Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Timo Flloko / nga A-ja deri te Zh-ja

Go down

Timo Flloko /  nga A-ja deri te Zh-ja Empty Timo Flloko / nga A-ja deri te Zh-ja

Post by Vizitor Sun 27 Sep 2009, 14:00

Timo Flloko
Njė portret i paautorizuar i aktorit, duke filluar qė nga rolet e hershme e deri tek i fundit, qė nga pengjet e deri tek dashuritė e mėdha tė jetės sė tij pėr tė mos ikur”, ka thėnė nė njė nga intervistat. E nėse njė ofertė do t’i vinte prej andej, me siguri qė do tė ishte gati tė merrte sėrish rrugėn, me

A si Amerika. “Nuk ika pėr tė mos u kthyer, ashtu edhe siē nuk jam kthyer siguri pėr t’u kthyer sėrish mė pas.
B si babai, nga i cili duket se e ka trashėguar talentin e qė, sipas tė birit, ishte njė komik i lindur, kėndonte kanconeta komike italiane me mandolinė dhe shpesh Timos i dukej si Ēaplini. Kur i tha se do tė konkurronte pėr aktor, ai i tha: “Ose nė majė, ose hiē, sepse s’ka gjė mė dėshpėruese se mungesa e talentit te njė aktor i rėndomtė”.
C si censura e atėhershme, qė shpesh i ka prerė momentet mė tė bukura nga njė rol, mbase mė tė mirat e tij si aktor, siē ka ndodhur me monologun e Aleksit te “Ballė pėr ballė” apo tek filmi “Binarėt”.
Ē si Ēerēiz Topulli. Do tė mjaftonte ndoshta vetėm ky rol qė portreti i Timo Fllokos tė mbetej i mirėskalitur nė historinė e kinemasė shqiptare. Nė fakt, mė shumė sesa me personazhe “negative”, ai ėshtė bėrė i dashur pikėrisht me figura heronjsh.
D si De Niro. Ėshtė krahasuar jo pak herė me tė. E nėse fati do ta kishte lidhur qė herėt me Hollivudin, me siguri qė do tė kishte njė De Niro tė dytė.
E si Edi Karbone, roli i tij i fundit, i cili e riktheu me sukses nė teatėr. Njė rol i fuqishėm, njė figurė komplekse dhe realiste, qė ndeshet me problemet sociale nė Amerikė, por qė ngec nė njė ēengel, ku mbetet i varur nė ndėrgjegjen e tij. Ėshtė si dashuria e paarsyeshme ndaj mbesės sė gruas, Ketrinės. Kryekėput ndryshe nga tė gjithė rolet e deritanishme tė Fllokos.
F si filmi. Rikthimi nė teatėr vėshtirė se mund tė bėjė atė ndarjen e madhe. Sepse Timo Flloko do tė vazhdojė gjatė tė ngelet artist i lidhur ngushtė me filmin. S’mund tė ndodhte ndryshe, pėrderisa ėshtė lidhur qė nė fillim me ekranin e jo me skenėn.
G si Grabocka, bashkėshortja e tij. Njė martesė e hershme, qė duket se nuk ėshtė kėrcėnuar kurrė nga vitet. Njė arsye mė shumė qė ata tė kthehen nė njė nga ēiftet mė tė njohur tė Tiranės.
Gj si gjashtėdhjetė vitet e tij. Nuk janė pak, por pėr tė duket se koha ka ndaluar diku tek fundi i tė dyzetave. Tė paktėn portreti i tij vėshtirė se mund tė dėshmojė pėr tė kundėrtėn.
H si Hollivudi. Nga tė paktėt artistė Shqiptarė qė e ka prekur prej vėrteti. Sepse regjisorėt hollivudianė nuk mund tė ishin indiferentė ndaj portretit, aksentit, ekspresivitetit, natyrės sė tij tė veēantė dhe atė ēfarė ishte tipike nė karakterin e tij pėr tė luajtur nė “Bad Guys”.
I si idhujt e tij. Naim Frashėri nė skenėn e teatrit e, pas pėrvojės sė tij hollivudiane, duket se refleksioni e ēon tek Ndrek Luca, njė aktor i ndryshimeve tė spikatura nga roli nė rol.
J si joshės. Vazhdon tė ngelet njė ndėr aktorėt mė sharmantė. Pesha e viteve duket se nuk i rėndon. Tė paktėn jo nė fizikun e tij tė drejtė e sportiv.
K si “Kur zbardhi njė ditė”, filmi qė shėnoi fillimin e karrierės sė tij tė plotė nė kinematografi, nė vitin 1970.
L si Linda, e bija, e cila si natyrė duket se ka marrė gjithēka nga i ati, por qė ka vendosur tė zgjedhė profesionin e gjyshit tė saj, tė bėhet mjeke e jo aktore apo regjisore si e ėma.
M si mėsuesi te “Lulėkuqet mbi mure”, njė nga rolet e tij mė tė spikatura nė kinematografi, por edhe njė nga filmat e tij mė tė dashur, qė e pėrmend sa herė qė i kėrkohet tė pėrzgjedhė mes shumė tė tjerėve rolin e tij tė preferuar.
N si “Nata e parė e lirisė”, ku ai luan rolin e hamallit tė quajtur Ēeēen. Njė rol nga ata qė njė aktor i madh do t’i konsideronte si tė vegjėl, por qė Flloko e ka realizuar nė tė atillė mėnyrė sa, edhe nėse ngjarjet apo titullin e filmit askush nuk i mban mend, Ēeēenin e kujton medoemos.
Nj si “Njeriu me top”, njė nga rolet e shumtė qė e rivendos sėrish nė figurėn e heroit.
O si Olimpi. Ishte drama e Ismail Kadaresė “Stinė e mėrzitshme nė Olimp” ajo qė i rihapi rrugėn e teatrit Timo Fllokos, tė njohur mė sė shumti nga publiku i gjerė pėr rolet e tij nė film. Plot 35 tė tilla.
P si poezia, pasioni i tij qė nga rinia, por qė shumė pak ia njihnin deri pak vite mė parė, atėherė kur emri i tij nisi tė pėrhapej si autor tekstesh pėr kėngė. Vetėm tek tė ‘50-at aktori nisi ta mposhtte ngurrimin e adoleshencės pėr tė shfaqur lirikat e veta dhe atėherė tė gjithė mundėn tė mrekulloheshin pas vargjeve tė Fllokos. Sipas tij, poezia ėshtė njė shfrim, njė nevojė shpirtėrore, njė meditacion, njė bisedė me veten, eksplorim, madje vetėnjohje.
R si “Rob i Manive”, titulli i pėrmbledhjes poetike, i pari dhe i vetmi botuar rreth katėr vjet mė parė, qė ka bėrė bashkė vjershat e shkruara qė nga rinia, tė fshehura ndrojturazi sirtarėve, e deri tek poemat e lirikat e panjohura tė Fllokos.
Rr si “Rrethim i vogėl”, njė nga filmat mė tė suksesshėm tė fundit tė ‘80-ės, ku Flloko ka dalė nga kostumi i heroit.
S si “Syri magjik”, mė i fundit film i Kujtim Ēashkut, i cili suksesin e vet ia ka besuar pikėrisht Fllokos. As qė ka menduar tjetėr, por thuhet se ka qenė njė zgjedhje gati-gati e lindur bashkė me rolin.
Sh si Shekspiri dhe “Hamleti”. Nėse ka njė peng nė jetėn e tij, ėshtė pikėrisht kjo ėndrra qė vazhdon tė ngelet nė sirtar: tė veshė petkat e Hamletit. E nėse erėrat e fatit do ta ēonin tek ky personazh, atėherė Timo Flloko vėshtirė tė ketė mė pengje.
T si teatri, dashuria e tij e pėrjetshme, qė nė fakt e ka takuar rrallė. Ama, ashtu si edhe nė ekran, shkėlqen me po tė njėjtėn forcė edhe nė skenėn e teatrit, nė mos mė shumė.
V si “Vdekja e kalit”. Ai ėshtė njė nga filmat e tij tė preferuar. Por edhe filmi qė do tė thyente tabutė e do tė realizonte pėr tė parėn herė njė skenė erotike. Edhe pse pas atij roli i kanė thėnė: “Ti s’di tė puthėsh”.
Xh si xhinset. Janė tė rralla rastet kur i duhet t’i ndėrrojė xhinset me kostum e kollare. Sepse ėshtė pėrshtatur me veshjen sportive me po aq lehtėsi sa do t’i pėrshtatej edhe njė roli qė e bėn tė ndihet brenda natyrės sė tij.
Y si Yllka Mujo, njė nga partneret e tij nė film dhe teatėr. Fillimisht tė dy, ende tė rinj, do tė ndanin sheshin e xhirimit nė “Malet me blerim mbuluar”, derisa njė vit mė parė, me pėrvojėn e fituar mbi supe edhe nė teatėr, do tė realizonin rolet mė tė bujshme tė skenės sė sotme teatrore. Fillimisht me “Hotel Franca” dhe tashmė me “Pamje nga ura”.
Z si zėri i tij mjaft i dallueshėm pėr tonet e ėmbla lirike. Aq sa kur mendohet pėr recitim tė poezive, mendja tė shkon pikėrisht tek interpretimi i zėrit tė tij.
Zh si zhurma e fundit qė shkaktoi roli i tij nė dramėn “Pamje nga ura”, qė dyndi kryeqytetasit nė sallėn e Teatrit Kombėtar dhe riktheu Timo Fllokon mė fuqishėm se kurrė.
( Burimi : Revista Jeta )
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Timo Flloko /  nga A-ja deri te Zh-ja Empty Re: Timo Flloko / nga A-ja deri te Zh-ja

Post by GISHTEZA Thu 01 Oct 2009, 11:38

Timo Flloko ka lindur nė Peje mė 26 prill 1948 . Shkollėn e mesme e mbaroi nė Vlore dhe Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn Dramaturgji nė Tirane nė vitin 1970.
Timo Flloko pa mėdyshje mund tė quhet njė yll i kinematografisė shqiptare, nga tė paktėt aktorė shqiptarė tė cilėt ia kanė kushtuar
karrierėn e tyre ekskluzivisht filmit. Ėshtė gjithashtu njė nga pedagogėt mė tė respektuar tė Akademisė sė Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur tė jetojė duke ndarė kohėn e tij mes Amerikės dhe Shqipėrisė.
Hyri nė kinema shumė i ri, vetėm 19 vjeē. Por dy filmat e tij tė parė, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Pėrse bie kjo daulle" patėn fat tė keq. U ndalua nga regjimi i kohės pėr arsye banale. Brezat e njohėn dhe e ēmuan talentin e tij mė sė pari nė rolet e Meēos nė filmin "Kur zbardhi njė ditė" dhe Kabos nė "Malet me blerim mbuluar", tėxhiruar nė vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve tė tij filmikeerdhi gjithmonė duke u rritur.
Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976)dhe Luani tek "Lulėkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit tė Filmit, mė 1977.
GISHTEZA
GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 18805
Regjistruar mė : 2007-06-04

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum