Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'New York Times' nė vitin 1911: Shqiptarėt raca mė e shkėlqyr nė Evropė

Go down

'New York Times' nė vitin 1911: Shqiptarėt raca mė e shkėlqyr nė Evropė Empty 'New York Times' nė vitin 1911: Shqiptarėt raca mė e shkėlqyr nė Evropė

Post by Naki Sun 27 Dec 2015, 19:13

Mė 21 maj tė vitit 1911, prestigjiozja amerikane “New York Times” i kushtoi njė artikull njė vajze tė re shqiptare qė kishte marrė komandėn e njė ushtrie nė betejėn kundėr turqve, pas vrasjes sė babait tė saj. Ishte Janica Martinaj, njė 22 –vjeēare qė NY Times e pėrshkruan si “Zhan D’Ark shqiptare”.
I nisur nga profili i saj,  “New York Times”  sjell veēoritė e shqiptarėve, tė cilėt i pėrshkruan si mjaft tė talentuar, tė bukur e tė fuqishėm, por qė s’mund tė rrokin ende idenė e shtetit.
Artikulli i plotė
Njė vajzė e re, emri i sė cilės pėrkon me emrin e Vajzės sė Orleansit, tani ėshtė nė kėngėt e kėnduara nga rapsodėt malazezė nė hanet e kafenetė e Podgoricės. Kur, javėn e kaluar, nė betejėn e Vraninės, babai i saj, kryetari i fisit tė tij, ra nė betejė, ajo zuri menjėherė vendin e tij dhe i udhėhoqi Martinajt nė fitoren kundėr turqve. Pėrtej fazės romantike tė ngjarjes, pėr shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) ėshtė shumė e bukur, beteja ėshtė e rėndėsishme, pėrderisa tregon se malazezėt nė kufi ishin bashkuar me shqiptarėt.
Sipas njė personi i cili njihet mirė me tė, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeē dhe ėshtė “njė grua e re, e zhvilluar mirė, e gjatė dhe e bukur”. Tė gjitha gratė shqiptare janė tė guximshme dhe janė tė mėsuara qė nga vajzėria e tyre me pėrdorimin e armėve tė zjarrit dhe nė kohėt e luftės, duke qenė se nuk ka mushka, ato ngarkojnė ushqimet e municionin pėr luftėtarėt e tyre dhe shkojnė nė vijėn e zjarrit pėr shpėrndarjen e tyre. Dhe a janė vrarė ndonjėherė? Po, kjo ndodh shpesh.
Janica ndoshta do tė ishte duke mbartur ndonjė pushkė tė Martinajve, ose, duke qenė se shumė nga tė Martinajve janė mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund tė ketė qenė njė nga pushkėt e modelit tė vjetėr shqiptar, tė cilat janė tė zbukuruara bukur me argjend dhe kanė tyta shumė tė gjata e tė ngushta.
Shtėnia me armė ėshtė pothuajse dėfrimi i vetėm i tė rinjve dhe tė rejave nė Shqipėri. Si djemtė edhe vajzat mėsojnė pėr tė qėlluar, kur ata janė 12 vjeē. Nė dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtėnė; nė pagėzim tė shtėnat, janė pėrsėri dėfrimi kryesor – qitja ndaj shėnjestrave pėr trofe tė vogla – dhe nė festime ka tė shtėna gjatė gjithė ditės. Kjo ėshtė njė nga vėshtirėsitė e mėdha me tė cilėn turqit duhet tė ndeshen, sepse ajo ėshtė pjesė e jetės kombėtare; njerėzit i pėrdorin pushkėt e tyre ditėn dhe natėn flenė me to anash tyre. Ky zakon ėshtė shtuar me mbizotėrimin e pasigurisė nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtė vendit.
Fizikisht, shqiptarėt janė raca mė e shkėlqyer nė Europė. Gratė e tyre janė tė pashme, me flokė tė errėt, edhe pse sytė e tyre nganjėherė janė gri. Tė shohėsh ato tek ecin, ėshtė njė kėnaqėsi. Ne na pėlqeu tė shihnim baletin nė Serbi. Herėn e parė qė pashė ecjen e shqiptareve, ajo mė dha tė njėjtėn kėnaqėsi. Lėvizjet e tyre janė kaq tė kėndshme, elegancė e forcė sė bashku. Po, ata janė shumė tė pėrsosur dhe njė racė shumė e talentuar.
Ata janė si skocezėt nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, dhe ata do tė jenė pėr shumė e shumė kohė raca mė e shkėlqyer nė Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nėse shkoni nė Konstandinopojė do tė shihni se shumė prej njerėzve mė tė shkėlqyer, jo vetėm ushtarė, por edhe shtetarė, janė shqiptarė. Faji i tyre, pėr shkak tė shkallės sė tyre aktuale tė qytetėrimit, ėshtė se ata nuk mund tė rrokin idenė e shtetit. Fisi ėshtė organizimi i tyre mė i lartė; ata nuk janė nė gjendje tė shohin rėndėsinė e kombinimit tė fisit me organizimin mė tė lartė tė bėrjes sė njė shteti. Por kjo do tė ndodhė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum