Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

4 posters

Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Naki Tue 21 Aug 2007, 14:17

Skenderbeu ne krye te luftes.
Kryengritja e pergjithshme e vitit 1443
Gjon Kastrioti kishte 4 djem e pese vajza. Me i vogli i djemve ishte Gjergji. Ai u lind ne vitin 1405. Ne moshe te mitur, 9 vjec u dergua ne oborrin e sulltanit. Zgjuarsia dhe shkathtesia e cuan Gjergjin ne shkollen e sulltanit (icogllaneve) qe pergatiste komandante e nepunes. Natyra i kishte dhene dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksander). Pas mbarimit te shkolles, Skenderi kreu detyra ushtarake ne Ballkan e ne Azine e Vogel i dalluar per trimeri, mori titullin bej. Ai nuk e harroi atdheun dhe priste rastin te kthehej. Per disa vjet (1426-1438) pati qene ne Shqiperi. Me vdekjen e te atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por ne fakt sulltani e dergoi si sanxhakbej jashte tokave shqiptare.
Megjithate Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per t'u kthyer ne Shqiperi deri ne vitin kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelise.
Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit, u ndeshen dy ushtrite. Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik. Skenderbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes: se bashku me 300 kalores shqiptare e me te nipin Hamza, u kthye ne Diber, ku populli e priti si clirimtar. Mori masa per perforecimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet, dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme shtiu ne dare qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e prineipates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenore. Fjalimi i Skenderbeut nxiti frymen atdhe dashese. Kryengritja cirimtare u be e pergjithshme. Gjate dhjetorit, Shiperia e Mesme dhe e Veriut u pastruan nga forcat osmane; u ciruan njeraa pas tjetres keshtjellat e kesaj zone.


Lidhja Shqiptare e Lezhes
Para Skenderbeut shtroheshin dy detyra: bashkimi i te gjitha forcave per te mbrojtur lirine dhe clirimi i krahinave te tjera te Shqiperise, per te zgjidhur keto detyra Skenderbeu ftoi bujaret shqiptare ne nje kuvend te pergjithshem. Ai u mblodh me 2 mars 1444 ne Lezhe. Vec Skenderbeut moren pjese: Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikolle Dagjini, Teodor Muzaka etj.
Aty u formua nje beselidhje, e njohur me emrin "Lidhja Shqiptare e Lezhes". Kryetar u
zgjodh Skenderbeu. U krijua ushtria shqiptare e perbere nga repartet e bujareve shqiptare dhe garda personale e Skenderbeut. Komandant pergjithshem i ushtrise u caktua Skenderbeu. Per te perballuar shpenzimet e luftes, u krijua arka e perbashket me kontributin e secilit prej bujareve, sipas nje kuote te caktuar ne Kuvend.Lidhja e Lezhes ishte nje aleance politike ushtarake. Secili bujar ruante zoterimin e vet.Te gjithe ishin te barabarte, kurse Skenderbeu ishte i pari midis te barabarteve. Ai nuk kishte te drejte te nderhynte ne zoterimet e tyre; repartet ushtarake komandoheshin prej tyre. Lidhja e Lezhes shenoi nje hap perpara bashkimit politik te vendit ne nje shtet te perqendruar, me te cilin arrin piken kulmore tradita shteterore ne mesjeten shqiptare. Nje e mire e tokave shqiptare u perfshine ne nje shtet te vetem.

Fitoret e para (1444-1450) Pas Kuvendit te Lezhes Skenderbeu organizoi nje ushtri prej 8000 kaloresish dhe 7000 kembesoresh, ku nje te treten e perbente garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrine e rajoneve kufitare nen komanden Moisi Golemit. Ne rast mobilizimi, do te krijoheshin reparte vullnetare. U organizua rrjeti i informacionit per levizjen e armikut. Edhe sulltani ishte mbetur mbrapa...
Lufta kundra Osmaneve.Ne qershor 1444 u duk ne kufi nje ushtri osmane prej 25 000 vetash nen komanden e Ali pashes. Ushtria shqiptare e theu ate ne fushe ngushte te Torviollit (Diber).
Fitorja e Torviollit pati jehone te madhe ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, ajo perforcoi besimin e shqiptareve te Skenderbeu dhe Lidhja.Ne vitet 1445 - 47 kunder Shqiperise erdhen njera pas tjetres ushtri osmane, por dhe ato pesuan disfate te plote. Fitoret e para forcuan pozitat e Skenderbeut. Kjo nuk i interesonte Venedikut, ndaj ai filloi te fuste percarje ne radhet e Lidhjes: nxiti Nikoll e Pal Dukagjinin per te vrare Leke Zaharine, sundimtar i Danjes. Pas vrasjes, Venediku vuri dore mbi qytetin dhe perhapi fjale se e kishte vrare Skenderbeu. Meqenese Leke Zaharia nuk la trashegimtar, Danja i takonte Lidhjes, prandaj ne emer saj Skenderbeu sulmoi Danjen dhe zoterimet bregdetare. Meqenese shqiptaret s'kishin artileri, qytetin nuk e moren; dot. Venediku shpalli nje shperblim te majme per vrasjen eSkenderbeu dhe, nga ana tjeter, nxiti sulltanin per te derguar nje ushtri kundra tij.
Ne pranvere te vitit 1448 ushtria osmane rrethoi keshtjellen-e Sfetigradit dhe shqiptaret u vune midis dy zjarresh. Skenderbeu theu ushtrine venedikase ne afersi te Drinit. Aty la nje pjese te vogel te ushtrise, kurse me pjesen tjeter u nis drejt Sfetigradit. Ketu ushtria osmane kishte gjetur rezistence, derisa prishi kanalin e ujit te pijshem qe furnizonte keshtjellen. Sulltani nuk marshoi drejt Krujes, mbasi erdhi lajmi se Huniadi do te dilte ne Kosove. Per t'i ardhur ne ndihme Huniadit, Skenderbeu pranoi paqen e propozuar nga Venediku. Sipas kushteve te paqes (1448), Venediku mbajti Danjen.
Skenderbeut iu sigurua nje pension 1400 dukate ne vit dhe disa privilegje
ne portin e Durresit te cilat u vune ne sherbim te luftes.
Lufta ne dy I fronte u kushtoi shtrenjte shqiptareve. Skenderbeu e kishte te qarte se sulltani do te kthehej perseri, prandaj mori disa masa mbrojtese: ne Kruje vendosi 1500 luftetare nen komanden e Vrana Kontit.
Ne veren e vi tit 1450 ushtria osmane prej 100 000 vetash iu drejtua Krujes.
Gjergj Ariantiti i shkaktoi deme ne luginen e Shkumbinit. Sulltani kerkoi dorezimin e Krujes pa lufte; Vrana Kontit i premtoi nje shume te hollash, por ky e refuzoi me perbuzje. Osmanet rrahen muret e keshtjelles me gjyle guri deri 130 kg per nje kohe te gjate. Pas bombardimit sulltani urdheroi nje sulm te pergjithshem, te cilit shqiptaret i bene balle me sukses. Garnizoni i Krujes ndihmohej nga sulmet e ushtrise se Skenderbeut. Koha po kalorite e shqiptaret rezistonin. Sulltani e pranoi humbjen. Ai i kerkoi paqe Skenderbeut, por ajo u refuzua. Ne tetor 1450 sulltani u largua i mundur nga Shqiperia. Ai vdiq ne Edrene. Sulltani plot lavdi e mbylli jeten me shijen e hidhur te disfates. Mbrojtja e Krujes ishte nje nga fitoret me te shkelqyera te shqiptareve.

Betejat ne vitet '50 Pas mbrojtjes se Krujes, gjate viteve 1452-1453 Skenderbeu theu dy ushtri ne Mokren e Dibres e ne fushen e Pollogut (Tetove-Gostivar). Fitorja nuk i buzeqeshi ne Berat (1455). Pasi ra qyteti, komandanti turk kerkoi 15 dite afat per dorezimin e keshtjelles. Brenda ketij afati dhe nga shkujdesja e Muzak Topise, nje ushtri osmane, e ndihmuar nga Moisi Golemi, rrethoi ushtrine shqiptare dhe e shpartalloi ate. Skenderbeu dhe Gjergj Arianiti u shkuan ne ndihme, por ishte teper vone.Ne 1456, Skenderbeu doli perpara nje ushtrie osmane prej 15 000 vetash, e drejtuar nga Moisi Golemi, i cili kishte shkuar ne oborrin e sulltanit. Ne nje ndeshje osmanet u thyen. Moisiu e kuptoi gabimin dhe kerkoi falje. Skenderbeu e fali dhe i ktheu te gjitha pronat e detyrat qe kishte pasur.
Nje ushtri shume e madhe (80 000 veta) vershoi nen drejtimin e Isak bej Evrenozit, i shoqeruar nga Hamza Kastrioti (1457). Me lindjen e trashegimtarit (Gjonit), ai i kishte humbur shpresat per te zevendesuar Skenderbeun ne krye te shtetit dhe kishte ikur ne Stamboll. Pas ndeshjes ne brezin lindor, ai terhoqi ushtrine, duke i krijuar armikut bindjen se ishte thyer.
Ushtria osmane pershkoi luginen e Matit, pa i hyre nje gjemb ne kembe deri ne Ujin e Bardhe (Albulene) afer Mamurasit, ku pushoi e shkujdesur. Skenderbeu mblodhi ushtrine e shperndare dhe sulmoi kampin osman. Ushtria osmane u shpartallua, u zune shume rober, midis tyre ishte dhe Hamzai, te cilin e dergoi ne burgjet e Italise dhe me vane e fali.

Betejat e medha te viteve '60 Nga disfata e turqve ne Ujin e Bardhe, per 5 vjet Shqiperia shpetoi nga sulmet shkaterrimtare. Ne vitin 1462 Skenderbeu theu 4 ushtri. Dy vjet me Vone Skenderbeu shpartalloi nje ushtri tjeter ne Oher. Sulltani dergoi Ballaban pashen, komandant i zoti nga Mati, i rritur ne oborrin e sulltanit. Ndeshja e pare u be ne fushen e Vajkalit ne Bulqize (pril11465) dhe perfundoi me thyerjen e osmaneve. Ballabani e terhoqi me mjeshteri ushtrine; gjate terheqjes, ai organizoi disa kurthe dhe kapi rob tete komandante te shquar te Skenderbeut, midis tyre edhe Moisi Golemin. Skenderbeu ofroi shuma te medha, por sulltani nuk pranoi. Skenderbeu ne 4 ndeshje doli fitimtar, par me mundime te medha.
Ne maj te vitit 1466, sulltan Mehmeti II, ne krye te nje ushtrie qe ishte me e madhja deri atehere (150 000 vete), rrethoi Krujen per te dyten here. Garnizonin e udhehiqte Tanush Topia. E njejta tabla, e njejta taktike u ndoq, si ne rrethimin e pare. Lufta zgjati dy muaj. Sulltani u bind se as kete here nuk do te binte shpejt Kruja, por shpresonte qe uria do te bente punen e vet, ndaj urdheroi ndertimin e keshtjelles se Valmit (Elbasan). Prej ketu Ballaban pasha do te vazhdonte rrethimin e Krujes. Sulltani u largua.-Gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofike. Uria ishte e pranishme kudo.
-Skenderbeu dhe i biri shkuan ne Venedik, ne Napoli e ne Rome per te kerkuar ndihme. Ndihmat e siguruara ishin te pakta (6 000 dukate). Kur Skenderbeu ishte ne Itali, osmanet kishin pushtuar disa keshtjella. Ai u kthye me shpejtesi dhe se bashku me Leke Dukagjinin shpartalloi nje ushtri te komanduar nga Jonima, vellai i Ballaban rashes (prill 1467). Prej andej shkoi kunder Ballaban rashes dhe e shpartalloi ate. Vete Ballabani mbeti i vrare.-Disfata e Ballaban rashes e egersoi se tepermi sulltanin, prandaj ne fund te majit 1467 erdhi me nje ushtri edhe me te madhe. Me sa duket, kishte vendosur te mos kthehej pa shkaterruar cerdhen shqiptare, pengesen kryesore per te kaluar ne Itali. E njejta gjendje ishte si ne rrethimin II. Qendresa e detyroi sulltanin te urdheronte shfarosjen ne mase te shqiptareve. Kruja rezistoi per te treten here. Vera kaloi. Sulltani u largua me ushtrine e rraskapitur. Fitoret u kushtuan shtrenjte shqiptareve. Qendrese u bene osmaneve edhe shqiptaret e Morese.
Qendresa pas vdekjes se Skenderbeut (1468-1506) Per nje mobilizim te pergjithshem, Skenderbeu thirri ne janar te vitit 1468 nje kuvend te princave shqiptare ne Lezhe. Aty u semur nga ethet dhe vdiq. I mbuluar me lavdi, ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet. Populli e vajtoi me gjeme rrenqethese. Vdekja e tij shkaktoi hidherim te madh edhe ne vendet e ndryshme te Evropes. E shoqja me te birin emigruan ne Itali. Megjithate qendresa vazhdoi deri ne vitin 1473. Nje vit me vane, nje ushtri osmane prej 80 000 vetash iu drejtua Shkodres me artileri te rende. Nje predhe peshonte 200 kg. Mbrojtesit u bene balle dy sulmeve te osmaneve, te cilet lane Shkodren dhe iu kthyen Krujes. Per te katerten here Kruja u beri balle. Nje ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj ne ndihme dhe osmanet pesuan disfate, por u riorganizuan me shpejtesi dhe shpartalluan ushtrine, qe kishte rene pas plackes se luftes.Ne pranvere te vitit 1478 sulltani erdhi perseri ne Shqiperi. Nga uria garnizoni dorezoi keshtjellen. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodres. 10 000 cleve transportuan artilerine. Nje predhe peshonte nga 425 deri ne 600 kg. Qendresa heroike e shqiptareve beri qe sulltani te linte te vrare mbi 12 000 veta dhe pas kesaj ai u largua pa e marre keshtjellen. Ne Janar 1479 Venediku ua dorezoi ate osmaneve.
Nga bujaret shqiptare vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnje. U thirren princat qe kishin emigruar ne Itali. Fteses se shqiptareve iu pergjigjen Nikolle e Leke Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjani zbarkoi ne Durres (1481) dhe shqiptaret e priten si trashegimtar legjitim. Kryengritesit cliruan ptincipaten e Kastrioteve. Pas tre vjetesh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi ne Himare, e cila ra ne duart e tyre. Forcat osmane te planifikuara per ne Itali u hodhen mbi kryengritesit. Ne vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himares. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t'u njihte himarioteve venomet. Ne vitet 1494-1495 shpertheu nje kryengritje tjeter ne Shqiperine e Mesme. U thirr nga Italia Skenderbeu i Ri. Kryengritesit ciruan ishullin e Lezhes. Qendresa vazhdoi deri me 1506.


Last edited by on Sat 25 Aug 2007, 12:19; edited 1 time in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by GISHTEZA Thu 23 Aug 2007, 13:46

-LIRIN NUK JAU SOLLA UN,ATE E GJETA NĖ MESIN TUAJ-GJRGJ KASTRIOTI_SKENDERBEU

Kush ishte
GJERGJ KASTRIOTI i nhjohur sipas titullit tė tij SKENDERBEU ėshtė Hero Kombėtar i shqiptarėve.
___________________________________________________________________________

Biogafia shkurt
Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i pasardhėsve tė Gjon Kastriotit dhe i princeshes serbe Vojsava, i fundit midis 4 djemėve dhe pese vajzave. Lindi nė vitin 1405(?), vajti moshė tė mitur, nė oborrin e sulltanit nė Adrianopojė, si peng. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėnpunės.
Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Skenderi kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogel i dalluar pėr trimėri, mori titullin bej. Ai nuk e harroi atdheun dhe priste rastin tė kthehej. Pėr disa vjet (1426-1438) pati qenė nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e dėrgoi si sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.
Megjithėatė Skenderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer nė Shqipėri deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut te Rumelisė.
Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes: sė bashku mė 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza, u kthy nė Diber, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforėcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkembja e prineipatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenore.
Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane; u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.
Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.
Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeun e gjemė tė sėmur nga ethet nė njė Kuvend tė thirrur nga ai nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar.
I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.

Marr nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
GISHTEZA
GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 18802
Regjistruar mė : 2007-06-04

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Vizitor Thu 13 Sep 2007, 09:10

Kur flasim pėr Shqipėrinė, e mendojmė si njė njėsi tė bashkuar, sipas ndjenjavet kombėtare tė sotshme, dhe na pėlqen t'a pėrfytyrojmė nė formėn mė tė mirė, nė ēfaqjen mė tė lartė tė saj. Por, qė nga Mesjeta e tėhu (domethėnė qėkur Shqipėria quhet Shqipėri), n'asnjė ēast tjetėr historik nuk ka treguar kombi ynė aq forcė tė bashkuar drejt njė qėllimi tė vetėm - dhe qė hyri si faktor nė historinė e pėrgjithshme t'Evropės - sa nė kohėn e Skėnderbeut.
Studionjėsit e psikologjisė dhe tė sociologjisė e dinė se sa e fortė ėshtė ndjenja e grupit tek njeriu, nė fundet e errėta tė pavetėdijės. Njeriu ėshtė njė qenie e gjallė qė ka nevojė shpirtėrore t'a ndiejė vehten pjesėtar i njė grupi, domethėnė i lidhur brendėsisht me tė tjerė njerėz qė ndiejnė e mendojnė pak a shumė si ai, qė kanė tė njejtėn gjuhė, tė njejtėn kulturė, tė njėjtat zakone, tė njėjtat interesa. Ndarja e njerėzve nė grupe tė ndryshėm - fis e krahinė, fe e kulturė, komb e shtet, parti e klasė etj. - e ka bazėn nė kėtė ndjenjė instinktive, dhe jo vetėm nė nevojėn ekonomike siē mendojnė marksistėt. Nė kohėt tona, megjithėse ndėrhyrja e shumė faktorėve kulturorė, teknologjikė dhe ekonomikė i ka dhėnė tė tjera drejtime ndarjes ose bashkimit tė njerėzve nė grupe, ndjenja kombėtare mbetet akoma si njė nga mė tė fortat.
Pėr ne Shqiptarėt, figura e Skėnderbeut zmadhohet ose zvogėlohet sipas vleftės qė i japim kombit dhe ndjenjės kombėtare. Ka qėnė njė kohė - dhe mjaft e gjatė - kur emri i Skėnderbeut ishte harruar pothuajse fare nė Shqipėrinė e sotshme. Shkaku ishte se njerėzit u grupuan rreth ndjenjės fetare ose krahinore - e njihnin vehten tė Krishterė ose Myslimanė, Gegė ose Toskė, Dukagjinas a Kurveleshas - dhe jo bij tė njė kombi nė kuptimin e sotshėm tė fjalės. Gjatė asaj kohe, kujtimi i Skėnderbeut jetonte tek Shqiptarėt e Italisė, pikėrisht sepse ata kishin mbetur me gjuhėn, me ritin fetar dhe traditat e tyre si njė grup kombėtar mė vehte, i veēuar nga popullsia italiane qė i rrethonte.
Kur ideja kombėtare rilindi pėr ne Shqiptarėt nė shekullin XIX, dolli menjėherė edhe figura e Skėnderbeut si ati i kombit, si shprehja m'e lartė e sedrės kombėtare dhe e vleftės sonė trimėrore. Tė Krishterė e Myslimanė, Gegė e Toskė e njohėn si hero kombėtar. Mė nė fund u shtrėnguan t'a njohin edhe komunistėt, megjithėse nė fillim kėta u treguan kundėr ēdo vlefte kombėtare, me qėllim qė t'a gruponin popullin - e sidomos brezin e ri - rreth ndjenjės sė proletariatit botėror. Mirėpo eksperienca ua provoi se kėta vetė paskėshin qėnė mė tė ngushtėt nga mendja nė tėrė kampin e komunizmit ndėrkombėtar. E panė se komunizmi titoist nuk ishte veēse njė jugosllavizmė dhe desh t'i gėlltitte si i tillė. Provuan gjithashtu se edhe komunizmi rus nuk ishte veēse rusizmė dhe desh t'iu rripte lėkurėn pėr interesat e veta. Nėqoftėse nuk janė prapa botės, duhet t'a kuptojnė se edhe konflikti kino-rus ka njė shkak kombėtar ose gjeopolitik, dhe jo ideologjik siē duan t'a trumbetojnė ata. Pėrpara realitetit tė sotshėm qė po e shohin edhe tė verbėtit, ideologjia marksiste-leniniste, si dogmė, e ka humbur pėrmbajtjen e saj. Agjentėt e regjimit tė Tiranės, kur flasin tani me ndonjė Shqiptar tė jashtėm, i thonė nė mirėbesim: "kėrkon tė na pėrpijė sllavizmi." Sikur t'ua thoshte tjetėrkush kėtė fjalė, njėzet ose dhjetė vjet mė parė, e dėnonin me plumb.
Tė vėnė nė kėtė gjendje dhe tė veēuar nga bota (mbasi Kina ėshtė tepėr larg), komunistėt janė kthyer nė demagogjinė kombėtare. Prandaj figura e Skėnderbeut, edhe pėr ata, duhet tė zėrė vendin qendror tė historisė sė Shqipėrisė. Pėr t'u treguar mė t'afėrt me ndjenjėn kombėtare tė masavet, e kanė shpallur vit jubilar pesėqindvjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut.
Pėrse gjithė ky ēmim pėr Skėnderben? Sikur t'a shikonim punėn nga ana praktike, nga ana e mirėqenies (siē do tė thoshnim sot), ai nuk iu solli ndonjė tė mirė Shqiptarėvet tė kohės sė tij: burrat mė tė fortė u vranė, njė pjesė e madhe e popullsisė u shua, njė pjesė tjetėr po aq e madhe u mėrgua nė dhe tė huaj, qytetet u rrafshuan, fusha e fshatra u zbrazėn, i tėrė vendi u shkretua me zjarr e me hekur. A do tė kishte mundur Skėnderbeu tė bėnte njė tjetėr politikė me Turkun, politikė vasali, dhe njėkohėsisht tė siguronte mbajtjen e kombit shqiptar si njė grup ethnik tė bashkuar? Ashtu siē deshėn tė bėnin mbretėrit e Serbisė, pasi u mundėn, dhe siē bėnė Grekėt e Fanarit pas rėnies sė Kostandinopojės?
Nuk na besohet kjo hipotezė. Sepse Shqiptarėt nuk kishin njė kulturė siē ishte helenizmi nėpėr tė cilin u mbajt kombėsia greke, as bashkim kombėtar rreth njė dinastie mbretėrore siē e kishin Serbėt. Kėtė bashkim u mundua t'a bėnte Skėnderbeu nėpėrmjet tė luftės kundėr Turkut. Gjer atėhere Shqipėria kishte qėnė e copėtuar nė njė feudalizmė pa krye. As Thopiajt as Balshajt, qė patėn qėnė shtėpitė princore mė tė mėdha, nuk kishin mundur t'a bashkonin tė gjithė vendin. Pėrpara Skėnderbeut si edhe nė kohėn e kėtij, ēdo feudal shqiptar, i madh a i vogėl, e mbante vehten si zot nė krahinėn e tij dhe bėnte politikėn qė i pėlqente, me Turkun, me Venetikun a me cilindo tjetėr. Skėnderbeu qėndroi nė krye tė tyre vetėm me anėn e luftės: ndryshe s'mund t'ishte mbajtur. Grekėt dhe Serbėt kishin arritur me kohė n'ato dy njėsime (unitete) pa tė cilat s'ka shtet as komb qė tė qėndrojė i bashkuar: njėsim kulturor dhe njėsim politik. Kombėsia greke kishte si bosht qendror kulturėn helenike me Kishėn Orthodokse dhe me kurorėn mijėvjeēare tė Bizantit. Kombėsia serbe kishte edhe ajo Kishėn e saj me liturgjinė sllavone dhe me njė kurorė mbretėrore prej tre shekujsh. Pra popujt e kėtyre dy kombeve, edhe pasi e humbėn pavarėsinė politike, mbetėn tė lidhur me shpirt e me ndjenjė rreth boshtit fetaro-kulturor dhe traditės historike tė tyre. Rreth kėtij boshti e mbajtėn bashkimin si kombe.
Kurse Shqiptarėt nuk kishin as njėsim politik as njėsim kulturor, nėqoftėse me fjalėn kulturė nuk kuptojmė vetėm gjuhėn e folur dhe zakonet. Politikisht ishin tė thėrrmuar nė krahina e principata, pa njė dinasti qendrore. Njė farė mbretėrie shqiptare qė pat krijuar mbreti i Napolit, Charles d'Anjou, mė 1272, pat qėnė e pėrkohshme dhe pa rrėnjė tė brendėshme. Nga ana fetaro-kulturore, Shqiptarėt nuk kishin jo vetėm Kishė e liturgji nė gjuhėn e tyre por, me sa dimė, as letėrsi tė shkruar. Njė popull qė varet shpirtėrisht nga qendra kulturore tė jashtėme nuk mund tė formojė kurrė njėsim kombėtar nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Sikurse nuk mund tė formojė njėsim shtetėror ai popull qė varet nga qendra politike tė huaja. Kjo e shpjegon deri diku se pėrse njė pjesė e madhe e Shqiptarėve u kthyen nė myslimanė.
Duke mos pasur pra as bosht politik as bosht fetaro-kulturor tė tyren, Shqiptarėt s'kishin sesi tė mbahėshin si njėsi e bashkuar nėpėrmjet kompromisesh me Portėn e Lartė, siē bėnė Serbėt dhe Grekėt. Bashkimin politik tė Shqiptarėvet nė njė shtet tė pėrqendruar u mundua t'a bėnte Skėnderbeu me grushtin e tij tė fortė. Dhe e dimė se sa e vėshtirė qe kjo punė dhe se sa kokėēarje i solli.
Tani vjen njė pyetje tjetėr: mbasi lufta e Skėnderbeut nuk i siguroi dot Shqipėrisė njė t'ardhme tė pavarur, ose njėsimin si komb, ē'vleftė kanė pėr ne trimėritė e tij pėrpara gjithė atyre humbjeve nė njerėz e nė mjete, pėrpara atij shkretimi qė i solli vendit?
Pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje ėshtė pak si e vėshtirė. E para, sepse varet nga shkalla e vleftavet morale qė njerėzia ka pranuar gjer mė sot si kriter gjykimi. E dyta, sepse nuk dimė se ē'pėrfundim do tė kishte pasur kombi shqiptar sikur tė mos kish ndodhur qėndresa e Skėnderbeut. E treta, sepse ne e mendojmė atė luftė pasi ėshtė bėrė. Por kur ishte duke u bėrė, kishte tė tjera mendime, tė tjera ndjenja, tė tjera shpresa, sipas tė cilavet vepronin Skėnderbeu dhe Shqiptarėt e asaj kohe. Mendohej e shpresohej, pėr shembull, nė njė kryqėzatė tė pėrgjithshme evropiane kundėr Turkut, nė shpartallimin e Perandorisė Osmane prej grindjesh tė brendėshme etj. Sidoqoftė, pa qėnė nevoja t'a shikojmė kėtė ēėshtje nga disa anė qė i pėrkasin filozofisė ose tė kėrkojmė shkaqet subjektive qė e shtynė Skėnderben n'atė luftė, do tė mundohemi tė japim njė gjykim vetėm nga ana objektive e historisė sė Shqipėrisė nėse figura e Skėnderbeut e meriton atė vend qė i kanė dhėnė gjer mė sot Shqiptarėt.
Thamė mė sipėr se Shqipėria nuk kishte arritur nė njėsimin kombėtar gjer nė shekullin XV. Ēdo princ a kryezot bėnte politikėn qė i pėlqente, qoftė me Turkun, qoftė me tė tjerė shtete fqinjė. Sikur tė mos kishte dalė Skėnderbeu, disa kryengritje do tė kishin ngjarė prapė dhe do t'ishin shtypur, ashtu siē qenė shtypur ato tė Gjon Kastriotit, tė Gjergj Aranitit dhe tė kapedanėve tė tjerė. Vendi do tė kishte rėnė prapė, siē ra, nėn Turkun. Nuk do t'ishin vrarė ndoshta aq burra, nuk do t'ishte shuar ndoshta aq popull, nuk do t'ishin bėrė ndoshta aq shpėrngulje, por nga ana tjetėr nuk dimė sesi do tė kishte pėrfunduar kombėsia shqiptare.
Skėnderbeu i dha jo vetėm njė frymė heroike, po edhe njė karakter kombėtar qėndresės shqiptare kundėr Turkut. Dhe tronditja qe aq e madhe, sa qė kujtimi i luftės sė tij vazhdoi pėr disa kohė si njė jehonė trimėrore nė malet e Shqipėrisė dhe jetoi si njė epope legjendare tek Arbėreshėt e Italisė. Kur ideja kombėtare rilindi nė shekullin XIX, u kuptua se Skėnderbeu i kishte dhėnė njė bazė historike Shqipėrisė, i kishte dhėnė nyjen e kreut ku mund tė lidhej filli i saj pėr nė kohėt moderne. Ndryshe - edhe sikur t'a zėmė se do tė kishte pasur njė ndjenjė shqiptare - historia e Shqipėrisė do tė paraqitej si njė legjendė e ēthurur, pa lidhje e pa krye, si njė pėrrallė e venitur nė mjegullirėn e shekujve. Deri Evropa, me gjithė shtrembėrimet e armiqve, nuk mundi t'ia mohojė historinė e tij kombit shqiptar, mbasi qėndresa e Skėnderbeut kishte hyrė nė historinė e pėrbotshme.
Qė Shqiptarėt, pa pėrjashtim, t'a kenė njohur Skėnderben pėr hero kombėtar, duket se ka disa arėsye tė thella kombėtare dhe historike.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Voglushja Tue 02 Dec 2008, 12:41

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu-Hero Kombetar

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrisė.
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen Shqipetare tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.
Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.
Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.
Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.
Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumellojshme , prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.
avatar
Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 18742
Regjistruar mė : 2008-11-02
Profesioni : Studente

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Voglushja Thu 18 Dec 2008, 11:30

Portreti i Skenderbeut

Si dite e plote ai shtjellej
me re dhe ere mbi atdhe.
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhije kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjeve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftra beri,
Njezet e kater vdekje theu.
Cka mangut linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shtrine.
Gjithscka te shumte ai e pati,
Te vetmen kish vec Shqiperine.

Nga Libri Koha 1976
avatar
Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 18742
Regjistruar mė : 2008-11-02
Profesioni : Studente

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Naki Tue 07 Apr 2009, 03:14

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
Kastriotėt e kanė origjinėn nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė poshtėm).Zotėrimet e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn dhe qendrėn doganore tė Shufadisė nė grykėderdhjen e lumit Mat dhe, pranė saj, kriporet e Shėnkollit. Nė lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e Pollogut.Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi mė 6 maj tė vitit 1405 dhe vdiq mė 17 janar tė vitit 1468. Ėshtė Heroi Kombėtar i shqiptarėve, figura mė e shquar nė historinė e shqiptarėve.Emri Skėnder ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksandėr. Kėshtu qe shume studiues emrin Skėnderbej e pėrkthejnė si Aleksandri i Madh. sipas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin me te pershtatshem Iskanderbej .Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ,ishte djali mė i vogel, dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė tė Gjonit dhe tė Vojsavės, familia e tė cilit banonte nė krahinėn e Pollogut. Ata kishin katėr djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza ( Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte e fuqizuar. Kur osmanėt morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė fillim tė vitit 1415), Gjoni, i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė djalė peng osmanėve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.Pėr njė periudhė rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iēogllanėve tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e sundimtarėve tė posanėnshtruarve e vasalė, pėr t’i pėrgatitur e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur.Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin mė dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishem. Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e vogėl. Luftonte mbi kalė e mė kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera.Nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Evropė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit tė kishėsh ortodokse mė atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbreterisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi.Nė tetor tė vitit 1443 trupar polake e hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu.Shpartallimin e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė Principatės sė Kastrioteve. Gjatė kalimit u ndal nė Diber, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Barleci, “tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė”, mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė vendin.Ai i dha njė hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės (ne jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit dhe Sfetigradit nė Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise tė tjera.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Vizitor Wed 14 Oct 2009, 11:14

Vendvarrimi i SkenderbeutGjergj Kastrioti - Skenderbeu Vendvarrimiiskenderbeut
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Kle@Love Tue 11 May 2010, 16:39


Gjergj Kastrioti - Skenderbeu SkenderbegRendesia e Epokes se Gjergj Kastriotit
1. Rrjedhoja e luftės dhe tė pushtimit osman Lufta njėshekullore e
ushtrive osmane pėr pushtimin e tokave shqiptarė (fundi i shek. XV) dhe
vendosja nė to e sundimit osman sollėn rrjedhoja tė rėnda si nė jetėn
ekonomike, shoqėrore e politike, ashtu edhe nė atė fetare e kulture tė
shqiptarėve. Vershimet e njėpasnjėshme tė
ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqėruan mė vrasjen e shumė
njerėzve, dhe me rrėnime e grabitje masive tė pasurisė. Shqipėria pėsoi
kėshtu dėme tė pallogarritshme njerėzore dhe materiale, pasojat e tė
cilave do tė ndiheshin pėr njė kohė tė gjatė. U godit rėndė veēanėrisht
jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u
paralizuan. Qytetet shqiptarė dikur tė pėrparuara pėr kohėn morėn
tiparet e fshatit. U shkatrruan nė themel strukturat organizative tė
qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorėve tė tyre u shua jeta
kulturore qė kishte qenė aq e zhvilluar nė to. Edhe fshati u dėmtua
rėndė. Perveē dėmeve tė bujqėsisė e tė blektorisė shqiptare, emigrimi
masiv perfshiu pjesėn mė aktive tė banorėve tė fshatit. U dobėsuan shumė
lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq tė domosdoshėm pėr zhvillimin
ekonomik. Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e
shtetėrore tė shqiptarėve qė ishte arritja mė e rėndėsishme nė gjithė
historinė e deriatėhershme tė tyre dhe qė kishte ndikuar fuqishėm nė
zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ndryshimet qė ndodhėn nė fushėn e
pronėsisė pėrcaktuan prapambetjen e thellė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė
shekujve tė sundimit osman. Sundimi osman shkatėrroi formėn e
pėrparuar tė pronės feudale mbi tokėn, tė bazuar mbi tė drejtėn e
pakufizuar tė shitblerjes sė saj. Ai shkatėrroi pronėn e madhe feudale e
vendosi dhe e mbajti mė dhunė pėr shekuj tė tėrė sistemin e timarit,
njė formė e kapėrcyer e pronės feudale ushtarake qė pėrcaktoi
prapambetjen e gjithanshme tė vendit. Duhej tė kalonin shekuj nė
Shqipėri qė tė rishfaqej prona e madhe feudale (ēifligu), ndėrkohė qė nė
Evropėn Perėndimore do tė zhvillohej prona kapitaliste. 2. Rėndėsia
luftės antiosmane Lufta njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve
osmanė, veēanerisht epopeja e tyre legjendare, nėn udhėheqjen e Gjergj
Kastriot – Skėnderbeut pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė
historisė sonė kombėare. Ajo mbrojti lirinė njė pjesė tė madhe tė viseve
shqiptarė pėr dekada tė tėra dhe frymėzoi banorėt e viseve tė
paēliruara tė vazhdonin me kurajo luftėn pėr dėbimin e pushtuesve tė
huaj. Ajo pati gjithashtu njė varg rrjedhojash shumė tė rėndėsishme pėr
historine tonė kombėtare. Lufta kundėr pushtuesve osman u zhvillua nėn
njė udhėheqje tė vetme, tė Skėnderbeut, dhe nė tė morėn pjesė aktive tė
gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, pa dallime krahinore e fetare.
Prandaj ajo ndikoi fuqishėm nė kompaktėsimin e shqiptarėve dhe nė
forcimin e unitetit kombėtar tė tyre, kudo qė ata banonin, duke
pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė
shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė jane legjendat,
tregimet, e kėngėt popullore pėr figurėn e heroit, tė cilat ruhen ende
te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve
Shqiptare, madje edhe jashtė atdheut si tek Arbėreshėt e Italisė.
Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve tė huaj, bėri tė
mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė
atė tė Skėnderbeut, tė gjitha principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo
nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet
marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės
shtetėrore shqiptare, e cila u mbajt gjallė nėn kujdesin e shqiptarėve
dhe u propagandua gjatė shekujve pasardhės. Lufta kundėr pushtimit
osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve tė
cilėt bėnė tipare dalluese tė tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmė tė
pashlyeshme nė ndėrgjegjėn kombėtare tė shqiptarėve. Ajo u shndėrrua nė
simbol krenarie pėr tė kaluarėn e lavdishme historike, dhe sherbeu si
burim i pashtershėm frymėzimi pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftėn pėr
rifitimin e lirisė dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit
kombėtar. Lufta shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė pati rėndėsi tė
veēantė edhe nė rafshin ndėrkombėtar. Duke gozhduar pėr dhjetra vjet me
rradhė nė tokat e shqiptarėve ushtrintė e Perandorisė Osmane, kur ajo
ishte nė kulmin e fuqisė sė saj, shqiptarėt mė luftėn e tyre u bėnė njė
barrierė e fuqishme qė penguan vėrshimin osman nė drejtim tė Italisė,
duke mbrojtur kėshtu lirinė e vendeve tė Evropės Perėndimore dhe
zhvillimin, pėrparimin e gjithanshėm tė tyre. Kjo luftė e bėri tė
njohur Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare, i zgjeroi dhe i forcoi
lidhjet e saj mė vendet Evropiane. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve u
vlerėsua lart nė opinionin bashkėkohor tė Evropės, dhe u cilėsua gjatė
shekujve si shembull i luftės pėr liri, siē dėshmojnė dhjetra vepra
shkencore dhe artistike, tė botuara nė gjuhė edhe nė vende tė ndryshme
tė botės, kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe luftės sė udhėhequr prej
tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar tė ngritura nė sheshet e
qyteteve evropiane. 3. Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit
dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės Epopeja e Skėnderbeut e
shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut ndikoi
fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes
kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar
shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale,
nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare. Ne fillim tė
shek tė XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprėn kushtuar luftės
heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės).
Por vepra qė e lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė
“Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi
latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu
shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M.
Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin
historinė e epopesė legjendare tė shk. XV. Periudha e Skėnderbeut u
pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit.
Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu,
shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr
jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e
historisė sė Skėnderbeut tė M. Barlecit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte
pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga
bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas
vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė
gjuhe. Nje vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė
shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtepisė sė
Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i
Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka
pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė
drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”. 4. Gjergj Kastriot –
Skėnderbeu – Hero Kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu (1405 – 17
janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij:
luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i
shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė
shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare
nė zhvillimin politik tė Shqipėrise. Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu
ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese
shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve
kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve,
Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė
pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė. Kujdes tė
veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme
ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė
brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve
tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė
viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė
banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit
shqiptar. Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė
marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman
mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara,
Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė
kundėr armikut tė pėrbashkėt. Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar
ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi
shtrategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte
mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante
armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e
kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.
Skėnderbeu u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti
njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i
tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta
popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare. Vepra dhe
figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua
lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon
edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e
shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė
katėr anėt e botės.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23949
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Naki Sat 13 Dec 2014, 02:39

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, Mbreti i Shqiptarėve - Dokumentar
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty Re: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum