Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhėkryqet Shqiptare Tė Historisė

Go down

Udhėkryqet Shqiptare Tė Historisė Empty Udhėkryqet Shqiptare Tė Historisė

Post by Albanian_Girl Sun 20 Dec 2015, 23:46

Shkruan Kastriot BIMO
Historian
Udhėkryqet shqiptare tė historisė
A janė Ilirėt dhe arbėrit autoktonė?!
Historiografia shqiptare po i afrohet njė fundshekulli nė njė kaos tė vėrtetė, nga ku jo vetėm nuk ka dalė alfa, e vėrteta historike, parė kjo nė analizė akademike e shkencore, detyrė kjo primare e saj pėr tė bėrė atė tregues tė munguar zyrtar. Por pėrpilimi i biografive tė njerėzve qė spikatėn fuqishėm nė veprimtaritė luftarake, politike, kulturore, atyre qė kanė lėnė gjurmė nė fatet e atdheut, jo vetėm ėshtė qesharak sot, duket si i lėnė diabolikisht nė hije. Por nė ē’do rrethanė kjo e dyta ėshtė e barazvlefshme me tė vėrtetėn e munguar, kėshtu qė pėrkohshmėria nuk do ta dominojė kurrė atė, pasi nga tė gjithė shkencat, historia i jep formė dhe pėrmbajtje njė kombi, pėrballė kombeve tė tjerė. Por pėr tė mbrritur tek e vėrteta “Faktet kanė kuptim vetėm brenda kontekstit”, sqaron filozofi Vittgenstein, arsye kjo qė na bėn ta paraqesim domosdoshmėrisht veprimin nė kontekstin e ngjarjes dhe vetė ngjarjen nė kontekstin historiko-kohor. Kėshtu qė ndahet rruga e studimit tė shkencės nė fjalė me atė material tė interpretuar, e sidomos tek ne shqiptarėt, tė cilėt pa menduar fare shkojnė mė tej: Tė gjykojnė historinė. Kjo e dobėson dukshėm pozitėn e atij qė merr pėrsipėr tė bėjė vlerėsime, ndoshta jo mė shumė se cili ėshtė ai dhe gjykimet e tij, tė cilat nė shumicėn absolute tė rasteve paraqiten nė mėnyrė tendencioze justifikuese, duke treguar vetėm njėrėn anė tė medaljes, atė tė interesit tė ngushtė, se sa diabolizmi i dukshėm, se duke hedhur pluhurin e harresės qėllimisht mbi  figura me peshė nė histori, le tė flijohet edhe ajo pjesė e saj.
Por unė paraqes hapur njė “teori” timen qė shkon mė tej. Ajo ēka theksuam, harresa, ėshtė tipari vjetėr nihilist, mė i thjeshti por dhe mė kompleksi, me shpresė se funksionon akoma, natyrshėm pėr sa kohė rron shpresa. Ta zhvendosim argumentin me tej. Duke sfumuar apo fshirė fare figurėn historike, pra ngjarjen dhe rrafshin historik ku ai ka vepruar si protagonist, synohet pas pluhurit, duke vepruar me tė gjitha mėnyrat nė kėtė faze, pėr ta zvėndėsuar fare atė, siē u veprua nė ēdo aspekt nga historiografia komuniste e pasluftės, deri sa vetė sistemi diktatorial i majtė, praktikuar i pari nė historinė botėrore, rezultoi i dėshtuar. Por sipėr nesh qėndron gjykatėsi i pamėshirshėm “Kohė”, tė cilit nuk i fshihemi e as ti shesim dokrrat tona pėr tė vėrteta, pėr arsyen e thjeshtė se vetė ne jemi tė pėrkohshėm, e vėrteta jo! Po si do ta kuptojnė gjeneratat qė do tė vijnė, tė cilat jo atėherė por qysh tani gjykojnė e argumentojnė vetėm juridikisht, ligje tė cilat zor se ndonjė reminishencė e asaj tė kaluare tek ēdo lloj moshe, do ti dominonte ato?! Gjithsesi kjo ėshtė zgjedhja e kėsaj pjese qė ka apo jo nė dorė pėrkohėsinė dhe e pėrdor atė nė mėnyrat e lartpėrmėndura, po pėrkohėsisht, vėrtetuar kjo nga praktika e jetės.
Nuk ka skaj tė territoreve shqiptare tė mos tė jetė treguar ndjenja e pėrgjegjėsisė ndaj atdheut, pėrpjekjeve pėr liri, zhvillim e progres, tė figurave tė shquara, nė etapa tė caktuara kohore, qė me luftėn e punėn e tyre kanė shkruar kėtė histori, pa na “pyetur” ne, qė nuk jemi nė gjėndje ta evidentojmė, jo mė ta vendosim denjėsisht aty ku e meriton atė.
Rrafshi i tejzgjatur kohor historik e bėn mė tė nevojshėm kėndvėshtrimin e duhur tė studimit, pėrsa i pėrket ngjarjeve tė ndodhura qysh nė kohėt antike, ku heronjtė mund t’i “rrėmbejnė” asimilojnė e gjithfarė elementė mode kombet zhvatės, jo sot, por qysh herėt.
Pa pėrmėndur mbetėrit ilirė, por rasti i Pirros ėshtė evident, ku pėr fatin e “keq” tė shqiptarėve, tė cilėt nuk mundėn tė ēohen nė podin e kėrkuar nga koha, figuron si mbrojtės i qytetėrimeve greke nė jugun e Apeninėve e tė kolonive helenė atje. Rasti i Perandorisė Bizantine, ku nė territoret arbėrore silleshin si sundimtarė me lidhje gjaku perandorak, si Mihali I Ėngjėll, Teodor Duka, Komnenėt etj, pasi me princėt vendas shfaqej pėrherė e mė tepėr vėshtirėsi dhe mosmarrveshje tė shumta.
Por doja tė ndaloja qė nė zanafillėn e vendosjes sė emrit Arbanon, ku si tepėr e sigurtė, shfaqet ajo e pėrdorimit gjėrėsisht tė termit arbėr nė shek. XI. Nė pamjen e parė pothuaj merret apriori ky fakt, duke evidentuar si mprehtėsinė e kėtij problemi, por dhe atė tė burimeve tė ndyshme tė studiuesėve kryesisht tė huaj gėrshetuar kjo me burimet bizantine,
ku “ajo figuron si njė nga problemet mė tė mprehta dhe mė tė pazgjidhura qė shtrohen nė Ballkanin Mesjetar.” Si pikė referimi konsiderohen burimet e pamjaftueshme historike, tė cilat shfaqen “..tė rralla e tė paqarta..hipoteza tė panumėrta, nga tė cilat.. asnjėra nuk ėshtė bindėse pėr.. pėrcaktimin sa mė tė saktė.. tė krahinės qė autorėt bizantinė e quanin.. Arbanon”, vėren  Alian Ducellier tek “Arbanoni dhe shqiptarėt nė shek. XI” Pa menduar dhe vėnė nė dyshim se ky lloj problemi i mprehtė mund tė jetė detyrė zgjidhjeje sė historiografisė sė cekėt shqiptare, por e Bizantologjisė botėrore, kam pėrshtypjen se njė fakt nga mė interesantėt gati “anashkalohet” nė njė kohė qė shumė popuj e kombe i “shpikin” faktet, madje kanė dhjetra, ndoshta qindra vjet qė operojnė me tė pavėrtetat, qė duhet thėnė se pėrkohėsisht e japin efektin. Nuk duhet lejuar nė asnjė rast kur bizantologėt botėrorė “vendosin” pėr ēėshtje madhore tė njohura prej tyre, por jo prej opinionit tė sotėm, si nė rastin vendosjes nga Ndėrkombėtarėt tė Kosovės Republikė, ku pala kundėrshtare serbe kishte manipuluar ēdo hallkė politike, e sociale, sa pėr tė vėrtetėn ishin tė detyruar tashmė t’i drejtoheshin “Mėsueses sė Jetės” Historisė. Mbi njėmijė e pesėqind faqe u pėrpiluan dhe nxorrėn nė dritė tė vėrtetėn, qė “habiti” opinionin botėror, se paska qėnė e kundėrta e asaj qė dinte, pėr vendasit arbėr dhe ardhėsit sllavė. Kėtu nuk pėrmendim faktin se Muzeu Qėndror nė Shkup, pavionin e tij mė tė rėndėsishėm nuk e publikon, por e ka nisur nė rrugėn e zhdukjes duke e hedhur nė magazina pėr tė fshehur tė vėrtetėn historike tė pėrbėrė prej mė se njėmijė e pesėqind artifaktesh qė vetė qyteti ėshtė krijuar nga vendasit ilirė e arbėr.
Por nė rastin e ekzistencės sė abitatit antik me emrin “Arbanon”, zgjeruar e rritur mė pas, shfaqet njė burim qysh nė shek II (pas Krishtit) nga njė e dhėnė e lėnė nga njė pjestar i dinastisė sė Ptolemejve, njė gjeograf aleksandrian Claudi Ptolomaei (Klaud Ptolemeu), ku fakti qė ai pėrmend konsiston nė ekzistencėn e njė fisi ilir me emrin “Alban” dhe tė kryeqendėrs sė tij “Albanopolis”, natyrish si strukturė e athershme nė pėrbėrje tė Provincės Romake tė Maqedonisė. Madje gjeografi “saktėson” dhe shtrirjen nė hapėsirėn midis Durrėsit dhe Liqeveve Lyhnidė (Ohrit) (C. Muller, Claudi Ptolomaei Geographia, vol. I). Duhet pranuar se deri nė mesin e shekullit XI Alban nuk pėrmendet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė emėrtimi i popullsisė arbėrore, por “fakti Arbanonin, sipas burimeve historike e gjejmė po nė ato vise tė banuara nga albanėt nėntė shekuj mė parė, mendohet se nuk ka qėnė rastėsi”, kėmbėngul S.Anamali, nė “Nga Ilirėt tek Arbėrit” Tė ēudit vėrtet fakti qė bizantologjia botėrore flet “pro” kėtij fakti, ndėrsa historiografia shqiptare, nuk e pėrmend, a thua se bėhet fjalė pėr fakte dhe probleme tė njė vendi tė panjohur..
Albanian_Girl
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 18239
Regjistruar mė : 2007-12-23

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum