Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qerosi dhe Vėllėzerit

Go down

Qerosi dhe Vėllėzerit Empty Qerosi dhe Vėllėzerit

Post by Dardania Thu 09 Apr 2015, 19:36

Na ishin nje here tre vellezer. Nje dite prej ditesh dy te medhenjte u zune me te voglin dhe u ndane. Dy te medhenjte moren shtepine dhe token,ndersa me te voglit qe ishte qeros,i dhane vetem nje mez.
- Ma bene me te padrejte, - i tha qerosi, - por do te ma paguajne shtrenjte,ata dhe fshati.
U mendua e stermendua cfare te bente dhe i erdhi ndermend te therte mezin.
Theri mezin dhe mblodhi gjithe qente e fshatit dhe i tha:
- Shikoni,do iu jap mish sa te doni. Por a do m’i jepni leket pas nje jave?
Qente shikonin mishin,luanin bishtin dhe zgjateshin te merrnin nga nje cope.
I pa qerosi duke luajtur bishtin dhe tha me vete: “keta s’kane goje te flasin,por me duket se duan te thone po”.
Edhe ua shperndau mishin qenve,ndersa lekuren e hodhi mbi nje gardh.
- Ja ku e ke, - i tha qerosi gardhit, - por pas nje jave do me japesh parate.
Fryjti era dhe lekundi gardhin,atehere qerosi kujtoi se gardhi donte t’i thoshte “po”.
Pasi kaloi java,qerosi i mori gjithe qente e fshatit dhe i mbylli ne nje kasolle.
- Pa nxirrni pak leket tani, - i thote qerosi qenve, - apo harruat qe para nje jave iu dhashe te hanit mishin e mezit tim?
Qqente kujtuan se qerosi do i jepte prap mish dhe filluan te kercenin sa andej e sa ketej duke tundur bishtat te gezuar.
Qerosi kujtoi se ata i tundnin bishtat ngaqe donin t’i thonin: “nuk te japim asnje dyshke”,prandaj mori nje shkop me shume nyje e filloi t’i rrihte te gjithe.
Qente filluan te lehnin e bertisnin aq shume sa te fusnin friken. I degjoi fshati dhe secili shkoi me vrap te kasollja per te kerkuar qenin e vet. Por qerosi ngulte kembe dhe i thoshte:
- Pa me paguar parate nuk i leshoj,se i kam dhene per te ngrenete gjithe mishin e mezit tim.
Keshtu qe deshen apo nuk deshen i paguan te gjithe nga tre grosh dhe qerosi e shiti mezin dhjete fish me shume nga ajo qe vlente.
Pasi mori parate e qenve,qerosi shkoi te gardhi dhe i tha:
- Gardh,nxirri parate. Apo ke harruar qe para nje jave more lekuren e mezit tim?
Fryjti era dhe gardhi u lekund,edhe qerosi mendoi se gardhi i tha: “nuk te jap asnje grosh”. Atehere qerosi mori nje draper dhe filloi ta prishte,deri sa draperi kapi ne nje dege te trashe.
Qerosi u mundua pak por ne fund e shkuli,dhe pa qe ne dege ishte fshehur nje qyp me florinj.
I mori qerosi florinjte bleu ara e livadhe,rregulloi nje shtepi dhe filloi te jetonte me mire nga i gjithe fshati bashke.
Kur e pane vellezerit sa mbare po i shkonin punet qerosit,filluan ta therrisnin ne shtepi cdo dite,deri sa ia mbushen mendjen qe te bashkohej edhe nje here me ta.
Edhe qerosi u bashkua me vellezerit dhe jetuan edhe me mire se me pare.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 18448
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum