Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e Rozafės

Go down

Legjenda e Rozafės Empty Legjenda e Rozafės

Post by GISHTEZA Thu 28 Jun 2007, 14:13

Kjo eshte legjenda (per ata qe do deshironin te lexonin historine e plote), dhe eshte marre nga : www.shkodra.ac/al/Rozafa.htm

- Historia e kalasė Rozafa -
"Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjanė e mbi qytetin e Shkodrės kalaja e lashtė e Rozafatit. Kur asht qitė guri i parė nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S'dihet. Historia e saj tretet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė moēėm tė kėsaj mange. Nji gja dihet mirė e kjartė: ate e kanė pasė dikur labeatėt e mandej ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.

N'atė kohė tanė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, deri nė Tergestėn e bujshme jase Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Ma vonė, u derdhėn kėndej romakėt, tevona sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popuj tjerė tė huej. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagė me pėrrej gjaku t'atyne qė e kanė sulmue dhe t'atyne qė e kanė mbrojtė. Tė huejt erdhėn e shkuen, kurse populli ynė mbeti i ngulun nė kėtė tokė ilire. Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka nji gojėdhanė tė bukur e tė hidhun qė na ka ardhė nga lashtėsia jonė.
Qe se ē'thotė kjo gojėdhanė.
"... I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tanė. Tri ditė e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditėsh e tri netėsh nji erė e hollė fryu e e naltoi mjegullėn. E naltoi dhe e shpuni deri nė kodrėn e Valdanuzit. Aty maje kodrės tre vėllazėn punoshin. Ndėrtoshin nji kėshtjellė. Po, murin qė naltoshin ditėn u prishej natėn, e kėsisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirė.
- Puna e mbarė, o tre vėllazėn.
- Tė mbarė paē, o plak i mirė. Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn na shembet. A din me na diftue ndoj fjalė tė mirė: ēka tė bajmė qė t'i mbajmė muret mė kambė?
- Unė di - u thotė plaku ~ po drue me jua thanė se a' mėkat.
Atė mėkat hidhe mbi krytin tonė, se na duem ta qėndrojmė mė kambė nji kėtė kėshtjellė. Plaku i mirė mendohet e pvet:
- A jeni tė martuem, trima? A i keni ju tė tri varzat e jueja?
- Tė martuem jemi - i thonė ata. - Edhe tė tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ē'tė bajmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė?
- Nė daēi m'e qėndrue, lidhuni me besa-besė: varzave mos u diftoni, nė shpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'ju thom unė. Ate prej tė tri kunatave qė do tė vijė nesėr bukė me ju pru, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėhere keni me pa se muri ka me zanė vend e me qėndrue pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu e kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė tana vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoi nė shpi, nuk i tregoi vashės sė vet.
Nadje. Tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt shkapeten, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Nė shpi, nana e djemve s'din gja. I thotė tė madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanė, sod s'mund tė shkoj se jam e sėmunė.
Kthehet i thotė tė mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
- Besa, nanė, sod nuk mund tė shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtė.
Nana e djemve i kthehet nuses sė vogėl:
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kambė:
- Urdhno, nanė!
- Mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
- Besa, nanė, unė shkoj, po e kam djalin tė vogėl. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmė na, s'ta lamė me kja - i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me venė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bjen nė Kazenė; njaty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarė, o mjeshtėr!
Po ē'asht njikėshtu?
Ēekanėt ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fėtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė:
- Ē'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindė n'e zezė ditė, moj kunata jonė. Na e kemi ba me fjalė me tė murue tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndosh ju, o kunetė. Po unė do t'ju la nji porosi: kur tė mė muroni nė mur, synin e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kambėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjinin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė kjajė - me njanin sy do ta shikjoj, me njanėn dorė ta ledhatoj, me njanėn kambė t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali jem u trimnoftė, u baftė mbret e mbretnoftė!
Ata e marrin nusen e vogėl e e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parė. Po rranxė tyne gurėt janė edhe sod tė lagun e tė myshkun, sepse vahdojnė me pikue lotėt e nanės pėr birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "
GISHTEZA
GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 18799
Regjistruar mė : 2007-06-04

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum