Malesia e Kelmendit me bukurite natyrore te saj.
Page 1 of 1

MALESIA E KELMENDIT ME BUKURITĖ NATYRORE TE TIJ
Nga Kole Progni
Burimi : Kole Progni "Malesia e Kelmendit-monografi".Shkoder, 2000.
NJOHURI TE PERGJITHSHME
Larmia e madhe e formave te relievit ka rrjedhur nga bashkeveprimi shekullor i forcave te brendshme dhe te jashtme te natyres. Keto forma, si kudo ne Alpe, formojne tipa relievi, qe ne Kelmend kane perhapje te gjere: relievi strukturor, karstik, akullnajor, lumor, etj.
Relievi strukturor ze nje vend te rendesishem, duke perfshire strukturat rrudhosese me karakter shkeputes ne alpet e mirefillta te Kelmendit. Atje takohen kreshtat e ērregullta, me blloqe e rrepira deri 1500 m, si ne Jezerce, Shenik, Vile, Marlule, Golish etj. Kur gelqeroret dalin mbi sfonde flishore. si ne Majen e Bojes dhe ne sukat e rrjedhjes se siperme te Cemit te Selces, pamja eshte me e bukur. Lugina e Cemit te Selces ka marre zhvillim me mosperputhje me strukturen antiklinale te saj, kurse ajo e Cemit te Vuklit ka perputhje me drejtimin e struktures se saj sinklinale.
Shume tipike paraqiten dukurite karstike, si: brazdat ne Dobraēe, Runice, Jezerce, Shenik, Surte etj.; gropezat e panumerta ne tabanin e gropave te Koprrishtit te Ujk Cares, Kllogjen e Runice; hinkat prane Majes Arapit, Toēille, Maja e Hotit; gropat karstike ne Rrathet e Fluturit, stani i Mirit, Dubine, etj., si dhe ponoret thithese, shpellat dhe burimet e shumta karstike. Emertohen mbi 100 shpella karstike, si ajo e Tartashicave (Preke Calit) ne Vukel, Gjaēkes ne Nikē, Plloēices ne Kozhnje, Malqe Gradit (Milcit) ne Tamare, Pogonices ne Selce, Jaēices ne Vermosh etj. Shpellat perbehen nga dhoma, korridore, galeri, kolona shkembore, stalagmite e stalaktite etj. Ka prej tyre si ajo e Gjaēkes e Gavllaja e Grabomit qe nxjerrin ujera sezonale. Burimet karstike jane gjithashtu te shumta, si: Vrijela e Sllapi ne Selce, Oberrti ne Tamare, Jazvina ne Vukel, Ujet e Kozhnjes, etj. Ne lartesine mbi 1500 m veprimi i bores dhe i ngricave kane ndihmuar proceset karstike. Atje mungojne rrjedhjet siperfaqesore dhe varferohet bimesia, per shkak te kalimit te reshjeve te shumta ne brendesi te tabanit.

VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE, KUFIJTE E KELMENDIT
Komuna e Kelmendit ze skajin me verier te Shqiperise, ne rrethin e Malesise se Madhe, midis 42° 24' 22" (Qafa e Kapes- Broje) e 42° 39' 45" (Maja e Zhihoves- Vermosh) te gjeresise gjeografike veriore dhe 19° 30' 12" (kufiri shteteror, bregu i majte i Cemit) e 19° 50' 01" (Liqenet e Jezerces) te gjatesise gjeografike lindore. Ka shtrirje maksimale veri-jug 24 km dhe lindje-perendim 24.5 km.
Per prejardhjen e emrit "Kelmend" ka mendime te ndryshme, por me i drejte duket mendimi se ky emer vjen nga fjala latine Clemens-tis, qe dmth i urte, i thjeshte, i mire. Si emer personal takohet per here te pare te zevendesi i lll i Shen Pjetrit, Papa Klementi I (90-101) dhe si toponim, identifikohet me emrin e keshtjelles bizantine "Clementiana", qe mendohet se ka qene ne Vukel te Kelmendit.
Pra, Kelmendi ze nje vend te vogel dhe qendra e tij, Tamara, gjendet ne vije te drejte 56.5 km larg detit Adriatik. Permasat e vogla te komunes, afersia me detin e lartesia relativisht e madhe mbi te, si dhe copetimi mjaft i madh i relievit nga luginat lumore, me dalje te kunderta jashte zones, kane percaktuar si ndikimin e detit, ashtu edhe te kontinetit, duke u radhite ne territoret me te lageshta dhe me te ftohta te Shqiperise. Relievi i perthyer, pergjithesisht me ulje nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim, krijon perfytyrimin e nje zone te mbyllur, por luginat terthore dhe qafat malore e lidhin natyrshem Kelmendin me fqinjet brenda dhe jashte vendit. Lugina e Cemit e lidh me Podgoricen dhe me pjese te tjera te Ultesires Shkodrane, ndersa lugina e Vermoshit e lidh me Gucine dhe me pjese te tjera te Gadishullit te Ballkanit. Neper Cem e Vermosh ka kaluar nje rruge e vjeter kafshesh qe lidhte Podgoricen, me Medunin dhe Prizrenin. Tani rruga e makines lidh gjithe fshatrat e Kelmendit me qendren e tij dhe kjo lidhet me Koplikun 41 km, me Shkodren 58 km dhe me Podgoricen 52 km.
Kelmendi ka formen e nje trekendeshi, dy brinjet e te cilit (perendim-lindje) jane kufij administrative te komunes dhe njekohesisht kufij shteterore te vendit tone me Malin e Zi, ndersa brinja jugore shenon kufirin administrativ me Malesine e Madhe (komunat Kastrat e Shkrel), me Shkodren (Komuna e Shales) dhe me Tropojen (Komuna Margegaj). Gjatesia e pergjithshme e kufljve eshte 102 km nga te cilat 99.5 km jane kufij tokesore dhe vetem 2.5 km kufij lumore.
Kufiri me Malin e Zi (68 km ose 66.6% te kufirit te pergjithshem) kalon lumin Cem, Qafen e Popratit dhe ne drejtim verilindor ndjek Majen e Sokolit, te Viles, rrjedhjen e siperme te Vermoshit, Qafen e Mojanit, deri sa arrin piken me veriore te Shqiperise: Majen e Zhihoves. Pastaj kufiri kalon drejt juglindjes, duke ndjekur Majen e Kapurranit, Qafen e Lipovices, rrjedhjen e poshtme te Vermoshit, majen e Trojanit e te Edhave, Fushen e Runices, Majen e Qokistes dhe Liqenet e Jezerces, ku bashkohet kufiri i Kelmendit me ate te Malit te Zi dhe te Tropojes. Vija kufitare me komunat eshte 34 km, e cila ndjek drejtimin lindje-perendim, duke kaluar Majen Kokerdhake e te Jezerces, Qafen e Valit e te Pejes, Majen e Vizhnjes e te Rriskullit, Majen e Muriqilles, Qafen e Kapes e te Dasmoreve, deri sa mbyllet ne lumin Cem.
Kufijte shteterore te Kelmendit jane vendosur perfundimisht ne vitin 1926, si ēeshtje e mbetur pezull dhe e tejzgjatur nga Konferenca e Ambasadore've ne Lender me 1913, duke lene jashte vendbanime dhe prona te kelmendasve ne favor te ish-Jugosllavise. Ky vendim solli shkeputjen tradicionale ekonomiko-shoqerore te kelmendasve ne territoret shqiptare jashte kufirit te sotem, sidomos me Gucine, 12 km larg Vermoshit, e njohur me emrin "Qyteza e Kelmendit". Pas ketij viti, Kelmendi u perdor si shteg kalimi nga pushtuesit per qellimet e tyre, por kelmendasi mundi te ruaje vendin, historine, kulturen dhe gjithe elementet qe perbejne etnosin e kesaj malesie e te shqiptarizmit.
Brenda ketyre kufijve, Kelmendi eshte 353 km2. Kjo siperfaqe ze 33.5% te rrethit te Malesise se Madhe ose 16.4 % te Alpeve Shqiptare.
TRUALLI,
sa te lashte jane shkembinjte
Nga pikepamja gjeologjike trualli i Kelmendit perfshihet ne Albanidet Veriore dhe i perket dy zonave tektonike: zones se Gashit (nenzona e Vermoshit) dhe zones se Alpeve te mirefillta (nenzona e Malesise se Madhe dhe e Valbones).
Nenzona e Vermoshit ze nje territor fare te vogel, 7% te Kelmendit, dhe lokalizohet ne Bjeshket e Seferfes e ne malin e Trojanit. Si shkembinj me te vjetwr konsiderohen rreshpet argjilore-ranore- karbonatike, qe takohen te kufizuara nga Kuji i Vermoshit ne drejtim te Majes se Bojes. Mosha e tyre mendohet se i perket periudhes permiane, rreth 225 milione vjet me pare.
Gjate eres mezozoike ka patur sedimentime te shumta nenujore dhe veprimtari te fuqishme vullkanike, kryesisht derdhje efuzive andezite, te cilat u nderthuren se bashku dhe formuan shkembinjte efuzivo-sedimentare. Keta shkembinj takohen sot ne Vermosh-Qafe Mojan-Seferēe. Nga fundi i kesaj ere gjeologjike, nenzona, bashke me zonen e Gashit, doli perfundimisht mbi uje, duke e lene ate nen ndikimin e proceseve gjeomorfologjike.
Nenzona ka strukture monoklinale, qe ka mbihipur Alpet nepermjet flishit, por brenda saj ka edhe rrudha te tjera ku dallohet antiklinali i permbysur i Marlules. Ne berthamen e tij takohen shkembinjte efuzive-sedimentare dhe ne krahe qendrojne karbonatiket e Seferēes. Mbi efuzivet takohen gelqerore pllakore, ne Seferce gelqerore shtresetrashe me ngjyre hiri te ēelur dhe ne Majen e Kapurranit shkembinjte sedimentare (terrigjene e silicore). Kurse perroi i Harushes dhe Bjeshka e Smutiroges kane ndertim luspor, per shkak te prishjes dhe zhvendosjes tektonike te tipit hedhes e kunderhedhes, me amplitude shkeputese deri ne 250 m.
Nenzona Malesi e Madhe dhe Valbona perfshin vendin kryesor, 93% te territorit te Kelmendit. Gjatc mezozoit ka patur sedimentime te shumta nenujore, fillimisht terrigjene e copezore dhe me pas gelqerore e dolomite, te cilat formuan nje kurrizore te gjere gjate fundit te detit ne krejt Malesine e Madhe, e cila doli mbi uje nga fundi i periudhes jurasike. Per keto arsye, formimet permbajne faune e bime uji te larmishme, si: Litiotis, Glyperina jurasika, Pianella anulata, Pianella dinarica etj.
Ne eren kenozoike (65 milione vjetet e fundit) ndodhen ngjarje te rendesishme gjeologjike. Gjate paleogjenit u konsoliduan strukturat kryesore, u shpejtua malformimi dhe u depozitua flishi i ardhur nga zona e Gashit, qe njhet me emrin "Suita e Vermoshit" Suita, perveē vendndodhjes se konsiderueshme ne Vermosh, takohet ne forme vatrash ne Mreg, Dubine, Golish dhe Livadhin e Harushes. Me keto depozitime merr fund cikli i malformimit alpin edhe ne Kelmend dhe pikerisht ne kohen eocenike, Kelmendi, si pjeset e tjera te Alpeve, doli perfundimisht mbi uje.
Me pas, gjate pliokuaternarit, Bjeshket e Nemuna pesuan ngritje te fuqishme tektonike, shoqeruar me shkeputje po te fuqishme tektonike. Ne kete kuader nenzona e Valbones mbihipi mbi ate te Malesise se Madhe gjate pjeses veriore te saj, deri ne skajin perendimor te Kelmendit (ne Mreg, Greēe etj.). Kjo mbihipje ka percaktuar drejtimin e luginave per veprimtari eruzive.
Struktura kryesore e nenzonave kap krahun veriperendimor te monoklinalit te Alpeve, me renie 10-15° nga ky drejtim. Por brenda kesaj strukture ka struktura te tjera, si sinklinali i Nikēit dhe antiklinali Tamare-Broje, te cilat shpesh here kane karakter bllokor e luspor per shkak te perberjes karbonatike dhe te levizjeve te mevonshme pliokuaternare.
Te perhapura jane edhe formimet kuaternare, si shkak i veprimtarise akullnajore e lumore, te cilat perfaqesohen me luginat akullnajore te Vermoshit e te Lepushes, me sektoret e siperm akullnajore te Cemit te Selces dhe te Cemit te Vuklit, si dhe me qindra cirqe akullnajore, me e pa uje, mbi 1400 m lartesi; me aluvionalet e tarracat lumore ne Selce, Nikē e Vermosh; me materialet ne grykederdhjen e tyre dhe me ato te zbritura nga malet, si Broje, Vukel, Bardhaj; me rrezimet tipike ne Selce e Tamare; me brekēet shpatore te pellgut te Cemit etj. Keshtu, trualli tektonik u shfrytezua nga forcat e jashtme, duke i dhene Kelmendit pamjen e sotme.
Larmia e madhe e shkembinjve ka kushtezuar pasurine ne minerale. Shenjat e deritanishme tregojne per nje perspektive te hapur ne disa lloje mineralesh. Shenja argjilo-boksitike takohen ne luginen e Cemit, si lende e pare per prodhimin e materialeve refraktare, shenja fosfori ne Lepushe dhe shenja zhive ne Trojan, Vermosh dhe me pak ne Bjeshket e Nemuna. Qymyri i gurit eshte gjetur ne forme shtresash ne shkembinjte gelqerore te Kozhnjes se Thelle. Shtresa mermeri verehen ne Vermosh dhe Lepushe. Sasi te medha dolomiti ka ne Bjeshket e Nemuna. Nga studimet gjeologjike rezulton se nuk mungojne edhe polimetalet.
RELIEVl,
vitrine gjeografike ne Alpe.
Nga larg, Kelmendi te duket si nje keshtjelle e ashper shkembore, por, kur hyn ne brendesi te tij, shikon forma te larmishme relievi qe gershetohen njera me tjetren ne menyre organike, duke formuar peisazhe te bukura dhe interesante.
Trajtat themelore te relievit jane malet dhe luginat. Malet formojne kurrize te larta, shpeshhere me pamjen e blloqeve vigane, te tjere me kreshta te dhembezuara alpine dhe me pak me krahe te valezuar e te shtruar, duke zene 59 7% te territorit. Ne pjeset me te ngritura te kreshtave veēohet nje varg majash ne forme piramide, kolone, konike etj., ku 45 prej tyre, brenda dhe ne kufijte e Kelmendit, mbajne emer dhe kane lartesi mbi 2000 m.
Kreshtat ndermjetesohen me lugina te thella alpine, here me pamjen e koritave dhe here me pamjen e grykave ose te kanioneve, duke zene 40.3% te territorit. Kurrizi i Marlules ndermjeteson lugun e Harushes me luginen e Vermoshit dhe dy kurrize te tjera, i Viles, me shtrirje paralele, dhe i Golishit, me shtrirje diagonale, ndermjetesojne 4 luginat kryesore te krahines qe trupezohen dy nga dy, me pamje, lartesi dhe drejtime te ndryshme. Kurrizet malore marrin emrat e majave me te larta ose me te njohura nga banoret vendas. Lugina e Vermoshit dhe e Lepushes, me shkembinjte e bute flishore dhe me lartesi mesatare tabani 1134m mbi nivelin e detit, trupezohen ne nje, me grykedalje lindore. Kurse lugina e Cemit te Selces dhe e Cemit te Vuklit, me shkembinj te ashper karbonatike dhe me lartesi mesatare tabani 700 m, trupezohen ne nje, me grykedalje jugperendimore. Bjeshket e Nemuna, qe duken se prekin qiellin, sundojne me madheshti gjithe territorini juglindor te Kelmendit.
Nderthurja e menjehershme e relievit, brenda nje siperfaqeje te vogel, i jep Kelmendit karakter tipik alpin. Kete karakter e shpreh lakorja hipsometrike, me lartesi 200 m ne Grabom te Brojes deri ne lartesine 2692 m ne majen e Jezerces. Lartesia e relievit deri ne 200 m mungon. Nga 200 m deri ne 400 m kap vetem 34% te pellgut te Cemit, ndersa mbi 1000 m perfshifet gjithe pjesa tjeter e vendit dhe vetem 4% e tij kalon lartesine 2000 m.
Po keshtu edhe energjia e relievit ka luhatje te medha, nga 200-400 m/km2 ne shkembinjte flishore te Vermoshit, deri ne 1000-1200 m/km2 ne gelqerore te Selces e te Tamares, kurse copetimi horizontal merr vlera te ndryshme, nga 0.0-2.0 km/km2 ne karbonatiket e Bjeshkeve te Nemuna dhe te shpateve anesore te kurrizit ndermjet Cemave, deri mbi 6 km/km2 ne flishoret e rrjedhjes se siperme te perroit te Lepushes.

Peizazhi akullnajor shfaqet mbi lartesine 900 m. Ai perfaqesohet me luginen akullnajore tipike te Vermoshit dhe te Lepushes, me lugjet e varura ne shpatet e maleve dhe me qindra cirqe akullnajore ne Seferēe, Marlule, Jeshnice, Greben, Trojan, Jame, Berizhdol, Koprrisht, Ponik, Shenik, Dobraēe, Surte, Kllogjen, Runice, Jezerce, Gropat e Bukura etj. Disa cirqe mbajne bore te perhershme, per snkak te kundrejtimit veriperendimor, dhe te tjere kane formuar liqene, si: ne Jezerce, Qafe Peje, L'qej, Smutiroge e Mojan. Ne karbonatike cirqet kane ndryshuar ne nje mase te caktuar tiparet karakteristike te tyre nga veprimtaria e dukurive karstike, kurse ne shkembinjte e tjere ato demtohen me lehte nga rrjedhjet siperfaqesore. Takoha edhe shkembinj te lemuar nga rreshqitjet e bores dhe te akullit, si ne Shenik e Jezerce qe i kthejne rrezet diellore sikurse pasqyra.
Dallohen, pothuajse, te gjitha format e relievit lumor. Karakteristike jane luginat erozive te Cemit, me ngushtime dhe zgjerime, si dhe me tarraca te niveleve te para akumuluese ne Selce, Tamare e Broje, deri tek ato te Vuklit me nivelin me te larte prej 830 m. Kanionet, pothuajse kudo, me gjeresi te njejte si poshte e lart, takohen ne Gerēar, Budaē, Drenove, Gerrle te Selces etj. Atje ku shkembinjte kane fortesi te madhe, si: Slime, Sllap, Suhe, Kozhnje e Thelle etj., pragjet bien thik, duke krijuar ujevara te bukura. Tarracat dhe pragjet jane edhe si deshmi e levizjeve ngritese te truallit dhe te karakterit shkeputes te shkembinjve. Ne grykederdhjen e perrenjve shpesh takohen kone depozitimi, si ne Selce, Vukel dhe me teper ne zona flishore te Vermoshit e Lepushes.
Nga proceset e shpatit dallohen rreshqitjet kompakte dhe te menjehershme te Jasanoves dhe te ures se Mar Ndout ne Selce si dhe disa shembje Golish, Tringellaēe etj. Materialet e depozituara ne forme koni, qe kane zbi tur nga shpatet e maleve per shkak te rendeses, takohen kryesisht ne shpatet anesore te luginave te Cemit, ndersa perrenjte gurore ne lug te Niles e shpelarjet dhe gerryerjet e shpateve ne formacionet e buta malore etj.
Edhe njeriu ka ndikimin e vet ne ndertimin e vendbanimeve, te rrugew etj.
Prandaj ky portret relievi, si nje vitrine natyrore ne Alpet tona, sjell kenaqesi per turiste, alpiniste, speleologe, skiatore, gjeomorfologe, biologe etj.

kole progni- Postime : 1
Kyējet nė forum : 15952
Regjistruar mė : 2010-04-26
Similar topics
» Bukurite e shqiperis
» Thethi, bukuria natyrore e bjeshkeve te veriut
» Zbulojme bukurite e Butrintit
» Thethi, bukuria natyrore e bjeshkeve te veriut
» Zbulojme bukurite e Butrintit
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network