fare e provoi djalli,i cili sa e pa e njohu menjehere morrin. Dhe sipas fjales se dhene,ata i dhane te bijen e mbretit per grua.
Mbreti plak u gezua shume qe u lehtesua nga ajo barre e rende dhe qe tani e kishte mendjen te fjetur per fatin e te bijes.
Por djalli,si djall qe eshte,sa e mori vajzen filloi ta mundoje. Dhe pasi kaluan disa dite u zhduk fshehurazi dhe shkoi ne pallatin e tij qe ishte nen toke,ne nje vend shume,shume te larget.
Por vajza kishte marre me vete nje pellumb dhe me te luante e zbavitej pak. Nje dite,tek vuante e mbyllur nen toke dite e nate,mendoi ti dergonte nje lajm te atit me pellumbin dhe ti tregonte cfare i kishte ndodhur.
Atehere ajo shkruajti nje cope leter,ia lidhi pellumbit ne kembe,dhe ne kohen qe djalli hapi token per te dale,e leshoi fshehurazi pellumbin. Sapo doli jashte,pellumbi fluturoi drejte e ne vendin e vajzes dhe shkoi ne pallatin e mbretit. Kur e pane sherbetoret,moren letren dhe e cuan me vrap te mbreti. Ai pasi e lexoi u nevrikos shume edhe dha urdher qe te mblidheshin te gjithe me te miret e vendit,dhe i shkaterruar nga dhimbja foli e u tha:
- Dua te me gjeni vajzen,kudoqofte. Ja,shikonu letren qe me dergoi me pellumbin e saj.
Por vajza ishte zhdukur pa lene asnje gjurme dhe nga letra nuk merrej vesh se ku mund te gjendej,prandaj asnjeri prej tyre nuk guxonte ti premtonte mbretit se do te shkonte e do tia sillte te bijen.
Bashke me zoterinjte e mbledhur ne oborrin e mbretit,ishte edhe nje plake qe kishte shtate djem,dhe secili prej tyre kishte dhunti te jashtezakonshme.
I pari,fluturonte si nje shpend.
I dyti,e hidhte comangen shume larg dhe godiste nje mize.
I treti,ishte vesheholle dhe degjonte cdo gje qe ndodhte mbi toke dhe nen toke.
I katerti,mbante nje shkop te prej hekuri,me te cilin atje ku godiste token ngrihej nje kulle.
I pesti,i kishte shpatullat aq te forta sa mund te ngrinte token.
I gjashti,me krahet e shumefuqishem mbante gjithcka qe mund te binte nga qielli.
I shtati,i kishte syte aq te mprehte sa mund te shikonte deri ne zemer te tokes.
Por te gjithe ata jetonon ne vende te ndryshme dhe nuk e njihnin njeri-tjetrin. Atehere plaka mendoi se po ti mblidhte te gjithe bashke,ata mund ta gjenin te bijen e mbretit. Per ti bashkuar ajo filloi te qepte nga nje kemishe per secilin,dhe kur vinte njeri dhe e pyeste se per ke eshte kjo kemishe,ajo i thoshte: kjo eshte e jotja,hajde ta marresh pas kaq ditesh. Ajo i la te njejten dite te gjitheve qe te vinin te merrnin kemishen,dhe kur erdhi dita ata u mblodhen nje e nga nje ne shtepine e plakes. Dhe aty po shikonin njeri-tjetrin se sa shume ngjanin dhe aty plaka u hodh e tha:
- Ju jeni te gjithe bijte e mi,jeni vellezer te nje barku dhe qe sot e tutje une nuk dua qe ju te jetoni te ndare.
E pastaj,pasi i tregoi historine e bijes se mbretit,i tha qe te shkonin te gjithe ashtu sic ishin ne pallatin e mbretit dhe te lexonin letren. Edhe ata ashtu vepruan,por meqenese letra nuk tregonte se ku ndodhej vajza,ata moren pellumbin me vete qe ti tregonte rrugen.
Pasi bene nje rruge te gjate duke ndjekur pellumbin,arriten ne nje vend ku shpendi filloi ti bente shenja me sqep e me krahe duke i treguar vendin. Atehere u afrua djali i trete dhe vuri veshin ne toke,degjoi zerin e vajzes qe vinte i dobet nga fundi i dheut,dhe te gjithe u gezuan pamase sepse me ne fund e kishin gjetur vendin se ku ndodhej.
Pas te tretit erdhi i shtati,i cili veshtroi vendin rreth e qark. Pas te shtatit erdhi i pesti,i mbeshteti supet dheut dhe e hodhi ne ajer bashke me vajzen. Ne ate kohe erdhi i gjashti dhe me krahet e hapur e priti vajzen kur po binte,dhe pas kesaj moren rrugen te ktheheshin ne pallatin e mbretit. Por djalli i kishte pare dhe i ndoqi nga pas,dhe i leshoi nje temperature te nxehte sa filloi ti digjte e ti pervelonte. Vajza nuk po e duronte dot dhe filloi te bertiste.
Ate cast,i katerti kapi shkopin e tij prej hekuri dhe goditi token e menjehere u ngrit nje kulle e madhe dhe te gjithe u mbyllen brenda te shpetonin nga vapa. Por djalli qe nuk iu ndahej hap pas hapi,e pa qe nuk i kapte dot filloi ti lutej e ti merrte me te mira qe ta linin ta shikonte dhe nje here vajzen per here te fundit,sikur edhe majen e gishtit te vogel. Pas shume lutjesh ata hapen nje vrime te vogel ku vajza nxorri gishtin e vogel. Kaq iu desh djallit dhe e thithi vajzen,dhe pasi e rrembeu u ngjit dhe shkoi ne pallatin qe kishte mbi re. I katerti nuk humbi kohe dhe i prishi pallatin djallit me shkopin e tij te hekurt,ndersa i dyti i gjuajti me comangen e tij te madhe dhe e beri cope e cike,ndersa i pari shkoi fluturimthi mbi re per te marre vajzen ne krahe dhe e solli te vellezerit. Edhe keshtu,pasi shpetuan nje here e mire nga djalli,moren
rrugen e kthimit dhe arriten ne pallatin e mbretit.
Kur mori vesh qe e bija kishte shpetuar,mbreti dha urdher dhe i gjithe populli doli ti priste me nderime te medha te shtate vellezerit. Atehere princesha iu lut te atit qe te lejonte qe ajo ta zgjidhte vete se cili do behej burri i saj. Sigurisht qe do ishte njeri nga shtate vellezerit,dhe ajo zgjodhi te katertin,ate me shkopin e hekurt. Sebashku jetuan te lumtur per te gjithe jeten.
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network