Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Mbretėria e Bakėrt,e Argjendė dhe e E Artė ”

Go down

“Mbretėria e Bakėrt,e Argjendė dhe e E Artė ” Empty “Mbretėria e Bakėrt,e Argjendė dhe e E Artė ”

Post by Dardania Sun 12 Apr 2015, 17:35

Jetonte nje here ne nje vend te larget nje mbret,i cili kishte gruan Nastasjen dhe tre djem.
Nje dite mbreteresha doli te shetiste ne pyll me sherbetoret dhe dadot e saj. Papritur fryu nje Tufan,e rrembeu mbretereshen dhe nuk i dihet se ku e coi. Mbreti u be per te vrare veten por nuk kishte cfare te bente.
Kur u rriten djemte,mbreti i tha qe te shkonin te kerkonin nenen e tyre dhe dy te medhenjte u bene gati per udhetim dhe shkuan.
Kaluan tre vjet dhe ata nuk po ktheheshin. Djali i vogel filloi t’i lutej te atit qe te shkonte per te kerkuar nenen dhe vellezerit e tij qe kishin humbur,por mbreti i tha:
- Ti je i vetmi qe me ke ngelur e nuk dua te humbas dhe ty.
Por ai nguli kembe dhe ne fund vendosi qe te shkonte,i ati nuk mund ta ndalonte dot.
Eci sa eci dhe arriti te mali me i madh ne bote. Mali ishte aq i larte sa maja i kapte qiellin. Aty prane pa trupat e vellezerve qe ishin te rraskapitur dhe nuk ngriheshin dot ne kembe. Ai i dha pak uje per te pire dhe i vendosi ne nje vend me te mire qe te merrnin veten. Pastaj u nis per te kerkuar te emen,por vellezerit i thane se nga ajo rruge nuk kalohej dot,duhet te provonte te ngjiste malin,ajo ishte e vetmja rruge per t’ia dale.
- Epo mire o vellezer,po e provoj nje here! – tha vellai i vogel.
Edhe mori te ngjiste malin. Nje hap shkonte para edhe dhjete rrotullohej mbrapa. Keshtu vazhdoi per dy dite me radhe,duart i beri cope dhe kembet gjak por nuk u dorezua dhe diten e trete u ngjit ne maje. Qe atje i thirri vellezerve dhe u tha:
- Une po shkoj te kerkoj nenen kurse ju prisni aty. Do te kthehem dhe do iu marr.
Pasi u clodh pak ne majen e malit,filloi perseri udhetimin.
Ec e ec,perpara i doli nje pallat prej bakri. Te porta ishin tre dragonj te tmerrshem te lidhur me zinxhire bakri qe nxirrnin zjarr nga goja. Aty prane ndodhej nje cezme dhe dragonjte donin te pinin uje por nuk ia arrinin sepse nuk i lejonin zinxhiret. Prane cengelit ishte nje topuz prej bakri,djali i keputi zinxhiret dhe dragonjte pine uje e u ngopen,dhe keshtu kaloi rrugen.
Ai hyri ne pallatin prej bakri dhe perpara i doli e bija e mbretit te mbreterise se bakert.
- Cili je ti o trim,dhe perse ke ardhur deri ketu? – e pyet vajza.
- Kam ardhur te kerkoj nenen time,ate e rrembeu Tufani dhe nuk e dime se ku mund te 
- jete. E di ti ku mund te ndodhet? – e pyeti djali.
- Une nuk e di por por jo shume larg nga ketu jeton motra ime dhe ajo mund ta dije.
Vajza i dha nje topuz prej bakri dhe ai e ndiqte qe ta conte te motra e saj. Dhe kur arriti pa nje pallat te argjendte. Aty kishte perseri dragonj te lidhur me zinxhira argjendi. Djali i dha uje dhe ata u qetesuan dhe hyri ne pallat.
Aty i doli vajza e pallatit te argjendte dhe ai e pyeti nese e dinte se ku mund ta gjente Tufanin sepse ai kishte rrembyer nenen e tij,edhe ajo i tha:
- Une nuk e di por motra ime Elena e Bukur duhet ta dije me siguri. Merr kete topuz,perplase ne toke dhe ndiqe se do te coje te ajo.
Djali ndoqi topuzin e argjendte dhe arriti para nje pallati te arte,aty ishin dragonjte e lidhur me zinxhire te arte te cilen donin te pinin uje por nuk pinin dot sepse ishin zinxhiret e shkurter. Ai i dha uje dragonjve dhe kaloi pa problem. 
Kur hyri ne pallat takoi Elenen e Bukur,ajo ishte aq e bukur sa te verbonte syte. 
Ajo e pyeti kush ishte dhe ai i tregoi te gjithe historine. Dhe e pyeti nese e dinte se ku mund ta gjente Tufanin. Elena e Bukur i tha:
- E di ku ndodhet. Nuk eshte shume larg nga ketu. Merre kete topuzin e arte dhe ndiqe se do te coje ne pallatin e Tufanit. Por kur te mundesh Tufanin mos harro te me marresh edhe mua me vete nuk mund te jetoj dot me ketu.
Princi i dha fjalen se do te kthehej dhe do e merrte me vete. 
Dhe pasi eci per disa ore,u gjend para nje pallati aq te bukur sa nuk mund te pershkruhet dot me fjale. Ai shkelqente nga guret e cmuar,argjendi,florinjte e shume te tjera.
Princi kaloi permes shume dhomash dhe ne dhomen e fundit gjeti nenen e tij. Ajo ishte ulur ne nje fron te larte dhe me gure te cmuar,ndersa ne koke mbante nje kurore me xhavahire.
Kur Nastasja e pa te birin,i erdhi keq dhe i tha:
- Faleminderit qe erdhe deri ketu o bir. Tufani ka nje fuqi te madhe por une do te te ndihmoj qe te shtohen fuqite. 
Pasi tha keto fjale,ngriti nje qepen nga dyshemeja dhe e coi djalin ne qilar. Atje ndodheshin dy fuci me uje,nje nga e majta dhe tjetra nga e djathta. Nastasja i tha qe te pinte nga e majta dhe atij i erdhen aq fuqi sa mund te kthente pallatin permbys. Pastaj piu nga e djathta dhe u be aq i fuqishem sa mund te permbyste te gjithe boten. 
Pastaj i tha qe te nderronte fucite dhe kur te vinte Tufani,ta kapte nga bishti dhe ta mbante forte sepse ai do bridhte ne te gjithe boten dhe pasi te lodhej do te pinte uje nga fucia e djathte per te marre me shume fuqi,kurse ti do pish nga e majta. Sa mbaroi keto fjale,Tufani erdhi dhe pallati u drodh.
Princi e kapi nga bishti dhe e mabjti forte. Tufani e beri xhiron ne te gjithe boten dhe pasi u lodh shkoi ne qilar dhe po pinte uje ne fucine e djathte kurse princi ne te majten. Tufanit i pakesoheshin fuqite kurse princit i shtoheshin. Pastaj mori shpaten dhe ia preu koken Tufanit.
Mori nenen e tij dhe u kthye te Elena e Bukur,ajo e ktheu te gjithe mbreterine e saj ne nje veze dhe ia dha princit,i cili e puthi dhe e mori per grua. Pastaj moren edhe dy motrat e saj per dy vellezerit me te medhenj. U kthyen ne shtepi,u martuan qe te tre dhe jetuan te lumtur.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 18448
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum