Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasani jone

2 posters

Go down

Elbasani jone Empty Elbasani jone

Post by Sajmir_pasha Tue 12 Jun 2007, 17:13

Po shtoj dhe une dicka per Elbasani

Me te 100 mijė banoret e tij, Elbasani ėshtė qyteti i tretė i Shqipėrisė sot, mbas Tiranės, kryeqytetit, dhe Durresit, portit kyesor te vendit. Nga Tirana e ndajne 54 km; nga Durresi 82. Ai gjendet pikėrisht ne mes te vendit, kyē i madh rrugės perėndim-lindje dhe veri-jug, mbi bregun e djathte te lumit te Shkumbinit, i cili nga lindja ne detin Adriatik, e ndan Shqipėrinė ne dy zona te mėdha, Gegeria ne veri, Toskeria ne jug.

Me emrin Skampa (Skampa, Hiscampis), qendra e banuar njihet qe nga shekulli II i eres se re, kur Iliria, prej disa shekujsh, bėnte pjesė ne perondorine Romake. Shqipėria e sotme ėshtė pjesė e jugut te Ilirise. Shqiptarėt janė pasardhės te ilirive dhe flasin njė gjuhe, e cila rrjedh nga ilirishtja, qe sot nuk flitet.

Rruga e famshme romake,Via Egnatia, nga Durresi (Dyrrachium) ne Bizant, lidhte Romen me Konstandinopolin, duke kaluar nėpėr Oher e Selanik. Skama ishte stscioni i parė i rėndėsishėm i saj pas Durresit, me njė keshtjelle, e cila, ne shekullin IV, kishte 28 turra dhe 3 hyrje, pra ishte shumė e madhe. Me 509 Skamen e njohim qendėr peshkopate. Ne shekullin VII atė e rrenuan shumė keq vershimet e barbareve dhe, me kohe, emri antik i humbi. Ne shekullin XV, qyteti quhej Valmi, sipas emrit te njė popullate rreth tij.

Duke mos arritur ta pushtonte Shqipėrinė, sulltan Mehmeti II, me 1466, e rindertoi qytetin mbi muret e vjetra te tij, dhe e bėri njė baze ku mund te grumbullonte 100 mijė e me shumė ushtare. Qytetin e quajtėn turqisht Elbasan, qe do tė thotė ''Kala dominuese''. Por Shqiperija nuk u pushtua e gjitha veēse me 1479, 11 vjet mbas vdekjes se udhėheqėsit tė madh te rezistences se saj kundėr osmaneve, Skenderbeu. Ai gjatė 25 vjeteve, theu me shumė se 30 armata turke. Krah i djathte i tij ishte Gjergj Araniti, princ nga viset e Elbasanit, i njė familjeje feudale te lidhur me deren e perandoreveve komnene te Bizantit dhe qe i dha Bizantit, ne shekullin XI, dy kryegjenerale. Araniti ka meriten se korri fitoret e para kundėr vershimit turk ne vitet 30 te shekullit XV. Ai i dha Skenderbeut te bijen pėr grua. I nipi i tij, Mojsi Golemi, i cili lindi ne Valm, ishte si kryegjenerali i ushtrise se Skenderbeut.

Elbasani i rindertuar u popullua shpejt nga Shqiptarėt e krahinave pranė. Ne shekullin XVI, ai ishte qendėr sanxhaku (ndarje e madhe administrative osmane). Ai kishte rreth 2 mijė shtepi dhe u be njė nga qendrat e njohura te Shqipėrisė pėr tregtine dhe kulturėn e tij. Elbasni tregtonte me viset e ndryshme te Ballkanit, me Italine dhe Evropen Qendrore. Tregtaret e tij i gjejmė ne Venedik, Trieste, Budapest, Viene e gjer thelle ne Poloni. Doemos edhe ne Shkup, Selanik, Bukuresht e Stamboll. Ne shekullin XVIII, qyteti kishte njė artizanat te zhvilluar, sidomos pėr argjendarine. Ai eksportonte prodhime blegtorale dhe bujqesore, vaj dhe lekura kafshesh.

Ne shekullin XIX-XX, Elbasani luajti njė rol te dukshėm ne levizjen e Rilindjes shqiptare, pėr clirimin nga sundimi i gjatė osman. Turqit ia rrenuan atehete keshtjellen dhe prej saj, sot mbetet vetėm balli jugor me porten e tij, i demtuar. Kjo keshtjelle katrore kishte njė perimeter prej 1.200 m. Shteti i lirė shqiptar u arrit te shpallej me 1912. Aqif pashė Bicaku, elbasanas, ishte njė nga patriotet me te shquar te kohės, qe veproi pėr krijimin dhe konsolidimin e tij (vdiq me 1926). Ai shtet u krijua tepėr i cunguar nga Fuqite e Medha: gjysma e popullates shqiptare iu aneksua me te perdhune shteteve fqinje, Malit te Zi, Serbise dhe Greqise.

Me 1938, Elbasani kishte mė pak se 13 mijė banorė dhe ishte gati po ai qytet i vjetėr i tipit oriental dhe po ai treg I vjetėr, ku sapo krijohet njė industri e vogėl e vajit dhe e duhanit (cigares). Xhamite dhe teqet (tempuj myslimane) ishin me dhjetra. Xhamia Mbret, e fundit te shekullit XV, ruhet ende brenda kalase. Xhamia Nazireshtes (emėr gruaje), e shekullit XVII, ruhet e prishur buzė lumit te Shkumbinit. Teqja e madhe e Bektashinjve ėshtė i shekujve XVIII-XIX. Bektashinjte janė njė sekt mysliman me prirje pantesite dhe liberale. Kisha e Shen Merise, ne kala, u rindertua ne fillime te shekullit XIX dhe ka ikona me interes. Manastiri i Shen Gjon Vladimirit, 4 km nga Elbasani, ne perėndim, i shkaterruar gjatė Luftes II botėrore, po rimerr jetė. Ai u themelua me 1382 nga princi shqiptar Karl Topia , qe u varros aty dhe qe kishte nėn sundim pjesen me te madhe te Shqipėrisė se sotme. 12 km ne jug te qytetit, ėshtė njė stacion termal i dėgjuar, Llixha, qe njihet qe nga periudha e Romes. Ne kodrinat perendimore te qytetit, janė zbuluar rrenojat e njė kishe paleokristiane e shekullit V, me mozaik. Prane Shen Gjonit ėshtė zbuluar njė banje antike romake.

Elbasani luajti njė rol te dukshėm ne Luften Antifashiste te viteve 1941-1944 (Shqipėria u clirua me 28-29 nentor 1944, me forcat e saj ushtarake). Shtabi i pergjithshem i Ushtrise Nacional-Clirimtare (partizane) e kishte qendren ne viset malore te lindjes se qytetit. Ne krahinen e Shpatit, nėn Elbasan, u krijua, ne ditet e kapitullimit te Italise fashiste, Brigada XVIII (ushtria clirimtare kishte 30 brigada, qe formonin divizione dhe armata, me rreth 70 mijė vete). Elbasani u clirua me 11 nentor 1944, ne lufte me nazistet gjermane, qe kishin zėvendėsuar fashistet italiane ne shtator 1943.

Ne gjysmen e dytė te shekullit tonė, Elbasani u be njė nga qendrat me te rėndėsishme te industrializimit te Shqipėrisė. Ai jepte rreth 1/10 e industrise se vendit, prodhimi i se cilės e kalonte prodhimin bujqesor e blegtoral. U krijuan, qe nga vitet 60 ne Elbasan uzina dhe kombinate pėr punimin e drurit, prodhimin e cimentos e te lendeve te ndėrtimit, pėr parafbrikate, u shtua shumė industria e lehtė, posacerisht ajo ushqimore, u ngrit njė kombinat i shkrirjes se hekur-nikelit e i prodhimit te celikut me lenden e vendit. Me 1990, qyteti kishte mbi 20 mijė puntore te industrise. Ne fushėn e Elbasanit, rreth 20 km nga qyteti, u krijua njė qytet i ri, me afėr 15 mijė banorė, rreth njė uzine te perpunimit te naftes. Ne ato vite, Elbasani nisi te pershkonte hekurudha nga Durresi mbi detin Adriatik, ne Pogradec mbi liqenin e Ohrit. Elbasani qe lidhej me qytetet e tjera te vendit me rrugė automobilistike, u lidh me hekurudhe me Vloren, portin e dytė te vendit, ne jug, me Tiranen, me Shkodren, qyteti i madhe i veriut shqiptar. Qe kėtu, hekurudha lidhet me sistemi hekurudhor evropian, pėrmes Malit te Zi. Me pėrpara, Shqipėria nuk ka pasur hekurudha.

Elbasani ėshtė njė nga qendrat kryesore kulturore te Shqipėrisė. Ne shekullin XVI, aty ka jetuar piktori i madh kishtar shqiptar, Onufri, i cili me 1554 pikturonte ne kishat e krahines se Shpatit. Ai punoi,si ikonograf dhe afreskist, sidomos ne Berat, qyteti i jugut te vendit, por edhe gjer ne Shkup te Maqedonisė dhe Kostur te Greqise. I biri, Nikolla, edhe ai piktor i kishes ortodokse, punoi gjer ne Bullgari, te shqiptarėt e atjeshem pranė Ternovos.

I pari autor elbasanas, prej te cilit na ka arritur diēka e shkruar shqip, njė Anonim, i cili ka nisur te indetifikohet me njė Theodhor Bogomili, jetoi ne fillimet e shekullit XVII. Ai perktheu shqip disa pjesė te ungjijve pėr nevojat e meshes, duke lėnė edhe njė predikim te lirė fetar. Shqipen e shkroi me njė alfabet origjinal, siē e shkruane edhe te tjerė pas tij me alfabete te tilla, sepse kishin mendimin qe shqipja, gjuhe e ndryshme nga gjuhėt e tjera te Evropes (ajo perben me vete njė dege te gjuhėve indoevropiane), duhej shkruar me njė alfabet te vetin. Sot e qe nga shekulli XIV te paktėn, ajo shkruhet me alfabetin latin.

Me njė alfabet qe e krijoj ai vetė, e shkroi shipen ne Elbasan edhe Theodhor Haxhifilipi ose Todhri, duke perkethyer Testamentin e Vjeter dhe Testamentin e ri, si dhe disa sherbesa te kishes ortodokse. Alfabeti i tij u perdor prej tregtareve te kohės elbasanas pėr te mbajtur librat e tyre te llogarive, si dhe nga klerike e persona te ndyshem, qe edhe korresponduan me te. Kisha thyhej pjeserisht shqip ne Elbasan gjatė atij shekulli, po dhe me pare, me gjithė luftėn qe i bėhej nga partiarkana e Stambollit dhe pushtuesi osman. Osmanet i persekutonin egersisht ata qe shruanin shqip dhe perhapnin shkrimin e gjuhės se tyre. Todhrin u vrau kisha greke.

Ne shekullin XIX, elbasanasi Konsrandin Kristoforidhi (1826-1895), u be njė nga leruesit me te ndritur te shkrimit te shqipes, duke perkthyer, i katri shqiptar gjatė 200 vjeteve, Testamentin e ri dhe pjesė nga Testamenti i Vjeter, pėr Shoqerine londineze te Bibles (Bible Society of London), qe e kish botuar sė pari me 1827, dhe veēanėrisht me fjalorin e madh te shqipes qe la (fjalori i parė i shqipes ėshtė botuar me 1635).

Me 1909, elbasanasit arriten te themelonin ne qytetin e tyre shkolle normale, e para shkolle e mesme shqipe, e cila krijoj dhe krijon edhe sot disa mijėra mėsues pėr shkollat ne gjuhėn amtare. Nder mesuesit e pare te saj ishin elbasanasit Aleksander Xhuvani dhe Simon Shuteriqi. Drejtor ishte patrioti dhe demokrati i shquar shqiptar nga Shkodra, Luigj Gurakuqi. Emrin e Xhuvanit, filolog me shumė merita, (1880-1961), mban Univerziteti i Elbasanit. Shqipėria ka 10 universitete dhe shkolla tė atij rangu, te shembulluara qe nga viti 1946, ndėrsa me pare nuk kishte. Nder te diturit me te shquar elbasanas, permendim Kostaq Cipon (1895-1955) e Mahir Domin (1915), filofog historianin Aleks Buda (1911-1993), kryetar i parė i Akademse se Shkencave te Shqipėrisė (themeluar me 1972), arkeologun Hasan Ceka (1902), folkloristin Qemal Haxhihasani (1918-1990), botanistin Kole Paparisto (1914-1980).

Me 1990, rrethi i Elbasanit, me afėr 220 mijė banorė, kishte mbi 50 shkolla te mesme.Qyteti kishte disa muze te Arkeologjise dhe Historise, te Luftes Antifashiste, te Entografise, te shkolles shqipe, te Kristoforidhit, te Qemal Stafes (hero i Luftes antifashiste (1922-1942)), etj. Aty kishte njė teater te drames e njė tjetėr te varjeretese (estrade), si dhe njė orkester sinfonike.



DHIMITER S. SHUTERIQI

14.VI.1997, Tiranė.
Sajmir_pasha
Sajmir_pasha

Shteti : Rhodos-Greece
Postime : 36
Kyējet nė forum : 19102
Regjistruar mė : 2007-06-11

http://www.riniashow.net

Back to top Go down

Elbasani jone Empty Re: Elbasani jone

Post by martin mato Sat 02 Aug 2008, 21:14

kUR TE KALONI NE ELBASAN PINI NJE KAFE TE LOKALI BRENDA KLASE

TAKONI AT NIKOLLIN TE KISHA ORTODOKSE SE ESHTE I FUNDMI SHQIPATER NE KISHEN ORTODOKSE TE SHQIPERISE.

I CILI BETOHET PER VDEKJEN E JANULLATOSIT

DHE PODESHET FALUNI NE XHAMINE MBRET.
avatar
martin mato

Shteti : Tirane
Postime : 96
Kyējet nė forum : 18471
Regjistruar mė : 2008-01-07

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum