Historia e Manastirit
2 posters
Page 1 of 1
Historia e Manastirit
Historia e Manastirit
100-vjetori i ABC-se, Manastiri *hap
krahet*
Manastiri ka veshur petkun e festes. Vetem pas pak ditesh ketu do te
festohet me madheshti 100-vjetori i alfabetit shqip. Qendroj perpara nderteses
historike ne oborrin e gurte te saj para kesaj porte historike, ndersa pyes
veten *Vertet ketu lindi alfabeti yne?!* …Ate 14 nentor te vitit 1908 kur
delegatet nga tere trevat shqiptare kaluan kete prag, frynte ere dhe binte
debore, e cila i kishte veshur kesulen e bardhe Pelisterit piktoresk duke i
dhene nje hijeshi te vecante ate dite Manastirit. Te gjitha trevat shqiptare e
ndjene se kishte filluar nje kohe e re, koha e te mesuarit te gjuhes meme me
shkronjat e saj, qe shqiptaret e kishin ruajtur ne shekuj si gjuhe qe flitej,
por nuk shkruhej. Te moshuarit ua kishin transmetuar me te rinjve brez pas
brezi, ndersa ato dite te jashtezakonshme hodhen themelet e endrrave te
shqiptareve per gjuhen e tyre. Ne oret e para te mengjesit, para kesaj ndertese
historike ishin grumbulluar mijera shqiptare qe te ftohtin e madh e peballonin
mes kengeve dhe valleve kombetare. Kostumet shumengjyreshe nga te gjitha trevat
shqiptare dhe hareja te jepnin idene se aty zhvillohej nje dasme e madhe. Para
nderteses, ne te dyja anet e lumit Draguar, pervec qytetareve, ishin rreth 100
nxenes shqiptare, te cilet mesonin ne shkollat e mesme te Manastirit. Ne keto
gjimnaze kishte edhe 4-5 profesore shqiptare, midis tyre edhe Bajo Topulli,
zv.drejtor i njerit nga gjimnazet turke te Manastirit. Kenga dhe vallja pushoi
duke u kthyer ne ovacione te zjarrta kur filluan te vijne delegatet prane
nderteses.
Ne sallen e Kongresit, rruga drejt bashkimit
Ne sallen e madhe u futen delegatet pjesemarres te ardhur nga te gjitha
trevat e Shqiperise, si dhe nga komuniteti shqiptar ne Rumani, Itali, Greqi,
Turqi, Amerike etj. Ne Kongres moren pjese pjesemarres te cdo feje, njerez te
ditur qe erdhen ne kete Kongres per nje qellim te madh kombetar. Kryetar i
Kongresit u zgjodh me vota te fshehta Mithat Frasheri, nenkryetar Luigj Gurakuqi
dhe Gjerasim Qiriazi. Diten e trete te punimeve u krijua Komisioni i Alfabetit
te Gjuhes Shqipe dhe kryetar i ketij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me
anetare te tjere Ndre Mjeden, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj.
Kongresi i Manastirit u nda ne kater grupe dhe tri dite rresht punuan vecmas.
Grupet paten diskutime te gjata dhe te ashpra per te zgjedhur variantin e
secilit grup, madje debati zgjati saqe u rrezikua edhe kompromisi. Por
kembengulja e Ndre Mjedes coi ne arritjen e nje kompromisi te madh historik. Ne
procesverbalin origjinal te Kongresit lexojme: *Te nesermen, para se te fillonte
punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoi tek Mithat Frasheri dhe i paraqiti dy
alfabete. Zoti Frasheri, pas nje diskutimi te shkurter ngeli i kenaqur dhe i tha
Mjedes qe keto dy variante ti paraqiteshin komisionit.
Shfletojme dokumentacionin e Kongresit, flete te zverdhura nga koha,
por qe shndritin nga idete. Aty ndodhet edhe kumtesa e Gjergj Fishtes qe njihej
si Homeri shqiptar. Fjale zemre qe prekin zemrat e te gjithe delegateve:
*Vellezer nuk kam ardhur ketu qe te mbroj asnje alfabet, por qe te gjithe se
bashku te krijojme nje alfabet te perbashket. Jemi ketu jo per tu percare, por
per tu bashkuar...* dhe ne fund te fjaleve, nje perqafim ne foltore me lot ne sy
nga kleriku mysliman, Ibrahim Efendiu…
Mjeda, teper i emocionuar e ndez sallen kur ngrihet dhe reciton vargjet
e tij, te skalitura mjeshterisht: *Permbi za qe leshon bilbili/ Gjuha shqipe
mshungullon/ Permbi ere qi nep zymbyli/ Pa da zemren ma ngushellon…
Aty jane kujtimet e Mihal Gramenos, i cili kete moment historik e
pershkruan keshtu: *Ah, me sa gezim e pritem kete dite te Kongresit tone te
ABC-se, sepse ky kongres nuk ishte thjesht nje kongres gjuhetaresh, por nje
kongres kombetar per ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare*.
Cfare ka mbetur sot nga Manastiri i Kongresit?
Qyteti historik i Manastirit, ashtu si 100 vjet me pare, pret shume miq
dhe te ftuar per te festuar kete ngjarje te madhe historike per te gjithe
shqiptaret kudo qe jetojne. Shume njerez kane sjelle ne dhomen-muze te kongresit
relike. Kryetari i Shoqates se Historianeve Shqiptare ne Maqedoni, prof. Nebi
Dervishi, ka sjelle ne muze foto te rralla te 11 anetareve te komisionit te
Kongresit te Manastirit te papublikuara me pare, nje abetare e vitit 1909, qe
mban firmen e Parashqevi Qirjazit, nje fjalor te Sami Frasherit, i botuar ne
vitin 1901. Por, tek shetit neper Manastir, kete qytet i cili ka mbartur shume
ngjarje historike per shqiptaret, eshte e veshtire te gjesh gjurmet e kohes se
shkuar. Nga shtypshkronja Universale qe shtypi abetaret dhe librat shqip, nuk ka
mbetur as nam, as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pese anetaret e saj kane
dhene kontribut te jashtezakonshem per kete ngjarje historike ku u ngrit
shtypshkronja dhe mbajti delegatet ne hotelin e saj te Germenjeve, nuk ka asnje
rruge me emrin e kesaj familjeje ne Manastir. Ndertesa historike e Kongresit te
Manastirit ishte ne gjendje te mjerueshme dhe gati drejt rrenimit. Nje nderhyrje
e para disa koheve me pare shpetoi rrenimin e saj. Kati i pare i nderteses
historike i eshte shitur per biznes ish-prefektit te pare te Manastirit! Ajo qe
ka mbetur si gjurme ne Manastir dhe qe nuk mund te zhduket, eshte vetem fusha e
Pellagonise qe na kujton te paret tane, pellazget. ABC-ja e Manastirit e 14
Nentorit 1908 do te mbetet ne qiellin e gjuhes dhe kultures shqiptare si ylli i
mengjesit.
Skica e Poradecit
Poeti i mirenjohur Lasgush Poradeci, atehere nxenes ne vitin e pare te
kolegjit rumun ne Manastir, ne nje skice te tijen (qe mund te jete krijimi i tij
i pare), e pershkroi keshtu kete moment: *Ishte nje i ftohte i madh me debore
dhe ne prisnim ne te dyja anet e lumit Draguar qe nanuriste me qetesi perendie.
Pas pak castesh filluan te vijne delegatet. Vijne me radhe llandonet me nga
kater kuaj secili, te zbukuruar me flamuj kombetare dhe kuajve iu kishin lidhur
fjongo kuqezi neper kembe. Siper mbi nje karroce fluturonte nje korb. Ndalon
karroca dhe prej saj del Cerciz Topulli. Me pas ai mori ne shenje korbin, duke
share ashtu sic shajne burrat kur korbi ra para kembeve te Mihal Gramenos. *Te
lumte Cerciz, - i thote Mihali. - Kongresi i ABC-se do te na veje
mbare*

Vizitor- Guest
Re: Historia e Manastirit
Artikulli kryesor
Manastiri ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katorë dhe, në të cilin bënin pjesë tokat shqiptare të Iliridës gjër në Elbasan.
Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karavanet tregtare, të cilat ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Përëndimi.Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, pushtuesit otomanë pas betejës së Savrës (Lusnjë) kundër Balshës II, iu sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do të mund ta përqëndronin ushtrinë e tyre për pushtime të mëtutjeshme.Manastiri si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar kopaskohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Nikesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Bizantine të hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.
Manastiri është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë. Shtrihet në pjesën jugpërëndimore të këtij vendi.Në Manastir gjendet potenciali më i madh ekonomik pas qytetit të Shkupit. Manastiri është qendër e industrisë së materialit ndërtimor, e industrisë metalpërpunuese. tekstilit, lëkurës, ushqimit, etj.
DEMOGRAFI
Shqiptarë ka kryesisht në rrethinë të Manastirit, pra në fshatra është përqëndruar pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndërkaq, popullata shqiptare brenda qytetit të Manastirit, ka pësuar paksa rënie për arsye që tashmë dihen. Manastirin vetëm gjatë decenies e kanë lëshuar një numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan në Turqi, Rumani, Bullgari dhe në vende përëndimore të Evropës. Duke u nisur nga ky fakt, në deceniet e fundit është rritur popullata sllavo maqedonase, jo si rrjedhojë e shtimit të lartë, por ardhjes nga viset e tjera të Maqedonisë Lindore për në Manastir ku kanë siguruar punësim solid dhe të mira materiale
KULTUR
Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve shqiptare, të cilat aspironin përhapjen e arsimit shqip kudo ndër shqiptarë. Pas revolucionit xhonturk (1908), duke përfituar nga koncesionet e vogla që i bënë në fillim xhonturqit, Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe. Mbas Luftërave të përgjakshme ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhitë serbe të cilat bënë mizori të papapara mbi popullsinë shqiptare të Manastirit. Manastiri poashtu njihet edhe si një nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbështetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Nazmi Bej Resnja me krerët e rezistenëcs maqedonase
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur dhe te gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar moslemanë shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipninë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ja dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën At Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri një lajmërim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet "Shkolla Normale në Elbasan" një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Evropjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipni dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar "Përparimi" u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipnis. Më 18 Nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, "Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para". Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipnin që po rilindëte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipni dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Në Gjinokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë moslemane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashërë, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare "Shkreptina" e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipnis. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.
Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipnisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata moslemane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Interesant- Shteti : Pejë
Postime : 4173
Kyçjet në forum : 20822
Regjistruar më : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca
Re: Historia e Manastirit
Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët tanë, sidomos ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjë ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi dhe do të mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të veprimitarisë së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë punuar duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e Shkodrës e përdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të Kosovës ose gegët me një fjal shërbeheshin me alfabetin e lartpërmendur. Toskët ose banorët të vilajeteve dy që na mbetën shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt. Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij. Por, kishte të tillë që e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoj shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë. Theksova pra më sipër ce ka patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit. Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në pyetje interesei kombëtar. Tani do të këthehem prapa. Çfar do të ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfar mendimi do të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, të jem më i qartë? A vall nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb? Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të rëndësishme politike. U vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndëroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë? “Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....” Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.
Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar
Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi. Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se shqiptarët pushtetin osman e rrezistonin më tepër se çdo popull tjetër që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka dëshmuar se ai që rruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë, por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç qendër fetare, më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontrobuoi tepër në këtë drejtim sepse, edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për ti shpëtuar asimilimit të egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti ia ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me vepra të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit. Në këtë drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena. Ky, si kundër Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij, Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe e lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e Manastirit, ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën dhe disa vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e tij, por për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri që shumë familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra edhe në Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si të tillë i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht tregëtisë dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit për t’u shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme ekonomike, u mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një pjesë të pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht në kurriz të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në hotelin e të cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e Qiriazëve, familja më patriotike në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat pas asaj të Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj kombëtar dhe atdhetar. Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në Kongresin e Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë. Prandaj, në këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo familje përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më patriot se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e Frashëllinjëve, posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky, veç tjerash, i ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe në kohë fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së diplomimit, i dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi dhe i realizoi në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhë dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në vijim: Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të roj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashërit kishte frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë dhe pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me çështjen e çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për Qiriazët, e zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë familje Manastiri nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u vendos në Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300 tituj të shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme shkencore e tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të katër anët e rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi tepër në tërë anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit të Alfabetit, në të cilin, siç thashë, ra vendimi për ngritjen e Institucionit në fjalë. Përndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo rastësisht, vetëm disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashërit, sepse ky me duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i cili u vlerësua lart në Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e Kongresit me Pavarësinë e Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij kongresi, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm që pengonin komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por shkakëtonin edhe grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në fjalë si dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në të njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor, 1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para objektit të Alfabetit ditën e fillimit. Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të Manastirit. Megjithatë, qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri – kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim Frashërit, etj. Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë, gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të pranishëm njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj ceremonie madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën e madhe, e cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme, aprovuan Alfabetin. Kështu që, kongresmenët, të shprehem në mënyrë figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt, gjegjësisht nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një shekull po i shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë shqiptarëve kudo që kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj. Siç dihet, Kongresi i Manastirit nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse këtë ngjarje e përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e tjerë. Përgjigja është kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa shqiptarët, nuk do të ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u kapardisën në krye të shtetit, ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrë që të pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte në dëm të Perandorisë osmane, sepse zavendësoi alfabetin e mëparshëm, turko-arab, dhe krijoi kushte për Pavarësinë e Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e këtij shteti nga Turqia. Nga kjo që thashë gjer tani, del përfundimi se historia e Manastirit është e pasur me plot ngjarje të lavdishme për popullin shqiptar. Por, çka mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet? Asgjë. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepër emrin e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë maqedonasi, kushedi se çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjërit nga 5 antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjë nuk e ka marrë, të paktën ndonjë rrugicë e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi është në ditë të hallit, gabim ky që duhet të korigjohet, sidomos tani kur po bëhen përgatitje për manifestimin e 100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si gjurmë, të cilën autoritetet albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është emri i fushës së Pellagonisë, që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve të kaluara, Heraklea Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën shqipe i butë. Sikur këto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndëronin emrin.
Interesant- Shteti : Pejë
Postime : 4173
Kyçjet në forum : 20822
Regjistruar më : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca
Re: Historia e Manastirit
Kongresi i parë i Manastirit
Për në Kongresin e Parë të Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe motrën time Sevasti të përfaqësonte shkollën shqipe të vajzavet në Korçë. Vjeshtën e motit 1908 për shkak të rrethanave politike të krijuara me shpalljen. e regjimit konstitucional në Turqi, shkolla jonë u çel me një numër shumë më të madh nxënësish se sa në vjetët e mëparshëm.
Puna e shumtë për të zmadhuar shkollën dhe internatin e penguan drejtoreshën të largohet, prandaj ajo më delegoi mua me të drejtën, për të përfaqësuar shkollën e vajzave të Korçës në këtë Kongres të parë kombëtar, sikundër u quajt atëhere prej shqiptarëvet.
Siç dihet, inisiativën e mori klubi i Manastirit *Bashkimi+, i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vëllai im Gjergj Qiriazi pati luajtur një rol kryesor. Klubi i Korçës në këtë mbledhje të shënuar dërgoi përfa-qësues Mihal Gramenon, Gligor Cilkën, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua që isha nuk munda të udhëtoja vetëm, prandaj mora shoqen time Fillomena A. Bonati të më shoqëronte në atë mision interesant.
Nuk do të flas këtu mbi vështirësitë që patën hasur im vëlla Gje-rasim Qiriazi me motrën Sevasti, për të çelur shkollën shqipe të vaj-zavet e për ta mbajtur hapur njëzet vjet me radhë gjatë sundimit tiranik të sulltan Hamitit.
Por dua të them se vetë ne mësueset e shkollës kur dëlnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositte rrugaçët të na shanin "Masonka, Protestante, Papistë" - megjithëse nuk ishim as gjë tjetër veçse shqiptare patriote. Në një kohë të këtillë pra kur sundonin kushte barbare për femrat, pa të drejta politike për ato, dhe gratë muhamedane në rrugë s'mund të delnin pa ferexhe, do të ishte e parmindur dhe e padëgjuar që një .grua të delte sheshit në një kon-gnes burrash.
Im vëlla Gjergji më këshilloi të mos ekspozohesha në kongres e të mos dilja në tribunë. Megjithatë mua prapë m'u dha një rast i mirë të shërbej në komisionin që zgjodhi Kongresi për të caktuar abecenë. Ky komision i bënte mbledhjet në shtëpi të Gjergj Qiriazit.
Nëna jonë, Maria ishte e pamundur, por unë ndihmoja zonjën e Gjergjit për të pritur e përcjellë të tetë anëtarët e komisionit, të cilët punonin me ditë të tëra, të veçuar, për të shikuar çështjen e alfabetit, por edhe dhashë dorë duke mbajtur shënime për komisionin.
Por kjo puna ime gjatë kongresit qe e rëndësishme. Ajo që mbeti në formë koirkrete dhe e dobishme prej dorës sime, punë e frymëzuar prej kongresit të parë të Manastirit, është botimi i abetares sime të hartuar sipas rregullavet që vendosi kongresi vetë. Kjo abetare, e para e llojit të saj, doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombëtar si një pimë e vlefshme.
"Bashkimi kombëtar" më 5 të vjeshtës së tretë 1909 shkruante: *Kjo Oibër e vogël me 32 faqe dhe me 18 fytyra është radhitur bukur e pas methodhës së re me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vërtet mbante çminnin 20 para copa, por e vërteta është se ajo 01 shpërnda gratis jo vetëm tek të vobektit por edhe në gjithë nxënësit e shkollavet shqipe të atëhershme.
Që në Kongresin e Manastirit turqit dhe grekërit treguan planet e tyre ndaj shqiptarëvet. Bënë çmos që të merret alfabeti arab edhe grek 'për të shkruar gjuhën shqipe.
Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të parë të Manastirit dhe për të penguar mbrodhësinë e popullit shqiptar e të arësimit me gjuhën amtare, xhonturqit nisën fushatën kundër abecesë shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar ruga kjo punë e keqe e xhonturqvet kundra abecesë aty për aty shkrova hymnin e alfabetit kombëtar, i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909.
Alfabeti
1. Sot është dita, shqiptarë, të ipërpiqemi,
Alfabetin ton' ta mprojmë,
Shpejt o burrani;
Shkronjat tona jan' të arta,
Këto duamë
------------------------------------
Udhëtimin nga Korça në Manastir e bëmë atë kohë në dy dite Nuk më del nga mendja nata që ngrysëm në han të Stenjas. Katër burra dhe dy gra në një kthinë trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhës e me pallton e madhe krahëvet u mblodhëm të gjithë rreth zjarrit të ndezur në mes të vatrës me tymin që ntrashej sa më shumë, se s'kish nga të delte.
Natën e gdhimë me biseda kombëtare dhe rreth çështjes së abecesë dhe herë herë duke dëgjuar ndonjë shaka prej Xha Mihalit, i cili ndërsa derdhnim lotë prej tymit, përpiqej të na bënte të qeshnim. Kur arritëm në Manastir një ditë para se të çelej Kongresi qemë pa gjumë e të lodhur prej udhës.
Edhe ky udhëtim edhe kongresi vetë më shtynë të mendohem se ç'duhej bërë për ta shpëtuar gruan nga gjendja në të cilën kredhej. Përveç abetares dhe hymnit të alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, që kur të kthehesba në Korçë të ftoja shoqet e mija të qytetit dhe së bashku të fillonim organizimin të një shoqërie kombëtare për gruan.
Brenda vjetit e themeluam me emrin *Yll'i Mëngjezit” me qendër në Korçë.
Kjo shoqëri bëri punë të mirë për të mbrojtur të drejtat e gruas duke mbajtur konferenca kulturore patriotike dhe duke çelur kurse për të rejat që nuk vinin dot në shkollë.
Kjo shoqëri nuk u themelua -pa vështirësi, më thirën dhe në gjyq disa herë. Kundërshtarët e çështjes shqipe e shpiegonin këtë thirrjen time në gjyq si një turp, sikur të kisha bërë ndonjë punë të keqe, - "një grua ta bënje veten sa të shpien në gjyq", - thoshin turkomanët dhe grekomanët. Por unë do ta kisha për nder sikur të më shpinin edhe hë litar për çështjen shqipe.
Kurrë nuk më shkonte ndër mend se do të rroja të shoh ëndrrat e mia të realizuara. Nuk jam më e zonja të marr pjesë në punën e madhe që bëhet për gruan dhe prej gravet, në këtë zhvillim madhështor të qytetërimit e të kulturës në Shqipëri, më mbetet të pakën e drejta natyrale të gëzohem edhe unë për këtë punë të mbarë...
(Marrë nga libri "Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit", Tiranë 1972)
Interesant- Shteti : Pejë
Postime : 4173
Kyçjet në forum : 20822
Regjistruar më : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca
Re: Historia e Manastirit
Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill 1910)
Në këtë gjendje të acaruar të marrëdhënieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit për çështjet e kulturës shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarët shqiptarë mblodhën një kuvend tjetër kombëtar, Kongresin e Dytë të Manastirit. Ky tubim u thirr me nismën e klubit “Bashkimi” të Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill të vitit 1910.
Në Kongres morën pjesë 20 delegatë, që përfaqësonin 34 klube e shoqëri të vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, si edhe klubet shqiptare të Stambollit, të Selanikut e të qendrave të tjera. Kongresit i erdhën telegrame përshëndetjeje nga anë të ndryshme të Shqipërisë dhe nga shoqëritë atdhetare të mërgimit.
Ndryshe nga kongreset e mëparshme kombëtare, në këtë kuvend pati një numër mjaft të madh delegatësh nga qytetet e vilajeteve të Kosovës dhe të Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuçiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatëve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndërsa sekretarë Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dëshmon “Zëdhënia” që klubi “Bashkimi” i Manastirit shpërndau me këtë rast, qëllimi i këtij Kongresi ishte të diskutonte çështjet që kishin të bënin me mbrojtjen e shkollës, të shkrimit e të kulturës kombëtare kundër reaksionit xhonturk dhe kundër politikës asimiluese të xhonturqve. Kongresi do të merrte masa të mëtejshme për zgjerimin e rrjetit të shkollave shqipe dhe për zhvillimin e kulturës shqiptare në tërësi.
Kongresi i Dytë i Manastirit ishte një manifestim politik e kombëtar shqiptar. Si në fjalimet e delegatëve, ashtu edhe në vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundër përndjekjeve që po u bëheshin shkollës e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” dhe nga qeveria turke.
Dervish Hima, që mbajti edhe fjalën e hapjes në Kongres, foli “për nevojat e zhvillimit të arsimit, të përhapjes së diturisë dhe të përparimit të kombit shqiptar”. Ai dhe delegatët e tjerë, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Përparim”, i cili, në kundërshtim me premtimet që u kishte bërë shqiptarëve, po u mohonte të drejtën e arsimit kombëtar dhe të përdorimit të lirë të gjuhës shqipe, ndërhynte egërsisht në çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, që ishte një e drejtë e natyrshme e njerëzore si për çdo popull. Ky qëndrim i xhonturqve u cilësua nga delegatët si një përpjekje për të përçarë shqiptarët sipas dasive fetare, për të osmanizuar myslimanët shqiptarë dhe për të penguar përparimin kulturor dhe emancipimin politik të kombit shqiptar. “Na kanë shpallur luftë në fushën e shkronjave”, theksoi Dervish Hima në Kongres, prandaj “ne që jemi mbledhur këtu, bashkë me gjithë atdhetarët shqiptarë, do t’i mbrojmë me çdo mjet shkronjat tona kombëtare…”.
Kongresi tërhoqi vëmendjen e gjithë atdhetarëve shqiptarë për rrezikun e shkombëtarizimit dhe të aneksimit të territoreve të Shqipërisë nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha në Kongres, duke ndjekur një politikë shoviniste, synon të pushtojë Kosovën, të cilën e ka pagëzuar me emrin “Stara Serbia”, ndërsa qarqet politike të Greqisë po përpiqen me të gjitha mjetet, duke përdorur klerikët ortodoksë konservatorë e progrekë, shkollat e mësuesit grekomanë, të asimilojnë shqiptarët e krishterë dhe të aneksojnë territoret e Shqipërisë së Jugut. Petro N. Luarasi theksoi në fjalën e tij se këta klerikë fanatikë e grekomanë, të nxitur nga Greqia, mallkojnë e shkishërojnë banorët e fshatrave Progër, Negovan e Bellkamen sepse çojnë fëmijët në shkollat shqipe, ndërsa bandat e andartëve grekë, të paguar nga Athina, vrasin atdhetarët më të dalluar që përhapin mësimin e shkrimin shqip. Gjatë 5 vjetëve të fundit ishin vrarë në Negovan nga bandat greke 45 shqiptarë. Për të paralizuar këtë veprimtari Petro Nini Luarasi, përveç të tjerave, i propozoi Kongresit që të kërkonte që kisha shqiptare të ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore të Kongresit të Dytë të Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe një Promemorje prej 4 pikash, që iu dërgua qeverisë turke. Në këto dokumente parashikoheshin masa të rëndësishme për zhvillimin e arsimit kombëtar, për mbrojtjen e alfabetit të shqipes, për botimin e librave dhe të teksteve shkollore shqipe. Për këtë qëllim do të ngrihej pranë klubit qendror një komision arsimor-kulturor, që në program quhej Akademi, i cili do të merrej me botimin e teksteve shkollore, të veprave letrare dhe të një fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej të hapej në Shkup një shkollë normale me konvikt, e ngjashme me atë të Elbasanit, dhe të themelohej këtu një gazetë e re në shqip dhe në turqisht, me anën e së cilës do të informoheshin shqiptarët dhe opinioni publik evropian për ngjarjet e rëndësishme që po zhvilloheshin në këtë vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithë atdhetarët shqiptarë që të punonin për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të shkollave shqipe, për sigurimin e lokaleve shkollore, të mësuesve dhe të mjeteve të nevojshme financiare.
Në Promemorjen prej katër pikash, që iu dërgua Portës së Lartë, parashtroheshin këto kërkesa: të jepej liri e plotë për mësimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat kushtetuese; të mënjanoheshin të gjitha pengesat që nxirrnin autoritetet shtetërore për zhvillimin e lirë të kombit shqiptar dhe veçanërisht të mos lejohej asnjë lloj ndërhyrjeje në mënyrën e mësimit të gjuhës kombëtare (shqipe), duke ua lënë të drejtën e zgjedhjes së alfabetit të shqipes, siç qe vendosur në Kongresin e Dibrës, mësuesve (shqiptarë); të caktohej nga qeveria një subvencion për shkollat e të krishterëve shqiptarë, për t’i shkëputur ato nga ndikimi i Greqisë dhe t’i kërkohej Patrikanës nga qeveria që të lejonte përdorimin e gjuhës shqipe gjatë predikimit në kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar që të këshillohej me Shejhylislamin rreth “dëmit” që gjoja i shkaktohej fesë myslimane nga përdorimi i alfabetit latin për mësimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe për forcimin e lidhjeve organizative ndërmjet klubeve shqiptare dhe për bashkërendimin e veprimtarisë së tyre. U vendos që klubet shqiptare të kishin një rregullore të njëjtë dhe të detyrueshme për të gjithë. Kjo rregullore a kanonizëm e përgjithshme do të njihej zyrtarisht edhe prej qeverisë turke. Një vendim i tillë ishte marrë edhe në Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vënë në zbatim. Të gjitha klubet do të drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e të cilit tani, ndryshe nga vendimet që ishin marrë në kongreset e mëparshme, do t’i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpërngulur qendrën udhëheqëse të klubeve nga Manastiri në Stamboll do të krijohej një udhëheqje e vetme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku të bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetët atdhetarë shqiptarë të parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Këta deputetë parashikohej të përfshiheshin edhe në kryesinë qendrore të klubit të Stambollit.
Megjithatë, vendimi i Kongresit të Dytë të Manastirit, për të caktuar si klub qendror atë të Stambollit, nuk u pëlqye nga rrethet e gjera atdhetare të vendit. Edhe ngjarjet e mëvonshme, sidomos qëndrimi i udhëheqjes së këtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare të vitit 1910, kur ajo mori hapur në mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
Po kështu u vendos që të thirrej në korrik të vitit 1910 një kongres më i gjerë në Janinë, i cili, krahas problemeve të tjera, do të zgjidhte përfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njërën prej dy abëcëve latine, të miratuara nga Kongresi i Parë i Manastirit.
Në Kongresin e Dytë të Manastirit, ashtu si në ato të mëparshmet, u mbajtën edhe mbledhje të fshehta, në të cilat u diskutuan çështje të tilla politike, siç ishin forcimi i komiteteve të fshehta dhe masat që duheshin marrë për përgatitjen e një kryengritjeje të përgjithshme. Por, ndërsa për komitetet e fshehta u mor vendim që të zgjeroheshin e forcoheshin më tej, për përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme nuk u mor ndonjë masë. Kjo çështje u la të diskutohej e të vendosej në kongresin e ardhshëm. Sipas të dhënave të bashkëkohësve, në mbledhjet e fshehta u hartua edhe një program politik, të cilin ata e quanin platformë “të autonomisë së Shqipërisë”, ku, përveç të tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe njohja e saj si gjuhë zyrtare. Megjithatë, ky program nuk u përfshi në asnjërin nga dy aktet e shpallura botërisht të Kongresit.
Kongresi i Dytë i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera që u zhvilluan në Shqipëri në pragun e këtij kuvendi, në shkurt-mars të vitit 1910, shprehën vendosmërinë e shqiptarëve për mbrojtjen e shkrimit shqip, të shkollës dhe të kulturës kombëtare në tërërsi. Ato ishin, njëherazi, një paralajmërim për kryengritjen e armatosur që do të shpërthente në pranverën e vitit 1910.
Interesant- Shteti : Pejë
Postime : 4173
Kyçjet në forum : 20822
Regjistruar më : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca
Re: Historia e Manastirit
95 VJETORI I KONGRESIT TË ALFABETIT NË MANASTIR
\
Dy caqe të gjuhës Shqipe
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
I gjetur në Vatikan, ai është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës Shqipe. I tëri është në pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me shkronja latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1r-97r mbi teologjinë; faqet 98r-146r mbi filozofinë dhe faqet 147r-208r mbi historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes në vitin 1210.
Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm Shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin Elbasanas: Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. 59 faqet e përkthimeve biblike në Dorëshkrimin Elbasanas përmbajnë 6113 fjalë të shkruara në një alfabet prej 40 gërmash: 35 gërma të zakonshme dhe 5 gërma të rralla. Shumica e gërmave të këtij alfabetit janë krijime të reja pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë.
Në kapakun e Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve gjëndet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruar me një alfabet i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit; por i pa zbërthyer akoma.
Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i ndërlikuar prej 52 gërmash që u përdor në mënyrë sporadike në Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.
Alfabeti i Kodeksit të Beratit (1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104 gjejmë dy radhë Shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 gërmash të ndikuara nga glagolishtja.
Nga Gjirokastra kemi një alfabet tjetër nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 gërmash, por pak i përhapur.
Një alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore greqisht-shqip të vitit 1801 për t'i mësuar shqip grekërve. Gjuhën shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 gërmash në bazë të latinishtes dhe të greqishtes.
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korça prej 33 gërmash të botuarai në abetare e tij Shqipe në vitin 1844. Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj armenishtje kursive, ishte e pakët.
Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850 ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me DHJETË ALFABETE: shtatë alfabetet origjinale të lartëpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab. Është për t’u çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare. Egzistenca e tyre çjerr poshtërsinë me të cilën u ndesh delegacioni Shqiptar në Kongresin e Berlinit më 1878 ku iu tha në vend të JO-së për shtetin Shqiptar se: nuk mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar. Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin.
Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nëntor 1908)
Atdhetarët që përpiqeshin të bashkonin popullin kishin përpara një përçarje në popull që shkatohej nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten në vend të Shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 Nëntor 1908 kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti të njësuar.
Aty ishin të pranishëm 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mithat Frasherin, të birin e të shquarit Abdyl që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça Grigor Cilka mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit të përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në Manastir dhe e para grua në histori që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në Korçë, e pranishme aty si vezhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta: Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që dëgjuesve t'u rridhnin lotë; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmeve.
Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekërve.
Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën Shqipe ai nuk vinte gjë tjeter.
Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç per ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie
janë të bukra me temel
por prep’ këjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave ju del.
Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson, përfaqesuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë Shqipe nuk kanë rreshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti në çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më!
Shkrimi është bështetur edhe në botime përkatëse të mëparshme.
Përgatitur nga Saimir Lolja
Nën-Prof. Dr. PEng.
Nëndor 2003
Interesant- Shteti : Pejë
Postime : 4173
Kyçjet në forum : 20822
Regjistruar më : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca
Re: Historia e Manastirit
Përhapja e shkollave dhe e mësimit të
gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi,
shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm.
Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të
gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si
një çështje politike, një shenjë dasie, që pengonte bashkimin e
shqiptarëve. Zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm
të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit
kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar.
Vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe u përgatit gjatë një
epoke të tërë të Rilindjes, falë veprimtarisë krijuese në lëmin e
gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të tërë të iluministëve shqiptarë,
gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicistë etj. Një ndihmesë të vyer
dhanë organet e shtypit, sidomos ato të viteve të fundit të shek. XIX
dhe të fillimit të shek. XX, ku spikati në mënyrë të veçantë revista
“Albania” (Bruksel-Londër, 1897-1909) e Faik Konicës. Miratimi i alfabetit (alfabetares) së Stambollit,
në vitin 1879, ndonëse shënoi një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e
vendosjes së një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe, nuk arriti ta
zgjidhte përfundimisht këtë çështje. Alfabeti i Stambollit u përhap
vetëm në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, ndërsa në Shqipërinë e Veriut,
posaçërisht në Shkodër përdoreshin tri alfabete të tjera për shkrimin e
shqipes, ai i shoqërisë “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitëve) dhe
alfabeti i shkrimtarëve të vjetër të Veriut, që përdorej më shumë nga
klerikët katolikë. Organet e shtypit shqiptar, ndonëse botoheshin të
gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndërmjet tyre.
Në rrethana të tilla, vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe
do të arrihej jo vetëm në luftë me sunduesit e huaj osmanë, që
përpiqeshin ta pengonin atë si një arritje që do të çonte në afirmimin e
mëtejshëm të kombit shqiptar, por edhe duke kapërcyer frymën dhe
interesat lokalë të shoqërive e të grupeve kulturore shqiptare, që
ushqeheshin edhe nga dasitë krahinore të trashëguara nga e kaluara.
Ndonëse në thelb ishte një çështje kulture, njësimi i alfabetit të
gjuhës shqipe paraqitej njëherazi një nga problemet më të rëndësishme
politike të kohës, zgjidhja e të cilit do të varej nga zhvillimi i
lëvizjes kombëtare në përgjithësi. Në të vërtetë, thirrja e kongresit
për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe u bë e mundur vetëm në
rrethanat e reja, që u krijuan për lëvizjen kulturore-kombëtare pas
shpalljes së kushtetutës në vitin 1908.
Nismën për thirrjen e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës
shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, që luante rolin kryesor
ndërmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e këtij klubi, menjëherë pas
themelimit të tij, e shpallën zgjidhjen e kësaj çështjeje si detyrën më
të ngutshme të lëvizjes kombëtare. Gjatë muajve gusht-shtator, pasi
kishte marrë edhe pëlqimin e klubeve e të shoqërive të tjera atdhetare,
klubi i Manastirit ndërmori masat konkrete për thirrjen e kongresit
kombëtar për çështjen e alfabetit. Në “Zëdhënien” që u shpërnda me këtë
rast, ftoheshin të merrnin pjesë në kongres “gjithë shqiptarët, brenda
dhe jashtë Shqipërisë”, si edhe “çdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u
prit mirë nga atdhetarët shqiptarë dhe nga klubet e shoqëritë patriotike
brenda e jashtë vendit, që u treguan të gatshme të dërgonin
përfaqësuesit e tyre në këtë kongres.
Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më
22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që
përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë
atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote.
Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një kuvend të vërtetë
mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të
gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të
Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të
Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj.
Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga
tubimet më të gjera e më përfaqësuese nga përbërja e tij, vlerësohet me
të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e
kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Delegatë të tij ishin
shkrimtarët dhe publicistët më të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe,
laikë e klerikë, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj
Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir
Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të
lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli,
Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok
Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashëri,
Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga
Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna)
etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë
Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatë, për një varg arsyesh të
diktuara nga rrethanat e kohës, pati edhe intelektualë të shquar (si
Faik Konica etj.) që nuk arritën të merrnin pjesë në punimet e këtij
Kongresi.
Gjatë dy ditëve të para të Kongresit u zhvilluan mbledhje të gjera e të
hapura, ku morën pjesë, përveç delegatëve, edhe intelektualë e nxënës të
shkollave të Manastirit, si edhe banorë të tjerë të këtij qyteti, rreth
400 veta. Këto mbledhje u shndërruan në manifestime kombëtare, në të
cilat u mbajtën fjalime patriotike për nevojën e bashkimit të të gjithë
shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, si dhe për
përparimin e kombit e të kulturës së tij.
Vendin kryesor në punimet e Kongresit, duke përfshirë edhe mbledhjet e
hapura, e zuri çështja e caktimit të një alfabeti të përbashkët për të
gjithë shqiptarët. Gjatë diskutimeve që u bënë në ditët e para, të
gjithë shfaqën mendimin se alfabeti që do të vendosej duhej të kishte si
bazë atë latin. Por pikëpamjet e delegatëve më tej u ndanë, prandaj në
ditën e tretë të punimeve Kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash,
të kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bënin pjesë njohësit më të mirë të
gjuhës shqipe, përkrahës të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit”, të
“Agimit”, si dhe intelektualë të tjerë të shquar. Komisionit iu dhanë
fuqi të plota për të vendosur për këtë çështje.
Pas shumë diskutimesh Komisioni vendosi që të mos merrej në vështrim
asnjëri nga tri alfabetet e përmendura më sipër, por të krijohej një
alfabet i ri mbi bazën e atij latin, duke u dhënë shkronjave latine
vlera fonetike në përputhje me nevojat e gjuhës shqipe. Por Komisioni
ndeshi në vështirësi për caktimin e shkronjave dyshe, që nevojiteshin
për ata tinguj të shqipes, që i mungonin latinishtes (për dh, gj, nj, th
etj.). Në këto rrethana, pas tri ditë diskutimesh (17-19 nëntor),
anëtarët e Komisionit, sikurse thuhej në vendimin e Kongresit, “të
shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme”, nuk arritën të caktonin një
alfabet të vetëm për gjuhën shqipe, prandaj vendosën “të kthehen prapa”,
duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me të bashkë edhe një abece
thjesht latine, që të përdoreshin e të mësoheshin bashkarisht në mes të
shqiptarëve”. Të dy alfabetet do të përdoreshin detyrimisht në shkolla.
Ky vendim, që vetë Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga
Komisioni me “disa shkaqe të përjashtme” dhe pikërisht me nevojën për të
shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtë Shqipërisë dhe për
korrespondencat me jashtë. Në të vërtetë, me shkaqe të jashtme nuk
kuptoheshin vetëm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi
Komisionin nga qarqet e shoqëritë e ndryshme shqiptare, që ishin për
alfabetin e Stambollit (në Shqipërinë e Jugut) dhe atë të “Bashkimit” në
Gegëri e sidomos në Shkodër. Vendimi për të përdorur bashkërisht dy
alfabete u mor për të mos shkaktuar përçarje në radhët e delegatëve dhe
të shqiptarëve në përgjithësi. Në të njëjtën kohë ai u quajt si një
zgjidhje e përkohshme për të kaluar në të ardhmen në përdorimin e një
alfabeti të vetëm.
Ndonëse nuk caktoi një alfabet të vetëm, vendimi i Kongresit të
Manastirit ishte një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e zgjidhjes
përfundimtare të çështjes së alfabetit të shqipes dhe ushtroi një ndikim
të fuqishëm në bashkimin politik dhe përparimin e mëtejshëm kulturor të
kombit shqiptar. Me këtë vendim iu dha fund kaosit që mbretëronte deri
atëherë në çështjen e shkrimit të shqipes. Në vend të alfabeteve të
shumta që ishin përhapur në Shqipëri e në kolonitë e mërgimit, tani do
të përdoreshin vetëm dy, edhe këta bashkërisht. Përveç kësaj, duke
vendosur për dy alfabete, që mbështeteshin në atë latin, Kongresi i
Manastirit ripohoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të
mbrojtur individualitetin e tyre kombëtar, kundër orvatjeve të
xhonturqve për t’u imponuar alfabetin arab dhe për t’i identifikuar ata
me turqit.
Atë që nuk e çoi dot deri në fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi
përfundimisht vetë jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin,
duke qenë i papërzier e më homogjen nga karakteri i shkronjave, më i
lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi
i Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm
për gjithë shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.
Megjithëse çështja e njësimit të alfabetit zuri vendin kryesor në
punimet e Kongresit të Manastirit, vetë Kongresi nuk ishte një mbledhje
thjesht gjuhësore, por edhe një manifestim politik. Krahas tubimeve të
hapura, u organizuan edhe mbledhje të fshehta kushtuar çështjeve
politike të ditës. Objekti kryesor i diskutimeve në këto mbledhje ishin
marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, lufta për të drejtat kombëtare të
popullit shqiptar, për zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit, si
edhe marrëdhëniet me shtetet evropiane. Përfundimet e këtyre diskutimeve
dhe vendimet që u morën në këto mbledhje, u përfshinë në programin
kombëtar prej 18 pikash që iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës,
për ta paraqitur në parlament në emër të shqiptarëve. Ky program ështe
një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, në të
cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarëve për autonominë
territoriale-administrative të Shqipërisë.
Vendin kryesor në program e zinin kërkesat politike për “njohjen zyrtare
të kombësisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe”. Në lidhje të ngushtë me
këtë kërkohej emërimi i nëpunësve shqiptarë në të katër vilajetet,
zgjedhja e të gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave të tyre
dhe kryerja e shërbimit ushtarak nga dy deri në dy vjet e gjysmë në
Shqipëri, nën drejtimin e oficerëve shqiptarë të dalë nga shkollat
ushtarake që do të ngriheshin në vend.
Pjesë përbërëse e kërkesës për njohjen e kombësisë shqiptare dhe e të
drejtave të saj, ishte edhe themelimi i shkollës së pavarur shqipe, që
do të arrihej duke i kthyer të gjitha shkollat shtetërore turke në
Shqipëri, ato fillore, qytetëse e të mesme, në shkolla kombëtare dhe
duke vendosur gjuhën amtare shqipe “si gjuhë mësimi në të gjitha këto
shkolla shtetërore”, ndërsa turqishtja do të mësohej si lëndë e veçantë,
duke filluar nga viti katërt i shkollës fillore. Të lidhura ngushtë me
këtë ishin edhe masat që parashikohej të merreshin për kthimin e
shkollave në gjuhën greke, që funksiononin për shqiptarët e krishterë,
në shkolla kombëtare, me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, duke i hequr ato
nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetërore. Këto
shkolla do të mbaheshin me të ardhurat nga pasuritë e kishave, të cilat
duhej të administroheshin nga shteti dhe me të ardhurat e buxhetit të
shtetit osman. Për t’u prerë rrugën ndërhyrjeve të Austrisë, të Italisë e
të Greqisë në Shqipëri, kërkohej që klerikët katolikë e ortodoksë të
paguheshin nga shteti turk. Me këto masa do të kufizohej ndikimi i
propagandave të huaja shkollore e kishtare në Shqipëri, sidomos i asaj
greke.
Një nga kërkesat më të rëndësishme në fushën e arsimit ishte ajo për
themelimin e një universiteti shqiptar, që kishte qenë aspiratë e
hershme e rilindësve. Për përgatitjen e profesorëve për këtë universitet
do të dërgoheshin çdo vit, me bursa të shtetit, të rinj që do të
mësonin në shkollat e larta të Evropës dhe të ShBA-së. Po kështu
kërkohej të themelohej një muze arkeologjik kombëtar në një nga qytetet e
Shqipërisë.
Programi përmbante gjithashtu një varg masash, që kishin për qëllim
zhvillimin ekonomik të vendit, për të cilin ishte interesuar borgjezia
shqiptare. Të tilla ishin masat për hapjen dhe shfrytëzimin e minierave,
për ndërtimin e hekurudhave nga sipërmarrës shqiptarë, për ngritjen e
ekonomive të mëdha bujqësore në Myzeqe etj. Në pjesën ekonomike
përfshihej edhe kërkesa për kufizimin e depërtimit të kapitalit të huaj
në ekonominë shqiptare, që kishte për qëllim të ndalonte ekspansionin
ekonomik të shteteve të huaja dhe në mënyrë të veçantë t’u jepte mundësi
borgjezisë shqiptare e kapitalit vendas të shtinte në dorë tregun dhe
ekonominë e Shqipërisë.
Programi politik, i miratuar në Kongresin e Manastirit, megjithëse nuk
përmbante kërkesa të domosdoshme për organizimin e një shteti autonom,
si veçimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes së tyre, ai
pati rëndësi të veçantë, sepse i përmbysi shpresat e tyrqve të rinj dhe
të bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë për ta kufizuar Kongresin vetëm me
çështjet e alfabetit, për ta mbajtur larg problemeve politike e luftës
kundër regjimit xhonturk. Miratimi i tij dëshmonte gjithashtu se Lëvizja
Kombëtare Shqiptare edhe pas shpalljes së kushtetutës kishte ruajtur
karakterin e saj politik e të pavarur dhe kishte si objektiv themelor
realizimin e autonomisë së Shqipërisë.
Kongresi i Manastirit shënoi gjithashtu një hap të rëndësishëm në
ngritjen e shkallës së organizimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Vetë
thirrja e tij si një forum mbarëkombëtar, vendimet që mori për çështje
të tilla që i takonin gjithë kombit dhe, në mënyrë të veçantë, njohja
faktike e klubit të Manastirit si klub qendror, me të cilin do të mbanin
lidhje gjithë klubet e tjera, dëshmojnë për vendosjen e një
bashkërendimi të veprimtarisë organizative e politike-kulturore të
klubeve dhe të shoqërive shqiptare, nën drejtimin e klubit “Bashkimi” të
Manastirit. Jo rastësisht konsujt e huaj e trajtonin këtë masë si një
përpjekje që do të krijonte njëlloj federate të klubeve shqiptare.
Vendimi për t’i dhënë klubit “Bashkimi” të Manastirit, që qëndronte në
krye të luftës për të drejtat kombëtare të shqiptarëve, atributet e një
klubi qendror, u arrit pas kundërshtimit të përpjekjeve të krahut të
moderuar të lëvizjes kombëtare për t’u imponuar klubeve e shoqërive
shqiptare udhëheqjen politike dhe organizative të klubit të Stambollit,
drejtuesit e të cilit, përgjithësisht, njiheshin si përkrahës të
xhonturqve.
Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij përbëjnë një nga ngjarjet më të
rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar. Për herë të parë
pas kuvendeve, që u mbajtën në periudhën e Lidhjes së Prizrenit
(1878-1881) dhe të Lidhjes së Pejës (1899-1900), u mblodhën në këtë
Kongres përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe u morën
vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që
ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të
arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për
çlirimin kombëtar.

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretëreshat e xhudos që pushtuan botën dhe sollen 3 medalje të arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBËR BAZË)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindërve ndaj fëmijëve rrit rrezikun e sëmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit që çdo prind duhet të njohë
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi në shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditë çdo katër vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mësoni se sa njerëz në botë e kanë mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network