Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjirokastra

3 posters

Go down

Gjirokastra Empty Gjirokastra

Post by Vizitor Tue 12 Jun 2007, 17:59

Gjirokastra, eshte qytet ne shqiperine jugore dhe shtrihet ne shpatin e Malit te Gjere.Nga faqja e ketij mali ajo zbret deri ne buzen e lumit Drino, i cili krijon nje lugine shume te bukur ne anenh lindore te saj. Pa dyshim qe Gjirokastra eshte nje nga qytet me te bukura te Shqiperise per vlerat e saj arqitektonike.Qyteti dominohet nga nje keshtjelle e mrekullueshme deshmimtare e kohrave te ndryshme.
Gjirokastra 1-2

Pak Histori.
Per here te pare emri i Gjirokastres permendet ne shekullin e XIII.Fillimet e qytetit mendohet te jene ne shekullin e XVII sic tregojne dhe themelet e keshtjelles se ketij qyteti.Gjirokastra mendohet te jete filluar nga prijesi shqipetar Gjin Bue Shpata, i cili i dha emrin qytetit.
Zgjerimet e keshtjelles jane bere nga Ali Pashe Tepelena dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pa se konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg.
Kalaja eshte ndertuar mbi shkemb.Gjirokastra eshte shpallur qytet muze ne vitin 1963 dhe ne vitin 2005 eshte shpallur pasuri boterore nga UNESKO.
Gjirokastra Untitled-2

Ekonomia:
Gjirokastra eshte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike ne Jugun E shqiperise.Dhoma e tregetise per jugun e shqiperise ndodhet ne Gjirokaster dhe ky qytet ka parkun Industrial me te madh ne rajon.
Personalitete nga Gjirokastra:
Enver Hoxha
Zihni Sako
Viktor Kalemi
Cerciz Topulli
Adil Carcani
Andon Zako Cajupi
Ismail Kadare
Eqerem Cabej
Bule Naipi
Asim Zeneli
Hasan Sazani
Nuri Kokalari
Koto Hoxhi
Omer Nishani
Reiz Malile
Fatos Tarifa
Sevo Tarifa
Lulezim Haska
Dhe shume e shume te tjere dhe te tjere qe do ndjekin rrugen e tyre.

Ja dhe ca pamje nga Gjirokastra
Gjirokastra 692630
Gjirokastra Gjirokastra-stone-roofs
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by memaliaj Fri 02 May 2008, 16:07

arla me harove pa permendur mua se dhe une me origjin nga gjirokastra jam .
nje nga qytetet me te bukura ne bot , i rall dhe unik.
memaliaj
memaliaj

Shteti : TIRANE
Postime : 3003
Kyējet nė forum : 18572
Regjistruar mė : 2008-03-06
Profesioni : arkitekt

Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by memaliaj Mon 05 May 2008, 12:18

Edituar
Stafi
memaliaj
memaliaj

Shteti : TIRANE
Postime : 3003
Kyējet nė forum : 18572
Regjistruar mė : 2008-03-06
Profesioni : arkitekt

Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by Zemera_e_thyer Tue 06 May 2008, 10:11

Ylli memalija ka te drejte se nuk eshte tema per kalate por eshte vetem per Gjirokastren duhet ti zbatojme regullat
Zemera_e_thyer
Zemera_e_thyer

Shteti : Jetoj:Ne nje Bote te Poshter
Postime : 1260
Kyējet nė forum : 17808
Regjistruar mė : 2008-01-29
Profesioni : Studente

Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by martin mato Sat 02 Aug 2008, 20:44

NUK MUN DTE RRI PA FOLUR PER GJIROKASTREN

KUSH NUK KA FJETRUR NE NJE SHTEPI GJIROKASTRITE NJE NATE NUK MUN TE THOTE SE JA KA PROVUAR SHIJEN GJIROKASTRES.
MARTINI
avatar
martin mato

Shteti : Tirane
Postime : 96
Kyējet nė forum : 17892
Regjistruar mė : 2008-01-07

Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by Vizitor Sun 31 May 2009, 19:51

Gjirokastra 16276755

Shtepia ku u lind Enver Hoxha
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by Vizitor Wed 14 Oct 2009, 11:31

Gjirokastra nga lart
Gjirokastra Gjirokastrars4

Gurė, gurė bėhet Gjirokastra

Linja ndarėse mes dy botėve ėshtė pjesa ku mbaron asfalti dhe fillon rruga me kalldrėm: ndahet pjesa e vjetėr e Gjirokastrės dhe ajo e reja. Duken si njė qenie e vetme prej guri ato shtėpi tė vendosura sipėr njėra-tjetrės, me dritare tė ngushta me kanata druri; dyer shtėpish tė prodhuara si dikur, tė rėnda dhe tė forta. Nė Gjirokastėr nuk ecėn, por “ngjitesh” sepse rrugėt marrin gjithmonė tė tatėpjetėn: kėshtu, duhet tė ngjitesh disa metra derisa tė arrish te qendra nė sheshin “Ēerēiz Topulli”. Nė pjesėn e vjetėr janė disa lagje karakteristike, secila ka njė histori tė vetėn: Dunavat, Cfakė, Pllakė, Pazari i Vjetėr, Palorto, Manalat dhe Varosh. Mėnyra mė e mirė e lėvizjes ėshtė shėtitja nė kėmbė, pėr tė njohur qytetin do t'ju duhen tė paktėn dy ditė, por nata ėshtė e gjallė nė Gjirokastėr, ndaj do tė gjeni argėtim edhe nė orėt e vona. Shumica e ndėrtesave tė rėndėsishme pėr t'u parė shtrihen poshtė kėshtjellės, si: Muzeu Etnografik (nė lagjen Palorto), Xhamia (nė Mexhite) dhe pjesa e Pazarit (nė lagjen e Pazarit). Rrugėt e kalldrėmta janė tė ngushta dhe tė papėrshtatshme pėr makinat, edhe pse lėvizja e tyre brenda qytetit tė vjetėr ėshtė diēka normale. Nėse jeni tė uritur, do ta keni pak problem nė fillim, sepse nga rruga lokalet dhe baret kanė pamjen e pijetoreve tė papėrshtatshme; nė fakt pamja e tyre tė bėn tė mendosh se vitet '90 dhe urbanizimi nuk janė dukur andej kėto vitet e fundit. Eshtė pothuaj magjike ndjesia e tė rikthyerit mbrapa nė kohė, sidomos pėr ata qė nuk e kanė jetuar asnjėherė: do t'u duket sikur kanė hyrė brenda njė filmi tė vjetėr. Gjithsesi, duhet t'i besoni instinktit dhe banorėve tė kulturuar gjirokastritė; nė lokalet e tyre mund tė gjeni mish dhe gatime tė shijshme tradicionale. Njė nga kėto ėshtė edhe pijetorja e Kujtim Dumit; nė fakt, ai ėshtė punonjės nė Qendrėn e Monumenteve tė Kulturės, por e ka blerė kėtė qoshe (pjesė e kalasė) qė 10 vjet pėrpara. Ai vend ka ekzistuar si lokal qė nė vitet 20 - nė mes tė rrugės sė Pazarit tė Vjetėr, pėrballė Klubit tė Gjuetisė. Aty gatuhen shumė mirė bretkosat, gjithashtu edhe mezet me mėlēi dhe sallatra tė freskėta. Djathi ėshtė meraku i pronarit dhe ai nuk pėrton tė kėrkojė gjithė Gjirokastrėn pėr djathė tė mirė deleje (nėse nuk ka klientė tė tjerė, t'ju tregojė njė histori tė kėndshme se si e gjeti djathin mė tė mirė tė qytetit vetėm pėr klientėt e tij).

Paraditja (nėse ju ndihmon koha) do tė jetė e kėndshme vetėm duke vizituar qytetin; pasdite vonė mund tė zbrisni poshtė nė qytet. Ka dy rrugė: njėra tė nxjerr menjėherė nė rrugėn kryesore tė pjesės moderne tė Gjirokastrės, ndėrsa tjetra do t'ju sjellė rrumbullak. Gjithsesi, ėshtė bukur: kėtė shėtitje mund ta pėrjetoni me emocion nėse ecni lirshėm, shijoni perėndimin dhe erėn e lehtė qė fryn nga lugina.

Jeta e natės
Gjirokastra ėshtė njė nga qytet e pakta nė Shqipėri qė ka jetė nate. Kjo sepse universiteti mbledh tė rinj nga i gjithė Jugu dhe ata e mbajnė gjallė qytetin. Natėn mund tė pihet njė makiato e kėndshme nė klubin “The First”, njė ndėrtesė dykatėshe: kati i parė ėshtė piceri, ndėrsa i dyti ėshtė bar. Duke iu ngjitur sė njėjtės rrugė, mund tė gjeni hapur dy-tre pub-e ose disko, ku buēet muzika deri nė orėt e vona (nė qoftė se studentėt nuk kanė shumė pėr tė mėsuar); nėse ju merr uria papritur - pa problem- edhe pas orės 12 mund tė gjeni fast-food-e hapur.
Mulliri i Babės
Rreth 20 minuta me makinė larg qytetit ndodhet njė pikė turistike tepėr e veēantė. Nė Virua mund tė kalohet gjithashtu njė ditė (ose natė) pasi natyra ėshtė shumė e qetė dhe ajri i pastėr. Nata ėshtė njė mrekulli aty: mund tė kaloni natėn nė hotelet aty pranė duke shijuar natyrėn e paprekur dhe pamjen mbi liqen. Pak mė poshtė ndodhet “Mulliri”, njė nga vendet pėr t'u vizituar para se tė vazhdoni nė rrugėn e kthimit.
Ėshtė njė si shtėpi e vjetėr dykatėshe prej guri, sipėr janė disa dhoma pėr natėn, ndėrsa kati i parė ėshtė restorant. Karakterizohet nga njė ambient rustik - duket si shtėpi e madhe fshati: dekori ėshtė njė fantazi e vėrtetė dhe ushqimi i mirė gjithashtu. Kjo zonė dallohet pėr mishin e shijshėm tė qengjit (tė rritur nė kullotat me trėndelinė), ndaj ju kėshillojmė njė pjatė me paidhaqe dhe njė gotė raki fshati.
Menu
Paidhaqe 600 lekė
Sallata 150 lekė
Gotė me raki 100 lekė
Shtėpia gjirokastrite
Ėshtė njė labirint dhomash, korridoresh dhe hyrjesh tė fshehta: zakonisht ėshtė 3- ose 4-katėshe. Kati i parė ėshtė i pabanueshėm (zahire) dhe pėrdorej si depo ushqimesh. Gjėja e gjallė (bagėtia) nuk strehohej aty pėr shkak tė temperaturave tė ulta; mund ta krahasoni me njė frigorifer gjigant, ku pjesėtarėt e familjes si bletėt ruanin ushqimin e dimrit.

Nė katin e dytė ishin tė ashtuquajturat “dhomat e dimrit”, ku familjarėt kalonin muajt e ftohtė. Ky kat ėshtė mė i ulėt se tė tjerėt dhe dritaret janė mė tė ngushta: oxhaku i dhomės sė ndenjjes nė kėtė kat ėshtė mė i madhi dhe mė i bukuri i gjithė shtėpisė. Po kėtu ndodhet edhe kuzhina, ose qilari nė gjuhėn popullore, ndėrsa ngjitur saj ėshtė dhoma e ngrėnies. Familjet aristokrate tė Gjirokastrės kanė qenė tepėr tė pasura, ndaj kishin tė zhvilluar kulturėn e tė jetuarit mirė dhe tė tė ngrėnit mirė. Dėshira Tena, punonjėse nė Muzeun Etnografik, tregon se gjatė kėrkimeve nė shtėpitė e pasura tė Gjirokastrės janė gjetur edhe qypa me flori, “madje edhe lugėt dhe pirunėt me tė cilėt hanin ishin prej floriri”, thotė ajo. Dhoma e gatimit ėshtė e gjitha prej guri, nė krahasim me dhomat e tjera ku mbizotėrojnė punimet nė dru, pėr tė shmangur zjarret. Gjithēka ėshtė e menduar mirė nė kėto shtėpi: vendi ku laheshin enėt (nekrolit) dhe ku vendosej hapėsira e gatimit.

Nė katin e tretė janė dhomat e miqve: tė mėdha dhe plot dritė. Ēdo dhomė ka nga katėr dritare, tė mbuluara me perde tė punuara me dorė dhe qėndisma tė rralla. E veēantė ėshtė dhoma e grave - vendi ku mblidheshin gratė dhe fėmijėt kur kishte tė huaj nė shtėpi - pasi atyre nuk u lejohej tė dilnin kur vinin miqtė. Secila dhomė, nė ēdo kat, ėshtė e pajisur me 3 ndarje tė tjera: musandėr (pėr tė vendosur dyshekė, mbulesa), hamali (dhoma e larjes) dhe banja.

Dėshira tregon se shtėpitė e mėdha ishin plot hyrje dhe dalje tė fshehta, porta qė ngjanin me dollapė tė futur nė mur, por po t'i pėrshkoje, mund tė tė nxirrnin edhe pėrjashta mureve tė shtėpisė.
Ushqimet tradicionale tė qytetit
Gjirokastra shquhet pėr kulturėn e sofrės, ndaj kuzhina e qytetit ėshtė e pasur mė receta tė veēanta dhe tė shijshme. Pėrgjithėsisht janė receta turke, por tė mbrujtura nė kulturėn gjirokastrite, marrin njė tipar tė veēantė. Njė nga pjatat mė tė njohura ėshtė pashaqofte (quhet kėshtu sepse gatuhej pėr Ali Pashė Tepelenėn) dhe pėrbėrja ėshtė: qofte orizi me mish, tė gatuara nė salcė tė bardhė ose tė kuqe.

Shapkat gatuhen nė tepsi: ėshtė lloj byreku me miell misri dhe spinaq. Nė vend tė lyrės pėrdoret gjalpi, i cili i jep pėrzierjes njė shije tė veēantė.

Qifaitė kanė veēanti sidomos mėnyrėn e gatimit - tigani nė tė cilin skuqen ėshtė me 10 gropa, ku vendosen 10 qofte me oriz, mish dhe erėza. Ky tigan ėshtė njė nga enėt e kuzhinės tradicionale gjirokastrite dhe mund tė gjendet e ekspozuar nė Muzeun Etnografik.

Pėr t'u ėmbėlsuar, frutat e thara janė karakteristike e kuzhinės shqiptare, por nė kėtė zonė preferohen fiqtė e tharė (oshafka).
Kalaja e Argjirosė
Kalaja tė zotėron menjėherė, sidomos kur gjendesh poshtė kėmbėve tė saj: shtrihet e gjatė dhe e lartė. Nė cepin jugperėndimor dallon njė kullė, nė formė katrore dhe sahati qė ngrihet pėrmbi tė. Ndėrsa nė skajin e kundėrt gjendet kulla e dytė - brenda saj gjenden pjesė muzeale. Nė pjesėn ballore, nėpėr gurėt e murit qė lidh dy skajet, janė strehuar qindra zogj (janė sorra, por i shtojnė kalasė hijen e legjendės) dhe lule kacavjerrėse u janė ngjitur mureve tė vjetra. Ngjitesh nė njė rrugėt e kalldrėmta, tė cilat rrotullohen si spirale nėpėr kodėr dhe mė nė fund arrin tek porta kryesore - aty duhet tė paguash biletėn - njė shumė modeste 200 lekė.
Brenda kalasė bie shi
Hyrja e gurtė ka formėn e njė tuneli dhe nga muret pikon ujė, aq shumė sa duket si shi. Zhurma bėhet e mbytur dhe dėgjohet pikat e ujit qė bien; tuneli zgjatet, nė tė janė vendosur njė ekspozitė armėsh nga Lufta e Parė dhe e Dytė - pėrgjithėsisht topa artilerie. Nga tė ēarat nė mur drita hyn e fortė dhe ēan errėsirėn, qė duket se banon aty prej shekujsh. Fundi i tunelit tė nxjerr nė tarracėn e hapur, ku shpalosen pamje tė mrekullueshme mbi luginėn e Drinosit drejt veriut. Prej andej mund tė dallosh qartėsisht gjithė lagjet e vjetra. Nė mes tė tarracės janė vendosur tre gryka topash dhe nė fund njė gjuajtės i vjetėr amerikan Lockhedd; rrethuar nga mure guri tashmė gjysmė tė rrėzuara, ai vend ėshtė ideal pėr tė organizuar koncerte apo festivale. Skena ėshtė e gatshme sepse mirėpret ēdo katėr vjet Festivalin Folkloristik. Djathtas, poshtė disa shkallėve, gjendet njė kafene e vogėl nė njė galeri tė nėndheshme me harqe. Klientėt e zakonshėm janė burra, por paraditeve me diell, poshtė tė fshehur mes gurėve shkojnė ēifte gjimnazistėsh tė dashuruar. Mund tė kalosh orė duke vizituar kalanė - gjatė gjithė atyre ecejakeve unė vrava mendjen se nga cili shkėmb ėshtė hedhur princesha Argjiro kur mori vesh se turqit kishin pushtuar kalanė…
Historiku i kalasė
Bėrthama e Kalasė sė Gjirokastrės daton qė nga shekujt 4-3 (para Krishtit). Rrethohet me mure ilire rreth shekullit tė 6-tė (pas Krishtit) duke hedhur themelet e para tė kalasė sė sotme. Ndėrtimi i mureve zgjati me shekuj dhe mendohet qė kalaja ka marrė formėn pėrfundimtare rreth shek. 12, duke strehuar brenda saj pothuaj 200 familje. Lagjet e para jashtė kalasė datojnė njė shekull mė vonė - duke treguar pėr rritjen e vazhdueshme tė popullsisė dhe qytetit antik. Nė shekullin e 15-tė, pas pushtimit turk kalaja zgjerohet edhe mė shumė me depo uji, furra buke, burgje (tė cilat ndodhet nė pjesėn e nėndheshme, ende sot tė papastruara) dhe hapėsira qėndrimi pėr ushtarėt. Nė vitin 1812, Ali Pashė Tepelena i shton kalasė pjesėn e saj jugperėndimore dhe njė ujėsjellės tė gjatė 12 km, i cili sillte ujin nga mali i Sopotit nė brendėsi tė saj. Nė vitin 1928 Ahmet Zogu e prish kėtė ujėsjellės dhe me gurėt e tij ndėrton burgun e kalasė, i cili ka funksionuar si i tillė deri nė 1968-ėn. Nė vitin 1971 brenda kalasė hapet Muzeu i Armėve, sot nė kėtė muze kanė mbetur vetėm armė nga luftėrat botėrore, pasi tė gjitha punimet antike shqiptare nga epokat e gurit, bronzit dhe mesjetės janė vjedhur gjatė trazirave tė '97-tės.

Ku tė zini vend dhe tė hani
Hotel “Ēajupi”
Njė udhėtim nė kohė: tė fjeturit ėshtė i sigurt pasi disponon 50 dhoma- tė cilat kanė ēmime tė ndryshme: nga 400 deri nė 3000 lekė, nė varėsi tė sezonit. Dhomat e kompletuara me dush dhe ngrohje janė mė tė shtrenjtat; nėse prenotoni vetėm krevatin, ėshtė mė lirė, por do t'ju duhet ta ndani dhomėn me ndonjė udhėtar tė rastit.
Hotel “Kotoni”
Me fjetje dhe mėngjes nė rrugėn “Bashkim Kokona” ėshtė njė nga hotelet mė tė mira. Nė fakt, janė vetėm disa dhoma nė dispozicion, por brenda tyre mund tė gjesh njė komoditet qė nuk e ofron hotel nė Gjirokastėr.
Hotel “Vėllezėrit Hajdari”
Ndodhet pėrballė hotel “Ēajupi”, por ndėrtesa ėshtė tepėr e amortizuar dhe kushtet janė nga mė modestet. Gjithsesi, mund tė gjeni njė shtrat tė pastėr pėr pak para.

Bar-restorant “Fantazia” ndodhet afėr sheshit “Ēerēiz Topulli”. Ofron ushqim tė mirė dhe pamje tė bukur.

Pak mė poshtė ndodhet Klubi i Gjahut dhe pėrballė tij njė bar tepėr i thjeshtė. Ėshtė ndėrtuar nėn muret e kalasė dhe brenda ngjan si bunker. Pronari ėshtė shumė i sjellshėm dhe ushqimi ėshtė i freskėt dhe i lirė.

Poshtė nė qytet ka gjithashtu bar- restorante dhe fast-food-e qė i gjen hapur deri vonė: ju kėshillojmė tė provoni ėmbėltoret, nėse ju pėlqejnė pastat e freskėta.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Gjirokastra Empty Re: Gjirokastra

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum