Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Agolli ....

Go down

Drita Agolli .... Empty Drita Agolli ....

Post by Dardania Sun 19 Apr 2015, 01:46

Drita Agolli .... 300px-Drita_Agolli Drita Agolli (Strazimiri) lindi mė 2 qershor tė vitit 1927 nė Maqellarė tė Peshkopisė, ėshtė aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur shqiptare.

Nė vitin 1950 fillon punė nė Teatrin Popullor si aktore. Roli i parė i Drita Agollit ka qėnė Marieli tek "Zėri i Amerikės" nga Lavrenjev, nė vitin 1951. Nė 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve tė Bukura nė Bukuresht, Rumani, pėr skenografi dhe kostume teatri. Nė shtator tė 1956 vijon studimet e larta nė ish Bashkimin Sovjetik, nė Institutin e Artit Dramatik tė Moskės me emrin e Lunaēarskit (GITIS) pėr regji teatri. Pasi diplomohet nė atdhe, nė 1960 emėrohet nė Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, e emėruar tashmė regjisore nė Teatrin Kombėtar, ve nė skenė disa pjesė tė suksesshme tė dramaturgjisė botėrore dhe kombėtare.

Drita Agolli ėshtė gruaja e parė shqiptare e diplomuar pėr regjisorė.

Si aktore pėrmendim rolet e Marielit "Zėri i Amerikės", Bianka "Otello", Gertruda "Hamleti", Klea "Dhelpra dhe rrushtė", Ortensia "Zonja e bujtinės", Drita "Mbi gėrmadhat", Anarda "Qeni i kopshtarit", Elena Andrejevna "Qeni i kopshtarit", Donna Luēia "Karnavalet e Korēės", etj.

Si regjisore ka vėnė nė skenėn e Teatrit Kombėtar dhe nė disa skena tė qyteteve tė tjera tė vendit: "Shtrėngata", "Llampa e neonit", "Tokė e zjarrtė", Lumi i vdekur", "Pabesia", "Luiza Miler", "Familja e peshkatarit, "Njerėzit e thellėsive", "Te ura", "Djali plangprishės", "Shėnomėni dhe mua", "Marianida Pineda", “Njeriu, virtyti dhe kafsha”, etj.

Drita Agolli vlerėsohet edhe pėr kontributin e vyer tė saj si pedagoge nė Katedrėn e Artit Dramatik tė Institutit tė Lartė tė Arteve, sot Akademia e Arteve tė Bukura, duke pėrgatitur disa breza aktorėsh, tė cilėt konsiderohen sot si thesar tė artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. Nė vitin 1974 emėrohet Shefe e Katedrės sė Dramaturgjisė tė atij Instituti.

Duke ia njohur talentin, pėrgatitjen profesionale artistike dhe pedagogjike, si dhe pėrkushtimin e palodhshėm tė kėsaj artisteje ndaj ngritjes dhe evidentimit tė vlerave tė artit dramatik shqiptar, aktorja, regjisorja dhe pedagogia Drita Agolli nderohet me titullin “Artiste e Merituar” nė vitin 1985. Ndėrsa nė vitin 2001, nderohet me titullin mė tė lartė "Mjeshtėr i Madh" nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė.

Drita Agolli ka botuar njė sėrė artikujsh kritikė nė lėmin e artit skenik, si dhe njė libėr autobiografik "I paemri", i pritur ngrohtė nga specialistėt e fushės dhe publiku i gjerė.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17794
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum