Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dokument i vitit 1919- Marrėveshja pėr zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė

Go down

Dokument i vitit 1919- Marrėveshja pėr zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė Empty Dokument i vitit 1919- Marrėveshja pėr zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė

Post by Naki Mon 07 Mar 2016, 22:28

Monografia “Shqipėria nė Konferencėn e Paqes 1919-1920” me autorė Muin Ēami dhe Marenglen Verli trajton njė nga momentet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare tė kohėve moderne. Pas Shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912 dhe njohjes ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar mė 1913, nė vitet 1919-1920 ndodhėn zhvillime kombėtare e ndėrkombėtare qė fillimisht rrezikuan e mė pas rikonfirmuan ekzistencėn e Shqipėrisė sė pavarur.
Dokument i vitit 1919- Marrėveshja pėr zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė Esnd43
Konferenca e Paqes e Parisit e organizuar pas Luftės sė Parė Botėrore, mė 18 janar 1919, deri mė 21 janar 1920, nga Fuqitė e Mėdha fituese, nė tė cilėn morėn pjesė 27 shtete, e shndėrroi pėr disa muaj Parisin nė kryeqytetin e botės.
Fituesit e mėdhenj, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Italia dhe Japonia, dy muaj pas mbarimit tė luftės, pavarėsisht nga pėrpjekjet e presidentit amerikan Udro Uillson (Ėoodrov Ėilson) pėr arritjen e njė paqeje tė drejtė, qė do tė respektonte tė drejtat e kombeve, u dakorduan pėr gjunjėzimin, nė mos poshtėrimin e kundėrshtarėve tė mundur dhe rikonfigurimin politik territorial tė hartės sė Europės, Azisė, Afrikės dhe ishujve tė Paqėsorit.
Dokument i vitit 1919- Marrėveshja pėr zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė Fxdqjb
Vėmendja e shqiptarėve, asnjanės nė konfliktin botėror, u drejtua te kjo konferencė me shpresėn se ajo do tė jepte zgjidhje tė drejtė pėr kėrkesat e tyre kombėtare, duke filluar nga korrigjimi i kufijve tė caktuar arbitrarisht e padrejtėsisht nė Konferencėn e Ambasadorėve tė mbajtur nė Londėr nė vitin 1913.
Shpresohej shumė se treshja e madhe evropiane e pėrbėrė nga kryeministrat David Lloid Xhorxh (David Lloyd George) i Britanisė sė Madhe, Zhorzh Klemanso (Georges Clemenceau) i Francės dhe Vitorio Orlando (Viottorio Orlando) i Italisė, do tė respektonte parimet e shpallura nga i madhi i katėrt i pėrtej oqeanit, presidenti i SHBA, Udro Uillson, i cili kishte deklaruar vendosmėrinė pėr respektimin e tė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje. Por shpresat e shqiptarėve u shuan shumė shpejt.
Pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Paris u nėpėrkėmbėn dhe trajtimi i ēėshtjes shqiptare shkoi nė drejtimin qė ēonte nė ricopėtimin e trevave tė tjera shqiptare nė interes tė Italisė dhe tė fqinjėve ballkanas, si edhe nė asgjėsimin e pavarėsisė sė fituar 7 vjet mė parė.
Dokument i vitit 1919- Marrėveshja pėr zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė 2yv0yle
Traktati i Fshehtė i Londrės i prillit tė vitit 1915, pėrmes tė cilit Antanta joshi Italinė tė futej nė luftė pėrkrah saj, u bė rrezik evident.
Sipas kėtij traktati Greqia siguronte krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės nė jug, Serbia krahinat veriore tė Shqipėrisė, kurse Italia aneksimin e Vlorės dhe tė krahinės sė saj, si dhe protektoratin mbi Shqipėrinė e rrudhur nė viset midis lumit tė Drinit dhe tė Vjosės. Mė keq nuk kishte ku tė shkonte.
Tė gjithė zhvillimet politike e mė pas ushtarake tė viteve 1919-1920, tė planit kombėtar e ndėrkombėtar, tė gjithė hapat qė ndėrmorėn shqiptarėt pėr tė shpėtuar e rikonfirmuar Shqipėrinė e pavarur, morėn nisje nga ecuria e trajtimit tė ēėshtjes sė tyre nė Konferencėn e Paqes.
Qėndrimet e delegacionit tė qeverisė shqiptare, apo siē quhej zyrtarisht i qeverisė sė pėrkohshme tė Durrėsit (qė doli nga Kongresi i Durrėsit i dhjetorit 1918), si edhe tė delegacioneve tė kolonive apo diasporės shqiptare, tė pranishme nė Paris, ishin nga njėra anė fryt i vlerėsimeve tė ndryshme pėr rrugėn qė duhej ndjekur pėr shpėtimin e Shqipėrisė, por nga ana tjetėr ishin tė pėrcaktuara nga qėndrimi i Fuqive tė Mėdha vendimmarrėse nė Konferencė, tė cilat e kishin lidhur me “ēėshtjen e Adriatikut” trajtimin e ēėshtjes shqiptare.
Reagimet e faktorit shqiptar, nė nivele elitare ose popullore, gjatė zhvillimit tė Konferencės, qėndrimet e delegatėve tė ndryshėm shqiptarė nė Paris, qėndrimet e qeverisė sė Durrėsit, roli i Esat Pashė Toptanit, luhatjet e tė Mėdhenjve nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare, gjatė pėrpjekjeve pėr gjetjen e konsensusit midis Italisė, Mbretėrisė sė porsakrijuar Serbe-Kroate-Sllovene (Jugosllavisė) dhe Greqisė, dilemat midis vetė tė Mėdhenjve gjatė rikonfigurimit tė qėndrimeve tė tyre, roli i delegacionit amerikan dhe posaēėrisht i presidentit Uillson, etj. etj., tė gjitha kėto probleme pėr tė cilat nė historiografi ka pasur konceptime e vlerėsime tė ndryshme, me tendenca tė kundėrta veēanėrisht nė periudhat para e pas viteve 90-tė, gjejnė trajtimin origjinal nė kėtė monografi.
Pėr herė tė parė nė njė vėllim tė tillė trajtohet nė tė gjitha planet, mbi bazėn e njė materiali tė vėllimshėm dokumentar e bibliografik, ēėshtja shqiptare nė Konferencėn e Paqes tė viteve 1919-1920.
Monografia “Shqipėria nė Konferencėn e Paqes 1919-1920”, qė botohet sot, ėshtė njė projekt i nisur shumė kohė mė parė nga studiuesi i pasionuar e tepėr skrupuloz, prof. Muin Ēami. Pas dhjetėra viteve angazhimi tė pandėrprerė, nė fund tė viteve 80-tė, ai kishte kryer njė volum tė madh pune, kishte hulumtuar nė mėnyrė shteruese dokumentacionin arkivor e bibliografik, qė mund tė sigurohej aso kohe brenda e jashtė Shqipėrisė dhe kishte hartuar pjesėn mė tė madhe tė monografisė.
Ndryshimet nė sistemin politik tė vendit pas vitit 1990 e shtynė nė planet e profesorit tė nderuar afatin e pėrfundimit tė projektit. E kishte vlerėsuar tė nevojshme ta rishikonte punėn e bėrė. Shtatė kapitujt e monografisė pasohen edhe nga njė korpus dokumentesh tė zgjedhura, njė pjesė e madhe e tė cilave publikohen pėr herė tė parė.
Ky ėshtė njėri prej kėtyre dokumenteve, qė ėshtė marrėveshja pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe zhdukjen e pavarėsisė sė saj, nėnshkruar midis ministrit italian tė punėve tė jashtme, T. Titonit, dhe kryeministrit tė Greqisė, E. Venizello.
Dokumenti i plotė
Marrėveshja pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe zhdukjen e pavarėsisė sė saj, nėnshkruar midis ministrit italian tė punėve tė jashtme, T. Titonit, dhe kryeministrit tė Greqisė, E. Venizello
Paris,mė 29 korrik 1919
Qeveritė greke dhe italiane, respektivisht tė pėrfaqėsuara nga kryetarėt e delegacioneve tė tyre nė Konferencėn e Paqes, Shkėlqesa e Tij zoti Elefter Venizello, kryetar i Kėshillit tė Ministrave tė Mbretėrisė sė Greqisė, dhe Shkėlqesa e Tij zoti Tomazo Titoni, ministėr i P. tė Jashtme tė Mbretėrisė Italiane, kanė rėnė nė marrėveshje mbi pikat qė vijojnė:
Me qėllim qė tė lehtėsohet njė rregullim i pellgut tė Mesdheut Lindor dhe i Gadishullit Ballkanik, tė nėnshkruarit do tė bashkėpunojnė pėr tė pėrkrahur para Konferencės sė Paqes pikėpamjet qė vijojnė.
1) Italia zotohet tė pėrkrahė para Konferencės rivendikimet e paraqitura nga Greqia pėr Trakėn Perėndimare dhe Lindore nė memorandumin e zotit Venizella mė 30 dhjetor 1918.
2) Italia zotohet gjithashtu t’i japė pėrkrahjen e vet nė Konferencėn e Paqes kėrkesės sė Greqisė lidhur me aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut (Epirit tė Veriut) brenda kufijve tė shėnuar nga njė vijė qė pėrafėrsisht do tė jetė si vijon: (harta italiane 1:200.000).
Duke u nisur nga njė pikė nė bregdet ndėrmjet pėrroit Aspri Ruga dhe atij tė Palasės, kjo vijė ngjitet nė faqen e malit Ēika pėr tė arritur nė kuotėn 2025. Duke u nisur kėrtej ajo ndjek majėn e malit Ēika (Krava 1669, Bogonicė 1350, Kallarat 1263, Borshi 1422) dhe bashkohet me atė tė Papadhisė (1575), Skėrficės (1859); qė andej, duke kaluar nė jug tė Golemit, arrin nė Suhagorė (188-1750), qė andej ajo ndjek majėn e vargmalit anėsor tė Luzatit dhe shkon deri nė bashkimin e Drinos me Vjosėn., vazhdon duke ndjekur bregun jugor tė Vjosės, duke ngjitur rrjedhėn deri tutje vendbashkimit tė Lomnicės, nga ngjitet nė lartėsitė nė jug tė kėtij lumi, duke arritur kuotėn 1475 mbi malin Kokojka.
Nga kjo pikė ajo arrin te Qafa e Shkėmbit dhe te kuota 1450, duke ia lėnė Frashėrin Shqipėrisė, zbret nga, vargmali i Orgockės e pret lutmin Osum dhe bashkohet me kuotėn 1400 pranė Qytezės, duke kaluar ndėrmjet Ka]tanit dhe Qesarakės. Nga kjo pikė ajo ndjek majėn malit nga lindja e Selenicės sė Pishės dhe nga kuota 1550 (Bunar) Qafa e Luzatit, arrin te Mali Ukid (1800). Kėtej ajo vazhdon, nė lindje duke arritur te Kurora (1650) dhe mė nga lindja kuotėn 1650 nga, duke kaluar nga Pasha Tepe (1585), dhe Peltek (1270), zbret nė bashkimin e lumit Voskopojė me Qelidhonin.
E ndjek kėtė lumė deri nė urėn e Malit dhe andej deri nė liqenin e Maliqit, tė cilin e pėrshkon duke arritur nė kuotėn 837 nga, duke kaluar nga kuota 1863, bashkohet nė Malin e Thatė, me kufirin e vjetėr.
Nė rastin qė Greqia do t’i merrte kėto toka tė Shqipėrisė sė Jugut (Epirit tė Veriut) qeveria greke, zotohet t’i kthejė qeverisė italiane shpenzimet e bėra nga ajo pėr punimet me karakter tė pėrhershėm (rrugė, porte, ndėrtesa publike, shkolla etj.) dhe qė nuk kanė lidhje ekskluzivisht me nevojat e luftės. Njė komision, ku Italia dhe Greqia do tė jenė tė pėrfaqėsuar qė tė dyja, do tė caktojė vlerėn, duke zgjedhur, nė rast mosmarrėveshjeje, njė arbitėr.
Qeveria greke zotohet t’i japė Italisė me qira pėr pesėdhjetė vjet njė pjesė tė portit tė Sarandės, qė do tė formojė njė zonė tė lirė.
Nė qoftė se qeveria greke nuk ndėrton ajo vetė hekurudha qė ta lidhin portin e Sarandės me zonat e brendshme tė vendit, ajo zotohet t’u japė preferencėn shoqėrive italiane qė do tė kėrkojnė t’i ndėrtojnė kėto nė kushte tė barabarta me ato tė fuqive tė tjera. Po kėshtu do tė veprohet pėr sa i pėrket shfrytėzimit tė kėtyre rrugėve.
Kontratat e punimeve botore qė, janė nė vazhdirn dhe qė nuk kanė lidhje ekluzivisht me nevojat e luftės, tė lidhura ndėrmjet administratės ushtarake dhe detare italiane dhe sipėrmarrėsve ose furnizuesve nė tokat qė do t’i kalojnė Greqisė, do tė likuidohen nga njė komision, ku Italia dhe Greqia do tė jenė gjithashtu tė pėrfaqėsuara duke zgjedhur, nė rast mosmarrėveshjeje, njė arbitėr.
3) Greqia zotohet tė pėrkrahė pėrpara Konferencės mandatin e Italisė mbi shtetin shqiptar. Greqia do tė pėrkrahė njohjen e sovranitetit tė Italisė mbi Vlorėn dhe hinterlandin qė, Italia do tė gjykojė tė nevojshėm pėr mbrojtjen e kėsaj zone. Greqia konfirmon neutralizimin e kanalit tė Korfuzit, tė vendosur nga konferenea e Londrės 1913-1914.
Pėrveē kėsaj, tė dy qeveritė kanė rėnė dakord mbi klauzolat qė vijojnė: Nuk do tė ndėrtohen diga dhe vepra mbrojtėse fikse mbi tė gjithė shtrirjen e detit tė pėrfshirė ndėrmjet Kepit tė Stillos dhe Aspri Ruga, nga njėra anė, dhe ishujve qė janė pėrkundrejt, nga ana tjetėr, qė do tė rnund tė pengonin ose tė pakėsonin kalimet ndėrmjet kėtyre ishujve dhe bregdetit ose qė do tė lehtėsonin ndėrtimin e njė baze navale.
Gjithashtu nuk do tė ndėrtohet asnjė vepėr fortifikimi mbi bregdetin nga Kepi i Stillos deri nė Aspri, Ruga nė njė thellėsi 25 kilometrash (deri nė luginėn e Drinos dhe tė Kserias mbi malin e Shamandas) si dhe mbi pjesėn e ishujve tė vendosur pėrballė kėtij bregdeti.
Nuk do tė ketė aerodrome ushtarake nė rajonin e neutralizuar as mbrojtje nėndetėse fikse ose lėvizėse dhe nuk do tė lejohet ndėrtimi dhe mirėmbajtja e magazinave dhe depove tė furnizimeve ushtarake tokė.sore, detare dhe ajrore tė, ēdo lloji qofshin.
Qeveria greke do t’u japė popullsive jogreke tė Shqipėrisė sė Jugut (Epirit tė Veriut) qė do kalojnė Greqisė, garanci tė veēanta pėr liri arsimi, liri feje, tė drejtėn familjare myslimane, regjimin e tyre tė erazii emirie, vakėfet.
Qeveria italiane u jep tė njėjtat garanei bashkėsive greke qė do tė jenė nėn administrimin e saj nė tokėn e Vlorės dhe nė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, pėr tė mbajtur tė hapura shkollat e tyre; institucionet e tyre fetare ose tė bamirėsisė, si edhe kishat e faltoret nėn vartėsi tė Patriarktit Ekumenik.
Do tė shpallet njė amnisti e plotė pėr krimet dhe fajet politike si nga ana e Italisė, ashtu dhe nga ana e Greqisė nė territoret nėn administrimin e tyre pėrkatės nė Shqipėri dhe nė Epirin e Veriut (Shqipėri e Jugut).
4) Qeveria greke zotohet, nė rast se rivendikimet e saj nė Trakė dhe nė Epirin e Veriut (Shqipėri e Jugut) do tė plotėsoheshin pėrfundimisht, tė heqė dorė nė Azinė e Vogėl, nė dobi tė qeverisė italiane, nga pretendimet mbi territoret e vendosur nė jug tk, njė vije, qė duke u nisur nga gryka e lumit pranė majės Otusbir Kaja (e shėnuar mbi hartėn angleze 1:250.000 tė Ministrisė sė Luftės, e vitit 1915) drejtohet nga lindja, pastaj nė jug duke kaluar nė perėndim tė Ēinara K., pastaj nga maja e malit Gjymysh Dag drejtohet nga stacioni i Balashikut tė hekurudhės AjdinIzmir, pėr t’u bashkuar, qė nga ky stacion me kufijtė e sanxhakėve tė Izmirit dhe tė Saraukanit, nga njė anė e Ajdinit dhe nga ana tjetėr e Denizlisė. Kushtin e kėsaj heqjeje dorė qeveria greke do ta quante si tė plotėsuar edhe nė rast se Korēa, pėr shkak tė kundėrshtimit eventual tė Shteteve tė Bashkuara dhe, me gjithė pėrkrahjen eventuale tė qeverisė Italiane nė favor tė Greqisė, nuk do tė pėrfshihej nė territoret qė do t’i jepeshin Greqisė.
Me pėrjashtim, tė kėsaj heqjeje dorė, qeveria greke ngul kėmbė nė rivendikimet e formuluara nė memorandumin e drejtuar nga zoti Venizellos mė 30 dhjetor 1918 Konferencės sė Paqes nė lidhje me Azinė e Vogėl dhe qeveria italiane zotohet t’i japė tėrė pėrkrahjen. Nga ana e saj Greqia zotohet t’u japė tėrė pėrkrahjen e saj rivendikimeve tė qeverisė italiane nė Azinė e Vogėl.
Meqė Italia nuk ka qėllim qė tė bėjė konkurencė kundėr portit tė Izmirit me atė tė Skala-Novas, kur do tė jetė pėrfunduar njė marrėveshje ndėrmjet kėtij lokaliteti dhe vijės hekurudhore Izmir-Ajdin, por dėshiron pėrkundrazi t’i lėrė Izmirit rėndėsinė e tij si port kryesor qė, siguron shėrbimin e vilajetit tė Ajdinit, Greqia zotohet t’i japė me qira Italisė pėr pesėdhjetė vjet njė, zonė nė portin e Izmirit dhe qė formon zonė tė lirė, dhe tė pėrfundojė njė marrėveshje pėr tregtinė ndėrmjet kėtij porti dhe tokės sė dhėnė Italisė, si dhe njė marrėveshje lidhur me regjimin e hekurudhave.
5) Italia i cedon Greqisė sovranitetin e ishujve qė ajo ka nėn sundimin e vet nė detin Egje.
Ishulli i Rodosit do tė mbetet nėn sovranitetin e Italisė, e cila brenda dy muajve qė do tė pasojė vendimin e Konferencės lidhur me ishujt e Egjeut tė pushtuar nga Italia, do t’i japė autonomi lokale tė gjerė. Sidoqoftė, bashkėsitė greke tė ishullit do tė kenė tė drejtėn tė mbajnė lirisht institucionet e tyre shkollore, ato tė bamirėsisė, si edhe institucionet e tyre fetare qė janė nėn vartėsinė e Patriarkut Ekumenik.
Greqia zotohet t’i kthejė Italisė tė gjitha shpenzimet e bėra pėr veprat rne karakter tė pėrhershėm dhe qė nuk shėrbejnė ekskluzivisht pėr qėllime ushtarake, qė ka bėrė nė, ishujt qė i ka ceduar Greqisė (rrugė, ndėrtesa publike, punime nė porte, shkolla).
Qeveria greke zotohet tė ndėrhyjė pranė Patriarkut Ekumenik qė nė rast se vendi i Mitropolitit tė Rodosit do tė mbetet vakant, tė zgjedhė njė njeri qė do tė jetė i pėlqyer nga qeveria italiane.
6) Italia zotohet se do tė respektojė liritė fetare tė grekėve qė do tė jenė vendosur nėn administrimin e saj nė Azinė e Vogėl, si dhe vartėsinė e tyre nga Patriarku Ekumenik dhe tė garantojė funksionimin e lirė tė shkollave greke, qoftė tė atyre private, qoftė tė atyre qė janė nėn vartėsinė e bashkėsive ortodokse.
Greqia zotohet t’u japė pikėrisht tė njėjtat garanci italianėve qė do tė jenė nėn administrimin e saj nė Azinė e Vogėl.
7) Nė rastin qė Italia nuk do t’i realizonte aspiratat e saj nė Azinė e Vogėl, ajo ėshtė krejtėsisht e ēliruar nga tė gjitha pikat e kėsaj marrėveshjeje.
Nė rastin qė Greqia nuk do t’i realizonte aspiratat e saj nė lidhje me rivendikimet e paraqitura nė artikullin 4, ajo e quan veten krejtėsisht tė ēliruar nga tė gjitha pikat e kėsaj marrėveshjeje.
8) Me qė realizirni i kėsaj marrėveshje nuk varet nga. Palėt e Larta kontraktuese dhe me qė kjo marrėveshje nuk ėshtė tjetėr veēse pėrcaktimi i njė vije qė do tė ndiqet bashkarisht pėrkundrejt Konferencės, ajo do tė mbetet gjithmonė sekrete, meqė nuk ėshtė njė traktat i vėrtetė i cili, sipas parimeve tė adaptuara, duhet tė jetė publik.
E vetmja deklaratė qė tė dy ministrat mund tė bėjnė ėshtė se ata kanė vendosur t’i shqyrtojnė ēėshtjet e ndryshme qė i interesojnė tė dy vendet, para Konferencės me njė frymė mirėkuptimi.
Klauzolat e kėsaj, marrėveshjeje, qė nuk do tė pėrfshihen nė traktatin e paqes, do tė jenė objekt i njė konvente tė posaēme.
Bėrė nė dy kopje, Paris, mė 29 korrik 1919.
(Nėnshkruar) E. Venizello – Tom. Titoni.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum