Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si krijohen monsunet

Go down

Si krijohen monsunet Empty Si krijohen monsunet

Post by Majlinda Tue 10 Apr 2012, 02:19

Monsunet.- Janė erėra periodike. Kėto erėra me periudhė vjetore fryjnė njė gjysmė viti prej oqeanit kah toka, kurse nė gjysmėn tjetėr tė vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokės kah oqeani. Monsunet pėrfshijnė hapėsira tė mėdha tė tokės dhe tė oqeanit, d.m.th. ato formohen ku sipėrfaqet e mėdha ujore kufizohen me sipėrfaqe tė mėdha tė tokės. Monsunet fryjnė dimrit prej tokės kah oqeani, sepse dimrit toka ėshtė mė e ftohtė se oqeani dhe mbi tokė ekziston shtypje ajrore mė e madhe, kėshtu qė gradienti horizontal i shtypjes ajrore ėshtė i drejtuar prej oqeanit kah toka, prandaj erėrat fryjnė prej oqeanit kah toka. Meqė masat ajrore gjatė kėtyre rrymave kalojnė hapėsira tė konsiderueshme, si nė thellėsi tė tokės, ashtu edhe mbi oqeane, nė drejtimin e monsuneve ndikon edhe fuqia e deviacionit. Monsunet ne hemisferėn veriore devijojnė prej drejtimit tė parė tė tyre djathtas, kurse nė hemisferėn jugore kthehen majtas. Monsunet formohen nė brigje tė disa oqeaneve, si tė hemisferės jugore, edhe tė asaj veriore. Monsunet mė shprehėse formohen mbi Oqeanin Indian dhe pjesėn jugore tė Azisė. Ato nė kohėn e verės vijnė deri te Himalajet, kurse gjatė dimrit nisen prej Himalajeve. Lartėsia e ndikimit tė tyre ėshtė rreth 3 deri 4 km. Monsuni i cili vjen prej oqeanit, verės ėshtė i lagshtė dhe nė Indi shkakton sasi tė mėdha tė reshurash. Erėrat monsune janė tė zhvilluara dobėt nė zonat e Ekuadorit, ku kemi oscilim tė madh ditor, tė temperaturės, por oscilimi vjetor ėshtė i vogėl, si i temperaturės, ashtu edhe i shtypjes sė ajrit.
Majlinda
Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 18681
Regjistruar mė : 2007-10-12
Profesioni : oficere

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum