Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhip bej Draga

Go down

Nexhip bej Draga Empty Nexhip bej Draga

Post by Dardania Sat 25 Apr 2015, 20:22

Nexhip bej Draga (1868-1921), ishte deputet i Vilajetit tė Kosovės nė Mexhlisin Osman, dhe senator nė Parlamentin e Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene, veprimtar i gjallė politik pėr tė drejtat kombėtare shqiptare tė fillim shekullit XX.
Jeta
Lindi nė Mitrovicė nė vitin 1868, i biri i Ali pashė Dragės. Gjyshi i Nexhip beut, Ali Ferhat bej Draga-Kelmendi shėrbeu nė njė xhami tė Pazarit tė Ri. Ai tė birit tė quajtur me emrin Ali i dha shkollim nė drejtim shoqėror dhe ushtarak. Ali Kelmendi do tė bėhet i njohur veēanėrisht ne kohėn e Luftės ruso-turke tė vitit 1876/77. Familja Draga kishin prona tė mėdha nė Sanxhaku i Pazarit tė Ri. Ali pashė Ali Ferhat bej Draga–Kelmendi mori pjesė aktive nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe me sukses i bashkoi elementet etnike shqiptare dhe boshnjake nė Veriperėndim tė Vilajetit tė Kosovės, e mbrojti kufirin etnik dhe historik tė Shqipėrisė nė viset Shalės sė Bajgorės, tė Kollashinit dhe tė Sanxhakut tė Tregut tė Ri (Jeni pazar, Novi pazar). Sė kėndejmi, i doli zot, sė fundi, edhe ēifllėkut prej 500 ha qė ia kishte ndarė Sulltani nė Mojstir pėr sukseset nė Luftėn e Plemes.

Nexhip bej Draga, si pinjoll oxhaku qė kishte dhėnė personalitete nė tri breza, dhe si bir Pashe, u rrit nė gjirin e familjes me njė traditė tė formuar intelektuale, politike dhe ushtarake. Kjo i mundėsoi tė shkollohej nė shkollat mė me emėr tė Perandorisė Osmane, ku krijoheshin kuadro pėr administratė dhe nėpunėsi tė lartė. Pasi e mbaroi idadinė (gjimnazin) nė Ēupėrli (Veles) dhe Skollėn e lartė mbretėrore tė profesioneve ekonomike "Mülkiye-i-Sehahané", shumė vite specializoi dhe mėsoi gjuhėn frėnge nė Paris, ku u lidh me qarqet revolucionare te Turqve tė Rinj. Fliste dhe shkruante frėngjisht, turqisht, serbisht dhe bullgarisht.
Karriera n'Administratėn Perandorake
Nga fundi i shekullit Nexhip bej Dragėn e shohim kajmekam (1896-1902) nė Kratova, Pazar tė Ri, Velesi[1] kurse nė prag tė Lidhjes Shqiptare “Besa-Besė” tė Pejės e shohim nė Mitrovicė, ku iu kushtua jetės politike dhe administrimit tė ekonomisė familjare. Meqė pronat e Familjes Draga ishin nė viset kufitare me Serbinė, tė bijtė e Ali pashė Dragės, tė hedhur nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe veēmas Nexhipi, si veprimtar i shquar i Lėvizjes Demokratike Xhonturke, kultivoi marrėdhėnie fqinjėsore tė mira me Serbinė dhe me serbėt nė vise tė Mitrovicės. Kėtė fakt e vėrtetoi “Afera e shkurtit 1899 me komitėt serbė nė Mitrovicė”.

Nė zgjedhjet e para pėr Parlamentin e Turqisė nė dhjetor tė vitit 1908 Nexhip bej Draga u zgjodh deputet (pėrfaqėsues) i popullit pėr Sanxhakun e Shkupit tė Vilajetit tė Kosovės. Gazeta shqiptare “Besa” e Stambollit, e datės 26 janar 1909, duke folur pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė katėr vilajeteve tė Shqipėrisė: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės, Nexhip Dragės, Shahin Kolonjės e tė tjerėve pėr perfaqėsues tė popullit, ata i quante “Lule tė atdheut qė ka dėrguar kėtu (nė Stamboll), Shqipėrija”, tė cilėt “do tė pėrpiqen pėr atdheun tėnė”.

Si njėri ndėr veprimtaret mė tė shquar tė Klubit Shqiptar “Bashkimi” tė Shkupit me ndikim permanent nė qarqet xhonturke – ushtarake, politike dhe administrative nė Vilajetin e Kosovės, qysh para vitit 1908, Nexhipi tashti, nė kushte tė Kushtetutshmėrisė xhonturke - Hyrrietit (Lirisė), u bė shtyllė e fortė e shkollės dhe alfabetit shqip nė Vilajetin e Kosovės dhe mė gjerė nė trojet shqiptare, ndjekėsi dhe mbėshtetėsi mė besnik, mė i devotshėm, i Hasan Prishtinės nė kėto fusha tė kulturės, tė jetės dhe tė ardhmėrisė shqiptare.

Nė luftėn kombėtare pėr sendėrtimin e programit dhe tė rezolutės se Kongresit tė Alfabetit nė Manastir (14-22 nėntor 1908) Nexhip bej Draga kurrė nuk u luhat dhe i qėndroi besnik parimit tė tij luftarak: “Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasė Evropiane tė bijtė e sė cilės jemi”! Me menēuri guxim dhe autoritet e minoi plotėsisht, Kongresin Xhonturk tė Dibrės (23 korrik 1909), i cili kishte pėr qėllim tė nxirrte dhe tė flakte nga pėrdorimi alfabetin shqip latin pėr gjuhėn shqipe. Kėso kohe, krahas Hasan be Prishtinės dhe Shahin bej Kolonjės ishte krahu mė i fortė i Ismail Qemalit rreth partisė liberale opozitare “Ahrar” dhe kontribuoi nė veprimtarinė kulturore e kombėtare-arsimore tė Klubit Qendror “Bashkimi” tė Stambollit, i cili kishte rolin e njė ministrie shqiptare tė arsimit dhe tė kulturės nė kushte tė shtetit shqiptar nė lindjen e sipėr.

Propagandat e huaja bėnė qė edhe deputetėt shqiptarė nė Parlament tė ndaheshin nė dy taborė, nė tė ashtuquajtur nga tė huajt: “Latinashė” dhe ‘Arabistė”. Nė grupin e parė ishin 10 pėrkatėsisht 11 deputetė, kurse nė grupin e dytė ishin 14 pėrkatėsisht 13 deputetė. Midis “Latinashėve” ndėr mė aktivėt u dėshmuan Hasan bej Prishtina dhe Nexhip be Draga.

Pas shumė pėrpjekjeve tė Hasan be Prishtinės dhe tė Nexhip bej Dragės gjuha shqipe u fut nė “Darul Maulim” (Shkolla Normale) tė Shkupit, nė “Idadinė” (gjimnazin) dhe nė Shkollėn Edukative “Meēteb-i- Edeb” tė Shkupit. Nė kėto shkolla shqipen e ligjėronin dy rilindėsit dhe publicistėt e shquar pejanė: Bedri Be Pejani dhe Salih Gjukė Dukagjini. “Nė Shkup u vendos me msue giuhen shqype me shkrola t’veta” – do tė konstatojė “Bashkimi” i Shkodrės, mė 6 shkurt 1910. Ministri i arsimit tė Turqisė, i provokuar dhe i nxitur nga propagandat e huaja dhe nga njė pjesė e ulemasė dhe krerėve islam fanatikė, me 23 janar 1910, lėshoi urdhnesėn qe “gjuha shqipe nė tė gjitha shkollat nė brendi tė Vilajetit tė jepet vetėm me shkronjat arabe”.

Kjo urdhnesė u dha, akoma, fuqi qarqeve reaksionare anti¬sh¬qiptare nė shumė vise tė vilajetit tė Kosovės. Mė 28 janar 1910 nė Kaēanik u organizua njė miting kundėr alfabetit latin dhe kundėr Nexhip bej Dragės. Nė miting u kėrkua tė mbyllen tė gjitha shkollat shqipe ku mėsohej e shkruhen me Alfabetin latin. Kurse vetėm pak ditė mė vonė, nga shkollat shqipe tė Gjilanit do tė ndoqėn dy mėsues tė mėsimit shqip.
Mbledhja e Taksimit
Nė janar tė 1912 mblidhet me deputetėt e tjerė shqiptar qė bėnin pjesė n'opozitė pėrkundrejt politikave tė Turqve tė Rinj pėr Osmanllillėkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vėnė re se fjala e deputetėve shqiptarė pėr tė drejtat kombėtare tė cilat Turqit e Rinj u kishte valėvitur flamurin pėr t'ardhė nė pushtet, Nexhip beu bashkė me Ismail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinėn, Myfid bej Libohovėn, Esad pashė Toptanin etj. takohen nė fillim pranė Hotel "Pera Palace" dhe mė pas me 12 janar nė shtėpinė e Syrja beut nė lagjen Taksim, qė u pagėzua "Komploti i Taksimit". Gjatė Luftės Ballkanike u burgos nga qeveria e Beogradit, dhe u lirua mė 1914
Veprimtaria me Xhemijetin
Mė 1920 formoi njė parti politike tė quajtur Xhemijeti, dhe u zgjodh deputet nė Parlamentin e Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene.[1]

Nga fillimi i vitit 1921 Nexhip be Draga sėmurėt rėndė. Tashti tumoret (maligue) iu paraqitėn nė fyt dhe ia vėshtirėsuan frymėmarrjen. Meqė nuk i lejohej shėrimi urgjent, pėr pak kohė bėri shumė keq. Pas njė vonese prej 25 ditėsh nga dita kur kėrkoi lejen tė shkonte nė Vjenė pėr shėrim, qeveria e Pashiqit i mundėsoi daljen nga shteti, por tashti ishte shumė vonė. Operacioni nė njė spital tė Vjenės nuk ia pėrmirėsoi gjendjen. Kėshtu, me mallin pėr lirinė e atdheut tė robėruar, mė 18 maj 1921t. Vdiq i rrethuar nga studentėt shqiptarė qė studionin nė Universitetet e Austrisė dhe u pėrcoll me nderime tė mėdha pėr varrim nė varret e vendlindjes, nė Mitrovicė.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17731
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum