Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u nda Shqiperia !?

Go down

Si u nda Shqiperia !? Empty Si u nda Shqiperia !?

Post by Naki Fri 30 Dec 2011, 01:14

Eduard Grei, Ministri i Jashtem i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha per Ballkanin, kishte caktuar vetem 15 minuta kohe per takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mire se Shqiperia e dobet ishte e humbura e madhe.

Kishte pak vullnet per te diskutuar me nje shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjeter, qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me Orientin e larget.

Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetem te fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem ne vend, Konica nuk permendi asgje per kufijte. Me nje ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbuluar nje miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe Mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin sebashku ne tavoline. Nje minute me vone, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete, porse ai kishte dashur te shihte, se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por nje gje eshte e qarte. Grei i ka pranuar Konices se Shqiperia do te dilte me e humbura ne kete histori sepse kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurre per kete bisede. Ai e permendi vetem vite me vone, me 1949, ne Firence, ndersa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurre. Familja e tij mori nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.

Mehmet Konica ishte padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi ate neper disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me se fundi, nje delegacion nderkombetar i kryesuar nga nje gjeneral italian, vendosi ne Shqiperine e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurre ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Nje aventure e gjate e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli gjithe mosmarreveshjet ne kete ane te Ballkanit.

Konferenca e Ambasadoreve, 1913

Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vertete tek kjo flitet per Konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur te gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqiperise, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi. Por, nese egzistenca e metejshme e Turqise, ishte ketu vetem ceshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vertete te gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne ate kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe beheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftes se re boterore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me nje zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikerisht, ketij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencen e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavaresine ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet per nje pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk eshte aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores, mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e qeverise rumune dhe me pas ate te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtem Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavaresine shqiptare. Por, ndersa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne nje aleance i shpallen lufte Turqise. Ne me pak se nje muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithe territoret shqiptare, duke lene vetem nje trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nen juridiksionin e shtetit te ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha per caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne bllokaden detare greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi per Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.

Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur mbi projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte keshtu mjaft i veshtire. Ambasadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake, ne te cilen, kufijte e Shqiperise, percaktoheshin ne nje hapesire midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lene dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe nje pjese e madhe e Shqiperise se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndersa Korca, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi te gjitha, projekti parashikonte qe Shqiperia te mos ishte nje vend i pavarur, por nje province autonome nen kujdesin e Turqise.

Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshem. Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.

Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qene derivate te projekteve baze. Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne keto vende qene ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane te tyre qene turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike per ekzistencen e mbreterise se vogel ballkanike. Sipas projektit te tyre, Shqiperia mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane, duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen bregdetare atje.

Projekti grek ishte me i sofistikuar. Vec argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit te tyre: Thesalia, Janina, Cameria duhej te bashkengjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjeter grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po keshtu, keto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para, ne rast te nje sulmi nga shqiptaret. I njejti pretendim edhe ne juglindje, ku kerkohej Korca, si nje vijim llogjik i Follorines.

Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, pergatitur me ngut nga delegacioni, por qe kerkonte te hidhte poshte argumentat e fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike. Delegacioni shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti rus, Shqiperia mbetej e cunguar dhe pas asnje burim ekonomik.

Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si nje kompromis midis dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, nje pjese e Dibres dhe Mirdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove; nje pjese e madhe e Dibres, se bashku me qytetin me te njejtin emer, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshte nga shqiptare, ose ku shqiptaret ishin mazhorance dominuese.

Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara, Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines, Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e diskutueshme mbeti vetem Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste Komisioni Nderkombetar per ndarjen e kufijve. U caktuan dy komisione, qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend, nje ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe nje ne jug i kryesuar nga nje ushtarak i larte austro-hungarez ose ne rast te kundert italian. Komisionet do te fillonin pune menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nen juridiksionin e tyre. Konferenca vendosi qe Shqiperia te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Per organizimin e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare e drejtuar nga oficere hollandeze.

Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gje qe u reflektua kudo. Vete Grei priti ne nje takim Isa Boletinin, qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilesuar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te rende, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kerkonte te bente shaka duke i thene se do te nderhynte, qe vendlindja e tij te perfshihej ne Shqiperi, se kishte ardhur per gjithe Shqiperine dhe jo per qytetin e tij. Problemet nuk qene vetem keto. Mjaft persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qene greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi nje kryengritje kunder qeverise se Vlores duke pretenduar se jane greke. Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.

Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqiperise. Trazirat e brendeshme u pasuan nga Lufta e Pare Boterore dhe piramidat e kufijve shqiptare u vendoswn qw te caktoheshin me vone.

Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Boterore, kerkonte edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres, kishin dale te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen boterore kishte dale SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet. Pikerisht tek kjo, u mbeshteten shpresat e Shqiperise per garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume. Aq me teper, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur per te mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marre persiper mbrojtjen e Shqiperise. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shume i qarte. Per te pasur nje tablo te plote, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA-sw ne Torino, zotin Jozef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar per ta shoqeruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqiperise ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu nje pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit per te qendruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nese Italia nuk terhiqej me deshire nga Vlora, problemi do te shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij nje tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit te tyre. Ai u befasua sidomos kur nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te cliruar Vloren.

Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi nje demonstrate e madhe pro SHBA-sw, te cilen ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thote se ai asnjehere nuk kishte pare kaq shume flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkise Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene nje pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkise, kur e lajmeruan se jashte ishte mbledhur gjithe populli i qytetit per ta pershendetur. Nje delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi per t'i sjelle mjaft dhurata dhe per ta pershendetur ne anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur nje tjeter delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra eshte toke greke dhe deshira e popullsise se saj eshte nje bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se Kryetarit te Bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.

Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshin nen kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe nje elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithe te krishtereve te demonstrojne per nje bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se Korca eshte thjeshte shqiptare dhe kete ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Nje konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret jane nje popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas nje vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, ate per kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe ketej, brenda javes u vendos mbi tavolinen e punes se Uillsonit ne Versaje.

Haven vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane, Shkoder dhe Kruje ku gjeti po ate entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti nje rol kyc. Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqiperise dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vone, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit nje note proteste, ku shenonte se Haveni ishte nje njeri i blere nga Shqiptaret.

Percaktimi i kufijve

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do te caktonte ne vend kufijte e Shqiperise, mberriti ne Tirane ne nje moment te trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikerisht diten kur kishte bere nje grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtines. Por, ata nuk moren vesh asgje. Hasan Prishtina dha doreheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po ate dite, i shoqeruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshem, komisioni udhetoi per Shkoder. Ky ishte komisioni, qe do te caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte me nderprerje per me shume se nje vit. Ai kryesohej nga nje kolonel Francez dhe nje major Hollandez.

Nje vit e gjysme me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do te caktonte kufijte e Shqiperise se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, nje oficer i Mbreterise Italiane dhe nga nje major britanik. Edhe kesaj here komisioni shoqerohej nga Bajram Fevzi, kesaj here Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. Komisioni punoi per gati tete muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Per te mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu nje test te thjeshte. Ata mbushnin nje grusht me monedha dhe ja hidhnin femijeve te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhen e tyre te perditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Keshtu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqiperise. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qe vec ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne nje nga keto prita, Gjeneral Telini u godit ne koke dhe vdiq ne vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetem pas bisedimeve ne Paris, te cilat i jepnin dore te lire Italise ne Greqi. Shqyrtimi i kufijve te metejshem te Shqiperise se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dergua ne Tirane ku ju bene gjithe nderimet ushtarake. Prej ketej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emer te Qeverise se Tiranes ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu i pare qe kishte luftuar per kufijte e Shqiperise dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njeres prej mijera viktimave te ketij konflikti.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26215
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum