Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbijetesa, Dėshmi e Lavdisė Shqipėtare Ndėr Shekuj

Go down

Mbijetesa, Dėshmi e Lavdisė Shqipėtare Ndėr Shekuj Empty Mbijetesa, Dėshmi e Lavdisė Shqipėtare Ndėr Shekuj

Post by Naki Thu 02 Apr 2015, 14:21

nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Duke shfletuar faqet e historisė sė popullit tonė ndėr shekuj, shohim se ngjarjet mė tė rėndėsishme i pėrkasin shekujve tė kaluar, ku dėshmohet mė sė miri mbijetesa si faza mė e lavdishme e ndodhive, qė sot pak ose shumė janė tė fiksuar nė librat e historisė nga autorė tė ndryshėm deri nė ditėt tona.
Rrethimi i parė e i dytė i Shkodrės antike nga kronistėt e kohės dhe autor tė ndryshėm tė mėvonshėm jepen me nota tė dhimbshme. Aty flitet ose jepen pėrshkrimet e mjerimit, qė kaploi popullin fisnik shkodran. Pikėrisht tė kėsaj periudhe, janė edhe shpėrnguljet e dhimbshme tė banorėve autokton nepėr vende tė ndryshme tė Europės dhe mbi tė gjitha vendosja e tyre si kolonė nė Italinė e Jugut, Zarė tė Kroacisė etj.
Libri i Marin Barlecit: "Rrethimi i Shkodrės", u shtyp nė Venedik nga venedikasit Bernardin dhe Vitalibus (10 Janar 1504), u pėrkthye prej origjinalit latinisht nė gjuhėn shqipe prej Prof. Henrrik Lacaj (Tiranė, 1962) nga Universiteti Shtetnor i Tiranės.  
Shpėrngulja e parė e vitit 1474 (sikurse njihet nė shkencės e demografisė emigrimi masiv i banorėve autokton arbėnorė), ndodhi pėr arsye tė masakrave tė barbarėve otomanė si shenj hakmarrjeje tė rezistencės sė armatosur pėr 26 vjet tė popullit tė Arbėrit nėn udhėheqjen e Gjergj Gjon Kastriotit ndaj invazioneve mizore tė taborreve tė Perandorisė Otomane.
Mė shumė se 260.000 arbėrorė (shqiptarė) nga trungu amė Arbėria kaluan detin Adriatik dhe gjetėn Atdheun e Dytė tė tyre dheun latin, duke u vendosur nė Kalabri e ishullin e Siēilisė (Italia e Jugut), duke krijuar katunde, qytetėza tė reja me kolonė kompakt arbėrorė. Ekzistenca e komunitetit tė madh arbėresh ėshtė prova e njė dėshmie historike tė mbijetesės tė njė pjese tė popullsisė arbėrore nė Jug tė Italisė.

Ndonėse kanė kaluar afėrsisht 6 shekuj traditat, zakonet, gjuha arbėrishte me dialektet e nėndialektet, vallet, kostumet popullore, feja e tė parėve tė tyre tė krishterė tė ritit bizantin dhe katolik, ende kultivohen dhe dėshmohen me krenari se janė stėrnipa tė tokės sė Gjergj Gjon Kastriotit…
Shpėrngulja e dytė ishte ajo qė ndodhi gjatė kohės qė qytetit antik i Shkodrės vuante rrethimin e dytė tė vitit 1478. Popullsia vendase grupe - grupe nė formė kalvanesh merrte drejtimin e emigrimit drejt tokės helene. Sipas burimeve historike, mendohet se mbi 18,300 banorė tė dėshpėruar nga barbaritė e Perandorisė Mizore dhe Shfarosėse Otomane, qenė tė detyruar pėr tė mos eliminuar dhe shuar si popullsi autoktone ikėn drejt limaneve tė Greqisė.
Nė dy krahė ose drejtime tė kundėrta filloi ikja e popullsisė shkodrane: nė drejtim tė pjesės jugore drejt veriut tė Greqisė dhe nė pjesėn veriore ose gjatė bredetit tė lindor tė Detit Adriatik. Mė konkretisht kjo pjesė e popullsisė u vendos si kolonė nė trevat e populluara dalmatine.
Disa pjesė nga libri i humanistit Martin Barleci:

“E unė sidomos e dija mirė dhe e rrėfeja sinqerisht se pėr njė punė tė tillė nuk kisha aq talent, ose nuk isha i paisun me njė stil tė rrjedhėshem dhe me gjykime tė vlefshme, madje, nga kjo anė isha i pagdhenun, i shterpė, i thatė. Edhe nė tė vėrtetė, nė kjoftė se asht e vėshtirė me shkrue mbi ēeshtje tė tjera, aq ma tepėr nė histori, qė asht e larme, gjenė vėshtirėsi nė kulm se aty ngjarjet e ndryshme, digresionet e ndryshme, fatet e ndryshme tė njerzimit duhėt tė pėrshkruhėn herė me njė stil e herė me njė tjetėr, nė mėnyrė qė shpirti i shqetsuem i atij qė shkruen tė ushqehėt me veprėn qė krijon, gjithashtu, tu kėnaqet shpirti edhe lexuesve...
Kėtej rrodhi qė unė i randuem nga pesha e njė barre kaq tė madhe, e gjykova ma tė arsyeshme tė rrij nė heshtje sesa tua vras veshin lexuesve...
Mirėpo, nga ana tjetėr kur mu kujtue fatkeqėsia e madhe e Atdheut tem aq tė dashtun, por edhe besnikia e pashembull qė kurdoherė ka tregue populli shumė besnik i Shkodrės... kur, mu kujtue edhe fitoria lavdiplote qė korrėn shkodranėt kundėr terbimit tė tė gjithė atyne barbarėve tė pashpirtė, merita kėto tė cilat nė asnjė mėnyrė s’duhėn lanė nė harresė, pse do tė ishte mosmirėnjohje, madje, mund tė japim mbi tė gjitha material tė shkelqyeshėm pėr me shkrue e, pra, meritojnė patjetėr tė nxirrėn nė dritė, atėherė, vendosa ti pėrveshėm kambė e krye kėsaj pune madhėshtore.
Qellimi ishte qė tė dukej se e kryej detyrėn teme ndaj Atdheut si qytetar i ndershėm dhe, se u dėshroj nder’ e lavdi atyne qytetarėve aq besnikė. Aq fort i ranė Shkodrės dhe aq i shkallmuen shkodranėt me muej e muej ata mijra barbarėsh saqė, nuk do tė na bante njė pėrshtypje ma tė madhe rrethimi i dikurshėm i Saguntit nė Spanjė, ose ai i Kasilinit nė Itali, kur i pat dermue me ushtritė e veta ai udhėheqėsi i tmershėm i Kartagjenasve, ai burri i fortė Hanibali." (f.17-18).
"Sot Shkodra, asht qendra e bregut tė Maqedonisė dhe e asaj pjesė sė Dalmacisė, qė e ka afėr...
Mbi origjinėn e saj nuk kemi fakte, nuk kemi asgja tė sigurt, mandej, nuk ka mbetė asnjė kujtim rreth saj; sepse, qyteti mbasi u dogj dy herė nga barbarėt dhe mbasi u shkatėrrue nga Anici, pretor i Romakėve, u dogj krejt edhe vetvetiu. Edhe dihėt fare mirė se, nė kėte kohė u dogjėn tė gjithė monumentėt e vendit dhe tė gjitha shkrimet historike tė kėtij qyteti... (f.27)
“Thonė, se Shkodrėn e themeloi njėfarė Johani, princ shqiptar... qė u dėbue, kur e detyruan tė largohej prej qytetit, ndėrsa po nisej, e paska namė Shkodrėn tue lėshue mbi té mallkimet dhe namėt ma tė mėdha. Unė kishe me thanė se i Madhi Zot duhėt ti ketė marrė parasyshė lutjet e atij njeriu nė kjoftė se ka kenė burrė me tė vėrtetė i mirė, sėpse, qytetin e Shkodrės dhe krejt atė krahinė gjithmonė e kanė merzitė anmiqtė ma mizorė; tė gjitha tė zezat i ka provue ai vend...” (f.29)
“Ky qytet sot ka fitue nam tė madh, sėpse historia e tij asht me tė vėrtetė madhėshtore... Asht njė qytet i fortė prej natyre, por i fortė edhe prej dorės sė njeriut.... Pjesės sė poshtme tė kėtij qyteti i binte pėrmes lumi Drinit, mbi tė cilėn ishte ndertue njė urė guri e mrekullueshme, qė ishte aq e gjatė saqė shkonte e prekte Bunėn... (f.30)
“... Kur u pa se vetė fortesa paraqitej si vend ma i sigurt, shkodranėt filluan ta pėrqendronin qytetin vetėm mbrenda atij rrethi. Dhe me tė vėrtetė kjo qytezė, pėr natyrė qė ka bie thik nga tė katėr anėt me pėrjashtim tė asaj anė qė asht nga veriu, aty zbret si tė thuesh me njėfarė pjerrėsie dhe aty afėr me distancė sa me hjedhė njė shigjetė, ndodhet njė kodėr plot vneshta e ullishta....e, asht quejt kodra e Pashės. Nga qyteza syni i pėrlanė tė gjitha fushat pėrreth. Sot rranzat e qytetit andej nga lindja i lagė njė degė e vogėl e Drinit, kurse nga pėrendimi kalon Buna..."
"Shkodra ishte qyteti ma i pėrmendun dhe kryeqendra e krahinės sė Shqipnisė, ishte roja, syni, forca dhe mbrojtja e tė gjithė mbretnisė, dera e detit Jon dhe e detit tė Adriatikut, mbrojtja e Italisė dhe e tė gjithė tė Krishtenėve. Pra, Otomani tue marrė parasyshė kėte, ka ushqye njė shpresė shumė tė madhe me e shti nė dorė, sėpse nė kėte mėnyrė do ti vinte shumė lehtė me hy edhe nė Dalmaci, n’Iliri dhe nė Daunie...".
"Maji 1474. Do tė shkoja shumė gjatė po tė tregoja sesa mijė turq lanė jetėn aty me turp, sesi shkodranėt tue luftue aq burrnisht mbrojtėn vetėn, Atdheun, gratė e fėmijėt e tyne; kėshtu Turku, si u lodh mėkot, u tėrhoq me turpin ma tė madh; ... shkodranėt fituan nįm e lavdi tė pavdekėshme pėr kėte fitore tė lartė e tė shkėlqyeshme nėn udhėheqjėn e Rektorit Anton Loredanit... E, sulltani, me qellim qė shpirti i tij tė ndezej gjithnjė e mashumė pėr atė fushatė, paguante njenin, qė dita ditės t’ia kujtonte sulmin qė duhej tė bante mbi Shkodėr." (f. 31-32)
"Me 15 qershor 1474, arriti edhe njė numur i madh njerėzish nga garda e Sulltanit, qė nė gjuhėn e vendit i quajnė Jeniēerė (trupa e ré). Kėta burra thuajse tė gjithė janė tė krishtenė edhe u janė marrė me pahir prindėve tė tyne... Nga kėta burra kishin ardhė rreth pesėmijė vetė. ... disa ushtarakė tė Sulltan Mehmetit, tė cilėt dėshmonin se ishin tė krishtenė, iu afruan tinėz ledheve tė qytetit dhe i lajmėruan shkodranėt se Kruja ishte dorėzue... Krutanėt kishin kenė tė detyruem me iu dorėzue turkut jo nga frika, por vetėm nga nevoja sėpse kishin kalue njė kohė shumė tė gjatė qė e kishte rrethue anmiku dhe ishin mbarue thuejse fare tė gjitha ushqimet e, nuk kishin pra mėse tė ushqehėshin  ...
Kruja asht njė qytet i Shqipnisė, kėshtjellė shumė e fortė dhe njė ēels fare i sigurt i asaj krahinė... ajo qėndron mbi njė shkamb shumė tė naltė dhe nga tė katėr anėt bie thik; rreth e pėrqark ka fusha tė mėdha; nė ato fusha luftoi Cezari kundėr Pompeut ...
Thonė, se, Sulltani kur paska pa pozicionin e qytetit tė Shkodrės dhe mbasi paska vėrejtė mirė nga ēdo anė fushat pėrreth e paska lavdue Shkodrėn sa s’ka dhe, paska thanė: "Oh, se ē’vend tė shkelqyeshėm e tė lartė paska zgjedhė Shqiponja pėr vete dhe pėr folenė e zogjėve tė vet" (f. 44).
"Atėherė u ngrit njė shqiptar, fra Bartolomeu... ishte tregue trim dhe i zoti nėn udhėheqjėn e tė madhit Skenderbe, nė luftė kundėr turqve... e dini mirė o shokė lufte, se ky tiran dinak e i poshtėr asnjė vend tė fortifikuem tė krishtenėsh nuk ka pushtue me armė, por gjithmonė vetėm me dredhi e trathti ose me marrėveshje, me premtime e me besė, tė cilat masandej nuk i ka mbajtė aspak... Po a kujtoni, ju, o shkodranė, se po tė dorėzoheni do tė ju falė ai?... Do ta bajė copė copė mishin tuaj ashtu si ban kasapi me dhentė nė thertore, ai do tė ju shkyjė gjymtyrėt tueja! A nuk i mbyti nė mėnyrėn ma barbare fqinjtė tanė krutanė, tė cilėt nuk ka dy ditė qė u dorėzuan?
... E kur u dorėzue qyteti i Theodozizė, qė sot quhėt Kafa dhe gjindėt nė bregun Taurik, sa tė krishtenė i preu nė besė dhe i vrau! Sa burra i nguli ndėr hūnjė atje nė Lesb! Po ēka tė tham masandej pėrsa tė tjerė qė ka vra e pré mizorisht ndonse nė moshė tė njomė e, gjithmonė tue i pré nė besė?... Shto masandej, veē kėsaj, edhe vese tė tjera si shfrenimin e tij, mendjemadhėsinė, ai (siē thonė) qyshė nė moshėn ma tė vogėl i mori kėto vese, u ba i pashpirtė, i pafėtyrė, i pafrź, me njėfjalė i poshtėr nė ēdo pikėpamje...
Tashti a mund tė besohėt se njė shpirt kaq mizor e i ndytė, tė shporret nė pleqni prej tė gjitha kėtyne tė zezave qė prej natyre lindin nė gjak qysh nė moshėn ma tė njomė?... Ēfarė poshtėrsishė nuk ka ba ai njeri: ēdo flligshti; ai ka shnderue, ai ka thye kunorė. Ai ka dhunue Kishė, ka hjekė tė gjithė meshtarėt, ka ngatrrue urdhna, ka perly mbretni e, gjithnjė asht orvatė tė ngatrrojė e tė shuaj ēdo gja religjoze, tė madhnueshme e tė ndershme, a ligjėt a kanunėt e jetės, a zakone, a besė e nderė, apo ēdo disiplinė tė drejtė...
Né na asht ngarkue barra qė tė mbrojmė Fenė Katolike edhe tė gjithė krishtėnimin, pra, mjafton kjo me na nxitė qė tė derdhim gjakun tonė deri nė pikėn e fundit... Kjo do tė jetė pėr ju dafina e pėrherėshme, kjo do tė jetė diadema e shkėlqyeshme dhe e pavdekshme, kjo do tė jetė palma, ky do tė jetė ngadhėnjimi i juaj i vėrtetė e, qysh sot si ju, ashtu edhe Shkodrės do ti dalė nami nė tė katėr anėt e dheut. Qė sot tė gjithė popujt e tė gjitha kombėt pėr hirė tė trimnisė suej, me tė drejtė do ta quajnė Shkodrėn mburojė e shtyllė tė mbarė Fesė sė vėrtetė... mbrojeni trimėnisht me hekur qytetin e Atdheun tuej, kjoftė edhe tue derdhė gjakun deri nė pikėn e fundit!" (f. 51)
"Sulltani vetė ju drejtue tė pranishėmve me kėto fjalė: "Ju po e shihni mirė burra se u bane tre muaj qė e kemi rrethue kėte qytet e me ēfarė rrethimi! Edhe plasėm tue e rrahė nga tė katėr anėt me artileri tė ēdo kalibri; ledhėt thuejse i kemi rrafshue pėrdhé; fortifikimėt i kemi rrėnue... duhėt trimnisht edhe tė hakmerreni pėr kėrdinė e dikurshme. Ngopuni sa tė mundeni me gjakun e tė krishtenėve, sėpse kėshtu na mėson kanuni ynė; duhėt tė shtijmė nė punė tė gjitha energjitė dhe armėt tona nė mėnyrė qė mos tė mbesė gjallė asnjė shkodranė." (f. 45 - 63).
"... Njerėzia as nuk ndigjonin as nuk shihnin ma gja me sy. Toka ishte ba krejt tym e barut e dukėj se deri qielli ish turbullue e po shembėj, kaq mbizotnonte nė tė katėr anėt pėshtjellimi, rrėmuja, errėsina."
"Tė njajtin qendrim burrnor mbanin edhe gratė, tė cilat nė ēdo pikėpamje s’u lėshonin rrugė burrave, a pėr zźll a pėr gatishmėni, a pėr punėn e parreshtun pėr me pregatitė ēdo gja qė kishte lidhje me shpėtimin e Atdheut. Gratė, natyrisht, si seks i butė, meritojnė levdata tė veēanta pėr veprime tė tilla. Ato bashkė me burra u ngjitėshin fortifikimeve, luftonin trimnisht me armikun; shumė prej tyne mbetėn tė vrame nga artileria". (f. 76).
"Mirėpo turqit nuk mbaronin kurrė, sėpse ishin tė panumėr, ata s’pushonin kurrė sė luftuemi, u vinin gjithnjė forca tė reja; pėrkundrazi tė krishtenėt tashma mėzi po rezistonin, mėzi po mbrohėshin. Ndėr barbarėt njena palė zėvendsonte tjetrėn, edhe hypnin mbi grumbujt e kufomave, nė kėte mėnyrė formuen njėfarė shkalle pėr me iu futė qytetit pėrmbrenda. Ndėrkaq armiku gjithnjė shtinte nė top kundėr tė krishtenėve dhe, asnjė gjyle nuk shkonte bosh, kėshtu bahej kėrdi ndėr tė rrethuemit. Njėherė u vranė tetėmbėdhetė vetė tė krishtenė vetėm prej njė gjyles sė gurit e, kjo kėrdi vazhdonte papushim; gjylet nuk mbaronin kurrė... toka ishte e mbulueme me gjyle e shigjeta, deri litarėt e kumbonėve nuk shiheshin ma nga shigjetat e nguluna nė to.
Shkodranėt, pėr njė muaj rresht pėr me ndezė zjarrin nuk pėrdornin dru tjetėr pėrveē shigjetave tė armikut. Sa neveri tė vinte me shikue nėpėr ajėr gjymtyrėt e te krishtenėve, tė cilėt i coptonte topi; nuk kishte vend nė fortifikime e nė mure ku mos tė gjindeshin copa mishi. Tė gjitha lagjėt e qytetit, rrugė e rrugica ishin lye e zhye me gjakun e tė krishtenėve. Shtėpitė shembėshin, Kishat rrafshoheshin pėrdhé... Kaq me shumicė vinin predhat dhe kaq tė denduna ishin krizmat e goditjet e tyne, sa me tė drejtė mund tė krahasoheshin me breshnin." (f. 88)
"Ah sikur mos t’ia kisha ndigjue kurrė zanin Shkodrės! Kot erdha; tė gjitha pėrpjekjėt e mija shkuan kot!". Pastaj, mori guximin e ēka nuk volli nga goja e vet kundėr tė Madhit Zot qė nuk ia kishte plotsue dėshirat dhe nuk po e lente me sundue botėn, ashtusi pat lanė dikur Aleksandrin, mbretin e Maqedonisė dhe Jul Cezarin. Shtonte mbasandej, se po tė donte Zoti tė mbahej si njė rival i tij, Atij i mjaftonte sundimi i qiellit..." (f. 90).
"Flor Johima, komandant i rojeve tė Shkodrės, shumė i zoti si nė luftė ashtu edhe nė paqė...
Brofi nė kambė dhe biseda e tij kjé kjo:
Qytetarė trima! Besoj, tė gjithė e dini se deri nė ēfarė pike arrinė zemrimi i padrejtė e i padurueshėm i barbarėve.... pa kenė ngacmue njėherė nga ana e jonė.
Na atyne nuk u kemi ba asnjė tė padrejtė e ata janė qė na kanė plaēkitė tokat tona, na kanė dhunue pėr turp ēdo gja tė Shenjtė e njerėzore... pėr njė vit qė jemi tė rrethuem.
Po ku ka besė barbari?
Ku ka ai ndjenja njerėzore?
Ku ka ai mėshirė?
Ai, si i thonė njė fjale, nuk ka as idenė e mėshirės. Ai veē nė mos kjoftė i zoti, se pėrshpirt dhambėt e vet do ti ngulte nė mishin tonė dhe tė fėmijve tonė edhe do tė na shkyente pėrsėgjalli.
Do tė ishte shumė e randė dhe e vėshtirė bashjetesa ndėrmjet nesh e barbarėve, sėpse na jemi shumė larg prej tyne me fé, me zakone e me natyrė. Ata gjithnjė synojnė tė hakmerrėn tamam si bishat e egra ...
Po ēka tė thom pastaj pėr mėnyrėn e tė jetuemit e pėr zakonėt e tyne?
Pėr kuvendėt e djallėzueme tė tyne?
Pėr miqėsinė e shoqninė e tyne?
Na me kėto punė jemi aq larg sa janė njerėzit prej kafshėve tė egra. Ndėrsa, tė gjithė popujt simbas rregullave ma tė lashta kanė qėndrue tė matun e tė pėrkurmė edhe gjithmonė i kanė urrejtė ma sė forti flligėshtitė e trupit, pėrkundrazi, kėta kanė pėrhapė disa zakone qė nuk mund tė thuhėn me gojė dhe, nė kėtė mėnyrė i kanė hapė shteg vetės sė tyne pėr tė gjitha aktet ku janė ma tė poshtrat.
Ata nuk kanė tė ndalueme tė thyejnė kunorėn e martesės edhe me njė njeri tė farėfisit, tė ndjekin andjet e poshtra tė mishit e tė gjakut, menjėfjalė, tė bajnė ēdo poshtėrsi e paturpėsi.
... Prandej, kėta nuk kanė asnjė ndryshim nga bishat e egra, madje, mund tė thuhėt se janė edhe ma tė kėqij, sėpse bishat veprojnė simbas instiktit ashtusi ua ka dhanė natyra, e kėta pėrkundrazi me njė lakmi e etje tė furishme, lėshohėn si tė tėrbuem ndėr tė gjitha mbrapshtitė... nėkjoftėse, nuk doni tė kujdeseni pėr vetėn tuaj, tė keni parasyshė tė paktėn fėmijėt tuaj dhe mbasardhėsit tuaj, sėpse kėta tue jetue pranė tyne do ti kapė sėmundja, epidemia, do tė infektohėn randė.
Do tė duroni ju qė fėmijėt tuaj tė rritėn dhe tė edukohėn nė gjithė kėte llom vesėsh?
Nė mes tė gjitha kėtyne zakoneve kaq tė liga?
Kujtoni, ju, se fėmijėt tuaj do tė dalin njerėz tė mirė e tė ndershėm nė mes tė njė murtaje kaq tė randė dhe nė gjithė kėte pellg mbrapėshtishė?...
E ēfarė poshtėrsie! Tmer!
Ata rrėmbyen nga krahtė e nanava tė krishtena foshnjėt dhe fėmijėt e rritun edhe ua hoqėn sytė prindėve, i vėrbuan. Ata dhunuan gratė ndėr sytė e burrave tė tyne; ua ēnderuan vajzat; torturuan mashkujt ashtusi u pėlqente atyne, i banė skllavė dhe i mbajtėn si bagėti. E kush do tė ua ndalojė atyne qė tė veprojnė prap ashtu?
E kush do tė ua presė hovin?
Ku do tė ankohemi na?
Kujt do ti kėrkojmė ndihmė e mbėshtetje?
Ata do tė jenė vetė fajtorė e vetė gjyqtarė. Sigurisht vullneti juaj do ta ndjekė kėshillen qė po ju jap.
Pra, ju, o qytetarė, ju zonja e ju djelmė, mundėsisht, mos tė humbim kohė: Tė ikim nga ky Atdhé i pafat e i mjerė; tė shporremi nga kėta njerzė mizorė e tė humbun!" (f. 99 - 103)


Pse arbėreshėt e Italisė nuk u asimiluan, ndėrsa dardanėt
e Kosovės nuk kanė asnjė shenjė shqiptarie nė Turqi?



Ndoshta ka ardhur koha pėr tė bėrė kėndvėshtrime ose dhėnė mendime, pse shqiptarėt ndėr shekuj ruajtėn vlerat e kulturės sė tyre edhe nė dhe tė huaj nė saj tė punės pėrkushtuese tė meshtarėve tė krishterė dhe Institucionit tė Kishės, qė si njė nėnė e mirė ruajti bijtė e vet nga asimilimi.
Shtrohet pyetja: Pse arbėreshėt e Italisė nuk u asimiluan edhe pse tash afėrsisht 600 vjet jetojnė nė dheun latin, ndėrsa dardanėt e Kosovės, qė u larguan nė shekullin XX nuk kanė asnjė shenjė si shqiptarė nė Turqi!?
Nė historia e shpėrnguljeve ose emigrimeve tė shqiptarėve ndėr shekuj ėshtė pėrsėritur disa herė dhe kjo pėr arsye tė ndryshme, tė cilat janė trajtuar nga autorėt demografė shqiptarė dhe tė huaj.
Vetė dėshmitė historikė tė dy shpėrnguljeve masive shqiptare, qė ndodhen nė dy kahe tė ndryshme tė Europės: e para nė Itali me dominim tė kulturės kristiane dhe e dyta nė Turqi me mbizotėrim kulturės islame, kanė bėrė qė sot tė shohim, se rezultat mė pozitiv tė mbijetėsės sė kolonėve shqiptarė janė ato qė i pėrkasin kulturės sė krishterė, e cila u krijoi mundėsi shqiptarėve edhe sot mbas 6 shekujve tė ruajnė identitetin e tyre edhe pse nė dhe tė huaj.
Nė kohėn e Perandorisė Turke, asnjėherė nuk ka pas shkolla nė gjuhėn shqipe, ku fėmijėt e kolonėve dardanė tė mėsojnė gjuhėn, traditat, zakonet dhe historinė e tokės mėmė tė Dardanisė…
Ndėrsa ndryshe paraqitet pamja me arbėreshėt e Italisė sė Jugut tė Italisė, qė edhe sot flasin arbėrishten e kulluar tė tokės sė Arbėrit, kanė revista, gazeta, vatra kulture, ruajnė me krenari kulturėn dhe zakonet arbėrore, kanė institute e qendra kėrkimore shkencore tė identitetit tė tyre shqyptarė…  
Duhet thėnė fakti, se ndryshe me shpėrnguljet e shqiptarėve nga Kosova (sipas marrėveshjes tė Qeverive tė ish – Jugosllavisė dhe Turqisė) nė Pllajėn e Anadollit ose ne kufi nė popullsinė autoktone kurde nė pjesėn verilindore tė Turqisė, arbėreshėt e Italisė sė Jugut, edhe mbas 6 shekuj ruajtėn ende me krenari dhe dhimbje (si pjesė e “gjakut tė shprishur”, sikurse thonė arbėreshėt) identitetin, gjuhėn, traditat, zakonet e lashta arbėrore nga trevat, ku ato dikur, kanė qenė detyruar tė shpėrnguleshin, pėr arsye politike dhe fetare, mundėn tė mbijetojnė, duke ruajtur elementėt e qėnėsishme tė kombėsisė dhe fenė e parė tė krishterė, tė cilat po rrezikoheshin nga asimilimi i plotė prej barbarėve tė Perandorisė Mizore Otomane.
Nėse do tė shohim aspektin e mbijetesės tė kolonėve dardanė tė vendosur nė Turqi, pėr fat tė keq ata s’kanė portretin e identitetit tė tyre. Kėsisoj kėto kolonė tė freskėt dardanė qė i pėrkasin periudhės sė shekullit XX, pa prova mbijetese, dėshmohet se tashmė janė asimiluar tėrėsisht. Kjo vėrtetohet lehtėsisht, mbasi nė dokumentet turke nuk ka katunde me popullsi kompakte tė kolonėve arnautė.
Sot rezultati i “mbijetesės” sė tyre del se me me dhimbje duhet pranuar fakti, se ata nė tėrėsi sikurse dėshmohet nė ditėt e sotme, asnjėherė s’kanė bėrė pėrpjekje pėr mbijetesė, por shpesh ata janė identifikuar si turq. Kjo me sa duket ka qenė faktori kryesor i asimilimit tė plotė tė paraardhėsve dhe sot nuk dėshmohet asnjė gjurmė mbijetese si shqiptarė.
Nga ana e tjetėr, shohim se asimilimi i popullsisė dardane tė vendosur nė Turqi, ka ndodhur shumė shpejt dhe nuk u ėshtė dashur mė shumė se disa vite qė ata tė unjisohen me popullsinė autoktone turke.
Ndėrsa arbėreshėt e vendosur nė Italinė e Jugut edhe pse ishin tė krishterė, sikurse banorėt vendas italianė, pėrmes klubeve, shoqatave dhe organizatave tė ndryshme pa sunvesimet e shtetit italian, u organizuan dhe me krenari ruajtėn identitetin e tyre etnik origjinal autokton si shqyptarė.
Kjo nga ana e tjetėr, tregon edhe tolerancėn dhe stimulimin qė kultura kristiane u krijon mundėsi pėr tė ruajtur gjuhėn, traditat, zakonet dhe identitetin kombėtar pakicave kombėtare kudo kjoshin ato. Por kjo ndodh me kulturėn jo tė krishterė.
Arbėreshėt e Zarės nė Kroaci dhe ato nė Italinė e Jugut kur besimtarėt shkojnė nė kishė pėr t’u lutur mund tė shkojnė tė veshur sipas dėshirės edhe me kostume tė pasura popullore. Shpesh kishat e krishtera dhe meshtarėt e tyre pėr arbėreshėt nė Italinė e Jugut etj., kanė qenė ruajtėsit dhe stimuluesit e vlerave tė kulturės autoktone arbėrore pėr banorėt jotalianė nė Italinė e Jugut, ku gjenden tė vendosur tash 600 vjet njė pjesė e paraardhėsve tanė qė u shpėrngulėn nga toka e Arbėrit.
Shpėrnguljet nė fjalė, gjatė kohės qė barbaritė mizore tė pushtuesve osmanllinj rrafshonin pėr dhe ēdo gjė qė kishte tė bėnte me kulturėn, zakonet, gjuhėn, fenė e tė parėve, kishat, vrisnin dhe ngulnin nė huj prej druri meshtarėt e popullit shqiptarė, internonin nė Pllajėn e Anadollit me dhjetra dhe mijėra arbėrorė, merrnin peng fėmijėt pėr t’i bėrė jeniēerė, grabisnin vajzat e reja arbėrore pėr t’i pėrdorur si prostitute nė haremet e tyre, tė ndėrtuar pėr manjakėt jeniēerė dhe gjeneralėve tė ushtrisė sė tyre, vrisnin pa shkak popullsinė vendase dhe sillnin nga vendet qė ata kishin nėn zotėrimin e Perandorisė sė tyre, kolonė tė huaj, duke u bėrė privilegje dhe dhuruar shpesh tokat dhe pasuritė e grabituara banorėve vendas autoktonė arbėrorė. Disktiminimi sistematik dhe i gjithanshėm i popullsisė autoktone tė krishterė, u bė njė modė e kohės dhe shpesh shqiptarėt i detyronin tė ndėrronin fenė, mbasi kishat dhe meshtarėt i kishin asgjėsuar…
Kjo ishte “dashuria” dhe “kultura e civilizimit”, me tė cilėn e identifikoi vetėn Perandoria Otomane e cila pėr krime qė ka bėrė tash 6 shekuj ndaj popullit arbėroro – shqiptarė asnjėherė nuk ka kėrkuar ndjesė, kur dihet se presidentė tė ndryshėm tė amerikės i kanė kėrkuar ndjesė popullit autokton indian (Native American) pėr krimet, qė janė bėrė ndaj banorėve indianė lėkurė kuq tė ameirkės qė nga periudha e zbulimit nga Kristofor Kolombit…
Kėto shpėrngulje gjatė shekujve tė arbėroro – shqiptarėve u bėnė pėr faktin se populli shqiptarė nuk dėshironte qė tė shkombėtarizohej, tė ndryshonte fenė e tė parėve dhe tė ruante nė atdheun e huaj zakonet, traditat, gjuhėn e gjithēka nga trojet etnike shqiptare. Historia ėshtė dėshmi e mbijetėsės historike tė popullit shqiptar dhe asaj pjese tė popullsisė qė u detyrua tė lėrė trojet e veta pėr arsye tė shfarosjes masive qė kishte filluar tė bėnte Perandoria Otomane ndaj popujve autoktonė nė Ballkan.
Kėshtu prej vitit 1478, ushtria otomane depėrtoi nė thellėsi tė territorit arbėror, duke e zgjeruar nė kėtė mėnyrė hartėn e pushtimeve nė Ballkan. Viktimė e kėsaj masakre masive ra edhe popullsia arbėrore, qė nė kohėn e Gjergj Kastriotit i kishte bėrė ballė me shumė sukses pėr 26 vjet hordhive barbare tė ardhur nga Gjiri i Bosforit.
Historianėt dhe kronistėt e kohės i pėrshkruajnė me note dramatike dhe tė dhimbshme tė gjithė gjakderdhjen e shkaktuar ndaj popullsisė autoktone nga jeniēerėt dhe taborret mizore turke. Jo larg kėtyre pėrshkrimeve janė edhe vetė kronistėt otomanolog.
Disa prej historishkruesve, pėr tė treguar triumfin shpesh pa luftė tė sulltanėve tė Stambollit dhe komandantėve pėrbindėsh tė tyre, tregojnė me hollėsi se si turqit vrisnin, torturonin, merrnin peng fėmijė djem dhe vajza (vajzat minorene i dėrgonin nė sarajet e sulltanėve dhe haremet tė ndėrtuar nė ēdo kamp ushtarak turk), shkretonin ngado ku shkelnin, rrėnonin dhe u vinin zjarrin qendrave tė banimit nė zonat urbane dhe rurale, tjetėrsonin me fanatizėm ēdo vlerė tė artit dhe kulturės autoktone arbėrore dhe trashėgimin qindravjeēare tė veprave tė artit dhe kulturės kristinane realizuar nga mjeshtėrit vendas tė kohės dhe ato tė periudhės veneciane.
Megjithė rezistencėn e vendosur tė popullsisė, tė gjithė trojet shqiptare ranė nėn zotėrimin e Perandorisė Osmane, e cila pėrmes njė plani tė detajuar filloi shpopullimin e vendasve, duke i detyruar ata tė marrin rrugėn e mėrgimit pa kthim dhe nxiti e stimuloi me ligje dhe dekrete vendosjen e kolonėve tė huaj kryesisht nga vendet e pellgut tė Azisė sė Vogėl.
Pėr mesė 5 shekuj Shqipėria, sikurse shkruajnė edhe shumė historianė shqiptarė dhe tė huaj asokohe dhe sot, filloi tė popullohej me ardhacak turk safi (shtresa tė ulėta dhe tė vobekta turke) dhe tė kombėsive tė ndryshme, tė cilėt gjetėn njė terren tė pėrshtatshėm pėr tė bėrė njė jetė tė qetė dhe pa trazime nga qeveritė ė njėpasnjėshme turke.
Njė pjesė e vezirėve “arbėror”, qė u shėrbenin interesave tė Perandorisė sė Osmanllinjve ishin joshqiptar dhe mish e shpirt punonin pėr otomanizimin dhe turqizimin e popullsisė autoktone jo vetėm nė Arbėri por nė tė gjithė vendet e tjera tė Gafishullit tė Ballkanit, ku Perandoria Turke ishte bėrė forcė e vetme sunduese dhe masakruese.
Pėr kėtė ngjarje dhe tė tjera tė kėsaj natyre, mė sė miri flet libri nė katėr vėllimi i studiuesit shkodranė Hamit Bushati, njė pinjoll i hershėm i Bushatllinjve tė hershėm tė qytetit tė Shkodrės. Ai nė veprėn e vet tė titulluar: “Shkodra dhe motet”, flet me detaje se nga kanė ardhur shumė kolonė tė huaj dhe janė vendosur nė qytetin e Shkodrės, duke i pėrmendur me emra dhe mbiemra pjesėn mė tė madhe tė tyre qė edhe sot ruajnė tė njėjtat mbiemra qysh nga koha e ardhjes sė tyre, si pasojė e politikės sė shkombėtarizimit vendas shumė shekullorė, qė Perandoria Otomane kishte aplikuar me sukses deri nė vitin 1912.
Por nga ana e tjetėr duhet thėnė se jo tė gjithė familjet origjinė tė huaj etnike u bėnė krah i djathtė i pushtuesve tė huaj. Njė pjesė e tyre me ndėrgjegje tė plotė u bėrė mburojė e qytetit tė Shkodrės, duke e quajtur atė si Atdheu i dytė i tyre dhe e deshtėn atė me gjithė shpirt.
Gjatė kohės sė sundit tė Perandorisė Otomane nė Arbėri dhe deri nė Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, nė vitin 1530 lėshoi fermatin (urdhėrin), qė tė filloi me hir ose pa hir pėrhapja e fesė islame, tė ndėrtohen objektet e kultit islam, duke rrėnuar objektet shumėshekullore autoktone kulturore dhe kristiane, duke fshirė kėshtu ēdo gjurmė tė vijimsisė sė kulturės dhe traditės sė pastėr shqiptare. Turqishtja u bė gjuhė zyrtare, qė sundoi pėr shumė shekuj nė Shqipėri, ndėrsa gjuha arbėrore mėsohej nė mėnyrė klandestine me nxitjen dhe pėrkrahjen e klerit katolik dhe patriotėve laikė shqiptarė nga Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė.
Edhe gjatė kohės qė Shqipėria shpalli Pavarėsisė e saj njė pjesė e rebelėve ose shėrbetorėve tė “baba dovletit”, nuk dėshironin mėvetėsinė (sovranitetin), por kėrkuan me armė dhe kryengritje rebele tė tipit turkoshak Haxhi Qamili, qė tė kthehej koha e errėsirės sė osmanllinjve.
Gjatė kohės sė mjerimit dhe zymtėsisė sė pushtuesve turq, shqiptarėve u ndalohej tė demostronin identitetin e tyre kombėtarė, u mohohej ose vriteshin si heretik tė gjitha ata patriotė qė kėrkonin tė flitej dhe shkruhej gjuha e embėl shqipe, ndalimi i shkollave kombėtare, ku tė mėsohej historia e lavdishme e popullit shqiptar, kultura dhe shkrimkėndimi nė gjuhėn amtare.
Me dekrete tė veēanta Perandoria Turke u ndaloj besimtarėve tė krishterė identitetin e tyre fetar dhe nxiti pėrmes takses sė xhizies laramanizimin dhe islamizimin me hap tė pėrshpejtuar nė ata treva kompakte katolike dhe ortodokse. Nga periudha e viteve 1478 deri mė 1633 kemi shpesh kryengritje kundėrosmane spontane dhe tė organizuara kryesisht nga krahinat e malėsive shqiptare, pėr tė cilat ėshtė shkruar nga shtypi i kohės dhe media e huaj…
Kėtė valė shkatėrrimi dhe mjerimi nė shumė rrafshe kishte edhe Ulqini qyteti i lasht dhe antik jo shumė larg qytetit simotėr tė Shkodrės. Mė 1570 trevat e Ulqinit uzurpohen nga ushtritė mizore otomane. Pa mėshirė mbi popullsinė autoktone ra shpata e pėrsekutimit dhe salvimi nuk kursei asnjė prej familjeve katolike. Mė tė njohura gjatė atyre vitėve tė zeza janė ngjarjet historike qė kanė tė bėjnė me rrėzimin dhe shkatėrrimin e shumė kishave tė famshme tė vjetra tė Shasit.
Duke shfletuar me kujdes faqet e historisė sė trevave tona etnike, fare lehtė mund tė dallohete dhe shkalla e shkatėrrimit total qė pėsuan shumė zona dhe qendra tė hershme kulturore dhe historike tė popullit shqiptar. Kėshtu ėshtė i njohur fakti, ku mbi 365 objekte kulturore kishtare digjen nga dyndja barbare otomane.
Ky tjetėrsim sistematik dhe nė shkallė tė gjerė, u organizua nga vetė komandantėt e taborreve turke, q ėnė duar mbanin dekretet e barbarisė, duke mbjellur kudo mjerimin apo kohėn me tė errėt  nė historinė e popullsisė sė qytetit tė Ulqinit me rrethina.
Duhet theksuar se vetė Shasi, ishte njė qytet antik i ndėrtuar prej tė parėve tanė krenarė ilirė rreth vitit 300 para Krishtit. Nė kėtė qytet antik ndeshėn gjurmė tė ndėrtimeve tė lashta romake dhe greke, me gjurmė tė njė kulture tė gdhendjes nė disa faqate tė kėshtjellės sė lashtė tė qytetit. Aty shquhen shumė mirė elementėt e periudhės sė antikitetit.
Gjatė vitėve tė mėvonshme dhe mė saktėsisht nė vitin 1570 difinitivisht Ulqini antik ra nė duart e sundit tė mizorėve otoman. Sikurse edhe nė viset e tjera shqiptare edhe Ulqini dhe banorėt e tij, kalojnė nė valėn e pėrsekutimit dhe mjerimit tė planifikuar me kohė nga pushtuesit osmanllinj, qė kudo mbollėn rrėnim dhe mjerim qė do tė vijonte pėr njė kohė shumėshekullore.
Nata e errėt turke u shoqėrua edhe me prapambetjen shumėfishe tė gjithė trevės sė malėsisė sė Ulqinit dhe trevave pėrreth tyre. Taksat, vrasjet, burgimit, surgjenimet, gjarderdhja, islamizimi, shkatėrrimi i kishave katolike, tjetėrsimi i vlerave tė trashėgimisė kulturore iliro-shqiptare, do tė bėhen objekt i sulmeve tė njėpanjėshme tė barbarėve otoman.  
Nėse do tė shikohet nė njė plan mė tė gjėrė, rezultati ose suksesi i dhunshėm i pushtuesve otoman del se nga viti 1633 deri mė 1840 mbi 85% e popullsisė autoktone shqiptare kishte marrė fenė dhe kulturėn e pushtuesit aziatik. Pėr tė gjithė ata qė kundėrshtonin hapur fenė islame, shpata e vdekjes dhe e shkatėrrimit ra pa mėshirė. Ky mjerim u pėrhap masivisht tek shqiptarėt e Maqedonisė dhe Republikės sė Kosovės. Nga harku kohor i viteve 1590 deri mė 1706 e gjithė popullsia e trevave nė fjalė nė masėn 73% ishte islamizuar.
Por nga ana e tjetėr patriotėt dhe atdhedashėsit e flakė shqiptarė ndėr shekuj dhe me shembuj konkretė tė martirizimit dėshmuan dashurinė e pakufi pėr trojet e tė parėve tė tyre. Dhe shembujt qė nėna histori ruan nė gjirin e vet janė tė shumė e i pėrkasin ēdo treve tė trojeve etnike shqiptare. Feja krahina dhe ideja qėllmire e tyre ishte atdheu dhe vetėm atdheu.
Kryengritjet e njėpanjėshme tė shqiptarėve kundėr Portės sė Lartė gjatė shekujve kanė qenė tė shpeshta dhe tė shumta. Mbi tė gjitha tek kėto lėvizje antiturke nė Shqipėri dhe trojet e tjera etnike shqiptare njė shtysė e rėndėsishme e zgjimit tė ndėrgjegjės kombėtare kanė qenė shembulli heroik i kryetrimit tė Arbėrisė Gjergj Gjon Kastriotit, flamuri i tė cilit me sfondin e kuq dhe shkabėn dykrenare u skuq ndėr shekuj nga mijėra dhe qindra martir dhe fatosa tė lirisė dhe pavarėsisė kombėtare.
Shembulli mė i freskėt ėshtė ai i filllimit tė shekullit XX, ku pikėrisht mė 6 Prill 1911 trimat e Malėsisė sė Madhe tė kryesuar nga fatosi i lirisė Dedė Gjon Luli dhe qindra luftėtarė tė tjerė luftuan dhėmb pėr dhėmb nė istikamin e Deēiqit, duke ngritur me krenari flamurin arbėror stėrgjyshor.
Njė vit mė vonė mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorėn e Ismail Bej Qemalit, njė grup patriotėsh tė flaktė nga Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė, Isa Buletini me trimat e tij kreshnik nga Dardania martire (Kosova) dhe trojet e tjera iu bashkuan zėrit tė ndėrgjegjės kombėtare.
Sėbashku me shqiptarėt atdhetarė ishin gjithnjė si flamurtarė klerikėt katolik si: Bardhi, Buzuku, Bogdani, Matrėnga etj., pėr tė ardhur tek nderi dhe krenaria jonė kombėtare, si: Don Nikollė Kaēorri, At Gjergj Fishta O.F.M., Pader Anton Harapi O.F.M., Imzot Vinēenc Prennushi, Pader Marin Sirdani O.F.M., Pader Alexander Sirdani O.F.M., Pader Gjon Shllaku O.F.M., Dom Ndre Zadeja, Imzot Ernest M. Ēoba,  Dom Ndre Zadeja, At Pjetėr Meshkalla, Dom Lazėr Shantoja, Imzot Lazėr Mjeda, Kardinal Mikel Koliqi, At Donat Kurti O.F.M, Dom Tom Palok Laca, Dom Anton Muzej, Dom Dedė Maēaj, At Mark Harapi S.J., Dom Lzėr Jubani, Imzot Frano M. Gjini, Dom Nikollė Gjini, At Karlo Serreqi, Dom Injac Gjoka, Dom Ejell Kovaēi, At Ēiprian Nika O.F.M., Dom Dedė Malaj, Dom Pjetėr Gruda, Dom Ejll Deda, Dom Pjetėr Nogaj (Tusha), Imzot Nikollė Nogaj (Tusha), Dom Pjetėr Ēuni, Dom Mark Hasi, Dom Zef Bici, Dom Mark Dushi, Dom Nikollė Laskaj, Dom Nikoll Gjini, At Klement Miraj, O.F.M., Imzot Gjergj Haberi, At Rrok Gurashi O.F.M., Dom Lek Sahatēija, Dom Mark Dushi, Dom Marin Shkurti, Dom Shtjefen Kurti, Dom Marin Shkurti, Dom Mikel Beltoja, Dom Mark Hasi, Dom Engjėll Kovaēi, Dom Anton Doēi, Dom Nikollė Shelqeti, Dom Rrok Frisku, At Pal Dodaj O.F.M., Dom Kolec Prennushi, Dom Mark Bicaj, Dom Dedė Plani, Don Jak Bushati, Papa Josif Papamihali, Dom Vlash Muēaj, Dom Anton Muzaj, At Lorenc Mazreku O.F.M., At Leonard Tagaj O.F.M., Dom Mark Gjani, Fratel Gjon Patalia S.J., Imzot Bonatti, Papa Pando etj., etj.
U shkatėrruan totalisht objektet e kultit nė Shqipėri dhe nė veēanti tjetėrsimit total iu nėnshtruar objektet e kultit tė krishterė, ndėrsa disa xhami sikurse ėshtė ajo nė qendėr tė Tiranės u kthye nė monument kulture. Nė Shkodėr nė vitin 1974 u hap muzeu i parė ateist nė botė, ku nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe universitetit dėrgoheshin nė aksione nė luftė kundėr “fesė dhe zakoneve prapanike”, sikurse thuhej shpesh nė propagandėn komuniste askohe.
Me Kushtetėn Komuniste tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėri u ndalua me ligj ushtrimi i besimit fetar pėr shtetasit shqiptar. Kėshtu propaganda komuniste e quajti besimin fetar nė Shqipėri “fenė si opium pėr popullin” dhe se dėnohej me burgim tė pėrjetshėm ai klerik qė gjendej duke ushtruar misonin fisnik tė tyre.
Klerikėt u futėn nė burg njeri pas tjetrit qysh prej vitit 1944 dhe vijoi fushata antiklerikale e fetare deri mė suprimimin e plotė tė fesė. Filloi inkuizicioni i gjyqeve tė montuara kundėr ajkėn me tė ndritur tė popullit shqiptar, qė kishin studiuar nė universitetet mė tė njohura tė Europės Perėndimore.
Tashmė shkollat e shquara tė artit, kulturės, dijės, nderit dhe krenarisė shqiptare u bėnė objekt i shkatėrrimit, vjedhjeve dhe pėrbaltjes nga propaganda komuniste e diktaturės sė proletariatit, qė ndiqme me pėrpikėmėri porositė e padronėve sllav rusė qė zėnė fill qysh nga koha e Stalinit dhe deri tek revolucioni kulturor kinez, qė i vuri vulėn e shkatėrrimit ēdo vlerė tė shquar tė identitetit shumėshekullor shqiptar.
Kuvendi Franēeskan dhe Seminari i Jezuitve nė Shkodėr, u bėnė objekt i goditjeve tė pamėshirshme nga komunistėt. Nė ambientet e tyre u zhvilluan gjyqen dhe dėnimet me vdekje, burgim tė pėrjetshėm dhe internimeve tė gjithė klerikėve qė zėnė fill prej vitit 1944 dhe deri mė 1990, kohė kur komunizmi filloi tė plasaritet si pasojė e tjetėrsimit tė saj nė vendet e Europės Perėndimore…
Duhet thėnė, se shpesh historia komuniste u anashkalua dhe nė foto origjinale historike u fshi me gomė ose prerė mė gėrshėrėn e diktaturės komuniste nė Shqipėri, qė sundoi egėrsisht prej datės 28 nėntor tė vitit 1944 deri mė 13 dhetor 1990, kur trimat shkodranė i hodhėn komardaret e biēikletave dhe urinuan bustet e diktatorėve Stalinit dhe Enverit…
Nga burimet arkivore tė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė (AQSH), prej vitit 1944 deri nė vitin 1974, rezulton se ka mbi 45.000 shqiptarė, tė vrarė me gjyq e pa gjyq, tė vdekur dhe torturuar nė hetuesi, nė kampet shfarosėse tė ngritur nė zonat e humbura tė Shqipėrisė, tė vdekur nė burgje e kampe pėrqendrimi (e njėjtė kjo metodė me nazistėt gjermanė), tė zhdukur ose me plumb mbas kokės gjatė kohės, qė tė ashtėquajturit etiketoheshin me pėrbusje “deklasuar”, kryenin shėrimin ushtarak pa armė, por vetėm nė nė mėditje nėpėr repartet e xhenieros (tė puėneve mė tė rėnda tė krahur, njėsoj si nė kohėn e skllevėrve, kur nė egjiptin e lashtw filluan tw ndėrtohen piramidat ose qytetit bregdetar i Kartagjenės apo Colosseu tė famshėm  nė Romė etj.). Tė gjitha kėto janė kryer nga Sigurimi i Shtetit ose makina shfarosėse e Gestapos, qė drejtohej nga dikatori Enver Hoxha dhe kryexhelati Mehmet Shehu…
Vendosja e diktaturės komuniste nė Shqipėri, do tė shoqėrohej me njė luftė civile, qė rrėnjet e saja tė pėrgjakshme i ka qysh nė natėn e zezė tė lindjes sė djallit tė kuq me 8 nėntor 1941, nė saj tė importimit tė propagandės komuniste, pėrmes ideve dhe praktikave tipike bolshevike tė Rusisė, ku sundonte diktatura e proletariatit e Leninit dhe Stalinit. Lufta civile nė Shqipėri filloi dhe vijoi e kaloi disa faza tė pėrgjakshme. Periudha mė ė pėrgjashme e saj ishte ajo qė pėrfshiu harkun kohor tė vitėve 28 Nėntor 1944 deri nė vitin 1960…
/marr nga Balli Kombetar/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25642
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum