Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

2 posters

Go down

At Gjergj Fishta, Nder i Kombit Empty Zbulohen eshtrat e At Gjergj Fishtės

Post by Naki Wed 24 Dec 2008, 03:54

Nxjerr sekretin pas 41 vjetėsh: Unė e di ku ndodhen eshtrat e Gjergj Fishtės

Shkruar nga Qamil Xhani

Mund tė kemi tė bėjmė me njė zbulim historik. Dhe, nėse ėshtė tamam kėshtu, atėherė eshtrat e tė madhit Gjergj Fishta do tė gjejnė pak prehje. Fritz Radovani, njė studiues shqiptar qė jeton nė Australi, pas 28 vitesh ka vendosur tė nxjerrė sekretin e jetės sė tij. "Eshtrat e At Gjergj Fishtės ndodhen nė varrezat e Rėmaj tė Shkodrės", thotė ai. Njė punonjės qė kishte marrė pėrsipėr zhdukjen e tyre, i ka rivarrosur ato, 41 vite mė parė, nė varrezat e Shkodrės.
Nė njė letėr publike, Radovani tregon gjithė historinė sesi u shpėtuan eshtrat e gjeniut Fishta, duke hedhur poshtė nė kėtė mėnyrė dhe variantin e njohur deri mė sot pėr hedhjen e tyre nė lumin Drin. Njė ngjarje qė prej vitesh ėshtė pjesė e debatit kur flitet pėr autorin e madh dhe qė djali i ish-mikut tė Fishtės, Radovani, i shton dhe variantin e tij, qė gjithsesi vlen tė merret nė konsideratė. Letra i drejtohet organeve mė tė larta tė shtetit shqiptar, kryeministrit, kryeparlamentares dhe institucioneve fetare.
Historia
Fritz Radovani ėshtė njė ndėr tė paktėt dėshmitarė tė mbetur gjallė qė dinė fatin e eshtrave tė Gjergj Fishtės. Ka vendosur tė thyejė heshtjen, duke hedhur poshtė variantin zyrtar qė njihet deri mė sot. Sipas tij, pas dhunimit qė iu bė varrit tė At Gjergj Fishtės, zyrtari qė kish marrė pėrsipėr hedhjen e tyre nė lumin Drin nuk iu bind urdhrit, por i varrosi pėrsėri eshtrat e poetit kombėtar nė varrezat e Shkodrės. Njė vend qė u mbajt sekret prej shumė pak vetash. Madje edhe pas viteve 1990, kur gjėrat u duk se ndryshuan. Zbulimi i varrit tė fshehur tė Fishtės ėshtė njė rastėsi dhe pėr Radovanin. Ka qenė vitit 1980 kur i ėshtė dashur tė shkonte nė varrezat e Rėmajt pėr tė kėrkuar njė tė afėrmin e vet. Deri nė atė moment sekretin e eshtrave tė Fishtės e ka ditur vetėm roja i varrezave, Gjon Gjergji. Ky i fundit ia ka rrėfyer Radovanit si njė sekret qė duhet ta mbante me vete gjithė jetėn.
"Mbas pak minuta heshtjeje, mė tha: "Do tė shkojmė bashkė nė njė vend sekret, kam besim se nuk ke me folė me njeri, mbasi kjo qė po tė tregoj asht gjithmonė me rrezik ba me folė..."
Ecėm nga ana e majtė e Kapelės, kaluam vorrėt e motrave stigmatine, numėroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katėrta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty mė shikoi nė sy dhe, mė tha: "Fritz, Pashė Shpitnat e Atyne tė vdekunve qė ke nė kėtė vend, dhe qė, nga njohja me Ta, po tė besoj edhe ty, tė lutem mos me folė me asnjeri pa ardhė ajo kohė qė ti ke me pasė mundėsi me tregue,... se je i ri e njė ditė... kėtu, unė kam futė njė thes ēimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtės...", shkruan nė letrėn e tij Radovani takimin me Gjon Gjergjin nė vitin 1980 nė varrezat e Shkodrės.
Si u rivarros Fishta
Ironikisht nė Shqipėrinė e pas viteve 1990, mė shumė debate ka pasur pėr varrin e Fishtės sesa pėr kontributin dhe dėmin qė komunizmi i bėri veprės sė tij. Mė 1967 regjimi komunistėt bėri aktin mė ēnjerėzor, zhvarrosjen e eshtrave tė Fishtės. Mė pas gjithēka i ėshtė lėnė nė dorė fantazisė. Diēka mes gjysmė reales dhe krijimtarisė popullore. Burime thonė se eshtrat e tij pas zhvarrimit u hodhėn nė lumin Drin. Por pa e saktėsuar nė cilin vend si dhe kush i hodhi. Ndėrsa nė dėshminė e Fritz Radovanit historia duket sikur merr fund. Gjergj Fishta nuk mund tė ketė njė varr pa emėr. Radovani sjell dėshminė e rojės sė varrezave qė ka qenė dhe njė nga pak personat qė i kanė rivarrosur eshtrat e Fishtės. Bėhet fjalė pėr 41 vite mė parė dhe pikėrisht nė 20 mars 1967, kur ateizmit i diktaturės komuniste mori pėrsipėr ērrėnjosjen e kulturės fetare nė Shqipėri. Dhe ērrėnjosja nuk ishte vetėm njė figurė letrare. Nė varrin ku prehej Fishta nė kishėn e Gjuhadolit, njerėz tė shtetit bėnė dhe zhvarrimin e poetit mė tė lavdishėm shqiptar. Urdhri ishte qė eshtrat tė hidheshin nė lumin Drin. Dhe pėr 41 vite tė gjithė mendojnė se ky ishte fundi i eshtrave tė Homerit shqiptar. Por Radovani sjell nė kujtimet e tij dėshminė e rojės sė varrezave.
"Ka shkue nė njė mbasdreke, rreth orės 15:00 nė shtėpi tė Gjonit, ish-drejtori i Ndėrmarrjes qė merrej me riparimin e Kinema Punėtori (ish-Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kėrkue me shkue pėr njė problem urgjent nė Rėmaj. Gjoni ka marrė ēelsat, ka hypė nė makinėn e Shyqyriut dhe janė gjetė pėr 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.
Kanė hy me makinė deri tek Kapela, janė ndalue dhe, kanė shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosė "thesin e ēimentos. Gjoni me njė lopatė ka hapė njė gropė tė vogėl, po Shyqi, i ka marrė lopatėn dhe e ka thellue ai vetė ma shumė gropėn, tue shkue afro 50 - 60 cm. thellėsi. E kanė mbulue dhe porosia ishte qė Gjoni nuk duhet tė fliste me asnjė person", shkruan Radovani nė letrėn e tij.
Veē Fritz Radovanit, pėr varrin e fshehur tė Gjegj Fishtės ka dijeni dhe Anton Benussi. "Pėr kėtė ēėshtje, mbas vitit 1992, unė kam vue nė dijeni tre persona, Anton Benussin, Ernest Pėrdodėn dhe mė 1995, kur po riparohej Kisha Franēeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketė bisedue me At Z.Pėllumbin. Unė dhe A.Benussi, jemi gjallė... tjerėt jo!", thotė Radovani.
Kuvendi Franēeskan
Nė Kuvendnin e Franēeskanėve nė Shkodrės ėshtė njė varri i Fishtės. Por mė shumė sesa varr, aty gjenden pjesėt e turpit, qė ata qė e zhvarrosėn Fishtėn mė 20 mars tė vitit 1967, nuk i morėn. Institucionet shtetėrore kanė marrė dėshminė e Fritz Radovanit qė nė muajin tetor tė vitit tė kaluar. E megjithatė asgjė nuk ėshtė bėrė deri mė sot pėr eshtrat e poetit kombėtar. Ndėrsa njė verifikim i dėshmive tė Radovanit me analiza qė mund t'i bėhen varrit, do tė zbardhte pėrfundimisht tė vėrtetėn. Sot ka njė gjysmė varr, por kurrė thashethemet dhe debatet pėr kėtė ēėshtje nuk janė darovitur, askush nuk pranon ta marrė si tė mirėfilltė atė qė kanė servirur organet e shtetit komunist.
Nė kėrkim tė varrit
Deri nė vitet 1990, Fishta ishte poeti i anatemuar. Njė njeri qė ēdo shtet do ta kish pėr nder ta kishte nė panteonin e vlerave kombėtare. Mirėpo, ja qė komunistet mund t'ia lejonin vetes luksin tė mos e pėrmendnin, madje dhe nė botimet shkollore. E ndėrsa pėr veprėn dihej pak, pėr fundin e jetės sė tij dhe pėr varrin dihej dhe shumė mė pak. Janė njė mori pikėpyetjesh qė ngihen pėr kėtė ēėshtje dhe qė zor se do tė marrin fundin. Tė vetmen dėshmi tė parė tė saktė duket se e sjell Fritz Radovani, kur jep shpresė se dikush nė momentet e komunizmit ekstrem, ka menduar t'i shpėtojė eshtrat gjeniut Fishta. Kisha Franēeskane nė Gjuhadol tė Shkodrės u pėrsos nė vitin 1967 nga njė objekt kulti nė njė stallė dhe magazinė tė komunizmit, dhe askush nuk u mendua se aty prehej dhe Gjergj Fishta. Ndėrsa burime studimore thonė se nė tė njėjtėn kishė, ku u varros Fishta, ishin dhe eshtrat e njė tjetėr heroi kombėtar, Dedė Gjo' Luli. Arkivat e priftėrinjve franēeskanė kanė sjellė shumė ēka pėr atė qė ndodhi me klerin katolik nė Shqipėri gjatė viteve 1965-1970. Por shumė pak dokumente pėr fatin e eshtrave tė Fishtės. Shumė pak ėshtė bėrė dhe nga qeveria edhe organet e tjera tė pushtetit lokal. Si ēdo vepėr tjetėr nė regjimin komunist dhe nekrofilėt qė dhunuan varrin e Fishtės duhet tė kenė njė urdhėrues dhe ku i dihet, mbase dhe njė dokument tė firmosur.
Kadare nė varrin e Fishtės

Njė vit mė parė, shkrimtari Ismail Kadare vizitoi Kishėn Franēeskane nė Shkodėr ku gjendet dhe varri i Fishtės. Kadare ka vizituar dhe vendin ku gjenden pjesė tė varrit tė mbetur tė Fishtės. Ndėrkohė nė shkrimet e tij pas viteve 1990, Kadare ka kėrkuar rivlerėsimin e figurės sė Fishtės dhe kontributit qė kleri katolik ka dhėnė pėr kombin.
Misteret e varrit te Fishtes
Ø Mė 20 mars 1967 eshtrat e Fishtės me urdhėr tė strukturave tė shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha Franēeskane e Gjuhadolit.

Ø Mendohet se urdhrin pėr hedhjen e eshtrave tė Fishtės nė lumė e ka dhėnė kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe kryetari i Frontit Demokratik tė Shkodrės.

Ø Eshtrat mblidhen nė njė thes ēimentoje dhe qėndrojnė pėr tri ditė nė njė nga zyrat e ndėrmarrjeve tė ndėrtimit.

Ø Sipas burimeve tė ndryshme, thesi ėshtė hedhur pas tri ditėsh nė rrjedhėn e lumit Drin nė Shkodėr.

Ø At Zef Pėllumbi, nė kujtimet tij thotė se nuk ėshtė i sigurt se eshtrat e Fishtės janė hedhur nė lumė, por i kanė thėnė dėshmitarė okularė se eshtrat janė hipur nė njė karro pėr t'u transportuar.

Ø Njė tjetėr klerik, Konrrad Gjolaj, nė kujtimet e tij thotė se, "me "revolucionin kulturor" edhe eshtrat e Tij u tretėn buzė Drinazės, nė afėrsi tė Bėrdicės, bashkė me eshtrat e vėllezėrve tė tjerė t'asaj Kishe".

Ø Fritz Radovani dėshmon se pas tri ditėsh eshtrat e Fishtės janė marrė nga ish-drejtori i ndėrmarrjes qė merrej me riparimin e Kinema Punėtori (ish-Kisha e Fretenve), Shyqyri Rrjolli, dhe i ka varrosur sė bashku me rojėn e varrezave, Gjon Gjergjin, nė varrezat e Rėmajės nė Shkodėr.
Shqypnisė

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekė atė ajr t'kullue
Si Leka i Madhi e Skandėrbegu i biri
Kje i Lumi vetė, qi mue m'dėrgo ksi hiri
Pėr nėn qiellė tande t'kthielltė un me u pėrftue.
Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonė, pse ti je nana
E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
Kah des pėr ty i rrebtė e trim si zana:
Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit.
Ēohi tė Dekun

E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

At Gjergj Fishta, Nder i Kombit Empty At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

Post by Naki Wed 24 Dec 2008, 04:02

Historia e panjohur e botimit ilegal tė "Lahutės Malcisė" me paratė qė austro-hungarezėt i kishin dhėnė Faik Konicės pėr librin e Filip Shirokės dhe ndihma e At Pashko Bardhit
Fjalimi i panjohur i Aleksandėr Xhuvanit nė varrimin e Fishtės
Presidenti Moisiu, "Nderi i Kombit" pėr Gjergj Fishtėn
Nga Dashnor Kaloēi
Pak ditė mė parė nė kuadrin e 90-Vjetorit tė Pavarsisė dhe festės sė Ēlirimit tė Shqipėrisė nga pushtuesit nazi-fashistė, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artė "Nderi i Kombit", Padėr Gjergj Fishtėn, njėrin prej figurave e personaliteteve mė tė shquara tė historisė sė Shqipėrisė, i cili gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij ishte e ndaluar qė nė vitet e para tė pasluftės. Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur kjo nismė e Presidentit Moisiu, pėr tė rivlersuar dhe pėr tė vėnė nė vėndin qė u takon shumė prej personaliteteve tė fushave tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė, tė cilėt gjatė periudhės sė regjimit komunist, jo vetėm qė u lanė nė harresė, por ēėshtė mė e keqja, u denigruan dhe u poshtėruan nė mėnyrėn mė tė paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo dekoratė e Presidentit Moisiu e akorduar pėr Fishtėn, i bashkangjitet atyre qė poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshėm pati marrė nga Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumė prej kėtyre figurave tė ndritura tė historisė sė Shqipėrisė, "Gazeta Shqiptare" ėshtė munduar prej vitesh qė t'i pasqyrojė nė faqet e saj, e do tė vazhdojė qė t'i pasqyrojė ato edhe nė tė ardhmen.
Si vetimė u pėrhap an' e kand tė Shqipnisė lajmi i hidhėt i vdekjes sė poetit t'onė Kombėtar, At Gjegj Fishtės dhe e mahnitun mbeti sot mbarė bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh tė autorit tė "Lahutės sė Malcisė" qė ka kėndue, si dikur Omeri, burrnin e besėn e fist tonė, qė ka ndezė zemrat e Shqiptarėvet, si dikur Tirteu, i vjetėrsisė. E me tė drejtė i kan thėnė Fishtės "Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e Spartanėve pėr luftė, njashtu dhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera kanė mbledhė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashuninė e pamasė pėr truellin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amtare. Kėto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhės si dritė e synit, lavarimi dhe pėrdorimi e saj kanė qenė polet rreth sė cilave shtrihej vepra e ēmueshme e Fishtės. E s'ka kush tjetėr veēse ne arsimtarėve qė kemi pasė e kemi nėpėr duer edhe ua kemi mėsu nxėnėsve poezitė e tij, qė e ēmon ma mirė veprėn zamadhe tė tij, e cila sot si njė far (Dritė) i madh dritėdhanės ka ndriēue mendjen e djelmėnisė sonė, si njė Ungjill shkėndimadh morali ka zbutė e ka edukue zemrėn e saj".
Kėto fjalė tė panjohura deri mė sot, janė fjalėt e para tė Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvanit, njėrit prej lėvruesėve mė tė shquar tė gjuhės shqipe, tė mbajtura plot 62-vjet mė parė nė ceremoninė mortore tė varrimit tė poetit tė madh, Padėr Gjergj Fishta, nė qytetin e Shkodrės. Ndonėse Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvani gjatė viteve tė regjimit komunist pėr shumė kohė ishte i zgjedhur nė funksionin e deputetit dhe anėtarit tė Kryesisė sė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, edhe pse ai gjatė atyre viteve ishte njė njeri shumė nderuar dhe i respektuar pėr punėn e tij tė madhe nė fushėn e gjuhėsisė, fjalimi i tij nė ceremoninė e varrimit tė Poetit Kombėtar, Padėr Gjergj Fishtės, nuk e pa kurrė dritėn e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e tij u ndaluan qė nė vitet e para tė pasluftės. Po ēfarė ka thėnė tjetėr Prof. Aleksandėr Xhuvani nė atė fjalim qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė publik qė nga ajo kohė dhe kush ishin personalitetet e tjera tė politikės e artit qė morrėn pjesė apo dėrguan telegrame ngushėllimi nė varrimin e tij? Lidhur me kėtė bėn fjalė shkrimi i mėposhtėm, qė "Gazeta" e boton nė kuadrin e ciklit tė publikimit tė figurave dhe personaliteteve tė spikatura tė histrorisė sė Shqipėrisė, tė cilat u lanė nė heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist i Enver.
Pagėzimi i Fishtės nga De Martino
Gjergj Fishta u lind mė 23 tetor tė vitit 1871 nė katundin Fishtė tė zonės sė Zadrimės dhe ishte i biri i Ndokės sė Simon Ndocit e i zonjės Prenda tė Lazėr Kuēit. Pas lindjes sė tij, tė dy prindėrit qė ishin besimtarė tė mė mėdhenj, e dėrguan nė kishė pėr ta pagėzuar ashtu si ishin ritet fetare tė katolikėve. Ai fėmijė i porsalindur pati fatin qė tė pagėzohej nga Padėr Leonardo De Martino, i cili pėrveēse detyrės sė meshtarit qė e kreu deri nė fund tė jetrės sė tij, ėshtė tepėr i njohur edhe si njė nga poetėt e shkrimtarėt mė tė famshėm tė arbėreshve tė Italisė. Padėr Leonardo De Martino e pagėzoi atė fėmijė tė vogėl me emrin Zef, i cili ishte dhe emėri i tij i vėrtetė deri nė periudhėn qė ai u dorzua si prift dhe mori emrin "Gjergj". Mėsimet e para Fishta i mori nė Kolegjin e Troshanit i cili nė atė kohė ishte njė nga mė tė njohurit jo vetėm nė atė trevė tė Shqipėrisė Veriore, por edhe nė Ballkan, pėr faktin se ai ishte direkt nėn administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mėsime disa nga klerikėt mė tė famshėm katolikė tė ardhur apsotafat nga Italia. Pasi pėrfundoi mėsimiet nė Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue pėr inteligjencėn e tij natyrore tė rrallė, ai u mor nga pedagogėt e tij (fretėrit franceskan) dhe u dėrgua pėr tė ndjekur mė tej studimet nė fushėn e teologjisė nė Bosnjė tė ish-Jugosllavisė, e cila nė atė kohė ishte krahinė e perandorisė Austro-Hungareze. Pas diplomimit nė atė Kolegj Franceskan, ai u kthye nė Shqipėri dhe u caktua si meshtar nė fshatrat e Lezhės ku edhe dha meshėn e parė mė 25 shkurt tė vitit 1894. Nė zonėn e Lezhės e cila asokohe ishte nėn administrimin e Prefekturės sė Shkodrės, Fishta shėrbeu si meshtar pėr disa vjet dhe mė pas u caktua edhe nė disa fshatra tė tjerė si Gomsiqe tė Pukės dhe nė krahinėn e Hotit nė zonėn e Mbi-Shkodrės. Nė vitin 1902 Gjergj Fishta u emėrua me detyrėn e drejtorit tė kolegjeve franceskane tė qytetit tė Shkodrės dhe punėn e parė qė bėri nė ato shkolla, ishte futja e gjuhės shqipe nė tė gjitha lėndėt mėsimore. Nisur nga puna e madhe qė bėri Fishta nė ato vite pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, nė vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, qė caktoi dhe alfabetin e Gjuhės Shqipe, ai u zgjodh nė mėnyrė unanime nga tė gjithė delegatėt e tij, si Kryetar i Komisjonit tė atij Kongresi. Nė vitet qė vijuan mė pas, Padėr Gjergj Fishta themeloi revistėn "Hylli i Dritės", tė cilėn e nxorri pėr herė tė parė nė vitin 1913-tė, e cila vazhdoi mė pas deri nė vitin 1944, kur u mbyll nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet. Nga viti 1916-tė e deri nė vitin 1918-tė, Padėr Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetėn "Posta e Shqypnisė" dhe vazhdoi tė ishte antar i rregullt i Shoqėrisė Letrare "Bashkimi" me qėndėr nė Shkodėr, e cila ishte themeluar qė nė vitin 1899. Nė vitet e pas shpalljes sė Pavarėsisė, Padėr Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikės dhe nė vitin 1919-tė, kur u mbajt Konferenca e Paqes nė Paris, ai dėrgua si antar i njė prej delegacioneve shqiptare qė mori pjesė me tė drejta tė plota nė atė mbledhje, ku morėn pjesė shumė delegacione nga vėnde tė ndryshme tė Botės. Nė vitin 1921 nė zgjedhjet e para parlamentare, Padėr Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturės sė Shkodrės dhe pak kohė mė vonė u zgjodh edhe nėnkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion qė mbante, Fishta u dėrgua si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ndėrballkanike qė u zhvilluan nė Athinė, Stamboll e Bukuresht. Po kėshtu nė vitin 1932 ai bėri njė udhėtim tė gjatė prej disa javėsh nė SHBA-sė, ku mori takime me mėrgatėn shqiptare qė ishte vendosur aty dhe shumė prej personaliteteve tė saj.
Konica sponsorizoi "Lahutėn e Malcisė"
Vepra madhore e Padėr Gjergj Fishtės. "Lahuta e Malcisė" e filloi botimin e saj si fillim qė nė vitin 1905 me njė vėllim tė vogėl me titull "Te ura e Rrazhnicės", i cili u shtyp nga shtypshkronja "Vitalini" nė Zarė tė Dalmacisė. Botimi i atij libri tė vogėl nė formė broshure u bė i mundur vetėm nė sajė tė Faik Konicės, i cili i dėrgoi Fishtės, 100 franga ari qė ia kishte dhėnė Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisė pėr botimin e njė libri tė poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenė se nė atė kohė qė u dhanė ato para, Filip Shiroka nuk e kishte pėrgatitur akoma librin pėr botim, e nėse nuk kishte ndonjė vepėr tjetėr pėr t'u botuar nė gjuhėn shqipe, ishte vėnė kusht qė paret duhej tė ktheheshin. Nė atė kohė Faik Konica nė njė letėr qė i dėrgoi Padėr Pashko Bardhit, tė cilin e kishte bashkėpunėtor tė revistės "Albania", e pyeste nėse Shoqėria Letrare "Bashkimi" kishte ndonjė vepėr pėr botim dhe Pashko Bardhi menjėherė e rekomandoi botimin e vėllimit tė Fishtės tė titulluar "Te ura e Rrazhnicės". Pas kėsaj Faik Konica i dėrgoi paratė me postė dhe libri u botua nė mėnyrė ilegale, pasi nė atė kohė ishte e ndaluar me ligj qė nė tokat qė ishin nėn admistrimin e Austro-Hungarisė tė tė botoheshin libra nė gjuhėn shqipe. Botimi i librit u bė i mundur nė saj tė Padėr Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotė i Austro-Hungarisė nė Dalmaci dhe iu lut qė tė gjendej ndonjė mėnyrė pėr botimin e librit tė Fishtės. Pasi e dėgjoi deri nė fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko Bardhit qė emrin e autorit tė mos e vinin nė faqen e parė tė librit, por nė faqen e fundit dhe pėrpara se tė shpėrndahej libri, faqia e fundit tė shkėputej qė andej dhe vetėm ashtu mund t'i shpėtonte ndėshkimit ligjor. Nė kėtė mėnyrė u bė shtypja e atij libri nė vitin 1905 dhe nė tė gjitha kopjet e atij botimi ku disa ekzemplarė ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i autorit, Gjergj Fishtės.
Ribotimet e "Lahutės"
"Lahuta e Malcisė" qė ėshtė dhe vepra kryesore e Padėr Gjergj Fishtės, ėshtė njė vėllim me 30 kėngė, e cila u botua e plotė vetėm nė vitin 1937. Pas atij botimi ajo vepėr pati njė jehonė tė madhe dhe nga kėrkesat e shumta qė iu bėnė, Fishta u detyra dhe e ribotoi atė nė vitin 1939. Pas kėtyre dy botimeve, "Lahuta e Malcisė" u ribotua pėrsėri nė vitin 1958 nė diasporėn shqiptare duke u pėrgatitur nga At Daniel Gjeēaj, nė bashkėpunim me Prof. Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuēanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente tė ndryshme. Pėrveē "Lahutės" qė konsiderohet si njė nga veprat mė madhore dhe mė tė arrira tė tij, Padėr Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra tė tjera, ku mė tė spikaturat janė: "Vallja e Parrizit", "Mrizi i Zanave", "Anzat e Parnasit", "Gomari i Babatasit", "Jerina" etj. Pėrveē kėtyre veprave Fishta bashkėpunoi ngushtė duke shkruar nė tė gjithė shtypin shqiptar tė asaj kohe qė nga "Albania" e Faik Konicės, te "Kalendari" i Mithat Frashėrit, nė "Hylli i Dritės" dhe nė tė gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padėr Gjergj Fishta konsiderohej si njė nga polemistėt mė tė spikatur dhe ndėr polemikat e tij mbahet mėnd ajo me titull "Gabove Hilė", nė tė cilėn ai polemizonte me Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private nė Shqipėri. Ai artikull asokohe bėri njė bujė tė madhe nė tė gjithė vėndin dhe i gjithė shtypi shqiptar e komentoi gjatė atė.
Ceremonia e varrimit tė Fishtės
Padėr Gjergj Fishta vdiq mė 29 dhjetor tė vitit 1940-tė nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit ku morėn pjesė me mijra e mijra vetė nga populli i Shkodrės, midis tė cilėve dhe ajka e intelektualve shqiptarė dhe pėrfaqėsues nga tė gjitha shkollat e vėndit. Nė mes shumė fjalimeve qė u mbajtėn nė ceremoninė mortore tė varrimit tė tij e cila u bė nė shkallėt e godinės sė Postės qė qytetit, erdhėn dhe shumė telegrame, ku midis tyre ishin ato tė Prof. Eqerem Ēabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicės, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit nė atė ceremoni madhėshtore, u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani, qė ishte njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Fishtės, e cila ka qenė e panjohur dhe nuk ėshtė botuar asnjėherė deri mė sot. www.zemrashqiptare.com
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

At Gjergj Fishta, Nder i Kombit Empty Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

Post by Albanian_Girl Wed 13 Mar 2013, 20:42

Įtė Gjergj Fishta – Koka tjetėr e shqiponjės
Shkruan: Visar ZHITI
Pėrpara emrit Gjergj Fishta gjithsesi na vjen pėr mbarė tė shtojmė atė fjalėzėn e shkurtėr dhe parake “Įtė”, se vėrtet At Gjergj Fishta ka diēka tė pėrhershme prej įti, jo vetėm nė letėrsinė shqipe, por nė vetėdijen e shqiptarit. Ai ėshtė pėrcjellės i amaneteve, i kumteve qė vėrshojnė nga goja e kombit, nga buzėt e plagėve tė shekujve dhe u bė dhe vetė zė i madh, i ngritur nė lartėsitė e njė epike madhėshtore, me fuqinė e Mujsit dhe tė Halyllit (kupto: Muji dhe Halili), legjendė moderne ndėrkohė, me rrėnjė shkėmbi, plot dije dhe urti, me dhembje dhe dufe dhe befas shndėrrohet nė lirik, me njė romantizėm po aq dhe europian, me njė gjuhė tė begatė dhe onomatopeike dimrash e lumenjsh. Por Įtė Gjergji ka dhe zemėrim perėndish, qė nga dashuria e kthen atė nė satir(ik), ndoshta ėshtė satiristi mė i mirė nė Ballkan i kohės sė tij. Dhe pikėrisht kėtu, kur ai ėshtė qortues, sikur bėhet i pakohė, madje ngjan fare aktual, sikur sapo e shkroi njė satirė tė tij dhe kjo e bėn tė ndjehet i gjallė vazhdimisht.Įtė Gjergj Fishta ėshtė dhe veprimtar, patriot i flaktė, edhe nėn pushtuesin, aspak bashkėpunėtor me tė nė dėm tė vendit tė tij, politikan i atdheut, deputet, akademik i kulturės italiane, duke e parė si kolonė tė kulturės europiane. Ai ka qenė i propozuar dhe pėr ēmimin “Nobel”.Įtė Gjergj Fishta ėshtė njė fenomen nė kuptimin metaforik, por dhe tė zakonshėm, ai u bė shumė i njohur qysh nė gjallje, deri dhe anekdodik. Kur dikush, pėr shembull, ka nisur tė recitojė diēka prej tij, menjėherė tė tjerė kanė ditur ta vazhdojnė, madje dukej sikur krijohej kori antik, ti thoshe njė varg, tjetri vargun tjetėr, kėshtu ka ndodhur me tė, nėpėr popull, nė teatėr, por dhe nė autobus, nė pllaja, nė kuvende burrash, por dhe nė burg. Heshtja e dhunshme qė e mbuloi gjatė diktaturės, e shoqėruar me denigrime e fyerje si askush, nuk e trandėn monumentin e tij, ai, siē thoshin latinėt, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet, por mė shumė se aq. Vepra e At Gjergj Fishtės ėshtė qėndresė dhe kushtrim lirie, dinjitet kombėtar dhe shkėmb. Peizazhi mė i fuqishėm i shpirtit shqiptar. Sė bashku me pararendėsin e tij Naim Frashėri, qė ai e adhuronte, tė dy sė bashku ata sikur bėjnė dy kokat e shqiponjės nė flamurin tonė.
* * *
Mė 23 tetor,u bėnė plot 140 vjet nga lindja e tij. Natyrisht kritika letrare, studiuesit, shkrimtarėt dhe jo vetėm ata, personalitete tė vendit e kanė thėnė e do tė thonė fjalėn pėr tė, gurra fishtiane nuk shterr, por pėr ta pėrkujtuar ne, kemi zgjedhur njė veprim ndryshe, jo studim a vlerėsime, por po pranojmė antologjinė e njėrit prej lexuesve tė tij mė pasionantė, Zef Skanjeti, qė vazhdimisht e hap veprėn e At Gjergj Fishtės, mrekullohet prej saj dhe dėshiron t’i japė lexuesit pjesė, qė sipas tij, janė dhe aktuale, nga njėra anė pėr rėndėsinė e kumtit e dritėn udhėrrėfyese dhe nga ana tjetėr si dukuri, pengesa, qė duhen qėlluar me shigjetat e mprehta fishtiane.Thjesht pėr tė ndjerė se sa i madh ėshtė, pazgjidhshmėrisht me Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Albanian_Girl
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 18326
Regjistruar mė : 2007-12-23

Back to top Go down

At Gjergj Fishta, Nder i Kombit Empty Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum