Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mullixhiu

Go down

Mullixhiu Empty Mullixhiu

Post by Dardania Mon 18 May 2015, 15:39

Jetonte diku e diku njė mullixhi i mirė. A e dini ju, o fėmijė se ē’ėshtė mullixhiu? Mund ta dini, mund tė mos e dini. Kur them, qė mund tė mos e dini, kam parasysh faktin se tashmė nuk pėrdoren mė mullinjtė pėr blurjen e drithrave. Koha e tyre ka perėnduar, kanė dalė jashtė pėrdorimit tė pėrditshėm, sepse tani bluarja e drithrave bėhet nė fabrika moderne. Ju nuk e njihni mullirin me zhurmėn e tij karakteristike tė trokashkave dhe rrjedhėn e ujit qė vrullshėm zbret nga jazi dhe vė nė lėvizje gurin e rėndė nė nofullat e tė cilit bluhej misri apo gruri. Kanė dalė jashtė pėrdorimit fjalėt mulli e mullixhi, trokashka e jaz. Ashtu si fjalėt kandil e bishtuk, parmendė e perusi, finjė dhe lejlek. Me fjalėn e fundit, mos kini parasysh lejlekun e madh dhe elegant qė fluturon e qė bėn folenė mbi oxhak tė shtėpive nė fshat, por njė llojė drapėri qė shėrben pėr korrjen dhe mbledhjen nė duaj tė grurit, elbit, thekrės.
Ehu ha! Sa mė tepėr tė vazhdoj me shpjegime, aq mėshumė fjalė tė tjera po na dalin pėr tė cilat, do mė kėrkoni shpjegime tė tjera. Ndaj le tė kthehemi tek mulliri i vjetėr ndanė fshatit ku, fshatarėt vinin pėrditė e pėrditė me thasėt e drithit ngarkuar nė shpinė, mbi kuaj apo mushka, e ktheheshin prej andej me njė miell tė bardhė e tė imėt si pudėr.
Mullixhiu na qėlloi njė burrė i urtė e i shtruar. Gojėmbėl me tė gjithė. Them me tė gjithė se, mulliri mbledh lloj lloj njerėzish. Kur mbetej vetėm, ai ia merrte kėngės. Ata qė e dėgjonin, thonin se buka e petėt e byrekut bėheshin aq tė shijshme ngaqė, gjatė blojės, me miellin pėrzihej edhe kėnga e atij njeriu tė mirė.
Njė ditė prej ditėsh, ndėrsa mulixhiu mendohej i ulur para mullirit dhe mbante vesh mėrmėrimėn e ujrave tė jazit, dėgjoi njė hingėllimė kali. Mendoi se dikush po vinte tė bluante. Priste tė shfaqej nėpėr udhėn e mbuluar nga shelgjet, kalin e ngarkuar me thasėt plot drithė, por bėri habi kur pa mbi kalė njė njeri aq tė rėndėsishm, kryezotin e krahinės. Fytyra e tjetrit, e pashme dhe e sigurtė, siguria e tė pasurve, nxinte prej mėrzie qė tutje.
– Tungjatjeta, mullixhi! – e pėrshėndeti tjetri ndėrsa zbriti nga kali.
– Tungjatjeta e mirė se ke ardhur!
– A lodhesh ndopak?
– Edhe lodhem, po pa punė nuk rrihet. Puna ėshtė jeta e njeriut.
– S’kam ardhur, pėr tė bluar mullixhi.
– E shoh, – u pėrgjigj mullixhiu.
– Erdha deri kėtu, tė qaj njė hall me ty.
– Ashtu?! – u habit mullixhiu, – edhe zotrote paske halle? S’ mė vjen ta besoj ngaqė, ēdo tė mirė qė ka stisur Zoti mbi tokė e ka zotėria jote. Po pse erdhe pikėrisht tek unė?
– Kam marrė vesh, se gjithnjė buzėqesh dhe kėndon.
– Ashtu vėrtet.
– Kurse mua as mė qeshet e as mė kėndohet.
Mullixhiu u mendua paksa dhe e pyeti:
– Si ia kalon me fqinjėt?
– Jo dhe aq mirė.
– Pėrse kėshtu?
– Ngaqė nuk mė lė rehat zilia, mullixhi. Vėrtet qė i kam gjithė tė mirat, po ata kanė mė tepėr nga unė. Ndaj, synoj t’i pushtoj e t’i zgjeroj kufinjtė e pronave tė mia.
– Keq, – mėrmėriti mullixhiu dhe vazhdoi ta pyeste: – Po gjumin si e bėn?
– Fle pak, fare pak. Edhe ato orė qė mė merr gjumi, torturohem nga ėndėrrat e liga. Shoh luftė, zjarr, vrasje e prerje, luftė me fqinjėt e mi. Shpesh ata mė kapin rob, mė lidhin pėr qafe me zinxhirė si tė jem qen e mė ushqejnė me tė pėrgėra. Mė thuaj mullixhi, si tė shpėtoj nga kjo e keqe?
– Nuk e ke tė lehtė, – iu pėrgjigj mullixhiu.
– Ē’duhet tė bėj? – pyeti tjetri me ngulėm.
– Tė luftosh me veten. – vazhdoi mullixhiu.
– E si luftoka njeriu me veten? Ai gjithnjė, pėr interesat e tij, lufton me tė tjerėt.
– Ėshtė lufta mė e vėshtirė, – u pėrgjigj mullixhiu, – mė e vėshtira nga ajo me tė tjerėt.
– Ē’thua kėshtu!? Erdha deri kėtu se mė patėn thėnė, qė je burrė i menēėm. Po me kėto qė thua, s’po mė dukesh i tillė.
Mullixhiu buzėqeshte si t’i vinte keq pėr tjetrin dhe e pyeti:
– A ke shumė kallzimtarė?
– Plot. Nė tė gjithė trojet e pronave tė mia.
– Sigurisht, ata tė treguan edhe pėr mua.
– Po.
– Edhe rrugėn pėr te unė, ata ta treguan?
– Ashtu vėrtet.
Mullixhiu sėrish ra nė mendime. Mysafiri i lartė nuk ndihej mirė. Nga biseda e bėrė, ai nuk po shihte atė menēurinė, pėr tė cilėn i kishin folur.
Ndaj, duke menduar se tjetri ia fshihte atė me qėllim pėrfitimi, u ngut ta joshte:
– Ndihmomė mullixhi. Pa ēdo fjalėn tėnde do ta peshoj me flori.
– Qofsh i nderuar, imzot! Po fjala e mire, as shitet e as blihet. Ajo do vesh, qė ta dėgjojnė. Tė futet nga njėri e tė mos dalė nga tjetri. Nė mė dėgjofsh, do tė shpėtosh nga e keqja, qė tė ka pushtuar e s’tė lė tė qetė as nė gjumė.
– Do bėj si tė thuash ti mullixhi, boll tė jem i qetė e i qeshur.
– A tė kanė sulmuar ndonjėherė fqinjėt?
– Jo.
– Atėhere, edhe ti mos mendo t’i sulmosh.
– Ashtu do bėj.
– Ta kanė lakmuar ndonjėherė mall e gjė?
– Asnjherė.
– Dhe ti mos ua lakmo. Lakmia pjell vetėm tė kėqija, imzot.
– A ke shumė kallauzė?
– Plot.
– Nuk tė duhen. Pėrzėri!
– Pėrse t’i pėrzė?
– Se nuk tė duhen. Se janė tė rrezikshėm e tė pabesė edhe se shiten si besnikė. Gjithė jetėn hanė me dy lugė, bluajnė me dy mullinj. Burgje, ke?
– Patjetėr.
– Tė burgosur?
– Shumė.
– Ē’kanė bėrė?
– S’paguajnė taksat rregullisht.
– Nuk i paguajnė dot, se i ke tė rėnda. Lehtėsoi ato. Buqėsia ėshtė pa ēati. S’bėn gjithnjė mot i mbarė. Ndihmoje fukaranė. Bėj kėshtu si tė them unė e, shumė shpejt do zėsh tė buzėqeshėsh. Do zėsh tė kėndosh mė pas. Se po s’kėndoi zemra, jeta sterrė tė duket. Pastroje zemrėn imzot. Nga tė ligat qė ke brenda, pastroje. Tani shko! Dhe pres tė kthehesh ndryshe.
Mysafiri i premtoi, se do i bindej porosive tė tij dhe shpejt e shpejt futi dorėn nė xhep ta paguante.
Po mullixhiu e ndali duke i thėnė:
– Mos harro ē’tė thashė: Fjala e mirė as shitet e as blihet….
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 18259
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum