Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerėzit tė cilėt kanė drejtuar Shqipėrine

Go down

Njerėzit tė cilėt kanė drejtuar Shqipėrine Empty Njerėzit tė cilėt kanė drejtuar Shqipėrine

Post by Vizitor Sun 05 Jul 2009, 20:58

Janė 56 njerėzit qė kanė drejtuar Shqipėrinė nė mė pak se njė shekull. I kanė dashur dhe i kanė urryer, i kanė duatrokitur apo i kanė vrarė, janė pėrmendur dhe mė pas apo dhe i kanė tėrhequr zvarrė; ky ka qenė fati i 56 kryeministrave shqiptarė qė nga themelimi i shtetit shqiptar nė vitin 1912. Duke nisur me Ismail Qemalin, emri i tė cilit po i hiqet universitetit tė Vlorės nga njė anonim e pėr tė pėrfunduar me Sali Berishėn qė ka hyrė nė vitin e fundit tė mandatit tė tij. nė kėtė listė, qė e paraqet revista MAPO nuk janė pėrfshirė presidentėt e republikės apo dhe mbreti i vetėm i vetshpallur Ahmet Zogu, qė nė kohėn kur sundoi, ishte padyshim njė monark absolut.
Nga kjo listė, tė paktėn gjashtė nga kryeministrat janė vrarė, ndėrsa katėr tė tjerė kanė pėrfunduar nė burg. Njė pjesė tjetėr, kanė vdekur nė mjerim dhe nė vetmi tė plotė dhe pak nga ta, fare pak, kanė gėzuar mė pas njė jetė normale. Kryeministri mė jetėgjatė ka qenė Mehmet Shehu i cili qėndroi nė atė post qė nga viti 1994 deri nė 1981, por qė pėr ironi tė fatit, u vetvra nė shtėpinė e tij, nė dhomėn e gjumit. Njė vetvrasje qė ende sot ngre shumė pikpyetje. Nė ditėt moderne tė Shqipėrisė pluraliste tė pas viteve 90“, tre kryeministra kanė pasur probleme me ligjin: Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti tė burgosur, Adil Ēarēani i vdekur nė arrest shtėpie ndėrsa ndodhej i akuzuar pėr genocid. Nė Shqipėrinė e paraluftės kur qeveritė ndodhte qė ndroheshin edhe me ditė, e njėjta pamje e zymtė, a thua se drejtuesit e kėtij vendi i ndjek pas njė mallkim... Eshtrat e Vrionit i hodhėn nė lumė, Kosturin e vranė me atentat, Ismail Qemali vdiq me mllef nė Itali, kurse Esat Pasha u vra nė Paris. Hasan Prishtinėn e vranė nė Selanik. Kotėn e kapėn dhe e sollėn nė burg nė Burrel, nė vendin qė e kishte firmosur vetė ndėrtimin, kurse Turhan Pashėn, sot e kėsaj dite, nuk i dihet varri.

Ismail Qemali
Njeriu i Pavarėsisė Shqiptare ėshtė edhe Kryeministri i parė i Shtetit Shqiptar. Lindi nė Vlorė mė 1844 nė njė familje tė madhe bejlerėsh dhe studimet i pėrfundoi shkėlqyeshėm nė Stamboll. Falė familjes eci nė hierarkinė e Perandorisė Turke, i njohur si reformator dhe disi pro-britanik . Pėr disa vite ka qenė deputet i Parlamentit osman, Ministėr i Sulltanit dhe sė fundi kandidat pėr Kryeministėr i Perandorisė. Ishte njeriu qė realizoi shpalljen e pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. Pėr mė shumė se 13 muaj, ishte Kryeministri i parė i Shqipėrisė. U largua pas njė konflikti me Komisionin Ndėrkombėtar, prej njė incidenti me njė oficer xhonturk tė quajtur Beqir Grebeneja, pėr idenė e ardhjes tė njė princi turk nė krye tė shtetit tė ri shqiptar. E detyruan tė largohej mė 1914 dhe vdiq nė mėrgim nė Peruxhia mė 27 Janar 1919. U varros me nderime nė Kaninė.
Turhan Pashė Pėrmeti
Turhan Pasha ėshtė njė nga politikanėt mė tė disiplinuar nga ana profesionale nė historinė e politikės shqiptare. Edhe ai, ra viktimė nė njė vend si Shqipėria, ku nuk pėrfillej asgjė. Njė nga diplomatėt mė tė njohur tė Perandorisė Turke, ishte ambasador pėr 12 vjet nė Rusi dhe Ministėr i Jashtėm i Turqisė pėr 4 vjet. Erdhi pėr pavarėsinė pas ngulmimit tė Fuqive tė Mėdha. Kėrkoi vetėm t’i njihej e drejta e pensionit tė Perandorisė Osmane dhe tė ruante banesėn e tij nė Stamboll. Braktisi Stambollin dhe mė 17 mars 1914 u bė Kryeministėr i Shqipėrisė, nėn Mbretin Vilhelm Vid. Deri nė qershor 1920, u rizgjodh 3 herė Kryeministėr. Politikani i vjetėr u bė Kryetar i Delegacionit Shqiptar nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, mė 1919, me statusin e Kryetarit tė Qeverisė sė Durrėsit. Ka kryer njė akt tė jashtėzakonshėm atje, ku pėr tė krijuar imazhin e njė Shqipėrie katolike, u largua nga drejtimi i delegacionit dhe ja dha kryesimin e tij, Imzot Bumēit, njė prift katolik, qė pėrfaqėsonte vetėm 10% tė besimit tė shqiptarėve. Ky akt, qė pas ndėrhyrjes sė Papės shpėtoi integritetin shqiptar, ishte edhe epilogu i tij politik. Pas kėsaj u zhduk nga skena politike. Ka vdekur nė Paris.

Esad Pashė Toptani
Njė nga figurat mė tė mėdha tė bejlerėve tė Shqipėrisė sė Mesme. E filloi karrierėn si ushtarak nė Stamboll dhe me kalimin e kohės arriti tė bėhet njė nga komandantėt e Gardės sė saj. Ishte protagonist nė largimin e Sulltan Abdyl Hamitit, qė e arrestoi vetė. U rikthye nė Shqipėri mė 1912, kur u bė i famshėm nė gjithė Evropėn nė fillim si Nėnkomandant dhe mė pas komandant i trupave mbrojtėse tė Shkodrės, duke dorėzuar qytetin.
U aludua se vrau Riza Pashėn, komandantin e saj. Ka qenė ministėr i Luftės nė Qeverinė e Ismail Qemalit, derisa iku pėr njė qeveri tė re. Ishte Kryeministėr pėr gati dy vjet. U vra nė Paris, nga Avni Rustemi nė Qershor 1920.
Sulejman Delvina
Delvina ėshtė Kryeministri i parė i politikės moderne shqiptare. Karrierėn e filloi si profesor nė Turqi, nė Kolegjin e Gallatasarajt, deri mė 1920 kur u kthye nė atdhe. Kongresi i Lushnjės e zgjodhi kryeministėr dhe ai e drejtoi vendin me ekuilibre pėr mė shumė se 18 muaj. U zgjodh deputet dhe mbeti nė politikė deri nė vitin 1924. Nė qershor tė kėtij viti u bashkua me Nolin dhe u bė Ministėr i Jashtėm i qeverisė sė tij. Nė dhjetor, pas kthimit tė Zogut, u detyrua tė largohet. Jetoi kryesisht nė Itali, nė mėrgim. Atje u sėmur nga kanceri. I kėrkoi Zogut tė vinte pėr tė vdekur nė Shqipėri dhe ky e lejoi, me kusht qė tė mos banonte nė Tiranė. Vdiq nė Vlorė mė 1932.

Iliaz Vrioni
Iliaz Vrioni, fillimisht, ka qenė Kryetar i Bashkisė sė Beratit kur ishte vetėm 25 vjeē. Mė 1912 u bė firmėtar i aktit tė Pavarėsisė dhe mė 1920 njė ndėr figurat kryesore tė politikės shqiptare. Ka qenė pesė herė Kryeministėr i Shqipėrisė dhe disa herė Ministėr i jashtėm i saj. Vdiq mė 1934 nė Paris, ku ishte Ambasador i Shqipėrisė dhe ku kishte fituar titullin mė tė lartė, ”Oficer i Legjionit tė Nderit”. Trupi i tij u soll nė Berat dhe u varros atje. Mė 1948, nxėnėsit e shkollave tė mesme tė Beratit, e zhvarrosėn dhe eshtrat ja hodhėn nė lumin e Osumit.

Pandeli Evangjeli
Figurė e njohur e mėrgatės shqiptare nė Bukuresht. Pronar i njė kafeneje ku mblidhej elita e lėvizjes patriotike tė Rumanisė, Pandeli Evangjeli, me origjinė nga Korēa, ju bashkua grupit tė Ismail Qemalit, qė vinte pėr tė ngritur flamurin nė Vlorė. Ai u bė firmėtar i aktit tė pavarėsisė dhe mė pas Prefekti i parė i Korēės. Iku sėrish nė Bukuresht dhe u rikthye mė 1920. Qė nga kjo kohė, u bė katėr herė Kryeministėr dhe shumė herė Ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė. Kundėrshtoi pushtimin italian dhe mė 1939 u tėrhoq nga politika aktive. Kur vdiq mė 1949 nė Korēė, ishte gati njė anonim dhe krejt i izoluar.

Qazim Koculi
Ky ėshtė kryeministri mė me pak kohė qė ka qėndruar nė ekzekutivin shqiptar. Ai qėndroi vetėm pak orė. Ish-marinari i flotės turke erdhi mė 1912. Kurse u bė Hero i luftės sė Vlorės mė 1920. Mė 6 dhjetor 1921 u bė Kryeministėr, por dha dorėheqjen pas 13 orėsh duke e ndjerė se po e mashtronin. Ėshtė Kryeministri mė afatshkurtėr nė historinė e Shqipėrisė e mbase edhe tė botės. Pas fitores sė Zogut mė 1924 u largua dhe mė 1939 u kthye pėrsėri nė Shqipėri. U vra mė 1943 prej italianėve.

Hasan Prishtina
Aktivist i ēėshtjes sė Kosovės dhe deputet i Parlamentit Turk nė vitin 1908. Ai u bė figurė e rėndėsishme e pavarėsisė dhe deri nė vitin 1914 u pėrpoq tė ashpėrsonte Tiranėn me Serbinė e mė pas me Jugosllavinė. Qėndroi Kryeministėr vetėm pas ditė dhe u detyrua tė japė dorėheqjen. Mė 1927, njė i dėrguar i Ahmet Zogut e vrau nė Selanik.

Idhomene Kosturi
I lindur mė 1873 ndėrroi jetė me njė atentat nė Durrės nė vitin 1943. Ka qenė politikan i njohur por shumė modest. Ishte dy herė ministėr derisa shkoi nė postin e kryeministrit tė Shqipėrisė. Kėrkesa qė i bėri Ahmet Zogut dhe refuzimi i kėtij i hapur e uli shumė personalitetin e tij. Atė e gjejmė dhe nė Elbasan nė vitin 1909 nė Kongresin e shkollės shqipe. Do marrė sėrish aktivitet mė 1943, kur e gjejmė si Kryetar tė Asamblesė qė do shpallte pavarėsinė nga Italia.

Xhaferr Ypi
Xhaferr Ypi sėrish njė nga personazhet e Turqisė Perandorake. Pas 1912 qėndroi nė politikėn aktive. Disa herė ishte Ministėr dhe njė herė Kryeministėr. Spektri i tij shkon nga Zogu deri tek Italianėt. E priti me lule Ēianon mė 8 prill 1939 dhe u vra nė vitin 1943, nė jug tė Shqipėrisė si pasojė e njė bombardimi tė avionėve anglezė.

Ahmet Zogu
Nga figurat mė tė njohura tė politikės dhe historisė shqiptare. Mė vitin 1913 u njoh nė fillim kur sė bashku me disa malėsorė tė armatosur hidhet nė ndihmė tė Esad Toptanit, dajės sė tij, kundėr Haxhi Qamilit. Mė 1915 lufton bashkė me Austro hungarezėt. Nuk i ndahet kurrė gjatė jetės dashuria pėr Vjenėn. Mė 1920 me 400 trimat e tij garanton zhvillimin e Kongresit tė Lushnjės, qė e zgjodhi edhe Ministrin e Brendshėm tė Qeverisė Delvina. U zgjodh fillimisht Kryeministėr dhe mė pas President i Shqipėrisė. Ėshtė kryeministri mė i ri nė historinė e Shqipėrisė, i zgjedhur nė moshėn 27 vjeēare. Mė 1928 njė Asamble Kombėtare e shpalli Mbret tė Shqipėrisė, titull tė cilin e mbajti deri nė fund tė jetės sė tij. Vdiq nė Paris mė 1961. Varri tij gjendet nė Kanė.

Shefqet Vėrlaci
Njeriu mė i pasur i Shqipėrisė. Njė nga pasardhėsit direkt tė familjeve feudale shqiptare. Pati njė lidhje tė fortė me Zogun prej krushqisė. Me prishjen e saj u largua pak nga vendi dhe u rikthye mė 1939 sė bashku me forcat italiane tė pushtimit. Mė 1943 u vendos pėrfundimisht nė Itali, ku edhe vdiq nė fund tė viteve ’50.

Fan Noli
Lindi nė njė nga fshatrat shqiptare tė Azisė sė Vogėl. Nė politikė vjen nė vitet 1913, si pėrfaqėsues i kolonisė sė shqiptarėve tė Amerikės. Ėshtė dy herė deputet dhe nė vitet 1922-1924, u bė shef i opozitės shqiptare nė parlament. Mė 1924, mori pjesė nė Revolucionin e Qershorit. E fitoi me short postin e kryeministrit me Sulejman Delvinėn dhe Sami Vrionin. Nė pushtet ishte vetėm 6 muaj dhe kur erdhi Zogu ky iku nė Itali. Thonė se atje u betua se nuk do merrej me politikė me shqiptarėt. U vendos nė Amerikė dhe derisa vdiq, ju kushtua studimeve dhe jetės kishtare. Kur mė 1946 Enver Hoxha i ofroi postin e Kryetarit tė Parlamentit, ai nuk e pranoi, ndėrsa vdiq nė Florida, i vetėm, mė 1965. Varri i tij gjendet nė Boston.

Koēo Kota
Lindi nė Pėrmet. Kishte bėrė shkollėn nė Kalabri dhe u angazhua nė njė sėrė detyrash nė vitet 1920 – 1944. Ka qenė disa herė Kryeministėr nė kohėn e Zogut dhe Ministėr nė njė qeveri kuislinge tė Italisė. Mė 1944 u arratis, por eksponentė tė sigurimit shqiptar sė bashku me oficerė sovjetikė dhe tė EAM Grek e arrestuan nė Selanik mė 1945. U dėnua me burgim tė pėrjetshėm dhe vdiq nė Burgun e Burrelit, paradoksalisht nė atė vend, tė cilin e kishte firmosur vetė, kur ishte Kryeministėr.

Mehdi Frashėri
Figurė e njohur e politikės shqiptare. Ai erdhi nė Shqipėri mė 1912. U bė Ministėr nė disa qeveri, ndėrsa mė 1935 krijoi atė qė nė Shqipėri njihet si Qeveria e tė rinjve. Figurė komplekse dhe nė ditėt para pushtimit e tregoi veten si njė aktivist kundėr italianėve. Italianėt e internuan, ndėrsa gjermanėt e thirrėn nė krye tė Kėshillit tė Regjencės. Donte njė Shqipėri tė pavarur me aleate gjermanėt, por nuk ja arriti dot. U largua nė Romė ku edhe vdiq nė vitet ’60. Ėshtė autor i disa librave, mes tė cilėve “Problemet shqiptare”.

Mustafa Kruja
Filo-italian dhe pinjoll i njė familje tė shkallėve tė ulėta. Hyri nė politikė, si pro-italian nė vitet 1918-’20 dhe mbeti pėr shumė kohė atje. Karakteristikė e tij ėshtė se nė pjesėn mė tė madhe tė lėvizjeve ka qenė i pėrjashtuar apo i kėrcėnuar me vdekje. Kartėn italiane e luajti tė plotė pas pushtimit tė Shqipėrisė. Pas Vėrlacit u bė Kryeministėr dhe pas kapitullimit tė Italisė u vendos pėrfundimisht atje. Mė 1951 u transferua nė SHBA, ku edhe vdiq mė 1958.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Njerėzit tė cilėt kanė drejtuar Shqipėrine Empty Re: Njerėzit tė cilėt kanė drejtuar Shqipėrine

Post by Vizitor Sun 05 Jul 2009, 21:00

Eqrem Libohova
E filloi karrierėn si ushtarak nė Perandorinė Turke dhe mė pas u bė adjutant i Princ Vidit. Gjatė viteve tė Mbretėrisė disa herė shėrbeu si Ambasador dhe Ministėr i jashtėm. I njohur si pro-italian ai ju bashkua qė nė fillim trupave tė pushtimit. Mė 1943, u zgjodh dy herė, pėr fare pak ditė si Kryeministėr i Shqipėrisė nė qeveritė kuislinge.

Maliq Bushati
Nuk ka shumė tė dhėna pėr tė. U pėrfshi nė Qeverinė e parė tė Shefqet Vėrlacit. Nga ana tjetėr, ai ishte njė nacionalist i njohur dhe kjo i bezdisi italianėt qė e nxorėn jashtė. Mė datė 12 shkurt 1946, Gjykata Speciale e dėnon Maliq Bushatin me vdekje. Ai ekzekutohet menjėherė.

Rexhep Mitrovica
I lindur nė Kosovė, mė 28 nėntor 1912, ai u bė firmėtar i aktit tė pavarėsisė dhe qė nga kjo kohė militoi disa herė nė politikėn shqiptare, fillimisht si gazetar i njohur dhe mė pas si Ministėr. U largua pas fitores sė Zogut dhe pas rikthimit, mė 1943, u arrestua nga Italianėt. Gjermanėt e zgjodhėn kryeministėr pėr reputacionin pozitiv qė zotėronte nė popull. Mė 1944 u largua dhe u vendos nė Francė, ku edhe vdiq.

Fiqiri Dine
Nė vitin 1945 Fiqiri Dine arratiset jashtė vendit si kundėrshtar i regjimit komunist. Ky ishte epilogu i tij. Ishte vendosur nė qershor tė vitit 1944 nė krye tė qeverisė kuislinge me shpresėn se do tė neutralizonte gjendjen. Por, nė atė kohė, situata po rrėshqiste nga duart nė tė gjitha drejtimet dhe zogisti nuk mundi qė tė mbante postin mė shumė se dy muaj. Ishte si propozim i Abaz Kupit.

Ibrahim Biēaku
Ka qenė dy herė Kryeministėr dhe ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė gjatė periudhės shtator, 1944 - nėntor, 1944. Ishte kryeministri i fundit, i mbėshtetur nga gjermanėt. Mė 13 prill 1945, Ibrahim Biēaku dėnohet nga Gjyqi Special me burgim tė pėrjetshėm, si bashkėpunėtor i pushtuesve. Ibrahim Biēaku doli nga burgu dhe jetoi nė qytetin e Elbasanit.

Enver Hoxha
Shqiptari mė i fuqishėm pas Luftės sė dytė Botėrore. Qėndroi nė pushtet deri nė vdekje, nė 11 prill 1985. Nė dhjetė vitet e para tė pasluftės, kishte marrė nė duar tė gjitha pushtetet, ishte njėkohėsisht edhe sekretar i parė i Partisė Komuniste, edhe i ekzekutivit. Diktator i egėr, ai mundi tė qeverisė me dorė tė hekurt nė mynyrė absolute mbi vendin.

Mehmet Shehu
Gjithmonė i dyti nė pushtet. Ish-partizan dhe luftėtar i Spanjės, Shehu ishte krahu i djathtė i Hoxhės. Deri pėrpara vetvrasjes sė tij, ende ajo konsiderohet e dyshimėt, mendohej si pasardhėsi i tij nė pushtet. U bė viktimė e klaneve tė cilat luftonin pėr tė qenė tė zgjedhurit e Hoxhės. Mbas vdekjes u shpall tradhėtar dhe poliagjent, familja e tij pati njė fat tragjik.

Adil Ēarēani
Kryeministri i fundit komunist. Pa karizmėėn e dy diktatorėve Hoxha e Shehu, Ēarēani nė kapėrcyellin mes dy sistemeve u bė simbol i falimentimit tė socializmit nė Shqipėri. Vdiq nė 1994, ndėrkohė qė ishte nėn akuzė penale pėr genocid.

Fatos Nano
Njė nga figurat mė komplekse tė periudhės sė pluralizmit. Disa herė kryeministėr dhe kryetar i partisė socialiste. Ka pasur njė rol kyē nė shndėrrimin e PPSH-sė dhe tkurrjen e forcave konservative tė saj. I burgosur politik pėr tre vjet nga kundėrshtari i tij Berisha. Mbas humbjes sė zgjedhjeve nė 2005 dhe dėshtimit tė tentativės pėr t“u zgjedhur President i Republikės nė 2007, qėndron i tėrhequr nga politika aktive. Deputet i PS-sė.

Ylli Bufi
Morri qeverinė nė ditėt mė tė vėshtira. Ka mbetur emblematike thėnia e tij e vėrtetė se Shqipėria rrezikonte urinė sepse kishte rezerva gruri vetėm pėr 6 ditė. Qeveria e tij nisi e para tė bėnte reforma dhe privatizime tė dyqaneve dhe magazinave tė para. Deputet i PS-sė nė tė gjitha legjislaturat e deritanishme.

Vilson Ahmeti
U konsiderua zgjedhja e duhur dhe drejtoi njė qeveri me program tė paplotė, thjesht do tė shėrbente pėr organizimin e zgjedhjeve tė parakohshme. U arestua nėn akuzėn pėr shpėrdorim detyre si i pėrfshirė nė skandalin Arsidi, akuza qė nuk u provuan kurrė dhe fitoi pafajėsinė. I papėrfshirė nė politikė, merret me biznes privat.

Aleksandėr Meksi
Kryeministri i parė jokomunist i vendit. Profesor, doktor, shkencėtar. Autor i reformave tė qenėsishme ligjore, ekonomike dhe sociale. Nismėtar i privatizimeve tė para nė vend. Dha dorėheqjen mbas shpėrthimit tė krizės sė piramidave. Aktualisht merret me botimin e korpusit tė librave tė tij shkencorė dhe politikė.

Bashkim Fino
Kryeministri socialist qė ju ngarkua pėrgjegjėsia tė qeveriste njė vend qė ndodhej nė anarki. Detyra kryesore ishte pėrgatitja e zgjedhjeve tė parakohshme te cilat u fituan nga PS nė 1997. mė pas zėvendėskryeministėr dhe disa herė ministėr. Sot deputet i PS-sė.

Pandeli Majko
Drejtoi vendin gjatė krizės sė luftės nė Kosovė. Morri lavdėrime tė mėdha nga faktori ndėrkombėtar, por u dorėhoq mbas humbjes sė garės pėr kreun e PS-nė nė konkurrim me Fatos Nanon, ky i fundit e zėvendėsoi edhe mandatin e dytė nė postin e kryeministrit. Sot deputet i PS-sė.

Ilir Meta
Dy herė kryeministėr. Mandati i tij i parė u shenjua nga pėrfundimi i disa akseve kryesorė rrugorė, i dyti nga konfliktet me kreun e PS-sė Nano. U dorėhoq, por mė pas u bė zėvendės i tij nė qeveri. Dorėheqjen e tij tė dytė e shoqėroi me themelimin e LSI-sė. Sot deputet.

Sali Berisha
Njė nga themeluesit e PD-sė. Dy herė President i Republikės, por mandatin e dytė e ndėrpreu me dorėheqje. Mbas tetė vitesh nė opozitė rikthehet nė pushtet dhe merr postin e kryeministrit qė e mban edhe sot. Aktualisht ėshtė edhe kryetar i Partisė Demokratike qė nga viti 1991.



1. ISMAIL QEMALI Dhjetor 1912 – Janar 1914
2. TURHAN PASHA Mars 1914 _ Maj 1914
3. TURHAN PASHA 2 Maj 1914 _Shtator 1914
4. ESAD TOPTANI Shtator 1914 _Janar 1916
5. TURHAN PASHA 3 Dhjetor 1918 _Janar 1920
6. SULEJMAN DELVINA Janar 1920 _Nėntor 1920
7. ILIAZ VRIONI Nėntor 1920 -Korrik 1921
8. ILIAZ VRIONI 2 Korrik 1921 -Tetor 1921
9. PANDELI EVANGJELI Tetor 1921 -Dhjetor 1921
10. QAZIM KOCULI 6 dhjetor 1921 -6 Dhjetor 1921
11. HASAN PRISHTINA 7 dhjetor 1921 -12 dhjetor 1921
12. IDHOMENE KOSTURI 12 dhjetor 1921 -24 dhjetor 1921
13. XHAFERR YPI Dhjetor 1921 -Dhjetor 1922
14. AHMET ZOGU Dhjetor 1922 -Shkurt 1924
15. SHEFQET VĖRLACI Mars 1924 -Maj 1924
16. ILIAZ VRIONI 3 Maj 1924 -Qershor 1924
17. FAN NOLI Qershor 1924 -Dhjetor 1924
18. ILIAZ VRIONI 4 Dhjetor 1924 -Janar 1925
19. AHMET ZOGU 2 Janar 1925 -Janar 1925
20. AHMET ZOGU 3 Shkurt 1925 -Shtator 1925
21. AHMET ZOGU 4 Shtator 1925 -Shkurt 1927
22. AHMET ZOGU 5 Shkurt 1927 -Tetor 1927
23. AHMET ZOGU 6 Tetor 1927 -Maj 1928
24. AHMET ZOGU 7 Maj 1928 -Shtator 1928
25. KOĒO KOTA Shtator 1928 -Janar 1929
26. KOĒO KOTA 2 Janar 1929 -Mars 1930
27. PANDELI EVANGJELI 2 Mars 1930 -Prill 1931
28. PANDELI EVANGJELI 3 Prill 1931 -Dhjetor 1932
29. PANDELI EVANGJELI 4 Janar 1933 -Tetor 1935
30. MEHDI FRASHĖRI Tetor 1935 -Nėntor 1936
31. KOĒO KOTA 3 Janar 1937 -Prill 1939
32. SHEFQET VERLACI 2 Prill 1939 -Nėntor 1941
33. MUSTAFA KRUJA Nėntor 1941 -Janar 1943
34. EQREM LIBOHOVA Janar 1943 -Shkurt 1943
35. MALIQ BUSHATI Shkurt 1943 -Maj 1943
36. EQREM LIBOHOVA 2 Maj 1943 -Gusht 1943
37. REXHEP MITROVICA Tetor 1943 -Qershor 1944
38. FIQIRI DINE Qershor 1944 -Gusht 1944
39. IBRAHIM BIĒAKU Shtator 1944 -Nėntor 1944
40. ENVER HOXHA Nėntor 1944 - 1954
41. MEHMET SHEHU Nentor 1954 - Dhjetor 1981
42. ADIL ĒARĒANI Janar 1982 - Shkurt 1991
43. FATOS NANO Shkurt 1991 - Prill 1991
44. FATOS NANO 2 Prill 1991 - Qershor 1991
45. YLLI BUFI Qershor 1991 - Dhjetor 1991
46. VILSON AHMETI Dhjetor 1991 - Prill 1992
47. ALEKSANDĖR MEKSI Prill 1992 - Qershor 1996
48. ALEKSANDĖR MEKSI 2 Qershor 1996 - Mars 1997
49. BASHKIM FINO Mars 1997 - Korrik 1997
50. FATOS NANO 3 Korrik 1997 - Shtator 1998
51. PANDELI MAJKO Shtator 1998 - Tetor 1999
52. ILIR META Tetor 1999 - Shtator 2001
53. ILIR META 2 Shtator 2001 - Shkurt 2002
54.PANDELI MAJKO 2 Shkurt 2002 - Gusht 2002
55.FATOS NANO 4 Gusht 2002 - Shtator 2005
56. SALI BERISHA Shtator 2005 - nė vijim
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum