Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paragjykimet popullore pėr njerėzit

2 posters

Go down

Paragjykimet popullore pėr njerėzit Empty Paragjykimet popullore pėr njerėzit

Post by Naki Sun 06 Sep 2009, 17:00

• Buka: Nė qoftė se dikush tė gjen duke ngrėnė bukė, tė do shumė vjehrra. Kur je duke ngrėnė bukė e ndėrron vend, do tė ndėrrosh bashkėshorten.
• Bereqeti: Kur flet duke ngrėnė bukė, tė largohet bereqeti.
• Burri: Po tė erdhi njė burrė nė shtėpi dhe nuk i jep gjė tė pijė osetė hajė, tė ikėn shkesi.
• Cigarja: Nė qoftė se tė ndizet cigarja anash, ke rrugė.
• Dita: Dita e martė ėshtė ters, dita e premte ka njė orė ters.
• Dora: Kur tė kruhet dora e majtė, do tė marrėsh lekė, kur tėkruhet e djathta do tė japėsh lekė.
• Dhoma: Po tė hysh natėn e parė nė dhomėn e nuses, me kėmbėn e majtė, gjithė jeta bashkėshortore tė shkon ters.
• Faqja: Kur tė kruhet faqja tė vjen njė mik.
• Filxhani: Kur mbush filxhanin e kafesė dhe ai tė derdhet, e pi shumė kafenė.
• Fjetja: Po qe se fle me gjysmė syri hapur, je me fat.
• Gaca: Kur rri ngrehur njė gacė mbi saēin e bukės, tė vjen njė mik.
• Gota: Kur thyen njė gotė ose njė filxhan, prit njė tė mirė.
• Gratė: Nė atė shtėpi ku zihen gratė, nuk ndizet shpejt zjarri.
• Gjarpri: Nė qoftė se tė pret rrugėn gjarpri, tė shkon dita ters.
• Gjeli: Po qe se nė mesnatė gjeli kėndon tri herė, tė vjen njė lajm me rėndėsi.
• Hunda: Kur tė hanė hundėt, zihesh me dikė ose mėrzitesh.
• Jevgu: Kur nė mėngjes takon njė jevg, tė shkon dita mbarė.
• Kafshata: Kur je duke ngrėnė dhe tė bie kafshata nė tokė, tė ikėn risku.
• Keq: Kur je keq, prit njė tė mirė.
• Kėrcet: Kur natėn tė duket se tė kėrcet shtėpia, ke mbarėsi.
• Kėmba: Kur ecėn me njėrėn kėmbė mbathur e me tjetrėn zbathur,tė vdes gruaja.
• Krėhri: Po qe se tė bie krėhri nė tokė, ke rrugė.
• Kripa: Ai qė e ha kripėn shumė, do edhe gruan shumė.
• Koka: Po qe se i bie fėmijės me lugė kokės, mbetet i shkurtėr.
• Kukuvajka: Kur kukuvajka kėndon nė njė pemė afėr shtėpisė, aty do tė ketė fatkeqėsi.
• Lemza: Nė qoftė se tė'zė lemza nė bukė, dikush tė pėrflet
• Lepuri: Po tė doli lepuri pėrpara, tė shkon dita ters.
• Vajza: Njė vajzė qė ha njė lugė gjellė, pasi tė ketė ngrėnė bukė, e ndan burri.
• Macja: Macja e zezė qė tė pret rrugėn ndjell tersllėk.
• Miu: Nė qoftė se miku tė vret njė mi dhe e djeg nė zjarr, tė zhduken minjtė.
• Miku: Kur shkon mik dhe gjen mish tė pėrgatitur pėrpara, je bujar.
• Kur shkon mik dhe tė hahet shumė, ajo shtėpi ėshtė kurnace.
• Nishani: Sa mė shumė tė kesh nishane, aq me fat je.
• Pėshtyma: Kur pėshtyn dhe pėshtyma tė bie nė rroba, sėmuresh.
• Qeni: Qeni qė angullin natėn parandien fatkeqėsi nė familje.
• Shtėpi: Kur para se tė hysh nė shtėpi tė re fut njė mace brenda, ajo tė merr tė kėqiat e shtėpisė.
• Thinjat: Dalja e thinjave nė moshė te re, sjell fat.
• Uji: Kur je duke pirė ujė dhe tė fueret uji(pengohet nė fyt), ke fatkeqėsi ose dikush flet keq pėr ty.
• Xhaketa: Kur hyn nė dhomė dhe tė ngec xhaketa nė dorezė tė derės ose nė njė gozhdė, ke para borxh.
• Veshi: Po qe se tė ther veshi i majtė, tė shajnė; kur te ther i djathti, tė lėvdojnė.

Shenim: Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" i autorit Hilmi Kolgjegja.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Paragjykimet popullore pėr njerėzit Empty Re: Paragjykimet popullore pėr njerėzit

Post by Vizitor Sun 06 Sep 2009, 17:06

Nje teme e shkelqyer Naki, te pergezoj.Te gjitha keto paragjykime nga populli merren si te verteta, madje disa prej tyre une ju besoj me nje ndryshim te vetem une te marten dhe te premten i kam dite te mbara.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Paragjykimet popullore pėr njerėzit Empty Re: Paragjykimet popullore pėr njerėzit

Post by Adonisi Mon 02 Nov 2009, 09:39

Nuk u besoje asnjeres, me duket e pa kuptimt te jem i varur nga keto gjera. Disa nga keto qe jane permendur me siper, ne raport me mua s'jane perputhur asnjehere!
Adonisi
Adonisi

Shteti : Ne zemer te shqiptaris
Postime : 947
Kyējet nė forum : 17865
Regjistruar mė : 2008-12-03

Back to top Go down

Paragjykimet popullore pėr njerėzit Empty Re: Paragjykimet popullore pėr njerėzit

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum