Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpella e Zeze

Go down

Shpella e Zeze Empty Shpella e Zeze

Post by Vizitor Thu 10 Sep 2009, 22:38

Shpella e Zeze Shpella-e-zeze
Paraardhėsit tanė 10 mijė e mė shumė vjet mė parė uleshin nė hyrjen e kėsaj shpelle pėr tė mprehur armėt e tyre prej guri dhe ndarė mishin. Ata sapo kishin mėsuar tė ndiznin zjarrin. Ne sot nuk mund tė bėjmė mė shumė se tė imagjinojmė jetėn e tyre nė Shpellėn e Zezė (Pėllumbasit), rreth 25 kilometra nga kryeqyteti nė tė majtė tė luginės sė Erzenit, ndėrsa pushojmė nė tė dalė tė saj duke lexuar gazetėn qė kemi marrė me vete. Themi imagjinojmė sepse shpella zor se t’i rrėfen tė fshehtat qė “ka ruajtur” pėr mijėra vjet.
Gjurmėt qė njerėzit e parė mund tė kenė lėnė nė tė ajo i ka mbuluar ngadalė, ndėrsa arkeologėt qė e kanė zbuluar vonė ende nuk mund tė thonė shumė pėr jetėn qė ėshtė bėrė aty edhe pse nė shpellė janė gjetur shenja tė saj. Tani pėr tani tė vetmet histori qė mund tė mėsosh nė hyrje dhe mė thellė nė muret prej guri gėlqerorė janė ato tė tė dashurve qė si kanė kaluar andej kanė shkruar me ēfarė kanė pasur mundėsi emrat e tyre, duke u dhėnė ngjyrė artificiale asaj qė natyra kishte krijuar prej mijėra vjetėsh. Behar Duqi, udhėrrėfyesi, roja dhe kujdestari i shpellės na tregon se si mė 1992 kur ishte ende 17 vjeē kishte hyrė kėtu pėr herė tė parė sėbashku me njė kushuri. “Im atė nuk e besoi qė kishim dalė nė fundin e saj, ai dhe njerėzit kėtu mendojnė qė shpella ėshtė e pafund”, thotė ai. Edhe pse Duqi dhe njė kushėri i tij kanė hyrė nė shpellė mė 92’, ajo e fundit ėshtė vizituar pėr herė tė parė nga speleologėt vetėm mė vitin 1995, pėr t’u shėnuar kėshtu nė hartėn botėrore tė shpellave karstike pėrkrah vetėm 5 simotra nė tė gjithė Evropėn...
Shpella e Zeze 3462624941_87fc8be08b
Nė Pėllumbas, fshatin qė i jep emrin shpellės dhe nė tė cilin duhet tė kalosh pėr tė shkuar drejt saj, arritėm aty rreth orės 9 tė mėngjesit. Nė fakt ne ishim nisur mė herėt. Autobusi i parė qė tė ēon nė fshat niset nga Tirana nė 7 pa 10 tė mėngjesit dhe i dyti vetėm nė 5 pasdite, kėshtuqė ne duhej tė zgjidhnim tė parin pėr tė pasur kohė tė shihnim shpellėn.
Pėrndryshe nga sa e kishim paragjykuar, autobusi njė nga ata qė pėrdoreshin mė parė nė unazėn e kryeqytetit, u nis fiks nė orarin qė thuhej, por pėrkundėr fjalėve tė faturinos: “Po, po ky tė ēon nė Pėllumbas”, ai na la nė mes tė rrugės pėr nė Elbasan nė degėzimin qė tė ēonte nė fshat.
Shpella e Zeze 3462628173_7f275f093c
Kėtu nė fakt duhej tė prisnim pėr njė autobus tjetėr qė do tė na ēonte deri nė fshat, mirėpo ne duke mos qenė aq tė duruar vendosėm tė hipim nė tė parin furgon qė kalon aty. Shoferi thotė qė edhe ky shkon nė Pėllumbas, kėshtu qė ne rehatohemi ndėrsa nga dritarja humbin e shfaqen kodrat e buta qė rrethojnė kryeqytetin dhe qė shkėlqejnė nėn diellin e sapo lindur tė mėngjesit. Furgoni ndalon dy apo tre herė rrugės pėr tė marrė apo lėnė pasagjerė, ndėrsa kemi lėnė asfaltin dhe ndodhemi nė njė rrugė dheu qė fillon tė gjarpėrojė mbi minierat e Kėrrabės dhe vendin ku ruhet thesari i shtetit. “Ai qė u vodh”, na thotė faturino si ka marrė vesh qė jemi gazetarė, ndėrsa kemi mbėrritur mbi kanionin qė ndan Krrabėn nga Pashkasheshi. Pikėrisht kėtu faturinoja dhe shoferi kujtohen qė kanė harruar tė na thonė se Pėllumbasi ka mbetur diku pas kthesave rreth 20 minuta mė herėt. Ata po shkojnė nė Kllojkė, atje ku dėbora ende nuk ka shkrirė. Prej ku jemi mund tė shohim se si ajo u jep ngjyra laramane maleve nė horizont.Shoferi na thotė se nuk duhej tė alarmoheshim edhe pse makina e tij nuk po ndalonte dhe ne vazhdonim t’i largoheshim destinacionit. “Do t’iu gjejmė njė makinė pėr tu kthyer pas”, na thotė. Ne fundit fare veē kohės sė humbur asgjė tjetėr nuk na shqetėson. Shoferi ndalon afėr njė guroreje dhe si ndėrron fjalė me disa burra qė ndodhen buzė rrugės na siguron vend nė njė nga IFA-t qė bėjnė trasportin e gurė pėr nė kryeqytet, pastaj na thotė se e kemi falas xhiron deri nė Pashkashesh dhe largohet bashkė me tė tjerėt pėr nė fshatin e tij me dėborė. Tre burrat qė i premtuan vend nė kamion janė punėtorė tė gurores dhe thonė se janė vendalinj.
Emri i fshatit tė tyre duhet tė vijė nga sheshi i pashkėve, por tė gjithė janė myslimanė, ndėrsa nuk ka asgjė nga ato qė gjen nė Ishullin e Pashkėve. Sidoqoftė ne e gjejmė intersant emrin e fshatit qė shtrihet nė shpatin e njė kodre tė butė rreth 800 metra mbi detė, ku pranvera sapo u ka dhėnė ngjyrė arave dhe oborreve, ndėrsa nė qetėsinė e mėngjesit dėgjohen tė thėrriturat e njė banori qė nguc kafshėt me tė cilat po punon arėn. Kishim mbėrritur kėtu rastėsisht, por mund tė kėnaqeshim, qoftė edhe me emrin e sapo mėsuar dhe me pamjen emocionuese tė arave qė shkėlqejnė ndėrsa dielli thyhet nė vesėn e mėngjesit. Pashkasheshi njė fshat i vogėl, qė vazhdon tė zvogėlohet nga migrimi i brendshėm nuk ėshtė nga ata qė tė lėnė indiferent. Kamioni i parė erdhi pas ndonja 15 minutash dhe shofei u tregua i gatshėm tė na kthente pas deri nė Pėllumbas. Rruga qe mė e lehtė dhe sigurisht tashmė ishim mė tė sigurtė se do mund tė shkonim nė destinacion. “Vazhdo drejt pėrmes fshatit dhe pyet aty, po ta tregon vetė rruga pėr nga shkohet nė shpellė”, na thotė shoferi pasi na ka zbritur nė hyrje tė Pėllumbasit. Pėr fatin tonė tė mirė nuk na u desh qė tė pyesnim shumė dhe as tė bėnim hamendėsime. Si kemi mbėrritur nė qendėr tė fshatit dhe kemi ndarė mendjen tė pimė njė kafe nė lokalin e tij, takojmė njeriun e duhur. Behar Duqi qėndron kėtu nė pritje tė vizitorėve pėr nė shpellė. Njė njeri qė e njeh mirė fshatin e tij nuk do shumė tė kuptojnė qė ne jemi tė ardhur dhe pas dy tre fjalėve tė para na thotė se ai ėshtė i ngarkuari me punė pėr shpellėn. Tani po qė mund ta pinim tė qetė kafenė, mirėpo nuk kishte drita dhe ajo s’do mund tė bėhej.Takimi me Beharin sidoqoftė i pėrmoirėsoi planet tona. Kishim njė udhėrrėfyes dhe nuk do ecnim kuturu. Pėrsėpari sipas kėshillės sė tij u pajisėm me elektrikė dore dhe ujė dhe dy minuta mė vonė ishim nė marshim drejt Shpellės sė Zeza.
Rruga ėshtė njė “shteg dhish” qė kalon pėrmes njė pylli shkozash dhe pak kohė mė parė e meritonte kėtė emėr edhe pėr nga niveli i vėshtirėsisė pėr tė kaluar nė tė. Tani ajo ėshtė zgjeruar nja dy tre pėllėmbė dhe vendet e vėshtira janė sheshuar nga Behari dhe punėtorė tė komunės duke e bėrė mė pak tė rrezikshme dhe mė tė lehtė udhėtimi dhe tė shijuarit tė pamjes sė papėrsėritshme tė luginės sė Skoranės dhe shkrepave pėrrreth. Behari ėshtė marshues i shpejtė dhe herė herė na duhet ta ndjekim me vrap. Sidoqoftė ėshtė njė udhėrrėfyes i mirė dhe i di pėrmendėsh vendet nga ku mund tė shihet mė mirė Erzeni teposhtė nė luginė ose majat pėrtej. Gjatė gjithė kohės nuk pushon sėfoluri pėr shpellėn dhe historinė e saj, por edhe pėr vendin ku jemi duke shkelur. Duke ndaluar herė kėtu dhe herė atje ai na tregon pėr atė qė e quajnė “Syri i Kaltėr” i Erzenit, njė llixhė dhe njė gurrė uji dhe pamja e tė cilave mund tė tė lėnė pa mendje. Ėshtė i bindur qė nė maja ka shqiponja veē skifterėve e hutave, por ne patėm rastin tė shihnim vetėm sorrat dhe pėllumbat e mėdhej e tė egėr qė i kanė dhėnė emrin fshatit. 35-40 minuta pasi ishim nisur nga Pėllumbasi ne ndodheshim mė nė fund para hyrjes sė Shpellės. Rrugės ndėrkohė kishim mundur tė shijonim paqen qė tė fal tė udhėtuarit nė mes tė njė pylli, ku mund tė dėgjosh lehtė kėngėn e zogjve madje dhe tė kapėsh nuancat mes asaj qė kėndon njėri apo tjetri lloj, dhe kishim pasur kohė tė mahniteshim me format e shkrepave apo ngjyrat e njė fshati tė braktisur matan digės qė i ėshtė vėnė Erzenit pėr tė mbledhur ujin pėr vaditje. Hyrja e shpellės nuk ėshtė aq fort impresionuese, ndoshta pėrfaj tė zhgarravinave me emra dhe shenja qė ndodhen nė ballė tė saj dhe qė tė heqin nė njė farė mėnyre ndjesinė e eksploruesit. Por pasi kemi kaluar pragun dhe ėshtė bėrė e nevojshme tė ndezėsh elektrikėt e dorės dhe tė ecėsh nė tokėn e butė qė duket se mund tė rrėshkasė nga momenti nė moment fillon vetvetiu tė bėhesh i vėmendshėm ndaj mureve qė hapen valė valė deri sa zgjerohen nė 35 metra (maksimumi) dhe tavanit qė ngrihet deri nė 40 metra duke krijuar holle tė pashoqe qė zbukurohen me stalaktite qė zbresin nga ēatia e shpellės dhe stalakmite qė ngrihen nga fundi i saj.
Shpella e Zeze 3463437788_30a72b85c9
Si je brenda ndjen menjėherė se ke humbur kontaktin me diellin dhe tė duhet tė vishesh. “Kur tė tė jenė mėsuar sytė do shohėsh qė mund tė ecėsh edhe pa nevojėn e dritės”, na thotė Behari. Ai sqaron se pritet qė njė specialist tė ndihmojė nė heqjen e shgarravinave tė mureve dhe se prej kohėsh nė shpellė nuk kishte mė shgarravina tė reja. Ky burrė qė prej dy vjetėsh ėshtė punėsuar si kujdestarė i shpellės duket se ėshtė lidhur fort me strukturat qė krijohen nga pikla tė vogla uji qė bien njėra mbi tjetrėn nė fragmente kohohe tė sakta duke krijuar zhurmėn e dytė tė famshme tė njė shpelle pas tė kėlthiturės sė lakuriqėve tė natės. Si kemi hyrė Bahari zė e na tregon me nge kollonat e krijuar nė shekuj nga piklat e ujit dhe ato qė vazhdojnė tė ngrihen duke i dhėnė shpellės pamje tė mbinatyrshme.
Banorėt e Pėllumbasit prej shekujsh ka besuar se gjithēka kėtu ishte mbinatyrore. Behari na tregon ndėrsa endemi nė shpellė besimin e vjetėr se ajo nuk kishte fund e pak mė vonė historinė e maces sėcilės si i vunė kėmborė e lanė tė shkonte mes pėrmes shpellės pėr tė dalė nė krahun tjetėr dhe thonė se macja kishte dalė diku larg nė njė fshat pėrtej malit. Nė fakt shpella ėshtė matur dhe thuhet qė ajo ėshtė rreth 300 metra. Por 300 metra mes guvash, kollonash dhe stalkatitesh tė panumėrta tė krijuara nė mijėra vjet histori, janė njė xhiro qė duket e pafund. Behari na prezanton me dy gėrmimet e arkeologėve. Dy gropa tė hapura nė dyshemenė e shpellės, ku lehtė duken shtresat e ndryshme qė njėkohėsisht pėrshkruajnė edhe epoka tė ndryshme kohore. “Kėtu u gjetėn kocka tė njė ariu”, thotė Behari, pa e ditur qė bėhej fjalė pėr ariun e shpellave njė specie qė ka jetuar mė shumė se 10 mijė vjet mė parė, ndėrsa na shpjegon mėtej se arkeologėt do tė ktheheshin pėrsėri. Ata kishin gjetur nė shpellė enė dhe vegla pune qė dėshmonin se njerėzit kishin jetuar aty mijėra vite mė parė. E ndėrsa zhytemi mė tej nė errėsirė si kemi kaluar pa mundur tė shohim konturet e zonės mė tė lartė tė shpellės pamjet e gurėve gėlqerorė nė formim e sipėr bėhen edhe mė fatazmagorike.
Dikund ato janė tė rrumbullakėta dhe tė latuara,diku tjetėr plot cepa dhe zgavra qė duket se imitojnė pamjen e pėrgjithshme tė shpellės. Fatkeqėsisht nė dy a mė shumė raste njeriu ka ndėrhyrė duke thyer njė pjesė tė stalaktiteve dhe stalakmiteve duke lėnė nė gjysėm njė punė qė kishte nisur qindra vite mė parė. Kėto copa tė thyera na duken pėr njė moment si gjymtyrėt e njė specie tė ēuditshme qė gjallon paprerė nė thellėsi tė tokės. Behari thotė se tė gjitha mrekullitė qė hasim kanė emra. Diku ai na tregon binjaket dy stalakmite tė ngritura njė bojė njeriu nga toka dhe diku tjetėr “Mbretėreshėn e Shpellės”, njė stalaktit dhe njė stalakmit me bazė tė ngushtė qė vijnė duke u zgjeruar. Sipas Beharit koka e stalakmitit i ngjan asaj tė Deas. Por ne nuk na duket kėshtu edhe pse pėrfundimisht bindemi qė atmosfera nė shpellė ėshtė ajo e njė muzeu herojsh bustet dhe shtatoret e tė cilėve janė vėrtetė madhėshtore por tė mbetura pa emra ngase ndodhen aty prej kohėsh qė njeriu nuk mund t’i mbajė mend. Elektrikėt tonė dolėn qė nuk punonin edhe aq mirė dhe drita e tyre ishte mjaft e zbehtė pėr tė ndriēuar mjaftueshėm,kėshtuqė ndėrsa i largohemi hyrjes, ndriēimi na bėhet mjaft problematik edhe pse na jep mundėsi tė shohim aq sa tė mund tė ecim dhe tė shohim nga afėr pamjen e njė tjetėr “krijese” tė mbinatyrshme. Behari thotė se ajo i ngjan njė kafke nga afėr dhe nga larg pėrkrenares sė Skėnderbeut, ne biem dakord edhe pse nuk jemi nė gjendje tė dallojmė fort mirė ngjashmėritė qoftė me tė parėn qoftė me tė dytėn, madje edhe pasi udhėrrėfyesi unė na ka treguar “brirėt” dy stalakmite qė rriten tė veēuar nė kokė tė tė madhit...
Si kemi mbėrritur fare pranė fundit drejtuesi unė vendos tė kthehemi. Pak mė tutje tavani ėshtė plot me lakuriqė dhe qė tani ne mund tė dėgjojmė klidhjen e tyre qė me apo pa frikė tė ngjeth mishin. Sidoqoftė arsye se pse po kthehemi ėshtė se pak mė tej errėsira ėshtė e plotė dhe vendi i rrėshkitshėm. Ne i besojmė udhėrrėfyesit dhe kthehemi nėpėr shpellė, por pa pasur mundėsi tė shkelim nė tė njėjtat vende duke u dalė nė krahė tė ndryshėm kollonave dhe duke shkelur me kujdes nė dheun e butė tė shpellės. Tani vėrtetė qė mund tė shohim mė mirė dhe sytė, pėrfundimisht tė mėsuar me errėsirėn arrijnė edhe tė shquajnė tavanin e lartė tė shpellės qė se pamė kur hymė. Tani ėshtė drita qė vjen nga hyrja qė na i bezdis sytė. “Ju thashė”, thotė Behari dhe vazhdon tė udhėheqė i sigurtė duke na kėrkuar herė tė ulim kokėn herė tė kujdesemi pėr gropat...Sėrisht jashtė ne mund t’i gėzohemi pėrsėri dritės dhe gjelbėrimit dhe tė dėgjojmė tė njėjtėn melodi zogjsh. Tani ulemi pėr tė pushuar nė njė nga stolat e vėnė enkas pėr ata qė vijnė nė shpellė pak metra nga hyrja e saj dhe i kėnaqemi pėr pak minuta panoramės dhe mund tė lėshojmė fantazinė. Si mund tė kenė jetuar kėtu tė parėt tanė? Si e quanin ata shpellėn?
Marrim rrugėn e kthimit dhe Behari kujtohet ndėrkohė pėr njė histori me barinj qė nė verė mbyllnin bagėtinė nė shpellė. “Dy net rrjesht ata e gjetėn portėn tė hapur dhe bagėtinė tė shpėrndarė nė pyll, tė tretėn vendosėn tė pėrgjonin”, tregon ai. Dhe pikėrisht ditėn e tretė barijtė hasėn me njė qenie qė gjetėn duke pastruar shpellėn. Udhėrrėfyesi nuk i vė emėr asaj, xhind apo fantazėm, vetėm thotė se ajo u kishte thėnė barinjve tė mos ktheheshin mė.Legjenda thotė se prej asaj kohe ai vend nuk u pėrdor mė pėr tė mėrzyer bagėtitė, por njerėzit u futėn aty saherė qė pati luftė, madje nė tė ėshtė futur e gjithė Bėrzhita nė Luftėn e Dytė Botėrore sipas rrėfyesit tonė. Ai tani vendos tė nxitojė i duhet tė jetė nė kohė nė vendin e tij pėr tė pritur tė tjerė vizitorė dhe ne ende nuk kemi mbėrritur tamam nė fshat kur ai shquan autobusin. Kur i takojmė mėsojnė se janė gjimnazistėt e Sami Frashėrit, qė do duan tė shikojnė shpellėn dhe ushqejnė fantazinė me pamjen pėrrallore tė stalagmiteve dhe stalaktiteve e ndoshta tė meditojnė pėr mėnyrėn se si kanė jetuar tėparėt.

Botuar ne Korrieri
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum