Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALI BRAHIM ZHERKA - FIGURĖ E SHQUAR E LUFTĖS ANTIFASHISTE NĖ MALĖSINĖ E GJAKOVĖS

Go down

ALI BRAHIM ZHERKA - FIGURĖ E SHQUAR E LUFTĖS ANTIFASHISTE NĖ MALĖSINĖ E GJAKOVĖS Empty ALI BRAHIM ZHERKA - FIGURĖ E SHQUAR E LUFTĖS ANTIFASHISTE NĖ MALĖSINĖ E GJAKOVĖS

Post by Dode Progni Tue 04 May 2010, 14:17

ALI BRAHIM ZHERKA – FIGURĖ E SHQUAR E LUFTĖS ANTIFASHISTE NĖ MALĖSINĖ E GJAKOVĖS

Burimi : Dodė Progni (gazeta RD,21 tetor 1994)

Gjatė 45 viteve tė regjimit komunist ėshtė folur e shkruar shumė pėr figura tė Luftės Antifashiste nė Malėsine e Gjakovės. Mirėpo me pa tė drejtė ėshtė heshtur pėr Ali Brahimin,komandant e luftėtar trim nė forcat nacionaliste antifashiste tė Gani Kryeziut, e mė pas, komandant i batalionit 2-tė tė Brig. XXV-tė S tė UshtrisėNacionalēlirimtare. Ēka ėshtė mė e keqja,kur ėshtė guxuar tė pėrmendet ky emer ėshtė shoqėruar me emertimin “tradhėtar” e “armik” E verteta historike,faktet dhe dokumentėt qė lidhen me jetėn dhe veprimtarinė e Ali Brahimit tregojnė se kemi tė bėjmė me njėrėn nga figurat mė tė shquara tė luftės antifashiste nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojės),i lindur me 10 tetor 1904, nė njė familje me tradita patriotike,nė Bytyē tė Malėsisė sė Gjakovės. Vetėm 11 vjeē ishte kur forcat pushtuese serbo – malazezė i vun zjarrin shtėpisė sė tij dhe gjithė krahinės sė Bytyēit nė shenjė hakmarrje pėr rezistencėn qė u kishin bėrė me 1915. Si atdhetar i flaktė ai kurrė nuk u pajtua me coptimin qė fuqitė e mėdha dhe fqinjėt ballkanikė u bėnė trojeve shqiptare. Pėr Kosovėn,veēanarisht pėr qytetin e Gjakovės,qė gjendej vetėm 10 km larg shtėpisė sė tij, i qau zemra gjithė jėtėn. “Shqipėrisė i prenė krahė e kėmbė,ja copėtuan trupin, - thoshte ai,-po pėr fatin e shqiptarizmės zėmra i shpėtoi. Ndaj tė gjithė e kemi pėr detyrė t’a ruajm e ta forcojmė shtetin shqiptar qė ėshtė zemra e kombit. I frymėzuar nga ky ideal i lartė,Aliu dhe dy vėllezėrit e tij,Halil e Zenel Brahimi mbėshtetėn me tė gjitha forcat pėrpjekjet e qeverisė sė A.Zogut pėr konsolidimin e pėrparimin e shtetit shqiptar. Qysh nė ditėt e para tė pushtimit fashist Ali Brahimi u bė i njohur nė krahinė e mė gjerė si kundėrshtar i vendosur i pushtuesit. Edhe pse nuk i pėrkiste asnjė partie apo grupimi politik qė u krijuan nė Shqipėri para dhe gjatė luftės,ai mbėshteti ēdo pėrpjekje tė ndershme qė u bė pėr bashkimin dhe organizimin e popullit nė luftėn antifashiste. Nė mbledhjen e 7 prillit 1941 tė organizuar nė Tropojė ku pėrveē nacionalistėve tė njohur tropojanė si Tahir Hoxha,Zenun Alia,Ramė Muja,Ali Brahė Nezaj etj. morėn pjesė dhe Abaz Kupi,Mustafa Gjinishi,Gani e Sahit Kryeziu,Pader Lekė Luli,n/ koloneli anglez Okley Hill etj. Ali Brahimi pėrkrahu idenė e “Frontit tė Bashkuar tė Rezistencės” pėr bashkimin e oraganizimin e popullit nė luftėn antifashiste dhe vendosjen nė Shqipėri tė njė regjimi demokratik me orientim anglo-amerikan. Kjo i caktoi atij detyrėn e organizimit tė shpejtė tė aksioneve antifashiste nė krahinėn e Bytyēit. Ishte Ali Brahimi ndėr tė parėt bytyēas qė u hodhėn nė sulmė kundėr postave kufitare dhe tė karabinjerisė fashiste atė fillim prilli tė vitit 1941. Vetėm njė muaj mė pas,u doli ballė pėr ballė mercenarve profashistė tė ashtuquajtur “vullnetar”,duke mos lejuar realizimin e qellimit e tyre, ēarmatosjen e nenshtimin e krahinės. Gjatė viteve 1942-1943 merr pjesė nė disa aksione luftarake kundėr forcave fashiste e kolaboracioniste nė krahinėn e tij dhe jashtė saj,pėrfshirė edhe sulmin pėr ēlirimin e Gjakovės me 6 qershor 1943. Nga nentori 1943 – tetor 1944 luan rol tė rendėsishėm nė oraganizimin e drejtimin e forcave nacionaliste antifashiste tė grupuara rreth vėllezėrve Gani,Sahit dhe Hasan Kryeziu. Ai si komandant i njėrės prej ēėtave tė kėtyre forcave,nė ēdo rast u gjėnd nė ballė tė luftės, e kurdoherė u dallua pėr aftėsi drejtuese,guxim e trimėri. E gjithė familja e Aliut u vu nė sherbim tė luftės antifashistėve. Shtėpitė e tij,ashtu si tė gjitha shtėpitė e krahinės sė Bytyēit u dogje prej gjermanėve. Nėrsa dy djemtė e vellait Xhemal e Zeqir Halili,luftėtar tė forcave nacionaliste tė Kryeziut,pasi u kapėn nė Gjakovė nga gjermanėt, me date 15 korrik 1944,u varėn nė litar nė mes tė qytetit. Kėto goditje,edhe pse mjaft tė rėnda, nuk e mposhtėn Aliun. Pėrkundrazi e bėnė mė tė fortė e mė trim tė vendosur pėr luftuė kundėr pushtuesėve. Nė luftimet qė forcat nacionaliste antifashiste tė Kryeziut bėnė gjatė verės dhe vjeshtės 1944 pėr ēlirimin e zonės minerale Kam – Kepenek –Zogaj–Deve spikati guximi dhe trimėria e luftėtarit dhe komandantit tė shquar Ali Zherka,tė cilit populli i thuri kėngė: “Djelme t’Bytyēit kush u prini?”/ Trim i rrallė Ali Brahimi./ ..Ēouni djem ta mbrojmė vatanin!/ Tė luftojmė o me gjermanin./ Ali Zherka nji trim luftar./Tmerr gjermanit i ka kall..”
Duke qenė njė nga njerėzit mė tė vendosur pėr tė sakrifikuar ēdo gjė qė Kosova tė gėzonte lirinė e shumpritur, i qe pėrkushtuar me mish e me shpirt “Lėvizjes Kryeziu” e cila kish si pikėsynim: “Organizimin e kryengritjes sė pėrgjithėshme antifashiste nė Kosovė, ēlirimin nga nazifashistėt dhe shkėputjen e saj nga Serbia,pėr t’iu bashkuar shtetit amė,Shqipėrisė.” Nė tetorin e vitit 1944 kjo lėvizje shkoi drejt shkatėrrimit. Shkak pėr kėtė qen bėrė udhėheqja komuniste shqiptare dhe ajo jugosllave,tė cilat i etiketuan pėr t’i shkatėrruar vėllezėrit Kryeziu dhe lėvizjen e tyre nacionaliste. Siē pohon Reginald Hibbert nė librin “Fitore e Hidhur”,Londėr 1991 : “Enver Hoxha dhe Titoja e kishin vendosur se do tė ishte mė mirė qė tė mos kishte fare rezistencė nė Kosovė,se sa tė kishte njė lėvizje tė suksesėshme tė udhėhequr nga Gani Kryeziu me mbėshtetjen anglo-amerikane.” Pas shpėrndarjes sė forcave tė Kryeziut,dhe formimit tė Brig. XXV S,duke vlerėsuar trimėrinė dhe aftėsinė e tij,Aliut iu propozua tė kalonte nė kėtė brigadė me detyrėn e komandantit tė batalionit. I vendosur pėr tė kontribuar deri nė shkatėrimin e plotė tė bishės fashiste dhe pėr ēlirimin e Kosovės,pasi mori pėlqimin e komandantit Gani Kryeziut dhe tė bashkėluftėtarve tė tij nacionalistė,ai esė bashku me shumė tė tjerė kaloi ne Brig. XXV S. Pėr Aliun ishin tė dorės sė dytė shenjat qė mbanin mbi kapelė luftėtarėt e lirisė. E dorės sė parė dhe mė e rendėsishmja ishte qė kėta tė luftonin tė sakrifikonin deri edhe jetėn pėr ēlirimin e ēdo pėllėmbe tė tokės shqiptare,ndaj detyrėn e komandantit tė batalionit e kreu nė mėnyrė shembullore. Ai nuk shkoi nė Kosovė pėr tė luftuar Shaban Polluzhėn e pėr tė shtypur Drenicėn heroike,as pėr t’u vllazėruar me serbo-sllavėt,siē bėnė disa komunistė bashkėatdhetar tė tij,po shkoi atje pėr t’u dal zot sėbashku me vėllezėrit kosovarė,trojeve shqiptare. Nė marshimet e gjata e luftimet e ashpėra nga Gjakova nė Ferizaj – Lipjan – Prishtinė – Vuēitern – Mitrovicė e deri nė Sanxhak,ai nė krye tė batalionit tė II tė Brig. XXV S manifestoi aftėsistė e tij si komandant ushtarak,dhe trimėrinė, guximin e shpirtin e sakrificės si luftetar i lirisė.
Pas ēlirimit,nė vitet 1946 – 1947,sherbeu nė Tiranė e Kukės si ofocer i ushtrisė me gradėn kapiten. Ishin vitet kur regjimi komunist vrau,burgosi e pėrsekutoi qinrda nacionalistė qė i krijuan bindjen se Shqipėrisė sė porsaēlituar po i viheshin prangat e reja tė diktaturės sllavo-komuniste.Tashmė ai po kuptonte se parullat e dekleratat e komunistėve tė shpallura me aq bujė gjatė luftės, “Pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike” mbetėn tė shkruara vetem nė Rezolucionin e Konferencės sė Pezės. Ushtria nė tė cilėn bėntė pjesė ēdo ditė e mė shumė po kthehej nė njė instrument pėr ruajtjen e forcimin e regjimit diktatorial komunist. Ajo e motėrzuar me ushtritė e vendeve sllavokomuniste tė lindjes,veēanarisht me armatėn jugosllave tė marshallit Tito,po rrėshqiste drejt integrimit nė njėsi tė thjeshtė tė komanduar prej tyre. Pėr njė ushtarak patriot,me aspirata demokratike e simpati prendimore,siē ishte Aliu,u bė i pa mundur qėndrimi nė atė ushtri ku rolin kryesor e luante komisari bashkė me kėshilltarin jugosllav. Ishin kėto arsyet qė me kėrkesėn e tij doli nė lirim dhe u kthye nė fshatin e lindjes Zherkė. Mirpo dylbia e sigurimit tė shtetit qė shihte ēdo gjė e kudo,e futi menjėherė nė kryqėzimin e objektivit tė vet. Ata nuk kishin harruar se komandanti i batalionit partizan Ali Brahimi,pėrpara se tė bėhej i tillė,kishte qenė prijės i luftėtarve nacionalistė tė grumbulluar rreth vėllezėrve Kryeziu dhe kishte shprehur simpatinė prendimore. Pėr sigurimin ky isht njė “mėkat” i rėndė, tė cilin Aliu duhet ta shlyente duke pranuar qė tė bėhej spiun i tyre. Meqenėse kėrkesės sė sigurimit tė shtetit i qe pėrgjigjur me “JO”,ky i fundit vendosi t’i japė grushtin shkatėrrues Ali Brahimit dhe gjithė familjes sė tij.Njė ditė tetori tė vitit 1948 forcat e sigurimit i rrethuan shtėpinė nga tė katėr anėt. Kishin ardhur pėr ta arrestuar trimin e Bytyēit,por persėri dėshtuan me turp. Aliu me zgjuarsinė e trimėrinė qė e karakterizonte arriti tė dal nga rrethimi dhe u detyrua tė kalojė kufirin shtetėror.Si nacionalist shqiptar,nė Jugosllavi atij nuk do t’i ndaheshin ndjekjet,provokimet e pėrsekutimet komuniste,por tashmė nga komunistėt serbo-sllavė dhe UDB-ja Jugosllave. Kjo e fundit i propozoi,madje i bėri presione nga mė tė ndryshmet pėr tė hyrė nė sherbim tė saj,por Aliu e hodhi poshtė me pėrbuzje kėtė ofertė tė ndyrė,pasi nuk ishte larguar nga Shqipėria e sigurimi i shtetit komunist shqiptarė pėr t’u vėnė nė sherbim tė UDB-sė Jugosllave e shtetit komunist serb. Pėr kėtė arėsyė edhe atje u pėrndoq dhe u pėrsekutua derisa arriti tė dal nga kthedrat e sllavokomunistėve dhe tė vendoset familjarisht nė Bruksel tė Belgjikės. E gjithė familja qė mbeti nė Shqipėr,pas largimit tė Aliut, u ballafaqua me ndėshkimin e egėr tė diktaturės komuniste. Mbi ta goditi e ashpėr lufta e klasave me ta gjita format e saj: sekuestrim tw pasurisė, pėrsekutime,internime, pėrpunim i opinionit pėrbuzės ndaj tyre,cilėsim si familje reaksionare e deri nė izolim tė plotė nga fshati. Shkurt. Njė jėtė e padurueshme qė i detyron tė lėnė Atdheun nė vitin 1951 dhe tė marrin arratinė drejt Jugosllavisė. Pėr fat tė keq, gjatė kalimit tė kufirit mbeti e vrarė mbesa e Aliut,18-vjeēarja Bute Zeneli. Njė ditė mė vonė Aliu kaloi kufirin dhe mori mbi shpatulla kufomėn e mbesės,pėr tė mos i dhėnė mundėsi sigurimit tė shtetit ta bente dordolec tek Blini Kolgecajt,siē e kish zakon t’i trajtonte kufomat e tė vrarrėve nė kufi. Rėndė, shumė rėndė e goditi diktatuara komuniste kėtė familja partiote tė Bytyēit. Sot mbi 50 pjestar tė saj jetojnė nė mergim, larg toks amtare nė tė dy hemisferat e globit,nga Shqipėria nė Belgjikė e Amerikė. Edhe nė mergim, Ali Zherka dhe familja e tij janė perpjekur tė punojė pėr Shqipėrinė e shqiptaret duke mbėshtetur me tė gjitha forcat proceset demokratike nė Shqipėri dhe luftėn ēlirimtare tė vėllezrvė kosovarė kundėr pushtuesėve serbėosllavo-komunistė.
I rrespektuar dhe i nderuar nga tė gjithė bashkėatdhetarėt qė e njohėn,po edhe i pėrvėluar nga malli pėr Shqipėrinė,Ali Brahimi vdiq nė Bruksel me 13 qershor 1980 dhe u varros nė Gjakovė,pasi kish lėnė amanet qė t’a varrosin nė tokėn shqiptare.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15655
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum