Mali i Kristaltė
Page 1 of 1
Mali i Kristaltė
Ne nje vend na jetonte nje mbret i cili kishte tre djem. Nje dite prej ditesh ata i thone te atit se do te dilnin neper bote per te kerkuar fatin e tyre. I ati i dha leje dhe ata u larguan nga pallati.
I vogli shetiti sa shetiti dhe humbi rrugen. Doli me ne fund ne nje lendine te bukur dhe atje pa te shtrire nje kale te ngrodhur dhe rreth kufomes se tij ishin mbledhur shume egersira,shpende te ndryshem e shume milingona.
U ngrit fluturimthi nje shpend dhe shkoi ne supin e djalit e i tha:
Na e ndaj kete kale sepse ka shume kohe ketu dhe asnjeri nuk po e ha sepse nuk po biem dakort si ta ndajme.
Ai e ndau duke i dhene egersirave kockat,shpendeve mishin dhe milingonave koken. Pastaj i hipi kalit per tu larguar por shpendi iu afrua edhe i tha:
Per kete te mire qe na bere,ti tani mund te shnderrohesh ne nje shpend gjigand dhe ne nje milingone sa here te duash.
Princi perplasi kemben ne toke per ta provuar dhe u be menjehere nje shpend i madh,u ngrit ne qiell dhe fluturoi ne deri ne mbreterine ku shtrihej mali i kristalte.
Aty takoi nje roje dhe i tha qe donte te hynte ne sherbim te mbretit,roja e coi te mbreti dhe kur ai e pa qe djali ishte nje trim i madh e futi ne sherbimin e tij.
Dhe keshtu kaloi nje jave,dy,tre dhe ai u be nje djale i njohur ne ate vend. Aq shume u be i njohur sa nje dite e bija e mbretit i tha te atit qe ta lejonte te shetiste me te prane malit te kristalte. Mbreti i dha leje dhe ata dolen shetitje sebashku.
Po i afroheshin malit te kristalte dhe befas i doli para nje dhi e arte. Princi filloi ti shkonte pas por nuk arriti dot ta kapte,dhe kur u kthye,as princesha nuk ishte me aty. Ai nuk donte me veten kur pa se kishte humbur princeshen dhe u nxi nga fytyra por skishte cfare te bente.
Pastaj dikush i tha se vajzen mund ta kishte marre dragoi me dymbedhjete koka.
Ai i tha mbretit qe te behej coban dhe te ruante lopet ne vendin ku rrinte dragoi. Mbreti nuk donte qe ta humbte ate kalores se ishte shume trim dhe e donte shume,por ai kembenguli dhe ne fund mbreti pranoi.
I dha pesembedhjete lope dhe princi shkoi ne malin e kristalte per te ruajtur lopet.
Pasi kaloi pak kohe,aty doli nje dragua me tre koka,dhe kur pa djalin i tha:
Ti je nje princ mor djalosh,nuk je per te ruajtur lopet. Megjithate me jep tre lope dhe do te le te jetosh.
Por ai nuk donte ti jepte asnje,dragoi nga inati i mori gjashte lope dhe iku fluturimthi. Por djali u kthye ne shpendin gjigand dhe ia preu te treja kokat nje e nga nje.
Ate dite nuk ndodhi gje tjeter dhe u kthye ne shtepi.
Kur shkoi diten tjeter per te cuar lopet,i doli nje dragua me gjashte koka. Ai i kerkoi gjashte lope por princi nuk i dha asnje. Keshtu dragoi nga inati i mori dhjete lope dhe iku fluturimthi.
Princi u kthye perseri ne shpendin gjigand dhe filloi tia priste te gjitha kokat nje e nga nje dhe keshtu i shpetoi perseri te gjitha lopet.
Pasi vrau edhe dragoin me gjashte koka,kur zbriti ne toke degjoi nje ze brenda malit te kristalte. Aty gjeti nje vrime te vogel,u shnderrua ne milingone dhe hyri brenda.
Kur arriti ne fund te rruges,aty pa princeshen e bukur dhe donte ta nxirrte jashte por kjo gje ishte e pamundur sepse kristali ishte shume i forte per tu thyer dhe nuk kishte asnje rruge per te dale qe aty. Pastaj vajza i tha:
E vetmja rruge per te dale qe ketu eshte te vrasesh dragoin me dymbedhjete koka. Kur zemra e tij te ndaloje,mali i kristalte do te shembet.
Ai kishte vrare dragoin me tre dhe me gjshte koka,por ai me dymbedhjete koka te fuste friken vetem kur e mendoje nje perbindesh te tille.
Dhe keshtu kete radhe mori tridhjete lope dhe shkoi perseri atje ku dolen dy dragonjte e pare. Dragoi doli dhe kur pa princin i tha:
Nje princ qe ruan lopet nuk mendoja se do e shikoja nje dite. Por nese do te shpetosh me jep dymbedhjete lope dhe do te le te gjalle.
Por ashtu si me dragonjte e pare,as me kete nuk pranoi qe ti jepte lopet. Edhe nga inati dragoi mori njezete e kater lope dhe u largua. Princi u kthye perseri ne shpend gjigand dhe filloi tia priste kokat nje e nga nje. Por kur i preu koken e njembedhjete,ai e goditi me koken e fundit qe i kishte ngelur dhe e perplasi ne toke,pastaj e futi ne goje.
Princi e pa veten ne rreizk te madh dhe nuk kishte nga te levizte sepse ai e kishte mberthyer mire me dhembet e tij te medhenj e te mprehte. Por pastaj u kujtua dhe u shnderrua ne milingone. Nga fuqia e madhe qe po kafshonte shpendin,dragoit iu perplasen dhembet larte me ata poshte dhe iu ben copa-copa.
Djali u kthye perseri ne shpend dhe ia preu edhe koken e fundit.
Sapo zemra e dragoit ndaloi,mali i kristalte folloi te shembej dhe princesha shpetoi.
Djali hipi ne kale bashke me te dhe u kthyen ne pallat. Kur mbreti e pa qe ai u kthye ne pallat bashke me te bijen,i tha se nese donte mund te martohej me vajzen e tij.
Keshtu princi u martua me princeshen e bukur dhe jetuan te lumtur per gjithe jeten.
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network