Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha

Go down

Gjuha Empty Gjuha

Post by Naki Thu 26 Mar 2015, 20:27

Njė herė e njė kohė rronte njė njeri shumė i zgjuar, por shumė i varfer. Pėr tė fituar buken e gojes ky njeri punonte si gjellėbėrės tek njė i pasur. I zoti mburrej pėr pasuritė qė kishte por ishte torrollak.
Njė ditė pasaniku ftoi disa miq pėr drekė. Thirri gjellėbėrėsin dhe e urdhėroi tė gatuante vetėm dy gjellė: gjellėn mė tė mirė dhe gjellėn mė tė keqe.
Gjellėbėrėsi i hyri punės dhe gatoi gjellėn mė tė mirė dhe atė mė tė keqe.
Kur u shtrua sofra, gjellėbėrėsi pruri gjellėn e parė, gjuhė...
- Kjo ėshtė gjella me e mirė? - e pyeti i zoti.
- Kjo - iu pėrgjigj.
- Po pse ėshtė gjella mė e mirė?
- Ai qė ka gjuhe, - tha gjellėbėrėsi,- mund tė flasė e mund tė tregojė ē“mendon e ē“ndien... Prandaj gjuha ėshtė gjėja me e mirė nė botė.
- Tė lumtė, kėshtu ėshtė - thanė miqtė qė ishin ulur nė tryezė.
Pasi pėrfunduan gjellėn e parė, gjellėbėrėsi pruri gjellėn e dytė, gjuhė...
Pasaniku u zemėrua keq dhe bėrtiti.
-Ēfarė bėn kėshtu o i marrė. Mė parė the se ishte gjėja me e mirė, ndėrsa tani na doli me e keqja!!!
Gjellėbėrėsi vuri buzėn nė gaz dhe tha:
- Po, ashtu ėshtė. Gjuha ėshtė gjeja mė e keqe nė botė. Me ndihmėn e saj, shumė njerėz gjithė kohėn flasin veē marrėzira. Kėta njerėz tė bardhėn e bėjnė tė zezė, tė drejtėn e bėjnė tė shtrembėr, tė mirėn e bėjnė tė keqe...
Tė ftuarit prapė e vlerėsuan. Gjellėbėrėsi ishte vėrtetė njeri i menēur...
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum