Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Mitrovicės

Go down

Historia e Mitrovicės Empty Historia e Mitrovicės

Post by Dardania Wed 01 Apr 2015, 23:42

Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike nė mes dy lumenjve tė rėndėsishėm, Ibrit e Sitnicės, ka bėrė qė territori i Mitrovicės tė popullzohet qysh nė parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohės antike deri nė Mesjetė, pastaj Trepēa si vendburim i madh i plumbit, klima e pėrshtatshme, kushtet e mira pėr t’u marrė me bujqėsi, blegtori, tregti etj., kanė ndikuar nė koncentrimin e popullsisė nė kėtė mjedis. Pra motive ekonomike pėr themelimin e vendbanimeve dhe pėr pėrqendrimin e popullsisė nė kėtė trevė, para sė gjithash, kanė qenė blegtoria, bujqėsia, gjuetia e mė pas edhe xehetaria nė fillim e zhvilluar nė masė modeste pėr t’u bėrė mė vonė njė ndėr shkaqet kryesore tė depėrtimit romak dhe pushtuesve sllavė, osmanė etj, nė kėtė anė.Kjo trevė, sikurse pjesėt tjera tė Gadishullit Ilirik, nė lashtėsi kanė qenė e banuar me banorė ilirė, pėrkatėsisht fisin dardan.

Nė territorin e sotėm tė trevės sė Mitrovicės janė zbuluar disa gjurmė ndėrtesash, njė nekropol ilir, statuja tė ndryshme prej balte e prej plumbi, njė sarkofag, figura e Terpsikorės (Muzės sė vallėzimit) etj. Jeta ekonomike nė Dardani, pra edhe nė trevėn e Mitrovicės ka qenė e mbėshtetur nė radhė tė parė nė bujqėsi. Nė shek. I tė e.r. Iliria u gjend nėn sundimin romak. Mitrovica nė kėtė kohė mund tė ketė qenė stacion pushimi dhe si vend i pėrpunimit tė metaleve. Nė kohėn romake, pas Ulpianės, qendra e dytė e rėndėsishme ishte Municipium DD afėr Soēanės (Soēanicės) e banuar edhe nė parahistori. Nė fund tė shek. IX treva e Mitrovicės, bashkė me territorin e Kosova u gjend nėn sundimin e shtetit bullgar tė Car Simeonit (897-927), ndėrsa pas rėnies sė kėsaj mbretėrie u rikthye nėn sundimin e Bizantit. Mė 1185 viset shqiptare tė veriut tė Kosovės u pushtua nga shteti serb i Nemanjve. Kėtu fillon periudha mė e vėshtirė dhe mė e errėt pėr popullsinė shqiptare. Sundimtarėt serbė e shndėrruan kėtė trevė nė qendėr politike, ekonomike, kishtare tė shtetit tė tyre, duke zbatuar politikėn e tyre asimiluese. Nė kohėn e sundimit tė Car Dushanit shqiptarėt ishin tė detyruar tė braktisin ritin katolik pėr t’u orientuar drejt ortodoksisė sllave. Me ardhen e sllavėve nė kėto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrėn rrėnjėsisht. Shumė emėrtime tė vjetra iliro-shqiptare u zėvendėsuan me emėrtime tė reja sllave.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX Mitrovica u bė njė qendėr e rėndėsishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Nė afėrsi tė Mitrovicės, nė fshatin Boletin, prodhoheshin gurė mulliri “kosovar”. Si stacion i fundit hekurudhor, Mitrovica u bė stacion importues dhe eksportues. Pėrskaj rrugėve tė shtruara me kalldrėm u hapėn dyqane tė ndryshme zejtare e tregtare. Ndėr objektet mė tė rėndėsishme shquhej sharra e Dragajve.

Popullata shqiptare e kėtij mjedisi ka marrė pjesė edhe nė ngjarjet vendimtare, si: nė luftėrat pėr ēlirim gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVII, nė ngjarjet e periudhės sė Tanzimatit, gjatė Rilindjes Kombėtare, gjatė periudhės midis dy luftėrave botėrore, gjatė LDB-sė e sidomos gjatė decenies sė fundit tė shek. XX. Nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit morėn pjesė Ali Draga, Mulla Iliazi dhe qindra prijės e krerė tė kėsaj hapėsire. Nė gjysmėn e dytė tė shek.XIX dhe nė decenien e parė tė shek. XX janė tė njohura luftėrat pėr liri tė popullatės shqiptare tė kėsaj treve tė udhėhequra nga Isa Boletini. Mė 1903 luftėtarėt e Shalės sė Bajgorės, tė udhėhequr nga Jashar Boletini, Bejtė Selaci, Shaban Jashari etj., zhvilluan njė kryengritje tė pėrgjakshme kundėr forcave turke pėr tė kundėrshtuar vendosjen e konsullit rus, Shqerbinit, i cili nė popull njihej me emrin Kanxhalloz, nė Mitrovicė. Atė e vrau Ibrahim Popovci nga fshati Suk i Gjilanit. Mė 1906, Komiteti Shqiptar me qendėr nė Manastir i shtriu degėt e veta nė tėrė hapėsirėn shqiptare. Njė nga degėt mė tė forta ishte edhe ajo e Mitrovicės. Prijėsit e Mitrovicės organizuan Kuvendin e Ferizajt. Luftėtarėt e Mitrovicės ēliruan Pazarin e Ri (22 korrik), Mitrovicėn, Prishtinėn dhe marshuan deri nė Shkup (1912). Kėshtu nė fund tė korrikut 1912 kryengritėsit shqiptarė ēliruan tėrė Kosovėn. Pas tre muajsh, pra nė tetor 1912, filloi Lufta e parė ballkanike. Serbia e ndihmuar nga Rusia etj., arriti ta pushtojė Kosovėn. Vetėm nė Mitrovicė, e cila paraqiste njė interes tė veēantė politik dhe ekonomik pėr tė, ajo solli mė shumė ushtarė se ē’kishte banorė.

Shumė pėrfaqėsues tė kėsaj treve morėn pjesė nė ngritjen e Flamurit Kombėtar nė Vlorė, si Isa Boletini, Rexhep Mitrovica, Dervish Mitrovica, Hajdin Draga, Tafil Boletini. Rexhep Mitrovica kishte marrė pjesė nė Kongresin e Elbasanit, ndėrsa Isa Boletini udhėtoi me delegacionin nė Londėr pėr tė biseduar lidhur me fatin e Shqipėrisė e Kosovės. Nexhip Draga, ky mitrovicas ka qenė deputet nė Parlamentin turk dhe, bashkė me Hasan Prishtinėn, Ismail Qemalin etj. luftuan pėr ēėshtjen e autonomisė sė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar. Nė vitet 1921-1924, mitrovicasi tjetėr, Rexhep Mitrovica ishte ministri i parė reformator i arsimit nė Qeverinė Shqiptare. Nė kullėn e Boletinit nė vitin 1899 u hap shkolla e parė nė gjuhėn shqipe.

Nė vitin 1908, nga ky mjedis doli edhe njė personalitet shumė i rėndėsishėm, Rexhep Remziu, i cili gjithashtu nė qytet hapi shkollėn nė gjuhėn shqipe. Gjatė periudhės sė sundimit austro-hungarez (1915-1918) kėtu janė hapur disa shkolla, ku pėrpos Rexhep Remzi Efendiut, janė shquar edhe Hajrė Haxhija, Jusuf Rexha, Shaban Idrizi etj.

Mė 1 maj 1918, ende pa pėrfunduar Lufta e Parė Botėrore, u formua ilegalisht Komiteti pėr Mbrojtjen e Kosovės. Anėtarė tė kėtij Komiteti kanė qenė edhe disa personalitete nga ky mjedis, si Tafil Boletini, Rexhep Mitrovica, Dervish Mitrovica etj. Ata sė bashku me Hasan Prishtinėn kundėrshtonin politikėn e Mbretėrisė SKS, njoftonin mekanizmat ndėrkombėtarė lidhur me dhunėn e terrorin serb mbi shqiptarėt. Popullata shqiptare nuk gėzonte asnjė tė drejtė – as tė drejtėn pėr pėrdorimin e gjuhės sė tyre, tė drejtėn pėr t’u shkolluar, pėr tė zhvilluar kulturėn nacionale etj. Shumė familje u shpronėsuan. Nė tokat dhe pasurinė e tyre u vendosėn kolonė serbė e malazezė. Shumė familje u shtrėnguan qė tė braktisin vatrat e tyre stėrgjyshore e tė shpėrngulen nė Turqi e ngjeti. Veēanėrisht pėsuan familjet e pjesėtarėve ose tė pėrkrahėsve tė lėvizjes sė rezistencės.

Mė 1931 u vazhdua hekurudha deri nė Kralevė. U ndėrtua edhe rruga prej 70 kilometrash qė lidhte Mitrovicėn me Pejėn. Nė vitet tridhjetė pos gurores nė Boletin e sharrės sė Dragajve, punonte edhe sharra me avull e Xhafer Devės, pastaj njė fabrikė e tjegullave, njė mulli elektrik etj. Mė 16 gusht 1938 kompania Kopaonik Mines Ltd u integrua me kompaninė Trepēa Mines. Nė fund tė vitit 1938, u ndėrtua shkritorja e plumbit nė Zveēan. Furra e parė e shkritores u vu nė shfrytėzim mė 21 dhjetor tė vitit 1939.

Konventa turko-jugosllave, e cila u nėnshkrua mė 11 korrik 1938, parashihte shpėrnguljen masive tė shqiptarėve sidomos nga fshatrat e rrethit tė Mitrovicės dhe nga vetė qyteti. Ndėr luftėtarėt qė u shqua nė kėtė kohė, ishte Ramadan Doroci (Dan Doroci) nga Brabaniqi.

Mė 6 prill 1941 Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinė. Mė 17 prill Jugosllavia kapitulloi. Menjėherė nė Mitrovicė doli nė skenė Xhafer deva, i cili formoi administratėn me nėpunės shqiptarė e boshnjakė, hapi shkolla nė gjuhėn shqipe, formoi gjyqėsinė, xhandarmėrinė etj. Derisa territoret e tjera iu bashkuan Shqipėrisė, rrethi i Mitrovicės me Vushtrrinė, Podujevėn dhe Pazarin e Ri, pėr shkak tė burimeve tė pasura natyrore dhe pozitės strategjike, u pėrfshinė nė zonėn gjermane tė pushtimit.

Gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore nga ky mjedis dolėn personalitete tė shquara, si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Nexhip Deva, Muhamed Deda, Bedri Gjinaj, Xhelal Mitrovica e shumė e shumė tė tjerė. Dy tė parėt kanė qenė kryetarė tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Gjatė viteve 1943-44 Rexhep Mitrovica ka qenė kryeministėr i Shqipėrisė, ndėrsa Xhafer Deva ministėr i Punėve tė Brendshme. Mė 28 Nėntor 1941, nė Mitrovicė u pėrkujtua 29-vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė kohė forcat ēetnike sulmonin vazhdimisht kufijtė veriorė tė Kosovės, duke rrezikuar kėshtu popullatėn shqiptare nė fshatrat Bistricė, Koshtovė e Vllahisė, Cerajė, Selac, Kaēanoll etj. Pėr ta ndalur kėtė tė keqe, qindra e mijėra vullnetarė shkuan nė mbrojtje tė kufirit. Nė kėtė kohė vepronte Lidhja Popullore Shqiptare me kryetar tė parė tė saj Rexhep Mitrovicėn. Derisa nacionalistėt si Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Bedri Gjinaj, Pajazit Boletini e tė tjerė luftonin e punonin pėr bashkimin e Mitrovicės dhe territoreve tė tjera tė kėsaj prefekture me Shqipėrinė etnike, partizanėt nė krye me Ali Shukriun bashkėpunonin me komunistėt serbė e malazezė, tė cilėt pėrpiqeshin qė ta sėndertonin po atė politikė qė kishin ēetnikėt – ta ripushtojnė Kosovėn dhe ta terrorizojnė popullatėn shqiptare. Mė 8 shkurt tė vitit 1945 u vendos Administrimi ushtarak. Okupimi i Kosovės nga ushtria Jugosllave u shoqėrua me veprime terroriste, me operacione ndėshkimore, me masakra masive ndaj popullsisė shqiptare. Kundėr grupeve tė rezistencės, tė cilat i udhėheqnin Ahmet Selaci, Ukshin Kovaēica, Bislim Bajgora etj., u lėshuan disa divizione tė Armatės jugosllave. Pos prijėsve dhe anėtarėve tė familjeve tė tyre u ekzekutuan e masakruan barbarisht edhe mijėra banorė tė tjerė. Shumė nacionalistė u ekzekutuan, shumė tė tjerė u zunė e u burgosėn, ndėrsa ata qė arritėn tė shpėtojnė, kaluan tėrė jetėn nė mėrgim nėpėr vendet e ndryshme tė botės. Nė kėtė drejtim pėsuan edhe anėtarėt e ONDSH, tė cilėt vepronin nė Mitrovicė e rrethinė. Ata kundėrshtuan vendosjen e Administratės ushtarake, ripushtimin e Kosovės, vendimin e KQ tė PKJ qė Kosova t’i bashkangjitet Serbisė, klasifikimin e shqiptarėve nė “pakicė kombėtare”, pastaj ripėrtėrirjen e “marrėveshjes xhentėllmene” tė arritur midis Jugosllavisė e Turqisė mė 1938, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve, qėndrimin mohues ndaj traditave kulturore e historisė kombėtare etj. Mė 1955-56 organet e sigurimit vunė nėn tortura me mijėra shqiptarė tė kėtij mjedisi, sidomos tė fshatrave tė Shalės sė Bajgorės.

Mė 1966, pas shkarkimit tė ministrit tė punėve tė brendshme tė Jugosllavisė, A.Rankoviqit, shqiptarėt morėn pakėz frymė. Ata kėrkuan tė drejtat e tyre pėr arsim, pėr kulturė, pėr flamurin kombėtar, e deri rishikimin dhe ndryshimin e statusit politik tė Kosovės. Mė shumė tė indinjuar ishin shqiptarėt e Mitrovicės, sidomos minatorėt e Trepēės, tė cilėt punonin natė e ditė, ndėrsa djersėn e tyre e shfrytėzonte Beogradi. Mė 27 Nėntor 1968, nė mesin e mijėra demonstruesve nė Prishtinė ishin edhe studentėt nga Mitrovica, tė cilėt, me flamurin kombėtar nė duar kėrkonin Kushtetutė, Vetėvendosje, Republikė, Universitet… Periudhėn 1974 -1981, shqiptarėt e Mitrovicės e pėrjetuan si njė rilindje tė tyre. Megjithatė, statusi kushtetues politik pėr ta ishte i pamjaftueshėm.


Si rrjedhojė e pakėnaqėsisė shpėrthyen demonstratat e marsit tė vitit 1981 nė tė cilat morėn pjesė edhe qytetarėt e Mitrovicės: nxėnės, studentė, mėsimdhėnės, punėtorė, minatorė, bujq etj. Nė kėto demonstrata janė vrarė dhjetra qytetarė, janė burgosur qindra tė tjerė. Pas ngjarjeve tė vitit 1981, filloi njė fushatė e egėr kundėr shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė fillim tė vitit 1989, nėn kėrcėnimin e armėve dhe me vota tė joparlamentarėve Serbia likuidoi autonominė e Kosovės. Tė parėt qė ngritėn zėrin kundėr kėtij vendimi ishin minatorėt e Stantergut, tė cilėt u vetėngujuan nė galeri tė nėndheshme (22-28 shkurt 1989) dhe kėshtu sensibilizuan opinionin ndėrkombėtar pėr gjithė atė qė po ndodhte nė Kosovė. Mė 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovės shpalli “Republikėn e Kosovės”. Nė kėtė drejtim kontribuan edhe delegatėt nga Mitrovica. Njė vit mė vonė, mė 26-30 shtator 1991, si kudo nė Kosovė, edhe nė Mitrovicė u organizua referendumi pėr t’i dhėnė Republikės sė Kosovės legjitimitetin e nevojshėm. Pas grevės sė pėrgjithshme mė 3 shtator, mijėra punėtorė shqiptarė u dėbuan nga vendet e tyre tė punės. U larguan me dhunė nga objektet shkollore edhe mijėra nxėnės, sidomos nxėnėsit e mėsimdhėnėsit e shkollave tė mesme: Gjimnazit “Frang Bardhi”, SHMT “Arkitekt Sinani”, SHMM “Dr. Xheladin Deda”, SHME “Hasan Prishtina”. Nga kėto shkolla ka pasur qindra nxėnės tė helmuar.Qė nga viti 1992 e deri pas pėrfundimit tė luftės mėsimi ėshtė organizuar kryesisht nė objektet private. Pėr shkak tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nė disa vende perėndimore gjatė kėsaj kohe ka rėnė shumė numri i nxėnėsve.

Gjatė gjithė viteve ’80 e ’90 nė Mitrovicė, si kudo nė Kosovė ekzistonte njė frymė e pėrgjithshme proteste dhe mospajtimi. Si reagim ndaj shuarjes me dhunė tė autonomisė, ndaj ndjekjeve, burgosjeve, dėbimit nga vendet e punės, helmimeve, vrasjeve etj., si nė mbarė Kosovėn, edhe nė Mitrovicė filloi organizimi i jetės politike paqesore. Dega e Lidhjes Demokratike nė Mitrovicė, e prirė nga urtaku Latif Berisha, u bė faktor i rėndėsishėm koheziv i organizimit dhe i mbajtjes sė timonit tė jetės nė kėtė regjion nė tė gjitha segmentet e saj. Mė vonė u formuan edhe parti tė tjera (Partia Parlamentare, Partia Republikane Shqiptare, Partia e Unitetit Kombėtar, Partia Demokristiane, etj), tė cilat u bėnė krah shumė i fortė nė lėvizjen pėr ēlirim. Nė vitin 1992 u formua Qeveria Komunale e Koalicionit. Kryetar i saj ishte zgjedhur Agim Hajrizi. Nga organet e tjera qė mbanin konturat institucionale nė Mitrovicė, vlen t’i pėrmendim: Kėshillin Komunal pėr Financim, Kėshillin Komunal pėr Arsim, Kėshillin pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, Shoqatėn e Mjekėve, SHHB “Nėna Tereze”, Sindikatėn e Pavarur, Shoqatėn pėr Kthimin e tė Shpėrngulurve, Forumin e Intelektualėve Shqiptarė, , Kėshillin Koordinues tė Subjekteve politike dhe Jopolitike, Shoqatat e ndryshme letrare, kulturore, sportive etj.

Lėvizja ēlirimtare nė Mitrovicė e rrethinė mori hov nė vitin 1998. Aksionet e para tė UĒK-sė lidhen edhe nė vitet e mėhershme. Nė Zonėn Operative tė Shalės rrokėn armėt pėr t’iu kundėrvėnė agresionit serb qindra e mijėra luftėtarė. UĒK-ja edhe nė kėtė mjedis u bė faktor pėrcaktues nė veprimin e mėtutjeshėm politik. Mė 24 mars, kur forcat e NATO-s filluan tė godasin caqet ushtarake serbe, forcat kriminele ushtarako-policore e paramilitare masakruan nė fillim dy udhėheqėsit ideorė: Latif Berishėn e Agim Hajrizin, pastaj vranė shumė tė tjerė, dogjėn shtėpi e objekte kulturore etj. Brenda disa ditėve kėto forca tė errėta dogjėn tė gjitha fshatrat, qendrėn e qytetit dhe tė gjitha lagjet ku jetonin shqiptarėt (Qendėr, Lagjja e Kėrveshėve, Bajr, Ura e Gjakut, Shipol etj). Nga qyteti dhe fshatrat u dėbuan tė gjithė shqiptarėt. Gjatė luftės sė tmerrshme u vranė qindra njerėz, madje edhe gra, fėmijė e pleq, u dėbuan nė Shqipėri e vende tė tjera mijėra tė tjerė. Pas luftės janė zbuluar dhjetra varreza masive. Ende nuk dihet pėr fatin e shumė tė zhdukurve. Pas luftės banorėt shqiptarė u kthyen nė vatrat e tyre stėrgjyshore dhe filluan t’i rindėrtojnė shtėpitė e tyre. Megjithatė shumė banorėve tė cilėt kanė jetuar nė pjesėn veriore tė qytetit, ende sot e kėsaj dite nuk iu mundėsohet kthimi. Sot shtėpitė dhe banesat e tyre i kanė pėrvetėsuar serbėt. Disa godina shkollore, si Fakulteti i Xehetarisė e Metalurgjisė, Shkolla e Lartė Teknike, Shkolla e Mesme Teknike, Shkolla e Mesme e Mjekėsisė, Shkolla fillore “Nonda Bulka” dhe Shkolla fillore “Aziz Sulejmani”, sot pėrdoren vetėm nga nxėnėsit serbė e malazezė. Gjithashtu nė Spitalin e Qytetit nuk u lejohet ushtrimi i veprimtarisė sė tyre mjekėve shqiptarė si dhe iu pamundėsohet qė tė shėrohen nė tė pacientėve Shqiptarė.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17848
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum