Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

5 posters

Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by Voglushja Sun 31 May 2009, 20:03

Inagurohet tuneli i Kalimashit!

(Dėrguar mė: 31/05/09) Rrėzohet muri qė ndan Shqipėrinė me Kosovėn. Kryeministri Berisha shemb murin e fundit nė tunelin qė lidh Thirrėn me Kalimashin, pjesė e autostradės Durrės- Kukės- Morinė. Thaci: “Realizuam njė ėndėrr. U bashkuam”. Berisha: Tuneli i kushtueshėm, por mė i lartė cmimi i bashkimit dhe shėrbimit qė i bėn qytetarėve”.
KUKES- “Pėrjetuam realizimin e njė prej ėndrrave mė tė bukura tė shqiptarėve. Pėrjetuam shembjen jo tė njė muri por tė njė mali, pėrjetuam shembjen e pamundėsisė….. Para sė gjithash ky ėshtė tuneli i bashkimit tė kombit. Nuk ka male, e pengesa, asgjė qė mund tė ndalė as fizikisht e as shpirtėrisht kėtė komb”- tha kryeministri Berisha nė fjalėn e tij, nga njė podium tė organizuar posaqėrisht nė dalje tė tunelit.
Duke e vlerėsuar tunelin e Kalimashit si njė nga kryeveprat nė fushėn e ndėrtimit nė Europė e mė gjerė Berisha tha se tuneli bashkon jo vetėm shqiptarėt por dhe rajonin.
“Sot inauguruam tunelin qė bashkoi jo vetėm shqiptarėt, por me shėrbimet qė ofron nė fushėn e transportit e qarkullimit i bashkon mė shumė me rajonin, maqedonasit, serbėt bullgarėt. Tuneli, do tė bėjė qė brigjet e Shqipėrisė e portet e saj ti shėrbejnė jo vetėm shqiptarėve nė Shqipėri e Kosovė, por tė gjithė kombeve tė rajonit”.
Gjatė fjalės sė tij kryeministri pranoi se hapja e tunelit ka qenė e vėshtirė dhe e kushtetueshme , por “ēmimi i tij ėshtė qindra herė mė i vogėl se vlera morale, se bashkimi qė sjell mes njerėzve, dhe shėrbimi qė i bėn qytetarėve, por edhe dalja nė det qė i jep Kosovės, por dhe fqinjėve tė saj.”
Nė fund kryeministri falėnderoi inxhinierėt e punonjėsit e Bechtel Enka qė realizuan kėtė projekt. “Ju do tė jeni pjesė e historisė dhe pėrpjekjeve tona pėr modernitet”- tha kryeministri duke i shprehur mirėnjohjen edhe ish ministrit tė Transporteve Lulzim Basha dhe ministrit aktual Sokol Olldashi pėr pėrkushtimin qė treguan nė realizimin e kėtij projekti dhe nė “zbatimin me pėrpikmėrit tė udhėzimeve tė kryeministrit”- shtoi Berisha.
Kryeministri kosovar Hashim Thaci tha se sot ėshtė njė ditė e madhe pėr tė shqiptarėt kudo qė jetojnė. “Nė Kalimash sjell mesazhin e pėrgėzimit tė qverisė sė Kosovės pėr kėtė kryevepėr. Ekziston njė lidhje shumė e fuqishme mes kėtij rrugėtimi e Kosovės. Janė tė shumta e tė pallogaritshme herėt kur unė me luftėtarėt e mi e bėmė nė kėmbė kėtė rrugė pėr lirinė e vendit. Sot Kosova e Shqipėria janė si kurrė ndonjėherė mė pranė njėra tjetrės e do tė afrohen mė tepėr. Ato janė pranė njėra tjetrės e kėshtu do jemi pėrgjithmonė. Kemi qenė tė ndarė me shekuj, por kurrė nuk kemi qenė larg. Na ka nda historia, pa drejtėsia, na ndanin malet, bjeshkėt, sot tė gjitha kėto pengesa janė zevenėdėsuar me punė, ideal dhe dhjetėra ura e tunele komunikimi”- tha kryeministri Thaci.
Ceremonia u mbyll dhe dhjetėra tullumbace tė bardha dhe tė kuqe qė u lėshuan nė qiell, ndėrsa nė sfond ishte kėnga e grupit Modern Talking “We can win the race” e cila ėshtė dhe kolona zanore e zgjedhur nga PD pėr kėtė fushatė zgjedhore”
12:18 Rrėzohet muri qė ndan Shqipėrinė me Kosovėn
Rrėzohet muri qė ndan Shqipėrinė me Kosovėn. Nė orėn 12. 15 minuta kryeministri Berisha dhe kryeministri Hashim Thaci kanė shtrėnguan duart nė mes tė tunelit tė Kalimashit. Kryeministri Beisha i shoqėruar nga delegacioni i tij hyn nė tunel nga Thirra ndėrsa kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe delegacioni i tij u nisėn nga krahu i kundėrt nga Kukėsi.
Ishte kryeministri Berisha i pari i cili mbi njė eskavator ka gėrmuar nė mėnyrė simbolike nė pengesėn e fundit tė tunelit. Mė pas dy kryeministrat janė afruar pėr t’i shtrėnguar duart njėri-tjetrit. Sot ėshtė hapur njė nga hyrjet e tunelit Thirrė-Kalimash, ndėrsa hyrja tjetėr Kalimash-Thirrė, pritet tė pėrfundojė sė shpejti.
Kryeministri Berisha dhe grupi prej 20 vetash (pėrfaqėsues tė qeverisė dhe kabinetit tė tij) qė e shoqėrojnė kane mberritur ne Thirre rreth ores 11.30. Nė tė njėjtėn orė ka mbėrritur edhe kryeministri Hashim Thaci si dhe grupi prej 20 vetėsh qė e shoqėrojnė atė.
Punimet nė dy tunelet e Kalimashit, prej 5.6 km secili, janė cilėsuar si njė nga pikat mė kulminate tė tė gjithė projektit, pėr shkak tė terrenit malor ku ėshtė ngritur ai.
Kryeministrat do tė pėrshkojnė mė kėmbė 100 metėrshin e fundit drejt hyrjeve tė tunelit nga zona e Kukėsit, dhe mė pas do tė zhvillojnė dhe konferencėn pėr shtyp
Ora10:51 Kukės, Berisha e Thaci takohen nė Kalimash
Nė tunelin e Kalimashit, pjesė e autostradės Durrės- Kukės- Morinė gjithēka ėshtė gati pėr ceremoninė e inaugurimit qė do tė nisė sot nė mesditė. Dhjetėra qytetarė, simptaizantė tė PD-sė dhe gazetarė ndodhen aty pėr tė pėrcjellė hapjen e kėtij tuneli, njė ndėr veprat mė madhore inxhinierike tė Shqipėrisė. Nė Kalimash, ndodhen edhe deputeti i Partisė demokratike tė Kukėsit, Fatos Hoxha, kryetari i Qarkut, Shefqet Bruka, dhe kryetari i Bashkisė sė Kukėsit, Hasan Halilaj. Ndėrsa nuk kanė mbėrritur ende delegacionet e kryesuara nga kryeministrat pėrkatės, nga Tirana e Prishtina.
Korrespondeti i NEWS24 nė Kukės thotė se deri nė kėtė moment nuk vihet re asnjė pėrfaqėsues i Partisė Socialiste, apo depitet. Ceremonia pritet tė nisė nė orėn 12:00 kur Kryeministri i Shqipėrisė do tė pėrshkojnė tunelin, duke hyrė nga Thirra, ndėrsa kryeministri i Kosovės do tė pėrshkojė tunelin duke hyrė nga ana tjetėr, Kukes. Ata do tė takohen nė mes tė tunelit dhe mė pas do tė pėrshkojnė mė kėmbė 100 metėrshin e fundit drejt hyrjeve tė tunelit nga zona e Kukėsit, ku dhe do tė presin shiritin dhe do tė mbajnė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp.
Ora 08:53- Kukės, Berisha e Thaci sot nė tunelin e Kalimashit
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe ai i Kosovės, Hashim Thaci do tė udhėtojnė sot drejt Kukėsit pėr tė marrė pesė nė inaugurimin e tunelit tė Kalimashit, 5.6 km pjesė e autostradės Durrės- Kukės- Prishtinė.
Delegacioni i kryeministrit Berisha pėrbėhet nga 14 ministrat e tij dhe kandidatėt e PD-sė pėr zgjedhjet e 28 qershorit.
Ceremonia zyrtare pritet tė kthehet nė njė miting madhėshtor, pėrgatitjet e tė cilit kanė nisur njė javė mė parė.
Kryeministri i Shqipėrisė pritet tė pėrshkojnė sot nė orėn 12:00 tunelin, duke hyrė nga Thirra, ndėrsa kryeministri i Kosovės do tė pėrshkojė tunelin duke hyr nga ana tjetėr, Kukėsi. Ata do tė takohen nė mes tė tunelit dhe mė pas do tė pėrshkojnė mė kėmbė 100 metėrshin e fundit drejt hyrjeve tė tunelit nga zona e Kukėsit.
Rruga e re do tė kalojė nė akset Durrės- Vorė- Fushė Krujė- Milot- Rrėshen- Reps- Thirrė- Kalimash- Kukės- Morinė. Gjatėsia totale e rrugės ėshtė 170 km.
Nė ceremoninė e sotme do tė inaugurohet hapja e njėrės korsi tė autostradės Durrės - Kukės - Morinė, pėr tė vazhduar mė pastaj pėr nė Prishtinė.
Autostrada Durrės- Kukės, njė projekt i qeverisė shqiptare, ėshtė vepra mė e madhe inxhinierike nė Shqipėri qė ka kushtuar mbi 1 miliardė euro. Shpejtėsia e planifikuar pėr tė ecur nė kėtė rrugė ėshtė 80- 100 km /orė. Pjesė e kėsaj rruge me dy korsi janė 27 ura. Autostrada do tė jetė gati 45 km mė e shkurtėr se rruga ekzistuese drejt Kosovės, dhe koha e udhėtimit do tė reduktohet nė dy orė, nga gjashtė orė qė ėshtė sot.
Punimet pėr hapjen e kėtij tuneli nisėn dy vjet mė parė kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nėnkontraktuese turke “Enka”, dhe u punėsuan rreth 3400 punonjės, shumica shqiptarė, si dhe nė funksion tė vazhdimit normal tė punės u vunė mbi 1300 mjete tė llojeve tė ndryshme
Dhjetėra gazetarė nga Kosova janė vendosur qė prej ditės sė djeshme nė qytetin e Kukėsit, pėr tė ndjekur nga afėr ceremoninė e inaugurimit, si dhe do tė marrin pjesė nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp qė do tė organizohet nga tė dy kryeministrat.
Ceremonia zhvillohet njė ditė para mitingut tė madh qė Partia Demokratike do tė zhvillojė nė sheshin “Skėnderbej” nė Tiranė
avatar
Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 18760
Regjistruar mė : 2008-11-02
Profesioni : Studente

Back to top Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Re: Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by Unike Sun 31 May 2009, 22:20

Voglushja: te pershendes per kte tem qe ke hapur.


Pash drejperdrejt inagurimin e tunelit dhe me than t'drejten m'emocionoi.
E gzofshim ket rrug, dhe qoft marsi per t'gjith Shqiptart!
Unike
Unike

Shteti : Mitrovice
Postime : 326
Kyējet nė forum : 17111
Regjistruar mė : 2008-12-19

Back to top Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Re: Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by Vizitor Sun 31 May 2009, 23:32

Bazuar ne histori u ribashkua.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Re: Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by LumLumi Mon 01 Jun 2009, 22:10

Pajtohem dhe gezohem se u krijua nje linjė per komunikim mes shqiptareve te ndare! Deri te bashkimi te ecim drejt atij synimi !
LumLumi
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 17630
Regjistruar mė : 2009-03-24
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Back to top Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Re: Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by Rrezon@ Mon 01 Jun 2009, 23:23

Urime nga zemra per kete veper madhore, dhe dhashte Zoti kjo te jet nisme drejt bashkimit kombetar!
Rrezon@
Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 17959
Regjistruar mė : 2008-05-27
Profesioni : ekonomiste

Back to top Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Re: Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by shaban cakolli Tue 02 Jun 2009, 00:04

drejt bashkimit kombetar duhet shqiptaret te behen nje ne mendje,fjale,guxim dhe veper
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20310
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria! Empty Re: Ribashkohet Kosova dhe Shqipėria!

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum