Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Palok Traboini

Go down

Palok Traboini Empty Palok Traboini

Post by Dardania Thu 30 Apr 2015, 23:10

Palok Traboini 220px-PALOK_TRABOINI_1888-1951
Palok Traboini ka lindur nė prill tė vitit 1888 nė Trabojin tė Hotit, nė trojet qė ndodhen nė shtetin e Malit tė Zi, nė njė familje qė i takon fisit Gojēaj.

Jeta
Ka mbetur jetim nė moshė tė vogėl dhe e ėma Nora, gjendur nė varfėri, deshi ta ēonte nė Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedė Gjo Luli, qė kishte mendimin pėr tė shkolluar njė njeri nga Hoti, ku tė gjithė ishin analfabetė veē priftit, ndėrmjetėson dhe e dėrgon nė Shkodėr, nė Shkollėn Tregtare Italiane, e ku ky vogėlush hotjan do tė jetonte nė shtėpinė e profesorit zemėrmirė Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me njė vajzė shqiptare, atė bukuri qytetare shkodrane qė tashmė tė gjithė e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolė Arsen Idromenos.

Me tė mbaruar shkollėn nė vitin 1908, nė pamundėsi pėr tė vazhduar studimet e larta pėr gjuhėsi, siē aspironte, kish arritur tė mėsonte pesė gjuhė, me ndėrmjetėsimin e Kolė Idromenos emrohet mėsues nė shkollėn e fretėnve. Po kėtė vit martohet me vajzėn e profesorit tė vet, Katrinėn, ēfarė e afroi familjarisht me rrethin e elitės aristokrate shkodrane, bartėse e kulturės dhe traditave qė prej kohės sė venecianėve, se Shkodra dihet, ishte njė Venecia e vogėl, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e njė liqen pėrreth qytetit qė frymėmerrte prej daljes pėrmes Bunės nė det, duke u bėrė qendra tregtare ndėr mė tė njohurat nė Ballkan.

Shėrbeu si mėsues nė Prizren nė vitet 1910-1911 dhe u gjend nė mes tė luftėtarėve nė Hot kur nisi kryengritja e Malėsisė sė Madhe mė 24 mars 1911.

Dedė Gjo Luli, tė cilit i shėrbente si sekretar (sipas shkrimeve tė Gjush Sheldisė qė mbajnė vitin 1959), duke qėnė se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohės i shumė gjuhėve dhe i pari mėsues i Malėsisė sė Madhe, e ngarkon me detyrė tė sjellė flamurin kombėtar tė porositur muaj mė parė nga Kolė Ded Gjo Luli gjatė njė vizite qė kishte bėrė nė kancelaritė e oborrit perandorak nė Vjenė. Por, disa hotjanė tė moshuar, luftėtarė tė kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur nė njė punėtori artistike tė kryeqytetit perandorak me pėrkujdesjen e pretendentit si pasardhės i heroit kombėtar tė shqiptarėve, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeut. Ky pretendent pėr kurorė nė Shqipėri qė mbante njė emėr tė gjatė aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, mė herėt kishte patur lidhje me Faik Konicėn, por mė pas shkrimtari ynė e kishte satirizuar thekshėm. Kundėrshtar i regjimit vijues, zogist, u pushue nga puna. Vdiq mė 1951.

Dedė Gjo Luli me tė Birin, Kolėn
Palok Traboini 220px-Lufta_e_Maleve_-_Palok_Traboini%2C_1911
Flamuri qė solli Palok Traboini ėshtė pikėrisht ai qė njihet si “Flamuri i Dedė Gjo Lulit“ dhe ėshtė fiksuar nė fotografi nga Kel Marubi me shėnimin “Flamuri qė u ngrit nė Deēiq”. Ai flamur ėshtė shpalosur sė pari tek Kisha e Traboinit nė Hot, dhe luftėtarėt …’e ngritėn disa herė nė Majėn e Bratilės, duke i paraprirė kėshtu shpalljes sė pavarėsisė e ngritjes sė flamurit kombėtar shqiptar nė Vlorė me 1912”.(sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002). Ish mik e bashkėluftėtarė me poetin Hilė Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nikaj, me luftėtarė si Prel Keri e Ndoc Deda, i afėrt shpirtnisht e familjarisht me Kolė Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbėn, koleg me mėsuesit Mati Logoreci, Lazėr Lymezi, Kolė Kodheli, Kolė Rrota, Ndoc Lezhja, Lukė Lukaj, Kolė Laca, Pjetėr Pali (mėsues ekzekutuar nga diktatura menjėherė pas luftės sė dytė botėrore) e tjerė.

Ka qėnė njė prej bashkėpunėtorėve tė gazetės “Koha - Bashkimi“, Shkodėr 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, tė cilat bashkė me poemėn epike Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911 pėr kryengritjen e vitit 1911, pėrbėn krijimtarinė e tij tė zbuluar deri mė tash, si autor i para pavarėsisė.

Ėshtė propozuar pėr t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranėt kombėtarė tė Hotit tė Ri, nė vitin 1962, si luftėtar pėr pavarėsi, por edhe si i pari mėsues i Malėsisė sė Madhe, por Kuvendi Popullor i atėhershėm e ka lėnė nė harrim, ashtu siē vazhdojnė ta lėnė nė harrim edhe sot e kėsaj dite shtetarėt mentarė tė kohėrave tė reja, edhe pse demokracia shumė gjėra i ka rishikuar pėr tė shmangur denigrimet e qėllimshme historike. Shpirti, idetė e atdhedashuria e zjarrtė i kanė mbetur derdhur nė esč e vargje, ndėrsa trupi i luftėtarit qė kish marrė edhe plagė, mė 14 korrik 1951 shkoi tė pushojė nė Rrmaj, nė varrezėn katolike tė Shkodrės, ku tashmė ndodhet bashkė me tė shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogėl, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit tė Kishės Katolike Shqiptare Dom Ernest Ēoba, i vdekur nė burgjet e diktaturės, si dhe e poetit tė mirėnjohur shkodran Bep Zorba.

Kujtimeve tė botuara apo tė lėna nė doreshkrim tė luftėtarit kryengritės Martin Ujk Ēeku-Traboini, regjisorit tė mirėnjohur Andrea Skanjeti, qė ruajti dhe dorėzoi tė birit te PT kopjen e vetme tė poemės sė humbur “Lufta e maleve” tė vitit 1911 tė Palok Traboinit, nė numurat e gazetės “Koha-Bashkimi”, Shkodėr, tė vitit 1910 dhe revista “Hylli i Dritės” 1937, nga ish-nxėnėsit miqtė e tij nė tė gjallė si Pjetėr Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuēetaj, Kolė Duku dhe Preng Gruda. Pėr jetėn e veprėn atdhetare tė Palok Traboinin gjen tė shkruar nė librat dhe studimet e Petraq Pepos, At Donat Kurtit, Prof. doktor Hamit Boriēi, shkrimtari e studiuesit Fran Camaj, Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof.dr. Gazmend Shpuza, editorit tė gazetės “Illyria” dhe "Dielli" nė Nju Jork, Dalip Greca, historiani Gjergj Nikprelaj nė Tuz, Gjokė Lulit nė Kastrat.

Nė kėtė fotokopėrtinė libri ėshtė botuar fotografia e Marubit "Krerėt e Malėsisė" ku duken pranė e pranė prijėsi kryengritės Ded Gjo Luli dhe Deli Meta, bajraktari i Hotit, pas Deli Metes ėshtė Palok Traboini. Shėnim: Shkrimi ėshtė parathėnia e librit "Lufta e Maleve - Palok Traboini" nga autori Kolec Traboini.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17728
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum