Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta e Drangojėve mė Kulshedrat....

Go down

Lufta e Drangojėve mė  Kulshedrat.... Empty Lufta e Drangojėve mė Kulshedrat....

Post by Dardania Thu 02 Apr 2015, 20:22

Gojėdhana shqiptare

Mur nāna djalin sugar dhe u nis t’u ēoj bukėn argatėve n’ar kto ditė me vapė t’fillimi tė verės.
-Nānė, tė shkojmė udhės madhe, nānė…
-Larg i vjen anej, paja nga tė thom un
-Nānė, tė lutna…, po mė mer nė qafė, tė lutna nanė eja knej.
Ajo nuk ngjoi lutjen e t'birit dhe vazhdoi shtegut pėrmes trup e trup fushės. Por nuk zgjati dhe qilli u mlue me mjeglla tė zeza. Kur duhej me kalue pronin e kullun qė pėrshkonte fushėn, djali u zhduk paprit e pa kujtu. Nami zhdrypinga havaja... Mumrimė e vetimė. Zjarrmi ju dha ēillit e tokės. Kulshedrat e tubune sulmonin nga tona ānt e me fuqi t’madhe. Beteja u shpėrngul mbi liqenin dhe shkozėn Botushės. Kulshedrat e idhnume gjujtėn me rrufetė e tyne mas drangojve po kur panė se po hupin luftėn ata ja lshun zjermin grykės pėr ta shpėrthy e me myt krejtė popllin e ān’s rekės qė i than prej atherė Rek’e Keqe. Drangojt u tubuan edhe ata me nimue mes veti dhe banin sa mrinin kreshta e lisa e gjunin nė Grykė e nuk lanė me u bō dom i madh nė popull. Dy kije, drangoj se drangoj ka edhe nga krejt gjot e gjalla e jo veē nė njerėz, me brinat e tyne sa mun rroklluen lisa e kreshta dhe ujt e liqenit nuk u derdh mo rekės e shpėtoi kejt poplli me sa e kap me Erenik, me Dri e tej n’deti.

Thojnė se ni drangu e ka fuqinė sa katėrdhetė tė llojit tė vet. Po po gjithmonė ata shohin dām nga kulshedrat e pra masi jan tė llojit fisnik i largohen luftės e veē nimojn njerzit dhe krejtė gjon e gjallė n’tok , n’ujė e n'hava. Po ata i prujnė edhe bimėt e krejt mbjellat n’tokė e n’ujė.
Ju largohen pėrherė kulshedrave se ata bojnė dam dhe sa herė qė ni drangue t’kaloj pran venit tyne ata bojn hygjym dhe nisin luftėn. Po n’kėt luftėn e sodit qė zgjati nga dreka e tej nesrit nė lindje tė dellit, drangojtė luftun me nijet ti farojn nga kjo ānė kto kulshedra tė zeza me shtat krena dhe i vranė krejt sa ishin tubue. Thon se jon kōn katėrdhet e njo e veē ēaj njoshi metun gjallė e e plagost e e kan dėnue me jetue n’shpellė t’veten e mbyllne pa tė drejtė me dal mo nga aty e me pa dritė dielli kur.

Drangojtė u vranė shum edhe ata… Gjallė ngelėn veē tetė nga katėrdhet e dy sa ishin nė luftė.

Dranguja i ri, n’mėngjes kur dilli prap u duk n’hava, u kthye n’shpi, i plagosun leht po pa pasoja dhe mejher e mori gjumi me vart lidhne e me kry nė prehėn tė nānės vet
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17848
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum