Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ROLI I TUPANIT NĖPĖR SHEKUJ

Go down

ROLI I TUPANIT NĖPĖR SHEKUJ Empty ROLI I TUPANIT NĖPĖR SHEKUJ

Post by shaban cakolli Fri 28 Nov 2008, 13:11

ROLI I TUPANIT NĖPĖR SHEKUJ

Lashtėsia dhe prejardhja e tupanit

Shkruan: nDemir Krasniqi

Pa dyshim se njėri ndėr instrumentet mė tė lashta tė muzikės, ėshtė tupani, i cili nėpėr krahina shqiptare njihet me tri emėrtime: tupani, lodra, daullja.
Dihet se fishkėllimat e njeriut kanė qenė paraardhėsit e parė tė instrumenteve frymore, ndėrsa tė rrahurit me shuplaka dhe trokitjet me rrasa tė gurėve, kanė qenė instrumentet e para primitive, tė cilat kanė paralajmėruar ardhjen e instrumenteve tė ndryshme ritmike.
Tupani si njėri nga instrumentet mė tė lashta ritmike ka prejardhjen prej vendeve aziatike dhe India, tė cilin e kanė pėrdorur njerėzit endacak dhe popujt nomadė, ku shumė shpejt ka depėrtuar edhe tek popujt evropianė , tek popujt e Afrikės, pėr ta pushtuar mė vonė mbarė globin tokėsor.
Ky instrument shumė i rėndėsishėm muzikor, ka zėnė vend meritor edhe nė muzikėn popullore shqiptare, pa tė cilin nuk mund tė paramendohen sidomos vallet popullore tė traditės shqiptare.
Por, nė vazhdim do tė bėjmė njė historik tė shkurtėr pėr kėtė instrument, pėr tė pasqyruar rolin e tij, nėpėr shekujt e kaluar.

Tupani si mjet alarmues ndaj rreziqeve tė ndryshme

Nė kohėrat e lashta, kur njerėzit kanė udhėtuar prej njė vendi nė tjetrin, pėr tė kėrkuar kushte mė tė mira pėr jetė, jo rrallė herė, janė ballafaquar me rreziqe tė pa parashikueshme, qoftė me shtazė tė egra, qoftė me grupe tė ndryshme njerėzish, racash, fisesh dhe krahinash tė ndryshme.
Dihet, se nė ato kohėra nuk ka pasur kurrfarė mjeti tė komunikimit nė mes njerėzve dhe grupeve tė ndryshme nomade, andaj i vetmi mjet alarmues ndaj rreziqeve tė ndryshme, sulmeve nga shtazėt e egra, luftėrave tė ndryshme, ka qenė tupani, pėrmes tė cilit me anė tė ritmeve tė ndryshme, kanė alarmuar tė tjerėt pėr rreziqet me tė cilat janė pėrballur kohė pas kohe. Tupani, si instrument i fuqishėm ritmik, me tingullin e tij kumbues, mundėsonte qė pėrmes tingujve tė tij, tė alarmohen njerėzit nė njė largėsi relative.

Tupani si mjet informativ nėpėr vendtubimet e ndryshme

Nė kohėn kur nuk kishte mjete tjera komunikuese nė mes tė njerėzve, tupani ka luajtur edhe njė rol shumė tė rėndėsishėm si mjet informativ, pėr njė rreth tė caktuar njerėzish. Nė kohėn kur nuk kishte shkrim-lexim, telefona, mjete tė informimit publik, ishte punė e vėshtirė pėr t’ i tubuar njerėzit dhe masėn, nė rastet kur duhej tė mbahej ndonjė tubim gjithė-popullorė , ndonjė kuvend me rėndėsi tė veēantė, apo vendtubime me rėndėsi tė tjera historike.
Pra, pėr t’ i tubuar njerėzit nė logje tė tilla, tupani luante njė rol shumė tė rėndėsishėm informativ. Njerėzit tė cilėt iu kanė rėnė tupanėve nė rastet e kėtilla, kanė qenė tė specializuar dhe tė autorizuar nga rrethi ku kanė jetuar e vepruar dhe ata pėr lajmėrime tė kėtilla, kanė pasur stile tė veēanta ritmike, me tė cilat i kanė njoftuar njerėzit pėr tubime gjithė popullore, nga se do tė vendosej diēka e veēantė dhe e rėndėsishme pėr gjithė masėn popullore dhe rrethin ku ata jetonin.
Njerėzit tė cilėt merreshin ekskluzivisht me kėtė “zeje”, nė popull quheshin :”Telall”, qė nė gjuhėn turke do tė thotė:”Lajmėtar!”

Tupani si mjet pėrcjellės ushtarak dhe luftarak

Tupani, si instrument i fuqishėm ritmik, nėpėr shekuj ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė jetėn ushtarake. Me pėrcjellje tė ritmit tė tupanit, janė shoqėruar shumė stėrvitje ushtarake, marshe ushtarake, parada , solemnitete ushtarake dhe manifestime tė ndryshme tė kėtij karakteri.
Rėndėsi tė veēantė , tupani ka luajtur nėpėr luftėra tė ndryshme, ku ushtarėt dhe luftėtarėt e ndryshėm, janė shoqėruar me ritme tupanėsh. Njė shoqėrim i tillė, mė tepėr ka luajtur rol nė trimėrimin dhe rritjen e moralit luftarak tė ushtarėve.
Kur jemi tek luftėrat, nuk mund tė anashkalojmė edhe rolin negativ tė tupanit, tė cilin kriminelėt dhe kasapėt – shėrbėtor tė okupatorėve, e kanė pėrdorur tupanin si mjet pėr mbulimin e trishtimave, klithjeve dhe britmave tė viktimave tė pafajshme, tė cilat xhelatėt i nxirrnin nga shtėpitė e tyre dhe i ēonin nė njė vend tė caktuar pėr t’ i kasapitur nė mėnyrat mė barbare, duke ua prerė kokat dhe gjymtyrėt e trupit me thika dhe mjete tjera tė ftohta. Andaj, nė raste tė kėtilla, janė angazhuar tupanxhinjė tė specializuar pėr kėtė “zeje”, ku gjatė tėrė kasapitjes sė njerėzve tė pafajshėm, burrave, pleqve, plakave, nuseve, vajzave dhe fėmijėve – tupanxhinjėt iu binin tupanėve pėr t’ ua mbuluar zėrat viktimave dhe pėr tė krijuar bindje nė afėrsi, se gjoja , nė vendin e krimit “ėshtė duke u bėrė dasmė e aheng”, e jo kasaphane!
Raste tė kėtilla, gjatė luftėrave tė shkuara, ka pasur nėpėr shumė qytete e vendbanime shqiptare. Sidomos, ėshtė i njohur vendi i quajtur “Tauk Bashqe”, afėr Prishtinės, nė tė cilin janė kasapitur shumė shqiptarė, nėn tingujt e tupanėve , tė cilėve zakonisht iu binin romėt e angazhuar nga forcat ushtarake e xhelatxhinjve serbė.
Njė rol tė kėtillė , tupanxhinjėt romė tė Vranjės, e kanė luajtur edhe gjatė Kasaphanės nė vendin e quajtur “Lagja e Iseukėve” nė Karadakun e Gjilanit, nė tė cilėn janė kasapitur mė se 100 shqiptarė, tė cilėve para se t’ ua prisnin kokat dhe para se t’ i vrisnin, nėn tingujt e tupanėve – ua thyenin dhėmbėt dhe i detyronin nėnat, gratė dhe motrat e viktimave, qė t’ i pėrvėlonin me ujė tė valė nga kazanėt dhe enėt tjera tė amvisėrive shtėpiake!

Tupani si mjet tregues i kohės ditore

Tupani, nėpėr shekujt e kaluar ka luajtur rol shumė tė rėndėsishėm edhe si tregues i kohės, nga se dikur nuk kishte orė pėr matjen dhe tregimin e kohės sė saktė!
Sidomos, gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, tek besimtarėt myslimanė, roli i tupanit ishte me peshė tė veēantė. Andaj, gjatė kėtij muaji, angazhoheshin njerėz – tupanxhinjė, tė cilėt kishin pėr detyrė qė t’ iu binin tupanėve nė ēdo kohė tė faljes sė namuzeve, e sidomos nė kohėn kur njerėzit duhej zgjuar pėr tė ngrėnė syfyrin dhe nė kohėn kur agjėruesit e Ramazanit, duhej bėrė iftar!
Pėr ta kryer kėtė “detyrė” sa mė mirė, zgjidheshin romėt tė cilėt posedonin tupanėt mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme, por kishte edhe shumė raste, kur njerėzit e shtresave tė varfėr , i merrnin tupanėt me qira prej romėve dhe e kryenin kėtė detyrė, me qėllim qė tė pėrfitojnė ndonjė para prej banorėve tė fshatit dhe tė rrethit ku jetonin!
Pėr njė shėrbim tė kėtillė, tupanxhinjėt e Ramazanit, ditėn kur falej namazi i Bajramit, shkonin nėpėr xhami dhe e ekspozonin tupanin e tyre, mu nė derė tė xhamisė! Fill pas faljes sė namazit tė Bajramit, besimtarėt i shpėrblenin ata, me para e dhurata tjera tė dobishme pėr familjarėt e tupanxhinjve!

Roli i tupanit nė dasmat popullore

Pa dyshim se tupani, ka luajtur dhe luan rol tė veēantė edhe nėpėr dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore. Dikur, nė trevat dhe krahinat tona madhėsia dhe madhėshtia e dasmave, matej me numrin e dasmorėve dhe me numrin e tupanėve qė do tė angazhoheshin nė ato dasma. Pėr shembull, kur dikush nga pasanikėt e mėdhenj, angazhonte pėr dasmėn e tij, tri palė tupanė, atėherė ajo dasmė pėrmendej shumė gjatė nė mbarė atė fshat dhe atė rrethinė!
Roli i tupanit, nė dasmat dhe ahengjet tona popullore, nė kohėt e kaluara shumė mė tepėr ka pasur rol alarmues dhe informativ, se sa karakter argėtues!
Nė radhė tė parė, tupani ka shėrbyer si mjet alarmues dhe informativ, pėr t’ i njoftuar njerėzit e njė rrethi tė caktuar ku po zhvillohej dasma, nė mėnyrė qė ata po sa t’i dėgjojnė bubullimat e tupanit, tė kuptojnė se atje paska dasmė dhe kjo automatikisht nėnkuptonte edhe thirrjen e dasmorėve pėr dasmė, nga ana e Zotit tė Dasmės!
Kjo, ka ndodhur pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė komunikimit pėr thirrjen e dasmorėve, si dhe terreneve tė vėshtira malore , ku duhej humbur shumė kohė e mund pėr t’ i ftuar njerėzit nė dasmė, e aq mė tepėr lypsej angazhuar shumė meshkuj – burra, pėr t’i ftuar gjithė ata dasmorė!
Roli i dytė i tupanit, nėpėr dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, ishte pėrcjellja e dasmorėve gjatė ardhjes dhe shkuarjes sė tyre, pėrcjellja e valleve tradicionale popullore, sidomos tė valleve tė rėnda me karakter luftarak, tė cilat i luanin ekskluzivisht burrat . Tupani pėrdorej me tė madhe gjatė ceremonisė sė hyrjes sė dhėndrit nė xherdek, e sidomos nė mėngjes, kur nxirrej dhėndri nga dhoma e nuses, ku tupani duhej tė binte me tėrė fuqinė e tij, me qėllim qė tė alarmojė tė afėrmit, fshatin, rrethin dhe miqtė pėr aktin e pastėr moral tė virgjėrisė sė nuses!
Kėtė akt, tradicionalisht e pėrcillte dhe e vėzhgonte me kujdes tė veēantė i tėrė rrethi dhe krahina, nga se nė rastet kur nuk dėgjohej tupani – i tėrė rrethi dhe krahina e kuptonte se nusja nuk kishte qenė e virgjėr!

Roli i tupanit nė fshatrat rurale

Roli i tupanit nė dasmat popullore qė organizoheshin nėpėr fshatrat rurale, pėrveē karakterit argėtues, pritjes dhe pėrcjelljes sė dasmorėve, alarmimit dhe thirrjes sė dasmorėve pėr dasma dhe pėrcjelljes sė dhėndrit pėr nė xherdek, ka pasur edhe njė rol shumė tė rėndėsishėm gjatė udhėtimit tė dasmorėve nė ditėn kur ata shkonin pėr ta marrė nusen nėpėr fshatra tė largėta dhe terrene tė vėshtira malore.
Gjatė udhėtimeve tė kėtilla tė mundimshme tė dasmorėve, shpeshherė ndodhte qė dasmorėt (krushqit) tė bien nė prita, tė sulmohen nga grupe e individė tė pa njohur, tė cilėt tentonin qė me luftė, t’ ua grabisnin nusen nga qerrja e saj!
Pėr kėtė, shumė herė kanė ndodhur luftėra tė pėrgjakshme nė mes krushqve, ku nuk janė tė pakta vendet dhe toponimet e mbetura nė analet e historisė sonė, si:”Varret e krushqve”,”Krushqit qė janė bėrė gurė” e tė ngjashme.
Andaj, pėr t’ iu shmangur kėtyre pritave, sulmeve dhe dyluftimeve tė mundshme, tupani gjatė tėrė kohės sė udhėtimit tė dasmorėve ka qenė i obliguar qė tė bubullonte, nė mėnyrė qė t’ i alarmojnė fshatrat dhe malet pėr rreth se nėpėr atė terren ėshtė duke udhėtuar turma e krushqve dhe qerrja e nuses!

Roli i tupanit nė qendrat urbane

Roli i tupanit, nė qendrat urbane nuk ishte i rėndėsishėm, sikurse nė fshatrat rurale. Nė dasmat dhe ahengjet popullore qė organizoheshin nėpėr qendrat urbane, tupani kishte mė shumė rol argėtues nė pėrcjelljen e valleve popullore, por edhe rol alarmues-informativ, pėr t’ ua pėrkujtuar fqinjėve dhe qytetarėve se ėshtė duke u bėrė njė dasmė apo gazmend familjarė! Mirėpo, kėtu nuk e ka qėllimin pėr t’ i ftuar nė dasmė krushqit, por mė tepėr pėr t’ ua bėrė me dije lagjes dhe rrethit se nė njė familje tė caktuar ka dasmė!
Vlen tė theksohet se edhe nė pėrcjelljen e valleve popullore me karakter qytetar, tupani ėshtė shumė mė pak i dėshirueshėm, nga se nėpėr qendrat urbane shumė mė pak luhen vallet e rėnda tė burrave dhe ato me karakter luftarak, e shumė mė tepėr preferohen vallet e pėrziera ku do tė vallėzojnė sė bashku tė dy gjinitė!

Tupani nė dasmat e modernizuara dhe nė restorante

Viteve tė fundit, nė traditat tona popullore, ku dasmat dhe ahengjet popullore thuaja se nė tėrėsi janė “modernizuar”, nga se ato tani organizohen kryesisht nėpėr lokale hoteliere, restorante dhe salla tė ndryshme, mund tė thuhet lirisht se tani shumė pak vend i ka mbetur tupanit qė tė bubullojė nė kėto lokale.
Dihet se ahengun dasmor e bartin grupet dhe ansamblet muzikore tė elektrizuara dhe tė fuqizuara, tė cilat mund tė dėgjohen shumė mė larg se sa qė dėgjoheshin dikur kėngėtarėt dhe tupanėt. Grupet dhe ansamblet e tilla, tė specializuara pėr dasma e ahengje tė ndryshme popullore, sė bashku me interpretuesit vokal, mundėsojnė argėtimin, disponimin dhe vallėzimin e tė gjitha gjinive dhe llojeve tė vallėzimeve!
Andaj, mendojmė se tupanėve nė dasmat e kėtilla nuk iu ka mbetur mė vend pėr bubullima tė trishtueshme dhe iu ka ardhur koha pėr pensionime, apo pėr pushime nėpėr muze tė ndryshme!
Tupanėt, nė dasmat qė organizohen nėpėr hotele, restorante e salla tė ndryshme, i sjellin vetėm individėt tė cilėt nuk mund tė pėrshėndeten nga e kaluara e largėt tradicionale dhe ata tė cilėt me njė mendjemadhėsi tė llojit tė vet, duan tė tregohen para masės sė dasmorėve, se gjoja janė tė pasur dhe gjoja se nuk mund t’i harrojnė traditat e kaluara nga vet koha nė tė cilėn jetojmė!
Angazhimet e tupanėve, nė ambientet e kėtilla, jo qė ia rrisin koston e dasmės Zotit tė shtėpisė, por ata nė ambiente tė mbyllura vetėm sa krijojnė huti, tollovi dhe zhurmė tė pa pėrballueshme, tė cilėn dasmorėt nuk mund ta durojnė me kėnaqėsinė dhe dėshirėn e tyre!
Andaj, nė vend tė porosisė, kėtė shėnim po e pėrmbyllim me atė proverbin e njohur popullor , i cili thotė: “Ec me kohėn”, duke ia shtuar edhe tė vėrtetėn tonė historike se dikur i kemi lėvruar arat me parmendė, me plug, me shati, me qe, me kuaj…por sot ėshtė koha e makinave moderne dhe mjeteve tė motorizuara, pa tė cilat nuk mund tė presim rendimente tė lakmuara tė bereqeteve!
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20322
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum