Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėrkimet nė shek. XIX dhe XX

Go down

Kėrkimet nė shek. XIX dhe XX Empty Kėrkimet nė shek. XIX dhe XX

Post by Dardania Tue 14 Apr 2015, 22:49

Nė shek. XIX dhe gjysmėn e parė tė shek. XX pėr mitologjinė e Shqiptarėve kanė shkruar shumė autorė, ndonėse asnjėri nuk e rroku kėtė temė nė mėnyrė tėrėsore dhe gjerėsisht nė vėshtrim gjeografik; asnjeri nuk pėrfshiu nė kėtė objekt treva tė gjera tė banuara nga Shqiptarėt, as problematikat kryesore tė kėsaj fushe.
Shkrimet pėr mitologji e besime ishin krerė, sythe a pasazhe tė veēanta nė revista e gazeta tė kohės. Kjo temė u rrah nėpėrmjet pėrshkrimit tė mėnyrės sė jetesės, dokeve e zakoneve tė popullit tonė e sidomos pėrmes krijimtarisė folklorike; aty u fol dhe pėr pėrkatėsinė e Shqiptarėve nė fetė e organizuara dhe marrėdhėniet mes grupeve nga konfesione tė ndryshme, pasqyruar nė shkrime tė shtypit shqiptar dhe tė huaj. Nė botimet folklorike tė kėsaj periudhė gjejmė material me rėndėsi pėr mitologji e besime (veēanėrisht nė kėngėt legjendare, nė balada, kėngė rituale dhe elementė besimesh e mitesh nė pėrralla).
Autorėt qė u muarėn pak a shumė me kėtė temė mund t’i ndajmė nė dy grupe tė mėdha: 1. tė huaj; 2. Shqiptarė.
Ndėr autorėt e huaj qė botuan materiale e studime pėr mitologji e besime ndėr Shqiptarė mund tė pėrmendim A. Bouė me “La Turquie de l’Europe”, Paris, vol. II, 1840; J. G. Hanin me “Studime shqiptare” (Jenė, 1854), “Pėrralla greke e shqiptare” (Leipcig, 1866), “Udhėtim nė viset e Drinit e tė Vardarit”(\ 867) e vepra tė tjera tė tij; G. Majer, H. Pedersenin me “Teksteshqipeme fjalor“(1895), F. Nopēėn me vepra: “Shqipėria, kultura shpirtėrore”, “Pikėpamje fetare” (dorėshkrime) e shkrime tė tjera tė tij tė botuara, M. Durham: “Mbiorigjinėn e disa fiseve dhe zakoneve nė Ballkan”(Londėr, 1928); M. Hasluck, “Njė kult imalit nė Shqipėri tė Jugės”e disa elementė mitologjikė nė shkrime tė tjera tė saj; M. Lamberc: “Pėrralla shqiptare”, (Vjenė 1922), “Mitologjia e shqiptarėve” – botuar nė “Fjalori i mitologjisė” (Shtutgart, 1970). F. Degrand “Souvenirs de la Haute Albanie ou Gegarie”, Paris, 1901. Nė njė masė mė tė paktė, material me interes pėr mitologji e besime ndėr Shqiptarė botuan dhe shumė autorė tė tjerė tė huaj tė shek. XIX e tė fillimit tė shek. XX, pėrfshirė vepra e artikuj tė tyre.
Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka nė pėrgjithėsi karakter pėrshkrues; na japin tė dhėna me rėndėsi pėr elementė tė ndryshėm mitesh dhe besimesh nė popullin tonė; ajo ēka ėshtė mė me interes, tė tillė elementė nė kohė tė tyre ishin akoma tė gjallė nė trevėn shqiptare ė, mė vonė, ato i gjejmė ose tė zbehura shumė, ose tė zhdukura fare. Kėtu qėndron dhe vlera e punės sė tyre si regjistrues e ruajtės tė materialit faktik. Kėto materiale tė tyre tė botuara janė mbledhje tė rastit e kanė karakter fragmentar; u mblodhėn nė qendėrbanime tė kufizuara dhe, nė vendet ku u mblodhėn nė mėnyrė tė pėrciptė dhe krejt fragmentare, mitet e besimet nė lidhje me kultet bujqėsore e blegtorale nė popullin tonė; nuk ju ranė nė sy, ose i regjistruan vetėm kalimthi disa figura shumė tė rėndėsishme tė mitologjisė popullore shqiptare si Dragoi, Kuēedra, Nėna e Vatrės, Vitorja, Ora, Zana, Nėna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci pėr tė rėnė shi, rite e zakone nė lidhje me buzmin, nė lidhje me Zjarret rituale tė vitit e kėshtu me radhė.
Ka patur raste qė popullin tonė ta paraqisnin si njė popull fare pagan, duke e ulur pėrfaqėsimin e krishterimit e tė islamizmit nga Shqiptarėt deri nė asgjė, gjė qė historikisht nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės.
Autorėt e huaj qė shkruan pėr mitologji e besime tė popullit tonė nė shek.XIX dhe nė fillim tė shek.XX, problemin e tipareve unitare tė popullit tonė, doemos brenda larmisė sė shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre dukurive, nė burime tė ndryshme tė jetės si bujqėsi, blegtori, mjeshtėri e zeje, tė shfaqura kėto nė rite e figura tė veēanta mitologjike, nuk i shtruan thuajse fare. Ata nuk u nisėn nga fakti se pėrt’u ruajtur kėto lloje mitesh e ritesh pėr shekuj tė tėrė nė formė mbijetesash, duan njė bazė tė caktuar ekonomiko-shoqėrore tradicionale, nė kuptimin e tyre prodhimtar, si burim jetese, brenda njė kompleksi kulturor etnik me tiparet e tij tė mėvetėsishme.
Nė raste tė veēanta disa autorė u pėrpoqėn tė shpjegojnė edhe origjinėn e besimeve nga popuj tė caktuar tė lashtėsisė: llirė, Trakė, Grekė, Romakė, Gjermanė, Sllavė, e kėshtu me radhė. Por nė shpjegimin e burimit etnik tė tyre u nisėn nga prirje tė njėanėshme, qė i vėrenin dukuritė e kėtij lloji nė mėnyrė krejttė thjeshtėzuar, ta zemė, nxorėn zanafillėn e dukurive tė caktuara tė besimeve pagane nga qytetėrimet mė tė zhvilluara tė lashtėsisė ose tė burimit sllav, duke u nisur vetėm nga origjina e fjalės me tė cilėn emėrtohet ky apo ai element, duke u nisur nga ngjashmėri e ndryshime tė rastit. Ata nė pėrgjithėsi nuk kishin parasysh ngjashmėritė e rėna nė sy tė disa dukurive tė kėtij lloji, evoluimin, dėshmitė arkeologjike; nuk i bėnin analizė tė gjithanėshme objektit nė shqyrtim, duke sjellė argumente tė ndryshme historike tė mundėshme, pra nuk e shqyrtonin fenomenin nė tė tėrė kompleksitetin e vetive e tė shfaqjeve tė tij, brenda njė etnokulture tė caktuar. Nuk analizonin nė masėn e duhur kushtet historike e social-ekonomike qė pėrcaktuan ruajtjen e kėtyre kulteve te Shqiptarėt.
Nė pėrcaktimin e origjinės etnike tė miteve e riteve tė ndryshme shpesh herė u nisėn nga kritere thjeshtė tė gjuhėsisė historike (sipas fjalorėve tė etimologjisė) dhe nė kėtė mėnyrė i ndanė elementėt si anė sasiore nė origjina tė ndryshme: ilire, greke, mesdhetare, kelte, slave, etj. Njė klasifikim i tillė i bėrė nga kėta autorė ėshtė shumė arbitrar dhe nė pėrcaktimin e treguesit etnokulturor nuk ju pėrgjigjet aspak kritereve rigoroze. Kėtu duheshin marrė nė konsideratė tiparet e ndryshme tė veēanta qė na shfaqen nė brendi tė miteve e besimeve tė ndryshme, faktorin kohė qė ndan lashtėsinė nga shekulli XIX-XX, pamundėsinė pėr tė njohur nė imtėsi etnologjinė e popujve tė vjetėr apo dhe tė popujve tė sotėm, qoftė dhe kur pėr ta janė shkruar vėllime tė tėra, por megjithatė pėr dukuri tė veēanta nuk ka shkruar askush e megjithatė ato ekzistojnė nė kėtė apo atė popull. Hahni, Nopēa, Lamberci e Durhami, Koci nė pėrcaktimin e origjinės entike tė fenomeneve tė ndryshme janė mė argumentues e mė tė pėrmbajtur, por edhe tek ata u paraqitėn, ku mė pak e ku mė shumė, zgjidhje tė thjeshtėzuara tė kėtij lloji, ndoshta dhe pėr arsye tė materialit tė pakėt qė ata kishin nė dorė nė ato kohė. Megjithatė ata bėnė nė kėtė vėshtrim njė punė tė madhe prej pionieri, u hapėn rrugė kėrkimeve nė kėtė fushė tė dijes, dhanė disa mendime me peshė nė ndriēimin e dukurive tė caktuara.
Intelektualėt e mėdhenj shqiptarė tė Rilindjes Kombėtare dhanė kontribut tė rėndėsishėm nė tė dėshmuarit e etnokulturės shqiptare e tėfunksionevetėsaj.
Nė shkrimet e tyre dhanė materiale me rėndėsi pėr mitologjinė e Shqiptarėve. Ata u munduan tė shpjegojnė bazėn unitare tė popullittonė, tė shfaqur nėpėrmjet mitesh e besimesh tė lashta. Pashko Vasa na thotė se populli shqiptar betohet pėr qiell, pėr dhė, pėr gurė, pėr ujė, pėr mal, pėr fushė, pėr diell, pėr hėnė dhe nuk betohet pėr perėndi e pėr shenjtorė. Ai tregon se kėto forma betimi janė shprehja e atij besimi tė lashtė vendės qė tė parėt tanė kanė ruajtur qė nga lashtėsia. Ai thekson se betimet publike Shqiptarėt i bėjėn mbi gurė pavarėsisht nėse ai qė bėn betim ėshtė katolik, ortodoks a mysliman.
J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashėri, A.Z.Ēajupi, Shtjefėn Gjeēovi, na flasin pėr kultin e Tomorrit si njė vend ku ruhen rite e besime vendėse tė Shqiptarėve e qė janė dėshmi uniteti nė traditat e lashta tė kėtij populli. Ata duan tė tregojnė me kėtė se populli ynė, pavarėsisht nga dallimet fetare tė feve monoteiste tė ndryshme qė sjellin me vete dhe veēime nė tiparete kulturės sėtraditės, nė kompleksin kulturortėtij, populli shqiptar shquan pėr njėjtėshmėri e pra ėshtė e domosdoshme qė tė bashkohet e tė luftojė pėr pavarėsi kombėtare, pėr pėrparim. Rilindasit venė theksin nė lidhjet e marrėdhėniet e forta shoqėrore e familjare midis elementėve shqiptarė nga besime tė ndryshme. J.Vreto shkruan: “… meqenėse pas ndarjes fetare, Shqiptarėt ortodoksė nuk lidhin krushqi me vėllezėrit tanė Shqiptarė muhamedanė (ndonėse martesat midis tyre nė disa vende vazhduan pėrnjė kohė tė gjatė edhe pas ndarjes fetare) u gjet njė mėnyrė tjetėr afrimi, ajo e vėllamėrisė, dmth njė i krishterė qeth fėmijėn e njė muhamedani, duke i prerė atij disa fije flokėsh tė kokės”. Pra nė anėt rituale e tė besimeve tė lashta vendėse ruajtėn njėjtėsinė kombėtare.
“Tė gjithė pothuaj aristokratėt muhamedanė shqiptarė, qė quhen turqisht bejlerė, kur martohen, dėrgojnė, nė kundėrshtim me fenė e tyre, pikėrisht njė mik tė krishterė, qė pajisei me leje tė hyjė edhe nė harem pėr tė shoqėruar nusen. Ky zakon duket si njė i njėjtė me zakonin e kumbarės qė pėrdorej para ndarjes fetare…”
Autorėt arbėreshė tė Italisė (rilindas) si J.De Rada nė botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica nė artikujt e tij nė “lli i Arbėreshėvet” e tė tjerė, na japin materiale me vlerė pėr mitologji e besime tė’ Arbėreshėve. De Rada, duke u nisur nga qėllime atdhetare, bėr kahasime nė mes mitologjisė shqiptare dhe asaj tė lashtėsisė. Zgjidhjel pėrgjithėsisht janė romantike e tė pabazuara. Nė disa raste bėher pėrpjekje pėr tė treguar bazėn unitare tė miteve e besimeve tė trevės shqiptare (nė Shqipėri) me ato tė Arbėreshėve tė Italisė.
Folkloristėt shqiptarė tė Rilindjes si Th. Mitko me “Bletėn shqiptare” (1878), S. Dine me “Valėt e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pėmnbledhje kėngėsh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe mė pas ata tė Pavarėsisė si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashėri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaēka, H. Bushati, K.Shtjefni, e tė tjerė, nė botimet e tyre ne japin material me mjaft interes pėr mitologji. K. Kamsi, na ka dhėnė disa artikuj tė veēantė kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verės, Shėn Gjergji etj, po dhe pėr mite e besime tė lashta vendėse nė pėrgjithėsi nė popullin tonė (si “Besime tė popullit nė Labėri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime tė shumta e me shumė vlerė ka botuar I.Dalliu pėr fshatra e qytet tė Tiranės. Gjatė periudhės sė Pavarėsisė nga autorė tė ndryshėm u botua material me interes nė disa tė pėrkohėshme si “Albania” e Faik Konicės, “Kalendari Kombiar” i M. Frashėrit, “Hylli i Dritės”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombėtare”, “Njeriu” “Drini”, “Pėrpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltė”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti” etj.
Gjeēovi na jep njė material me vlerė pėr mite e besime tė popullit tonė dhe, duke u nisur thjesht nga njė ndjenjė atdhetarizmi, dukuritė e ndryshme tė mitologjisė i shpjegon si tė origjinės trako-ilire, pa sjellė argumentat e duhur nė kėtė drejtim. Gjeēovi mblodhi njė material tepėr tė gjerė pėr kultin e gurit, pėr kulte tė ndryshme tė natyrės, pėr rite tė jetės familjare, pėr rite tė festave tė motmotit, pėr rite e flijime nė ndėrtim dhe, pėr mė tepėr, kėto i gjurmoi nė njė hapėsirė shumė tė gjerė tė trojeve shqiptare. B.Palaj krahas eposit legjendar e tė sė drejtės dokėsore, mblodhi mjaft materiale pėr rite, pėr besime, pėr figura tė mitologjisė popullore, ashtu si bėri dhe kolegu i tij eksplorues – Gjeēovi.
Gjatė kohės sė rilindjes e sidomos gjatė Pavarėsisė e deri mė 1945, i vėrejmė tė botuara nė organe tė ndryshme tė shtypit, nė botime tė veēantė, shumė mite, rite e besime tė ndryshme tė popullit tonė, me burim nga terreni, nga jeta e banorėve e kėto mė kanė shėrbyer shumė si burime me vlerė nė kėrkimet e mia. Por duhet shėnuar se nė disa raste kanė qėnė tė pėrziera dhe me elementė tė marrė nga letėrsia greke e romake e; duke qėnė tė tilla jemi shmangur prej tyre, duke i marrė gjithnjė burimet nė mėnyrė kritike.
Njė kontribut me rėndėsi nė studimin e mitologjisė shqiptare ka dhėnė profesor E.Ēabej me punimet e tij nė kėtė fushė qė nė vitet ’30 e deri nė ditėt e sotme (1976). Kontribut me shume rėndėsi ėshtė studimi pėr figurėn mitologjike Zana, pėr disa f igura tė mitologjisė popullore, si Vitorja, Gjigandėt, Herri e tjerė elementė e figura tė mitologjisė. Ka studiuar dhe eufemizmat ndėr shqiptarė. Nė fushėn e mitologjisė shqiptare kanė dhėnė studime e materiale me vlerė dhe studiuesit M. Krasniqi, A. Uēi, K. Halimi, Z. Sako, Q. Haxhihasani, Rr. Zojzi, e A. Gjergji, D. Statovci, S. Fetiu, U. Xhemaj e tėtjerė.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17815
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum