Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shfarosni shqiptarėt! Ja platformat e fqinjėve…

2 posters

Go down

Shfarosni shqiptarėt! Ja platformat e fqinjėve… Empty Shfarosni shqiptarėt! Ja platformat e fqinjėve…

Post by Naki Tue 16 Dec 2014, 22:51

Spastrimet dhe dėbimet e fqinjėve ballkanikė ndaj shqiptarėve datojnė prej 200-vitesh, por edhe mė parė prej turqve dhe numėrojnė si ideatorė tė tyre deri mendimtarė me reputacion, shpesh politikanė, diplomatė, shkrimtarė, rėndom ushtarakė dhe tė tjerė. Protagonistėt mė tė mėdhenj tė spastrimit ndaj shqiptarėve nė 200-vitet e fundit janė serbėt, malazezėt dhe pa asnjė dyshim grekėt.
Sot, mund tė jemi nė marrėdhėnie tė mira dhe shpresojmė qė kėto tė ruhen dhe nė tė ardhmen, por fėmijėve nė shkolla, apo tė rinjve tė sotėm dhe shumė pseudove duhet t’ua kujtojmė historinė e dhimbshme. Kjo histori nuk bėhet, siē pretendohet sot nė botėn e globalizmit me fshirjen e teksteve nė shkolla, por me shkrimin e sinqertė tė gjėrave qė kanė ndodhur dhe qė varen ende pezull sot mes nesh. Ndoshta kjo i bėri serbėt, pak javė mė parė, qė tė derdhin aq inat nė stadium kundėr njė vendi qė se kanė fare nė kufi, apo qė i bėn grekėt sot e kėsaj dite tė mos e njohin realitetin ēam.
Janė njė sėrė platformash, idesh dhe memorandumesh, qė kanė kryer ndėr dekada funksionarė tė lartė serbė, malazezė, grekė, pėrmes mbretėrve tė tyre, ushtarakėve, kryeministrave dhe ministrave, duke kėrkuar qė ta shfarosin krejt Shqipėrinė. Tė mendosh se nė emrat e njohur janė deri nė familjet e njohura dinastike ballkanike, por edhe shkrimtarė nobelistė, atėherė drithėrohesh.
Janė ideatorė tė kombeve tė tyre por duke menduar shfarosjen e kombi tonė qė e quanin rėndom si tė panevojshėm, apo qė nė njė tė ardhme mund tė bėnin deri ekspansion biologjik nė gadishull, si referojnė rėndom pėr shqiptarėt. Sot, historia ėshtė kthyer pėrmbys, por pėr fat nė anėn e mirė, pasi kosovarėt populli mė martir i Gadishullit, ka shtetin e vet dhe madje dhe njė shtet amė nė kufi, kurse grekėt jo larg nė kohė do tė pėrballen realisht me problemin e Ēamėrisė.
Kurse serbėt janė rrudhur deri nė absurd. E Drejta mund tė vonojė por nuk mund tė harrojė kurrė. Koha e provoi kėtė dhe Shqipėria ėshtė jo vetėm faktor nė Ballkan, por edhe njė nga elementėt mė tė rėndėsishėm tė qetėsisė dhe ekzistencės sė kėtij gadishulli. Po shpalosim disa nga kėto momente, kur shqiptarėt janė parė si elementė tė denjė pėr t’i pėrzėnė nga shtėpitė e tyre, thjesht pėr interesat e pastra hegjemoniste greke, serbe, malazeze etj.
 “Naēertanija” e Ilija Grashaninit, ministėr dhe ideolog
Propozimin pėr kėtė platformė, Ilia Grashaninit ia sugjeroi pansllavisti ēek Frantishek A. Zach (1807-1892), prej Moravisė, atėkohė pjesė e Perandorisė Austriake. Zach pėrfaqėsonte organizatėn e emigrantėve polakė, tė themeluar prej princit Adam Czartorysky. Qėllimi ėshtė i qartė, Zahu qė e njeh mirė Beogradin u sugjeron autoriteteve serbe tė qėndrojnė larg ndikimit rus. Ilia Grashanini ishte funksionar i Strukturave tė Brendshme tė Serbisė. Personazh i shekullit tė XIX (1812-1874), ai u bė figurė kryesore e regjimit konstitucional si edhe ideatori i ithtarėve tė zgjerimit tė shtetit tė Serbisė. Ai mbahet si themeluesi i bazave tė politikės serbo-madhe tė bashkimit. Garashanini, platformėn e tij tė sintetizuar e paraqiti nė dokumentin sekret tė cilin e quajti “Naēertanie”  (1844) qė pėrkthehet Projekt, d.m.th. Plan. Nė fakt, besohet se projekti themelor ishte kryekreje memorandumi i Zahut, qė e mendonte Serbinė e re si vazhduese tė perandorisė mesjetare tė Stefan Dushanit (1308-1355). Nostalgji e perandorisė sė dikurshme tė Nemanjėve, qė nė shekujt e Mesjetės e shkatėrruan Turqit. Garashanin ishte personi i duhur dhe ai menjėherė  argumentoi pse duhet “ta pėrqafojnė tė gjithė popujt serbė qė e rrethojnė atė”. Sach mendonte se Serbėt duhet tė ishin ideatorėt dhe udhėheqėsit e njė formacioni tė Sllavėve tė Jugut “ajo nuk kufizohet nė kufijtė e saj tė sotėm, por synon t’i pėrqafojė tė gjithė popujt serbė qė e rrethojnė”. Sipas “Naēertanies” sė Garashaninit, pjesė e shtetit tė madh serb do tė ishte edhe Shqipėria Veriore. Pėr programin e tij, Garashanini parashikoi organizimin e njė shėrbimi sekret dhe njė sistemi tė zhvilluar propagandistik. Platforma e Naēertanies, me synimet e saj pushtuese nė Ballkan, nėnkuptonte edhe shtrirjen nė territoret shqiptare. Qė atėherė, populli serb, pėr sllavėt, ėshtė popull hyjnor dhe popull historik.
Sipas tij:- boshnjakėt janė serbė tė fesė islame, d.m.th. serbė tė myslimanizuar; gjuha qė flasin ata ėshtė serbishtja;
–  malazeztė janė serbė, si pėr nga gjuha, ashtu edhe pėr nga feja;
– Maqedonia ėshtė Serbi Jugore;
– kroatėt ndėrkaq, janė serbė tė fesė katolike dhe gjuha qė flasin ata ėshtė serbishtja.
Shqiptarėt konsiderohen si mbetje turke nė Ballkan.
Naēertania u realizua nė njė pjesė tė konsiderueshme gjatė Luftės sė Parė Ballkanike (1912) kur Serbia, nė bazė tė vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr (1912-13) aneksoi Kosovėn dhe viset e tjera lindore tė Shqipėrisė me njė politikė shkombėtarizuese.
 Vaso Ēubriloviē: “Dėbimii shqiptarėve” (1937)
Ai qė e vazhdoi politikėn e “Naēertanies” ishte Vasa Ēubriloviēi (1897-1990). Nė memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dėbimi i shqiptarėve), qė ai e hartoi pėr qeverinė e Stojadinoviēit (Milan Stojadinoviē  (Ēaēak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministėr i Mbretėrisė sė Jugosllavisė nė vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mėnyrat e zgjidhjes sė “problemit shqiptar”.  Vaso ose Vasa ka qenė akademik nė fushėn e Historisė dhe nė tė ritė e veta ishte njė nga organizatorėt e atentatit nė Sarajevė ndaj trashėgimtarit tė fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit. Memorandumi i vet flet nė mėnyrė tė detajuar pėr serbizimin e Kosovės dhe flet pa mėshirė pėr qeverinė e vet, qė s’mundi ta kolonizojė kėtė hapėsire pas Luftės sė Parė Botėrore. Memorandumi iu dorėzua mė 7 mars 1937 qeverisė sė Milan Stojadinoviēit dhe ka deri dėbim fizik tė shqiptarėve prej Kosove pėr nė Turqi dhe nė Shqipėri. Ėshtė pastrimi i parė etnik i detajuar i serbėve. Pėr kėtė citon, nacionalistin tjetėr Jovan Cvijiē, qė thoshte se: Shqiptarėt janė raca mė ekspansive nė Ballkan, ish-rektorin e Universitetit tė Beogradit dhe kryetar i Akademisė Mbretėrore Serbe tė Shkencave.
Ja ēfarė thuhet nė memorandum nė preambulėn e vet: “Problemi i shqiptarėve nė jetėn tonė kombėtare dhe shtetėrore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur njė rol tė madh nė jetėn tonė nė periudhėn e mesjetės, por njė vend tejet tė rėndėsishėm ka zėnė nga fundi tė shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve qė dikur  kanė qenė vatra luftėrash, shpėrngulet drejt veriut dhe nė vend tė tyre vijnė malėsorėt shqiptarė. Dalėngadalė, prej kodrave tė tyre ata vendosen nė luginat pjellore tė Metohisė dhe tė Kosovės dhe duke depėrtuar drejt veriut, shtrihen nė drejtim tė Moravės perėndimore dhe jugore; nėpėr Malin Sharr bien nė Pollog dhe qė andej drejt Vardarit. Deri nė shekullin XIX ėshtė krijuar nė kėtė mėnyrė trekėndėshi shqiptar, pykė e cila, nė saje tė mbėshtetjes etnike tė vijės Dobar-Rogoznė ėshtė ngulur thellė nė trojet tona dhe ka arritur deri nė Nish, duke i ndarė trojet tona tė vjetra tė Rashkės nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit….Kėtė pykė shqiptare, Serbia filloi ta krasitė qė nga kryengritja e parė duke e dėbuar popullsinė shqiptare tė viseve mė veriore, qė nga Jagodina”
 Ivo Andriē: Spastrimi i shqiptarėve
Nobelisti i letėrsisė dhe diplomati i njohur ka pėrgatitur njė dokument qė e botoi nė Beograd, mė 30 janar 1939
Ndarja e Shqipėrisė
Me rastin e vlerėsimit tė tėrė kėsaj ēėshtjeje, duhet tė kemi parasysh se nė ēdo mėnyrė duhet tė shikojmė qė t’i shmangemi ēdo konflikti qoftė tė fshehtė qoftė tė hapėt me Italinė. Gjithashtu duhet ta evitojmė pushtimin e tėrė Shqipėrisė nga ana e Italisė se nė kėtė mėnyrė do tė na rrezikonte nė vendet mė tė ndjeshme – nė Bokė tė Kotorrit dhe nė Kosovė. Duke marrė parasysh tė gjitha kėto qė thamė mė sipėr, ndarja e Shqipėisė do tė mund tė vinte nė konsiderim pėr ne vetėm si njė e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, tė cilės nuk do tė mund t’i bėnim ballė, dhe si njė dėm i madh nga i cili duhet tė nxjerrim aq dobi sa ėshtė e mundshme, do tė thotė nga dy tė kėqija duhet ta zgjedhim atė qė ėshtė mė e vogėl.
Kompensimet tona
Kėto kompensime gjenden nė materialin e pėrpunuar para 20 vjetėsh, kur shtrohej ēėshtja e ndarjes sė Shqipėrisė. Maksimumi qė kemi kėrkuar nė atė kohė ishte kufiri qė do tė shtrihej buzė Matit e Drinit tė Zi dhe qė do tė na jepte sigurinė strategjike tė Malit tė Zi dhe tė Kosovės. Gjithashtu duhet t’i sigurojė luginat e liqenet tė Ohrit dhe tė Prespės, duke pėrfshirė Pogradecin dhe fshatrat sllave tė Malit tė Thatė, si dhe ato midis Prespės e Korēės. Marrja e Shkodrės, nė kėtė rast, do tė kishte rėndėsi tė madhe morale dhe ekonomike.  Kjo do tė na mundėsonte zhvillimin e punimeve tė mėdha hidroteknike dhe pėrfitimin e tokės pjellore pėr ushqimin e Malit tė Zi. Shqipėria Veriore, nė kuadrin e Jugosllavisė, do tė mundėsonte krijimin e lidhjeve tė reja tė komunikacionit tė Serbisė Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipėrisė do tė zhdukej qendra tėrheqėse pėr minoritetin shqiptar nė Kosovė, i cili, nė njė situatė tė re, do tė asimilohej mė lehtė. Ne, eventualisht, do tė kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijė shqiptarė mė tepėr, por kėta janė, tė shumtėn, katolikė, marrėdhėniet e tė cilėve me shqiptarėt myslimanė nuk kanė qenė kurrė tė mira. Shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi gjithashtu do tė bėhej nė rrethana tė reja, sepse nuk do tė ekzistonte kurrfarė aksioni mė i fortė pėr pengimin e saj. (Pjesa e marrė nga libri i Hivzi Sulejmanit)
 Dobrica Ēosiē:  Shqiptarėt, barrė pėr Ballkanin
Shkrimtari i njohur serb Dobrica Ēosiē  u nda vetėm pak kohė mė parė nga jeta. Ai mbahet si babai i popullit serb dhe megjithėse ka qenė dhe disident ndaj Titos, kur ishte puna ndaj shqiptarėve, mbahet si njė nga mbėshtetėsit e politikės sė Rankoviēit, ministrit tė brendshėm famėkeq nė kohėn e Titos. Si akademik dhe shkrimtar ka qenė njė nga njerėzit qė ka hartuar shpesh ide kombėtare dhe ka pasur polemika me shumė njerėz. Ēosiē i ka quajtur shqiptarėt si barrė barbare e Ballkanit, ndėrkaq thuhet se ėshtė pajtuar me idetė pėr Serbinė e madhe dhe ka folur se si pjesė tė Kroacisė e Bosnjės duhet t’i kthehen Serbisė. Megjithatė, pak muaj mė parė i konfesoi revistės “Nedeljnik”, nė moshėn 93 vjeēare, se Kosova humbi dhe apeloi te gjeneratat e reja tė mos harxhojnė energji pasi kėtė ēėshtje e ka zgjidhur historia kundėr ideve tė tyre.
 Sllobodan Millosheviēi: Spastrimi final
Lėvizja pėr pavarėsinė e Kosovės mori hov nė mesin e viteve ’80, por Serbėt ishin kundėr autonomisė dhe mė 1987 Sllobodan Milosheviē, qė po ngjiste atėkohė hierarkinė pushtetare serbe  u zgjodh udhėheqės i Partisė Komuniste Serbe me premtimin pėr rikthimin e sundimit Serb nė Kosovė. Mė 1989, Millosheviēi u bė Presidenti i Serbisė dhe menjėherė ndėrhyri nė Kosovė, duke e ulur fare autonominė mė 1990, nėpėrmjet dėrgimit tė trupave ushtarake qė rrėzuan qeverinė kosovare. Por llogaritė ishin bėrė gabim pasi kjo politikė e pėrcolli Federatėn Jugosllave drejt shkatėrrimit mė 1991, dhe mė 1992, kurse Kosova pak vite mė parė do tė shpallte shtetin e saj.. Epilogu ishte se Millosheviēi, qė mendonte t’i jepte fund problemit shqiptar pėrfundoi nė Gjykatėn e Hagės dhe vdiq pa iu mbyllur procesi i krimeve ndaj njerėzimit, qė i rėndonte mbi supe. Ai bėri njė shpėrngulje gati biblike tė shqiptarėve nė fund tė viteve ’90 nga mė famėkėqet e shekullit tė shkuar.
 Greqia
Nga viti 1913-1922, kohė nė tė cilėn Shqipėria pėrjetoi shumė peripeci, Greqia vazhdoi tė bėnte sistematikisht pastrimin etnik tė shqiptareve. Greqia pėrzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijė shqiptarė, ku njė pjesė i dėrgoi nė Turqi, e tė tjerėt i shpėrndau nėpėr ishujt e vdekjes.
 “Protokoll i Korfuzit”
Ėshtė njė dokument qė pėrcakton kufijtė e Vorio-Epirit, ku koncepti i Vorio-Epirit shtrihej deri nė Durrės, pasi Epidamusi i lashtė ishte koloni greke! Tė tjerėt e ēonin kėtė kufi deri nė Shkumbin. ‘Protokolli” pėrcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korēės, Gjirokastrės, Sarandės e Himarės.
 Ligji i Luftės
Historia e Ligjit tė Luftės fillon mė 10 nėntor 1940 kur u shpall dekreti mbretėror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftės sė Greqisė me Italinė e Shqipėrinė. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisė e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftės. Por pas pėrfundimit tė luftės, qeveria e sapo formuar nė vitin 1945 e rikthen atė duke i rishpallur luftė pėrsėri Shqipėrisė me njė dekret tė ri me numėr 13. Mė 28 gusht 1987 Qeveria e Andreas Papandreu, i pranishėm dhe Karolos Papulias, heq Ligjin luftėnxitėse mes Greqisė e Shqipėrisė.
 Masakra e Zervės, gjeneralit grek mbi ēamėt
Gjenerali kolaboracionist Napolan Zerva, nė pragvdekjen e tij, tha: “Vdes i qetė se bėra atė qė doja. Pas lashė rrėke gjaku, tym, blozė, gėrmadhė; ulurima fėmijėsh, nuse dhe gra nudo, qė futeshin nė furrat e ndezura, qė tė mos pillnin mė shqiptarė… burra tė varur, shpuar me bajonetė, gjuha shqipe nuk do tė flitet mė nė tokėn helene. Kjo me kėnaq mua, ashtu siē kėnaq tėrė shpirtrat helene!”. Mė 1944 Zerva dhe gjeneralėt e tjerė kishin marrė urdhėr qė popullsia ēame prej 30-35 mijė banorėsh ta asgjėsonin krejt. Paradoksi ishte se Aleatėt mbyllėn sytė, ose si shprehej  koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, kur deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, qė unė drejtoja, Zerva i dėboi ēamėt nga shtėpitė e tyre!”. Genocidi nisi me 27 qershor l944. Ushtarėt e Zervės rrėnonin gjithēka qė gjenin pėrpara dhe rrafshuan mbi 5800 shtėpi nė 68 fshatra dhe qindra mijėra ēamė u vranė dhe pronarėt u bastisėn krejtėsisht…
 Konferenca e Paqes (1946)
Nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė vitin 1946 Greqia kėrkoi ndryshimin e kufirit me Shqipėrinė duke kėrkuar jugun shqiptar. Mė 1949 ushtria e Greqisė afroi forcat e saja nė kufi pėr tė hyrė nė Shqipėri. Mė 1968 marrėdhėniet midis Tiranės dhe Athinės arritėn deri nė njė luftė tė hapur pas pretendimeve greke pėr aneksimin e jugut tė Shqipėrisė.
 Agresioni grek i 2 gushtit 1949 nė Jug
Mė 2 gusht 1949, territori jugor shqiptar nė juglindje me bazė rajonin e Korēės, por edhe deri nė Konispol tė Sarandės nė Likojan, u bė objekt sulmi ushtarak prej Greqisė. Nuk ishte provokacion siē u cilėsua nga shteti shqiptar nė vitin 1949, por sulm ushtarak grek kundėr vendit tonė. U shpėrnguėn me qindra familje shqiptare pėr t’i shpėtuar kėtij agresioni tė paprecedent. Greqia vėrsuli drejt Shqipėrisė mbi 70 mijė forca tė armatosura, mbi 50 avionė, 80 tanke dhe njė skalion artilerie me afro 400 gjuajtės, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi nė luftėn mbrojtėse 10 mijė ushtarė, ndėrkohė qė po mbante nė gatishmėri edhe 30 mijė trupa tė tjerė pranė zonės sė sulmuar.
 Italia – Aneksimi i Shqipėrisė
Mė 7 Prill 1939 Italia e pushtoi Shqipėrinė,ndėrsa vendi  ra krejtėsisht nėn perandorinė italiane. Njeriu mė i rėndėssihėm i vendit ishte Lejtnanti i Pėrgjithshėm i Madhėrisė sė Tij Mbretit Perandor nė Shqipėri (Luogotenente Generale di S.M. il Re Imperatore in Albania) i atashuar qeverisė sė Tiranės. Ky post iu dha ish tė dėrguarit Franēesko Jakomoni i San Marinos, tė cilit i raportonte njė personel prej 120-140 vetėsh.
Autoriteteve shqiptare nuk u lejohej tė shpallnin akte ligjore ose tė merrnin vendime tė rėndėsishme pa aprovimin e tij. Shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gėzonte njė status tė veēantė nė strukturat e aparatit pushtues. Gjatė viteve 1940-1942 ato numėronin 100.000-150.000 vetė. Deri nė nėntor 1949 ato ishin nėn komandėn e Kryekomandantit tė Forcave tė Armatosura nė Shqipėri, gjeneralit Sebastiano Viskonti Praska. Aty u vendos pėrkohėsisht edhe misioni ushtarak i gjeneralit Manlio Gabrieli. Mė vonė nė Shqipėri u vendos komanda e forcave qė pushtuan Greqinė. Qeveria kolaboracioniste nė Tiranė drejtohej nga Shefqet bej Vėrlaci, feudalist dhe pronar i madh tokash i cili kishte qenė rival i Zogut pėr shumė vjet. /zeri/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Shfarosni shqiptarėt! Ja platformat e fqinjėve… Empty Re: Shfarosni shqiptarėt! Ja platformat e fqinjėve…

Post by albi Sat 20 Dec 2014, 17:56

Tu lumte Naki pet ket postim
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 18520
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum