Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gėzim Erebara

Go down

Gėzim Erebara Empty Gėzim Erebara

Post by Dardania Sun 19 Apr 2015, 22:59

Gėzim Erebara 200px-G%C3%ABzim_Erebara Gėzim Erebara ėshtė njė “Artist i merituar” i popullit shqiptarė, lindi mė 19 maj 1929 nė Dibėr ; vdiq mė 12 shkurt 2007
Jeta
Pasi kreu shkollimin fillor e tė mesėm nė vendlindje, nė vitin 1948 nisi studimet pėr regjisurė nė Akademinė FAMU nė Pragė. Nė Shqipėri u kthye nė vitin 1952. Nė vitin1957 filloi punėn si regjisor dhe skenarist nė Kinostudion “Shqipėria e re”. Nė fillim, ai punoi is asistent regji nė filmat “Tana”, “Furtuna” dhe “Debatiku”, ndėrsa nė vitin 1967 realizoi filmin e parė “Ngadhnjimi mbi vdekjėn”, film i cili nuk u prit mirė nga cenzura dhe u ndalua. Pėr 30 vite, ai punoi nė Kinostudion “Shqipėria e re” dhe realizoi shumė filma artistik dhe dokumentar. Pos kėsaj, Gėzim Erebara ėshtė marrė edhe me publicistikė, duke botuar artikuj tė shumtė tė sferė profesionale pėr regjisurė, por ka bėrė edhe analiza e vėshtrime nga sfera e krijimtarisė sė tij profesionale.
Djali i njė familjeje tregtare qė u vendos nė Tiranė rreth viteve ’30, pėr shkak tė persekutimit etnik nė ish-Jugosllavi. Studimet e larta i kreu nė insitutin kinematgrafik “Famu” nė Pragė, 1947-51. Nė vitin e fundit tė studimeve, iu ndėrpre bursa dhe u kthye forcėrisht nė atdhe pėr shkak se pati deklaruar nė njė takim studentor se “Enver Hoxha ka mė pak kulturė se njė qytetar i mesėm ēek”. Nė vitin 1957, fillon tė punojė nė Kinostudion “Shqipėria e Re”, ku kontribuoi nė filmat e parė shqiptarė si dhe nė filmat shqiptaro-sovietikė.
Asistent rregjisor nė filmin e parė shqiptar Tana, si dhe nė bashkėprodhimin shqiptaro-sovietik, Furtuna nė vitet 1958 dhe 1959. Filmografia: “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, nė bashkėautorėsi me Pirro Milkanin, 1967. Filmi u nderua me ēmimin e Republikės dhe u komercializua gjerėsisht nė Kinė dhe vende tė tjera komuniste ku pati njė sukses tė jashtėzakonshėm me mbi 100 milionė shikues tė rregjistruar. Filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, njė pėrshkrim i qėndresės sė dy partizaneve tė kapura rob dhe tė ekzekutuara nga gjermanėt gjatė Luftės sė dytė Botėrore, vazhdon tė shitet edhe sot nė Kinė. Transmetimi i filmit u ndalua nė Shqipėri pėr dy dekada pėr shkak se Edi Luarasi, aktore kryesore u persekutua pas Festifalit tė 11-tė nė RTSH.
Filmi i parė i pavarur, “Guximtarėt”, u prodhua nė vitin 1970. Suksesin mė tė madh e arriti me filmin “Nė fillim tė Verės”, 1975. Filmi “Nusja” konsiderohet gjerėsisht si njė eksperiment qė nuk pati sukses tregtar, por qė paraqiti botėn e dokeve ballkanike dhe u vlerėsua nga kritika.
Nė vitin 1976, realizoi filmin “Pylli i Lirisė”, njė histori nga rezistenca antifashiste e filmuar nė pyllin e Divjakės, ku e veēanta qe vendosja e njė kali, si personazh kryesor. Siē ka treguar ai vetė, frika ishte e madhe pėr shkak se prania e kuajve nė njė film shqiptar si dhe koinēidenca historike (vrasja e Petrit Dumes dhe shpallja e garave me kuaj si sport mikroborgjez), patėn krijuar njė situatė tė tensionuar. Edhe kali personazh nė film, pati rėnė pre e luftės politike tė kohės, ku nga hipodromi i Ministrisė sė Mbrojtjes, qe dėrguar pėr kalė karroce nė njė fshat nė Pėrmet, ku i kishin prerė kreshtėn. Gjatė filmimeve, kreshta e kalit u realizua me trukim. “Pylli i Lirisė” ėshtė edhe filmi i parė me ngjyra me ekran tė gjerė i realizuar nė Shqipėri.
Shumė herė nė emisione televizive, ka treguar se filmi i tij i pėlqyer, ishte “Njė natė pa dritė”. I realizuar nė vitin 1981, filmi paraqiti figurėn komplekse tė Migjenit. Dy dekada mė parė, nė vitin 1961, pati realizuar njė dokumentar pėr figurėn e Migjenit, ndėrsa kėsaj here, e mitizoi atė nė Kinema. Pėr kėtė vepėr, Z. Erebara, lexoi pothuajse nė ilegalitet veprat e Niēes, studimet e huaja mbi Migjenin, gjė qė binte ndesh me politikėn zyrtare qė e paraqiste pjesėn Niēeane tė Migjenit si njė periudhė kalimtare e gjendjes shpirtėrore tė poetit dhe jo si burim i rėndėsishėm frymėzimi. Nė biseda tė ndryshme ka treguar se mendimi i tij mbi kėtė debat, ėshtė se Migjeni ishte niēean. Ndėr filma tė tjerė :

“Vajzat me kordele te kuqe”, 1979 (Historia e lėvizjes feministe shqiptare gjatė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore).

“Fushė e gjelbėr, fushė e kuqe”, 1984 (Historia e skuadrave tė futbollit tė Tiranės para dhe gjatė luftės).

“Njė Jetė mė shumė”, 1985, me bashkautor Gavrosh Haxhihysenin. (Historia e njė jetimi nė Tiranė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore).


Ka realizuar me dhjetėra dokumentarė gjatė karrierės sė tij tė gjatė. Ka pėrkthyer shumė vepra letrare si dhe lėndė profesionale. Njohės i thellė i estetikės sė kinemasė dhe historisė sė Kinemasė. Pėr artikujt e panumėrt ėshtė konsideruar nga miqtė e vet si njė “magazinė pa inventar”. Punoi si pedagog i jashtėm pėr shumė vite nė Akademinė e Artave tė Bukura nė Tiranė, (Ish-instituti i lartė i artėve). Nga pėrkthimet veēohen : “Ushtari i Mirė Shvejk”, (Jarosllav Haēek), pėrkthyer nga gjuha ēeke. Romane dhe tregime tė ndryshme tė Karel Ēapek si dhe poezi tė Jarosllav Seifert, (ēmim Nobel nė Letėrsi). Ka pėrkthyer Ēelėsin e Kinemasė, Ēelėsin e Pikturės etj, nga gjuha frėnge. Njė pjesė e madhe e pėrkthimeve janė ende nė dorėshkrim. Ka pėrkthyer vepra tė ndryshme nga letėrsia italiane. Gjuhėt e huaja: Ēekisht, Italisht, Frėngjisht, Serbokroatisht dhe pak rusisht.
Filma Televiziv


Debatik - (1961)

Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)

Guximtarėt - (1970)

Nė fillim tė verės - (1975)

Pylli i lirisė - (1976)

Vajzat me kordele tė kuqe - (1978)

Nusja - (1980)

Njė natė pa dritė - (1981)

Fushė e blertė-fushė e kuqe - (1984)

Njė jetė mė shumė - (1986)

Filma Dokumentar



"Migjeni" (1961),
"Gjirokastra" (1962),
"Vangjush Mio" (1965),
"Ndre Mjeda" (1962),
"Ata quheshin Arbėr" (1973), etj.
Pėrkthime


Jarosllav Hacek : ”Ushtari i mirė Shvejk”
Karel Capek : "Hordubal"
Ēelėsi i Kinemasė
Ēelėsi i pikturės.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17794
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum