Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare

Go down

Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare Empty Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare

Post by Vizitor Wed 14 Oct 2009, 11:11

Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare
Burimi: Artan Hoxha, Gazeta Shqiptare


Lugina e Valbones eshte nje nga mrekullite e paperseritshme te natyres alpine shqiptare. Kjo lugine ndodhet ne pjesen me veriore te vendit ne lindje te masivit malor te Alpeve qe perfshihet nga rrethi i Tropojes. Lugina e Valbones nis nga Qafa e Valbones ne perendim dhe perfundon ne luginen e Drinit ne jugperendim, shume prane diges se hidrocentralit te Fierzes. Gjatesia e saj nga Qafa e Valbones deri ne lumin Drin eshte 50.6 kilometra. Lugina e Valbones eshte zona turistike me e vizituar ne rrethin e Tropojes, madje nga me te vizituarat ne Alpet shqiptare pas lugines se Thethit. Kjo zone me bukuri te rralla eshte e preferuar jo vetem nga turistet vendas por edhe nga turistet e huaj, te cilet parapelqejne te njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave me veriore te vendit.

Udhetimi
Per te shkuar ne Valbone duhet te udhetosh te pakten 7 ore nga kryqyteti. Pjesa derrmuese e rruges eshte aksi Tirane-Bajram Curri, ku cdo turist ka mundesine te shijoje nje udhetim me traget neper liqenin e Komanit. Pamjet fantastike te shpateve malore qe bien thike mbi ujin e liqenit te Komanit jane te paharrueshme. Fshatrat e vegjel ne te dyja anet e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banoret e te cilave lidhen me njeri-tjetrin vetem nepermjet varkave te vogla, jane nje tjeter dekor interesant i udhetimit. Perrenjte dhe luginat e vogla qe lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojne fjorde te vegjel qe futen ne brendesi te masiveve malore. Gjate udhetimit me traget shikon dhe dy digat gjigande te hidrocentraleve ne kas-kaden e Drinit. Udhetimi me traget zgjat per dy ore e gjysem dhe kushton 300 leke te reja, ndersa udhetimi nga Tirana ne Bajram Curri me furgonat e linjes, kushton 1000 leke te reja. Nga Bajram Curri ne drejtim te Valbones shkohet me mjete fuoristrada por dhe me furgone te linjes, bileta e te cileve kushton 150 leke te vjetra.

Lugina
Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe per te shkuar drejt saj duhet te kalosh me pare nepermjet Kanionit te Shoshanit, Grykes se Klisyres, Grykes se Dragobise e Qukut te Dunishes. Nga hyrja ne kanionin e Shoshanit e deri ne Valbone udhetimi kalon nepermjet nje lugine te ngushte, ku ne te dyja anet e saj ka shpate shkembore dhe pyje me ah e bredh, ndersa rruga eshte e shtruar me cakell. Pamjet e mahnitshme qe nisin me Kanionin e Shoshanit i lene vendin njera-tjetres per tu zevendesuar nga gryka e ngushte me shpate te thepisura e Klisyres. Me siper shfaqet fshati Dragobi, me i madhi i zones, me kulla guri 100 e 200 vjecare, madje dhe me te vjetra se kaq. Gati ne mes te fshatit, ne krahun e majte te rrjedhes se Valbones ndodhet nje ujevare disa dhjetra metra e larte qe bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobine ne krahun e djathte te rrjedhes se Valbones, ne rreze te nje shkembi qe mezi shquhet mes pyllit te dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjate gjithe udhetimit te shoqerojne gjithnje ujerat e kthjelleta te Valbones qe burojne nga shkrirja e bores ne masivin malore te Alpeve. Nje tjeter vend per tu ndalur eshte dhe Quku i Dunishes. Nje bar-hotel alpin, i ndertuar teresisht prej druri nga vellezerit Metalia eshte nje tjeter pikeshlodhjeje. Klima e lugines eshte mjaft e fresket dhe i nxehti i veres nuk egziston fare.

Valbona
Fshati Valbone eshte gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne nje zallishte te krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbone ka afro 30 shtepi, kryesisht kulla te vjetra dy dhe trekateshe me mure te trashe guri e cati karakteristike alpine me derrasa druri. Ne kullat karakteristike te terheqin vemendjen dritaret shume te vogla dhe frengjite e ndertuara ne cdo drejtim per tu mbrojtur. Ne qender te fshatit ndodhet nje lokal qe sherben ne natyre kryesisht, mish te pjekur ne hell dhe meze e bulmet te zones. Prane lokalit eshte ne ndertim e siper nje basen i vogel per rritjen e troftes pikaloshe te Valbones. Ne Valbone nuk ka hotel te mirfillte, por disa shtepi-kulla karakteristike jane pershtatur sipas tradites ne hotele per turistet. Cmimet e fjetjes dhe ushqimit jane te arsyeshme. Telefonat celulare ne Valbone jane jashte funksionit dhe nuk te hyjne ne pune. Nepermjet bllokut te larte malor te Jezerces ne veri, Zhaborreve dhe Grykave te Hapta ne Jug, formohet nje govate tipike akullnajore. Ne shpatet e thepisura te maleve te Kollates e Rrethit te Bardhe shikon bore te perjetshme dhe ngjitja ne to, do te ishte nje sfide per cdo alpinist profesionist. Ujevara e Rragamit qe ndodhet prane fshatit me te njejtin emer, siper Valbones, eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe nuk duhet lene pa vizituar. Valbona gjate 4-5 muajeve te dimrit eshte krejtesisht e izoluar nga bora keshtu qe ne kete kohe eshte e pamundur te vizitohet.


Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare Valbona
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare Empty Re: Valbona, mrekullia ne mes te alpeve shqiptare

Post by bora Wed 14 Oct 2009, 21:29

nuk e kom bare si lumin valbone po me kane thone qe eshte bukur
bora
bora

Shteti : Diku nė Shqipėri
Postime : 1077
Kyējet nė forum : 17653
Regjistruar mė : 2009-09-29
Profesioni : Ing

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum