Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ėshtė manipuluar historia e shqiptarėve ndėr dekada

Go down

Si ėshtė manipuluar historia e shqiptarėve ndėr dekada Empty Si ėshtė manipuluar historia e shqiptarėve ndėr dekada

Post by Naki Mon 23 Mar 2015, 15:29

Prof. James Pettifer (Oxford University)
- Historia ėshtė se si ne e shohim veten nė tė kaluarėn. Nė periudhėn post-komuniste nė tranzicion nė Shqipėri dhe gjetiu nė Ballkan, ajo ka qenė njė temė e diskutueshme dhe e rėndėsishme jo mė pak se sa ajo ishte nėn komunizėm, apo nė sistemet e mėparshme politike. Institucionet ndėrkombėtare perėndimore, si Bashkimi Europian, kanė bėrė financime dhe janė angazhuar pėr atė qė ka qenė konsideruar si 'modernizim' i historisė komuniste tė 'rreme' ose tė 'shtrembėruar'i.
 Arsyeja pse unė i hyra kėtij studimi ishte se nė realitet ėshtė shėnuar njė ndryshim shumė i kufizuar nė drejtim tė shkrimit ndėrnacional tė historisė qė nga viti 1990, dhe se shumė shkrime historike post-komuniste shqiptare qėndrojnė nė kornizat intelektuale nė lidhje me identitetin kombėtar, kryesisht nė gjuhėsi dhe arkeologji, qė u zhvilluan nė periudhėn komuniste. Pėr mė tepėr, disa aspekte tė tė shkruarit pas viteve1990 kanė mishėruar nė tė vėrtetė fuqishėm konceptimet mbarėshqiptare, pėr shkak tė 'ndreqjes' sė historive tė Ballit Kombėtar nė Kosovė dhe ish-Maqedoninė jugosllave Perėndimore / Republika e Maqedonisė, tė ndrydhura nga sistemet arsimore titiste dhe enveriste. Rėndėsia e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė arritjen e pavarėsisė sė Kosovės nė vitin 2008 ka tė ngjarė tė pėrforcojė analizėn e traditave partizane dhe jozyrtare ushtarake nė historiografinė shqiptare tė Kosovės. Ėshtė e rėndėsishme qė tė sjellim ndėr mend se historia shqiptare politike, ekonomike dhe ushtarake gjithmonė ka qenė pak e njohur jashtė vendit, nė tė vėrtetė mund tė thuhet se pėr periudha tė gjata vėshtirė se mund tė thuhet se kanė ekzistuar kėto njohuri. Studimet e huaja janė pėrqendruar gjithmonė nė historinė kulturore, gjuhėn dhe letėrsinė, nga pėrkthimet dhe tekstet letrare tė botės veneciane tė Buzaut dhe pasardhėsve tė tij ndaj hulumtimeve shkencore tė helenizmit austriak nga Johannes von Hahn nė shekullin XIXii. Lexuesit anglezė nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX mund tė kenė mėsuar pėr Skėnderbeun nga poezia e Henri Uadsuorth Longfellout (Henry Wadsworth Longfellow), ashtu si pesėdhjetė vjet mė parė Bajroni kish pėrcaktuar njė imazh tė Shqipėrisė nė veprėn e tij. Nuk do tė kishte qenė e mundur pėr ta qė, nė tė njėjtėn kohė, tė shkonin nė ndonjė librari nė Londėr apo Nju Jork dhe tė blinin njė histori tė Shqipėrisė, tė ēdo lloji, qoftė ky njė libėr i mirė apo i keq. Nė shumicėn e kėsaj tradite kulturore, figura e Skėnderbeut, ikona kombėtare e shekullit tė pesėmbėdhjetė ka qenė gjithmonė qendrore, duke mishėruar imazhin heroik tė rezistencės mė tė spikatur popullore shqiptare kundėr pushtimit osman. Para tij nė gojėdhėna kishte vetėm shtypje, disfata, mister dhe pasiguri. Kėta faktorė negativė u rishfaqėn pas vdekjes sė tij, me vendosjen e qindra vjetėve tė sundimit osman. Pas Skėnderbeut, shqiptarėt u 'zhdukėn' nė Perandorinė Osmane, pėr t'u rishfaqur nė traditėn letrare angleze nė periudhėn romantike nėpėrmjet Bajronit dhe pėrshkrimeve nė poezitė e tij nė oborrin e Ali Pashė Tepelenės. Nė Francė, njė autor si Pukėvili (Pouqueville) kreu tė njėjtin rol. Pas rėnies sė Ali Pashės ndodhi njė tjetėr eklips i shkurtėr, dhe pastaj historia shqiptare 'filloi pėrsėri' tė flasė, nė kėtė perceptim, nė periudhėn e Rilindjes tė mesit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė qė pėrkon me ripėrtėritjen e ndjenjave kombėtare me formimin e Lidhjeve tė Prizrenit dhe tė Pejės, pas vitit 1878. Kongresi i Berlinit pa mbėrritjen e ēėshtjes shqiptare nė stadin diplomatik europian. Njė brez pas saj erdhi shfaqja e ngadaltė dhe e pasigurt e shtetit tė ri kombėtar shqiptar pas rėnies sė sistemit otoman iii. Pas pavarėsisė nė vitin 1912 dhe dėshtimit tė aspiratėse pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve nė konferencat e mbajtura para Luftės sė Parė Botėrore, historia shqiptare u pėrfshi nė krizėn rajonale qė gllabėroi Ballkanin gjatė dhe pas konfliktit botėror. Mbijetesa e kombit ishte problematike dhe pa angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr njė shtet tė pavarur shqiptar nė periudhėn e negociatave tė Traktatit tė Versajės, kishte tė ngjarė qė ky territor tė ishte ndarė midis Greqisė dhe Serbisė. Historia e periudhės midis luftrave ėshtė e njohur mirė, me monarkinė e brishtė zogiste qė po gėlltitej nga Italia fashiste e Musolinit nė vitet 1930.iv Ēfarėdo interpretimesh qė janė bėrė pėr atė periudhė, nė kuptimin e atmosferės sė pėrgjithshme tė historiografisė, duhet thėnė se imazhet heroike ishin tė pakta. Vetėm nė historinė e Kosovės kanė zenė vend episode tė tilla dhe kėtu flitet pėr martirizimin, me figura tė tilla si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, tė cilėt luftuan pėr nacionalizmin shqiptar parimor, duke humbur jetėn e tyre nė rrethana poshtėruese dhe tė vėshtira.Por me Luftėn e Dytė Botėrore, pushtimi nga forcat e Boshtit i Shqipėrisė dhe Kosovės siguruan njė terren ku diskutimi tradicional i rezistencės heroike ndaj pushtimit kombėtar mund tė rifillonte. Ushtria komuniste partizane u pėrshtat me sukses ndaj instinkteve natyrore tė pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve kundėr forcave tė Boshtit, duke zhdukur forcat e tjera tė rezistencės, dhe bėri njė rezistencė tė shquar ushtarake nė vitet 1943-1944 pėr ēlirimin e kombit. Duke vepruar kėshtu, natyrshėm kryen edhe njė luftė civile kundėr nacionalistėve jo komunistė tė bazuar kryesisht nė veri tė vendit, disa nga tė cilėt, si familja Kryeziu kishin qenė patriotė dhe qė nuk kishin bashkėpunuar me forcat e Boshtit. Ushtari partizan si individ u bė hero universal, ndėrsa nga ana tjetėr vetė Partia Komuniste pėrvetėsoi heroiken, pasqyrimin e njė kombi tė vogėl dhe tė shtypur qė gjeti sėrish forcėn, pėr tė luftuar kundėr pengesave tė mėdha tė forcave tė huaja, dhe pėr t'i kapėrcyer ato. Por ndėrsa partizanėt padyshim qė dominuan forcat e rezistencės nė Shqipėri, dhe triumfuan, nė Kosovė dhe Ēamėri dhe nė trevat me shumicė shqiptare nė atė qė u bė Republika Socialiste e Maqedonisė nė kuadėr tė Jugosllavisė sė dytė, historitė nė kėto vende tė ndryshme ishin shumė tė ndryshme. Nė Ēamėri / Threspoti nė Greqinė veri-perėndimore popullsia e mbetur shqipfolėse u dėbua ose u vra nė vitin 1944 mbi bazėn e bashkėpunimit tė pretenduar me forcat e Boshtit nga milicia e djathtė e Napoleon Zervės, ndėrsa nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore vetėm shumė pak shqiptarė etnikė kishin qenė aktivė me partizanėt titistė. Shumica kishin qenė tė lidhur me lėvizjen nacionaliste tė pavarur tė Ballit Kombėtar e cila u mund dhe u arratis. Kishet partizanė ēamė, siē thekson Enver Hoxha nė librin e tij mbi marrėdhėniet shqiptaro-greke "Dy popuj miq", por ata ishin tė paktė nė numėr dhe nė situatėn kaotike ushtarake nė Epir ndėrsa fuqia e Boshtit mori fund, ēamė tė tjerė luftuan nė ushtrinė e rezistencės komuniste ELAS dhe disa me Ushtrinė Komuniste Demokratike nė fazat e mėvonshme tė Luftės Civile greke. Numri i vogėl i luftėtarėve partizanė shqiptarė tė Kosovės, mė i shquari ndėr tė cilėt, Fadil Hoxha u bė mė vonė udhėheqės i Lidhjes sė Komunistėve nė Kosovė, kishte pėr tė kapėrcyer trashėgiminė e vėshtirė tė pjesėmarrjes shqiptare nė Kosovė nė Divizionin SS nazist 'Skėnderbeg', i cili ishte pėrdorur kundėr partizanėve malazezė nė fazėn e fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė Kosovė lideri mė i aftė ushtarak i partizanėve shqiptarė etnikė, Kolonel Qemal Brovina u radhit nė vitin 1948 me ata qė ishin nė favor tė linjės ruse dhe ai u arrestua nga policia sekrete e Titos dhe u burgos nė kampin e punės Goli Otok nė Adriatik.v Nė vitin 1945, komunistėt shqiptarė trashėguan kėtė histori tė vėshtirė.vi Kjo ishte njė histori e pranisė kulturore dhe letrare nė Perėndim, si dhe njė prani antropologjike e hulumtimeve tė udhėtarėve tė hershėm si Mary Edith Durham, ashtu si historia mbizotėruese e Serbisė nė botėn anglisht-folėse ishte (dhe mbetet) ushtarake, 'roje te porta' siē tregon titulli i librit tė midis luftėrave tė R.G. Laffan.vii Ajo kishte qenė paraprirė nga vepra tė shumta, pak a shumė libra propagandistikė mbi marrėdhėniet britaniko-serbe nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore. Njė titull domethėnės ėshtė ai "Serbia - Parajsa e tė varfėrit" i Herbert Vivian.viii Vėshtirėsitė e periudhės sė Zogut dhe rėnia e kombit nėn shtypjen e Italisė fashiste tė Musolinit i shtuan vėshtirėsitė pėr historianėt. Kishte pak histori tė 'mirė' pėr t'u rrėfyer nė shekullin e njėzetė pas Shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė nė vitin 1912. Nė kuptimin e ndarjes me periudha, kemi njė shekull tė nėntėmbėdhjetė tė shtrirė dhe shumė 'tė gjatė' nė historinė shqiptare, duke filluar nga rreth 1810-a dhe pėrhapja e njohjes sė Ali Pashės, deri nė shpalljen e pavarėsisė nė Vlorė, e cila u fitua vetėm nė shekullin e njėzetė mė 1912. Pėr studiuesit britanikė tė fokusuar mbi origjinėn dhe zhvillimin e idealit kombėtar jugosllav, periudha e ringjalljes kombėtare shqiptare, Rilindja dhe Pavarėsia, nuk dha njė figurė tė vetme heroike tė 'babait themelues' pėr t'u krahasuar me Vuk Karaxhiēin nė historinė kulturore serbe. Heronjtė shqiptarė tė Kosovės ishin luftėtarė, aktivistė, si Isa Boletini dhe Hasan Prishtina, sikurse kishte qenė nė tė vėrtetė edhe Skėnderbeu. Shkrimet e historianit tė madh prusian Leopold von Ranke krijoi njė model tė ngjashėm tė perceptimeve nė botėn gjermanike, ku studimi i tij pėr shfaqejn serbe dhe malazeze nga botėt otomane dhe veneciane nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 18-tė, krijuan kredencialet 'heroike' tė kėtyre kombėsive si faktorė kryesorė nė Ballkanin pas Napoleonit.ixNė vitet e pas Traktatit tė Versajės dhe marrjes sė pushtetit nga Ahmet Zogu (i cili mė vonė u bė Mbret), pak shkrime tė konsiderueshme historike u prodhuan nė Shqipėri. Tradita historike ishte ende kryesisht gojore, kjo ndodhte mė sė shumti edhe ne Jugosllavinė e sapo-krijuar. Ishte koha e veprės me krijime tė zgjedhura tė folklorit epik tė Lordit Albert, Milman Parry-i e tė tjerėve, ndėrkohė qė veprat epike i tejkalonin kufijtė kufijtė bashkėkohorė tė kombit, sikurse tregon pėrzgjedhja e Parry-t pėr kufijtė aktualė shqiptaro-malėzezė dhe serbė. Kėto krijime epike ishin nė njė kuptim real, historia e etnosit nė kėndvėshtrimin Rankeian. Shtysė themelore e qeverisė sė re komuniste pas vitit 1945 ishte pėr ta vėnė historinė, ashtu si dhe pjesėt e tjera tė shoqėrisė, nė baza "shkencore". Kjo bėhej pėr tė kombinuar me fushatat kundėr analfabetizmit masiv - para vitit 1939 vetėm njė pjesė e vogėl e popullsisė mund tė lexonin dhe shkruanin, ndėrsa arsimi i mesėm dhe i lartė nuk mund tė imagjinoheshin jashtė disa qyteteve mė tė zhvilluara si Korēa dhe Shkodra, madje nė njė farė mase edhe nė kryeqytetin Tiranė. Nė zonat rurale dhe malore, analfabetizmi ishte thuajse masiv. Kjo fushatė kundėr analfabetizmit bėri qė tė dukeshin disa pėrparime tė ndjeshme drejt modernitetit nė disa fusha. Nė zhvillimin e arsimit tė lartė, pas vitit 1955, nė disiplinėn kryesore tė historisė sė lashtė tė arkeologjisė ishin shėnuar pėrparime. Ata u ngritėn mbi pėrpjekjet e paraluftės tė arkeologėve tė huaj si Ugolini nė Butrint dhe Leon Rey nė Apolloni, tė cilat u morėn pėrsipėr nga njė brez i ri i studiuesish vendas, si Hasan Ceka. Ky hulumtim u pėrqendrua nė objektivin e pėrforcimit tė origjinės ilire tė popullit shqiptar, si dhe tė fillesės sė tyre.x Pra, nė shumė mėnyra, kjo shėnoi sjelljen e ēėshtjeve bashkėkohore kombėtare nė traditėn intelektuale shqiptare. Puna ndoshta mund tė krahasohet me vendosjen e gurėve tė themelit pėr njė ndėrtesė tė madhe, qė kishte tė bėnte me ndėrtimin e njė historie nė vazhdimėsi tė aktivitetit dhe arritjeve shqiptare. Ilirėt ishin kooptuar nė 'idealin heroik' tė komunizmit nė tė tashmen shqiptare, me gjithė implikimet e zakonshme tė njė etnosi qė luftonte kolonizimin e jashtėm nga Greqia dhe Roma. Por sigurisht, dihet pak pėr shumė aspekte tė shoqėrisė ilire, pasi ata fare pak gjėra tė shkruara kanė lėnė pas. Kėshtu ata kanė kontribuar ndjeshėm nė bėrjen heroike, por pjesėrisht mitike - tė imazhit tė sė kaluarės shqiptare, ndėrsa disa figura tė shquara tė botės klasike dhe atė para-klasike, si mbreti Pirro i Epirit, ishin quajtur proto-shqiptarė.Pirro ėshtė simbolikisht i rėndėsishėm, pasi e kaluara e tij ishte e lidhur me rezistencėn ndaj pushtimit tė huaj dhe mbrojtjen e territorit tė vendit, njė temė kryesore politike kjo pėr komunistėt shqiptarė gjatė gjithė periudhės sė sundimit tė tyre nga viti 1945 deri nė 1990. Regjimi komunist mund tė thuhet se ka pasur disa suksese tė vėrteta nė kėtė drejtim, ndėrsa arsimi shqiptar deri nė ditėt e sotme i ka pranuar kėto 'zbulime', si pjesė e urtėsisė sė pranuar kombėtare dhe qė ėshtė tėrėsisht e pakundėrshtueshme. Rrėfimi i komunistėve ka vazhduar tė mbetet njė rrėfim kombėtar edhe gjatė viteve tė gjata tė qeverisė sė djathtė tė Dr. Sali Berishės nė periudhėn post-komuniste. Ėshtė ndoshta domethėnėse se statuja e madhe e Partizanit heroik qė simbolizon ēlirimin e qytetit ka mbijetuar nė qendėr tė Tiranės gjatė periudhės sė Berishės, pa shqetėsim, ndėrkohė qė pothuajse tė gjitha monumentet e krijuara gjithandej nė kohėn e Partisė sė Punės janė shkatėrruar, duke pėrfshirė edhe tė gjitha statujat e vetė Enver Hoxhės. Partizanėt me imazhin e tyre heroik vendor kanė mbetur tė ngulitur nė njė mėnyrė tė ndershme nė shkrimet historike si dhe nė artin publik historik dhe praktikėn ikonografike. Polemikat e forta mbi pėrpjekjet e qeverisė sė parė Berisha ndėrmjet viteve 1992 dhe 1996 pėr tė modernizuar mozaikun nė pjesėn ballore tė Muzeut Kombėtar nė Tiranė kushtuar Luftės sė Dytė Botėrore e ilustrojnė mė sė miri kėtė situatė. Kjo sigurisht nuk ėshtė e vėrtetė pėr periudha tė tjera tė historisė kombėtare, siē demonstrohet me njė pamje nėnēmuese nga autori i shquar Ismail Kadare pėr tė gjithė periudhėn osmane tė historisė shqiptare. Kur nė vitin 1996 qeveria turke pagoi pėr ngritjen e njė statuje nė qendėr tė Tiranės, pėr njė Pasha tė shquar qė kishte kontribuar nė themelimin e qytetit osman, kėshilli i qytetit u kritikua gjerėsisht pse e lejoi atė. Nė Kosovė dhe nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė situata me shkrimet historike ka qenė mjaft e ndryshme. Nė kėto hapėsira qė nga viti 1990, historia e periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore ka ndryshuar tėrėsisht, kėshtu qė nė njė qytet tė rėndėsishėm si Tetova, ekziston vetėm ai rrėfim qė mund tė quhet 'ballist' dhe nė mėsimdhėnie nėpėr shkolla dhe nė tekstet e reja, si dhe nė studimet vendore tė bėra kohėt e fundit nga historianėt shqiptarė tė Maqedonisė, pothuajse pa pėrjashtim mishėrojnė tregimin ballist. Nė Gostivar dhe nė treva tė tjera perėndimore tė FYROM-it/Republikės sė Maqedonisė statujat partizane janė dhunuar dhe shkatėrruar shpesh gjerėsisht. Tradita partizane kėtu, ashtu si nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, ėshtė parė nga shqiptarėt si 'sllavokomuniste', ku raca, etnia dhe njė opinion marksist janė shkrirė nė njė. Nė pėrdorimin e kėtij termi, nacionalistėt shqiptarė mbi tė Djathtėn politike duken tė pavetėdijshėm pasi ata janė duke pėrdorur njė term qė ėshtė shpikur nė Greqinė nacional-shoviniste tė Metaxasė; transferimi i kuptimit nga zbulimet arkeologjike rreth Ilirisė sė lashtė te shkrimet historike ka qenė i vėshtirė. Nė qendėr tė praktikės komuniste ishte kėrkimi pėr histori tė 'mirė' kombėtare, siē tregohet mė lart. 'Mirė' domethėnė 'heroike'. Historia e lashtė ishin transformuar nga arkeologėt nga 'keq' - imperializmi i lashtė grek dhe pushtimi romak - nė 'mirė' ku kishte tani njė shfaqje tė botės indigjene 'ilire' - edhe pse lidhja e saktė me shqiptarėt moderne ėshtė e mezidukshme pėr disa.
Vijon.....
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Si ėshtė manipuluar historia e shqiptarėve ndėr dekada Empty Re: Si ėshtė manipuluar historia e shqiptarėve ndėr dekada

Post by Naki Mon 23 Mar 2015, 15:37

Por antikiteti i vonė dhe periudha mesjetare ishin shpesh tė panjohura, me vetėm pėrcaktimin e njė populli shqiptar nė njėfarė mėnyre. Periudha e Skėnderbeut u pasua nga e ashtuquajtura 'zgjedha osmane'. Arkeologjia shkencore ishte ndoshta trashėgimia mė e qėndrueshme e periudhės sė hershme komuniste. Ajo ndryshoi ekuilibrin e gjithė rrėfimit, siē ėshtė provuar bota klasike nė Shqipėri, ku lavdia greke dhe romake nė njė qendėr si Butrinti ėshtė ndėrtuar nė fakt fizikisht mbi muret e lashta ilire. Kjo i kujtonte Enver Hoxhės dhe bashkėpunėtorėve tė tij se Shqipėria ishte e rrethuar nga fqinjė armiqėsorė, sidomos Greqia, e cila shpesh kėrkon tė denigrojė trashėgiminė e lashtė ilire dhe kjo ishte dhe ende ėshtė e lidhur me disa mendje ekstremiste greke pėr ambiciet irredentiste pėr tė aneksuar pjesė tė Shqipėrisė jugore. Nėse e kaluara e lashtė ishte edhe ilire, si edhe greke dhe romake, Shqipėria ishte mė e sigurt si njė shtet. Kėshtu, kur historia nacionaliste e kombeve tė tjera tė Ballkanit si Kroacia ishte ngritur gjithashtu mbi 'Ilirianizmin', diku tjetėr ai ishte pjesė e njė narrative tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, qė mė vonė u modifikua ndjeshėm dhe aspektet ilire ose u zbehėn, ose u braktisėn krejtėsisht nga periudha e Traktatit tė Versajės, nė Shqipėri nuk ishte ndėrtuar ashtu siē duhej mbi baza racionale deri pas vitit 1945. Ndėrsa arkeologjia, ndryshe nga gjuhėsia, ėshtė gjithashtu njė temė gjerėsisht popullore studimi nga akademitė dhe universitetet e huaja, ndėrsa lidhjet me diskutimet popullore mbi ndėrtimin e identitetit kombėtar nė rrugė gjuhėsore nuk janė bėrė. Ka me qindra programe nė televizionet europiane dhe amerikane ēdo vit tė frymėzuara nga zbulimet arkeologjike, por pak ose asnjė nuk ka qė tė lidhet me shkencat gjuhėsore. Si u kapėrcyen kėto boshllėqe dhe pengesa? Historia qė jepej nė shkolla dhe tekstet mėsimore ishin njė problem parėsor. Nė mungesė tė njė universiteti funksional nė Tiranė pėr disa vjet pas 1945-s, ēėshtjet e mėsimdhėnies sė historisė nė arsimin e lartė ishte urgjente. Pas shkėputjes me Titon nė vitin 1948, imazhet pozitive tė jugosllavizmit, nė kuptimin mė tė gjerė, u hoqėn nga programet mėsimore. Gjithsesi, njė dimension 'grek', ishte ruajtur. Zbulimet arkeologjike tregonin se ishte e pamundur tė lije pas dore rolin e kolonizimit klasik grek nė sjelljen e urbanizmit dhe 'qytetėrimit' nė trevat jugore shqiptare. Por ndoshta mė i rėndėsishėm ishte roli i shqiptarėve nė Luftėn greke tė Pavarėsisė. Kjo prodhoi imazhe heroike pėr tė rinjtė e pjesėmarrjes shqiptare (udhėheqja shqiptare nė disa vende, si nė ishujt Hidra dhe Spetses, ose pjesė tė Epirit jugor) nė luftėn pėr pavarėsinė greke si edhe nė luftėn e gjatė anti-osmane. Imazhet ishin gjithashtu tradicionalisht tė pėrshtatshme si, fjala vjen, pėr luftėn e burrave (apo grave, siē ishte rasti i Bubulinės, heroinė detare arvanitase nė ishullin e Spetses nė Gjirin e Saronikut) qė me armė nė dorė luftuan kundėr njė okupatori tė huaj. Pėr Hoxhėn dhe komunistėt kjo ishte njė histori shumė e dobishme. Heroikja kishte hyrė nė tregimin modern nacionalist. Megjithatė, edhe nė kėtė periudhė ka pasur vėshtirėsi. Figura e tmerrshme e Ali Pashės paraqet probleme pėr historiografinė shqiptare. Ai ishte padyshim 'shqiptar' nė kulturėn e tij tė pėrgjithshme, por ai ishte gjithashtu njė epirot qė fliste mirė greqisht dhe ishte njė tiran autoritar dhe shtypės i popullit. Edhe nė vitet 1990 ishte e mundur tė shihje vendbanimet e braktisura nė Shqipėrinė jugore qė kurrė nuk qenė rindėrtuar pas luftėrave midis bejlerėve nė periudhėn e sundimit tė tij dhe zhvillimet e mėvonshme kaotike. Nė pedagogjinė hoxhiste u pėrshtat njė metodė shumė autoritare, nga 'lart poshtė' e 'ndriēmit' kombėtar. Njė format me 'pyetje dhe pėrgjigje' ishte miratuar nė mėsimdhėnien e historisė nė shkolla, tė cilat nxėnėsit i mėsonin pėrmendsh. Kishte pėrgjigje 'e drejtė' dhe 'gabim' nė tė gjitha problemet historike, ndėrsa nuk ishte inkurajuar debati i bazuar nė dėshmi. Debati nė arsimin e lartė ishte gjithashtu i rrallė, edhe nė Universitetin e Tiranės, pasi ai u krijua, ndėrsa hulumtimet objektive historike, pėrveēse nė arkeologji, nuk ekzistonin. Pėrgjigjet ishin shpesh tė kufizuara sa dhe pyetjet, ndėrsa disa aspekte tė teksteve shkollore tė historisė nė fillim tė periudhės komuniste kanė njė cilėsi fetare qė mund tė shihet mė shumė si njė kundėrmim i mėsimit fetar se sa mėsimdhėnie normale e historisė. Kjo, sigurisht, mund tė vėrehet se nuk ishte e re nė kulturėn shqiptare, apo njė produkt i prioriteteve marksiste-leniniste apo politikės enveriste. Thėnia e famshme e nacionalistėve tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė se 'Feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria' e pėrmbledh kėtė mjeshtėrisht. Tė kuptuarit e studimit historik ėshtė kėshtu nė njėfarė kuptimi hegelian, me shpalosjen e njė shpirti kombėtar shqiptar, i cili ka ngjyrime tė ndryshme fetare. Arkeologjia u bė teologjia praktike e historisė kombėtare. Me gjuhėsinė, ishte vendimtar krijimi shkencėrisht i themeleve ilire tė tablosė kombėtare. Ajo ėshtė gjithashtu njė perspektivė thellėsisht elitiste, sepse fryma kombėtare mund tė jetė nė zemrėn e tė gjithėve, por jo edhe nė aftėsitė e tyre intelektuale. Ndėrmjetėsit e arsimuar ishin tė domosdoshėm. Para vitit 1945 ata thuajse nuk ekzistonin. Nė periudhėn zogiste, edukimi shkollor kishte qenė i kufizuar pėr elitėn vogėl urbane, kryesisht nė Tiranė, Shkodėr, Korēė dhe Elbasan. Nėn regjimin e Hoxhės, u ndėrmor njė fushatė masive arsimimi e pėrhapur nė tė gjithė vendin, duke ndjekur nė shumė mėnyra atė qė kish ndodhur nė Rusi pas revolucionit bolshevik, apo nė Kinė pas vitit 1949. Nė aspektin e tė kuptuarit popullor tė historisė, tradita gojore mbeti shumė e rėndėsishme, si kudo nė Ballkan, kėshtu qė fėmijėt e vegjėl nė shkollė mėsonin se si tė shkruanin fjalėt e kėngėve qė kishin mėsuar tashmė nė prehėrin e gjysheve tė tyre. Njė rrėfim i unifikuar dhe i zhvilluar i historisė kulturore dhe gjuhėsore ishte njė thirrje mė shumė pėr tė pėrforcuar ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr tė mbuluar problemet e tė kaluarės politike dhe ushtarake. Por sigurisht kjo traditė gojore ishte ajo e 'shqiptarėve', jo e 'Shqipėrisė' sė pas vitit 1912 . Partia e Punės e Shqipėrisė u bė ndėrmjetėsja qė interpretoi frymėn historike kombėtare pas vitit 1945, dhe qė nuk do tė duronte dot kundėrshtime pėr interpretimet qė bėnte, por mbijetesa e traditės sė madhe historike gojore do tė zbuste kuptimin e rolit tė tyre, pėr, fjala vjen, figura tė tilla si Skėnderbeu dhe Isa Boletini qė ishin heronj tė gjithė shqiptarėve, sikurse tregon statuja madhėshtore e kėtij tė fundit, qė u ngrit nė periudhėn komuniste nė qytetin pėrgjithėsisht anti-komunist verior tė Shkodrės.Kėshtu mendimi i intelektualėve komunistė pas vitit 1945 nė shumė ēėshtje historike dhe kulturore ishte i padallueshėm nga ai i shumicės sė njerėzve, ndonėse shumė njerėz nuk e pėlqyen instalimin e komunizmit. Kjo mund tė ndihmojė pėr tė shpjeguar se atė qė kanė shprehur shumė vėzhgues tė huaj pėr mbijetesėn e diktaturės Hoxha mė shumė se sa pritej, nė periudhėn e krizės sė pėrgjithshme tė regjimeve komuniste tė Europės Lindore nė vitet 1980, qė kulmoi me rėnien dramatike tė viteve 1989-1990. Ajo gjithashtu ndihmon pėr tė shpjeguar vėshtirėsitė qė ekzistojnė ende nė historiografinė kombėtare. Komunistėt nuk kishin asnjė problem me historinė kulturore; nė fakt ata e kanė pėrdorur atė me zgjuarėsi pėr qėllimet e tyre. Ajo u plotėsua shpejt nga historia ushtarake e cila pas viteve 1950 shpejt u bė shumė e rėndėsishme. Kjo gjithashu reflektoi njė ngushtim tė pikėpamjeve, njė refuzim tė mbarėshqiptarizmit nė pėrkufizimin e ēėshtjes kombėtare. Pėr Partinė e Punės, historia ushtarake, thuajse ekskluzivisht ajo e partizanėve nė Luftėn e Dytė Botėrore ngushtoi fokusin mbi Shqipėrinė dhe pėrjashtoi pėrfundimisht Kosovėn dhe shqiptarėt e tjerė fqinjė nė njė masė tė jashtėzakonshme, kėshtu qė nė botimet e mėvonshme tė historisė zyrtare tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nuk pėrmendej Kosova. Historia e shqiptarėve nė Ballkan nė pėrgjithėsi u ngushtua dhe u zhvendos nė historinė e vetėm Shqipėrisė. Rrėfimi ishte dominuar gjithmonė nga luftėrat vendore dhe rezistenca ndaj sundimit tė huaj, sidomos atij osman, natyrisht. Rezistenca komuniste partizane ndaj pushtimit tė Boshtit nė Luftėn e Dytė Botėrore ishte parė si trashėgimtarja e vetme legjitime e kėsaj tradite. Megjithatė, ajo nuk mund tė jetė njė zėvendėsim pėr njė histori koherente kombėtare qė mbulon periudhat shumė mė tė hershme dhe, mbi tė gjitha, pėrvojėn historike tė shqiptarėve gjatė shekullit tė njėzetė, tė cilėt deri nė Luftėrat Ballkanike (1912-1913) kishin jetuar sė bashku nė sistemin osman pa ndarje nga kufijtė e rinj shtetėrorė. Nė tekstet komuniste, ka pasur shumė, shumė mangėsi. Ēfarė ishte lėnė jashtė qėllimisht, si periudha me disa nga aspektet jo 'heroike'? Kjo ishte njė periudhė madhore. Kjo ėshtė periudha e antikitetit tė vonė dhe Bizantit. Hoxha dhe bashkėpunėtorėt e tij ndiheshin komodė me botėn arkaike dhe antikitetin klasik, siē u tregua mė lart, ndėrsa origjina 'ilire' e disa perandorėve tė vonė romakė ishte gjithashtu e dobishme. Por pastaj dolėn vėshtirėsitė. Bizanti ishte njė entitet i pakėndshėm pėr nacionalistėt shqiptarė dhe intelektualėt marksistė. Kjo ishte njė perandori transnacionale me greqishten si gjuhė e saj kryesore, kristianizmi ortodoks jo vetėm ishte fe kryesore, por edhe qė mishėronte nė thelbin e vet strukturat shtetėrore si dhe aparatin ideologjik tė shtetit. Nė Bizant, pasardhėsit e ilirėve nė antikitetin e vonė dhe nė periudhėn e hershme mesjetare, proto-shqiptarėt, janė praktikisht tė padukshėm. Njohuritė moderne bizantine qė shpesh theksojnė kontradiktat dhe diversitetin brenda Bizantit dhe mė pak pėrqendrohen nė rolin e gjuhės greke nuk janė ende evidente. Edhe pse fjala "shqiptar" shfaqet pėr herė tė parė nė njė kronikė bizantine, ne dimė pak pėr kėta njerėz tė cilėt me tė vėrtetė ishin. Vepra prej dijetari e Alain Ducellier nė Francė dhe historianė tė shumtė nė Shqipėri e kanė ndryshuar tani kėtė, por zbulimet e tij nuk ishin nė dispozicion tė historianėve shqiptarė deri pas viteve 1960. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se Ducellier ishte njė nga themeluesit e historisė sė Adriatikut, po aq sa dhe historisė sė Shqipėrisė. Shqipėria e tij dhe shqiptarėt janė njė popull bregdetar, mė shumė se njė popull malėsor, dhe kjo ėshtė e rėndėsishme nė diskutimin e disa ēėshtjeve qė pėrfshijnė formimin dhe ndėrtimin e identitetit kombėtar modern. Ēėshtja qendrore me Bizantin pas vitit 1945 pėr intelektualėt shqiptarė ishte ajo "greke" nė njė kuptim shumė tė veēantė, kur roli i trashėgimisė ortodokse tė besimtarėve kryesisht jugorė ishte e vėshtirė pėr t'u trajtuar pėr Hoxhėn dhe Partinė e Punės. Shumė besimtarė ortodoksė kishin luftuar si shqiptarė patriotė kundėr pushtuesve tė Boshtit dhe disa kishin qenė heronj dhe heroina partizane. Shumė familje jugore pėrfshinin si anėtarė tė familjes qė ishin praktikues tė besimit ortodoks dhe gjithashtu anėtarė tė Partisė sė Punės. Ata erdhėn nga pjesa e vetme e Shqipėrisė, nė jug, ku kishte mbėshtetje aktive dhe tė rėndėsishme popullore pėr komunizmin, ndryshe sidomos nga katolikėt tė pėrqendruar nė qytetin e Shkodrės dhe nė veri-perėndim tė vendit. Disa anėtarė tė minoritetit grek ishin bėrė edhe komunistė aktivė, si nė nivel lokal nė zonėn e minoritetit nė jug-perėndim, ndėrsa disa edhe nė organet mė tė larta tė Partisė sė Punės. Por vetė Greqia nėn qeverinė e saj monarkiste pas pėrfundimit tė Luftės Civile nė vitin 1949 ishte njė armik kryesor i Shqipėrisė, ndėrsa teknikisht ekzistonte njė gjendje lufte midis dy vendeve (dhe vazhdon ende nė kohėn e kėtij shkrimi). Shqipėria kishte strehuar refugjatėt grekė pas disfatės sė Ushtrisė Demokratike nė vitin 1949, si dhe kishte dhėnė nė forma tė ndryshme ndihmash praktike, ndėrkohė qė konflikti i Luftės Civile ishte nė zhvillim e sipėr. Refugjatėt ēamė kishin vėrshuar nė jug tė Shqipėrisė pas vitit 1944 dhe nė popullatėn e pėrgjithshme ata kanė mbetur nė kujtesė si njė nga aktet mė tė kėqija tė nacionalizmit dhe irredentizmit grek.xi Periudhat e tjera prodhuan pak histori tė dobishme, nga pikėpamja e enveristėve, por kjo nuk ndali prodhimin e koncepteve historike, vlera e tė cilave ėshtė e dyshimtė. Mbretėritė feudale (nė qoftė se kjo nuk ėshtė njė fjalė e dalė mode) tė Arbėrit sigurisht kanė ekzistuar, por nė atė kuptim qė ata ishin shqiptarė (ose 'Mbretėri', ose 'Feudale') shpesh ėshtė e paqartė. Koncepti rrjedh nga statusi kanonik i shkrimeve tė George Ostrogorskit (dhe shumė tė tjera europiano-lindore) nė historinė shqiptare tė kėsaj periudhe.xii Historianėt zyrtarė tė periudhės sė Hoxhės, Arben Puto dhe Stefanaq Pollo i bazojnė pikėpamjet e tyre tė periudhės nė ato tė Ostrogorskit dhe nė njė mėnyrė tė veēantė jokritike. Nė periudhėn osmane historia e elitės shqiptare nėn Perandori, me asimilimin e tyre efektiv dhe pėrdorimin e gjuhės turke, do tė thotė se historia e tyre ėshtė pjesė e asaj bote osmane, ndėrkohė qė nė trojet shqiptare pjesa mė e madhe e prodhimit letrar mbėshtetet jashtėzakonisht nė traditėn gojore dhe praktike. Kėshtu historiografia shqiptare nė periudhėn aktuale ėshtė pėrballur me shumė ēėshtje tė pazgjidhura, ndoshta mė e rėndėsishmja qėndron nė paqartėsinė rreth asaj se sa larg historia e shqiptarėve brenda kufijve tė shtetit aktual me tė vėrtetė ėshtė e pavarur nga ajo e shqiptarėve farefisnorė nė shtetet fqinje dhe me historinė mė tė gjerė tė shteteve fqinje nė pėrgjithėsi.xiii Vendet ballkanike janė marrė shumė mė gjatė se qeveritė komuniste pėr tė zgjidhur kėto ēėshtje komplekse nga sa mund tė pritej, ashtu siē ėshtė harxhuar mė shumė se sa mund tė pritej nė vitet 1990 pėr rajonin nė ecjen drejt demokracive tė qėndrueshme e tė pavarura.(Autori Prof. James Pettifer (Oxford University) nė suplementin MILOSAO tė ‘Gazetės shqiptare”)
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum