Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Princi dhe Vajza e Zgjuar

Go down

Princi dhe Vajza e Zgjuar Empty Princi dhe Vajza e Zgjuar

Post by Dardania Fri 08 May 2015, 00:30

Princi dhe Vajza e Zgjuar Vajza
Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri plakun e fshatit tė rripte njė gur e pastaj tė pregatiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijėsit. Vajza ishte e re, shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė u mendua.
Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte. Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė hanxhar nė dorė dhe i tha: "Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therrė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn".

Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija. Prijėsi u zemėrua dhe i tha:
- Ku ke ndėgjuar or plak, qė tė therret guri? Mos kėrkon tė tallesh me mua?
Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
- Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj o prijės, po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re. Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cėnoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit, aq sa vendosi tė ndahet prej saj, megjithėse e donte si mė parė.
- Unė po shkoj pėr gjueti, por ki mendjen: po qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje, me mua nuk ke punė mė, do tė ndahemi njėherė e mirė.
Kaloi njė ditė, dy apo mė tepėr, dhe te fqinjėt erdhi njė mik. Natėn pela e mikut polli njė mėz. Nė mėngjez miku, kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit. Dhe kjo erdhi, por me mjaft vonesė.
Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės, duke ardhur, pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
Tė gjithė u habitėn. Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.
- Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata, e pastaj, ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
Gruaja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
- Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė, si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
Kur u kthye nga gjyetia, prijėsi mori vesh qė gruaja e tij kishte shkelur porosinė
qė i kishte dhėnė. Ai i tha gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė, apo ku tė dėshirojė.
- Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sėbashku darkėn e fundit tė lamtumirės, - u lut ajo dhe, pasi mori pėlqimin e tė shoqit, shtroi sofrėn.
Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin, pastaj, me kujdes, qė tė mos zgjonte, e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po mė ēon kėshtu?
E shoqja, si gjithnjė, u pėrgjigj qetė:
- Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra, unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr. Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.
Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas, hoqi dorė nga tekat dhe u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17818
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum