Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiku i Kinematografisė Shqiptare

Go down

Historiku i Kinematografisė Shqiptare Empty Historiku i Kinematografisė Shqiptare

Post by Naki Sat 05 Sep 2009, 00:42

1897 - Kinemaja po troket. Gjuha e filmit hyri nė Shqipėri nėpėrmjet rrugėve qė shqiptarėt kishin krijuar prej shekujsh me kontinentin.
1903 - Xhirimi i parė nė Shqipėri nga kompanitė e huaja filmike. Pak vite mė pas,
vėllezėrit Manaki, nė Manastir, mbajtėn syrin e kamerės nė vėnde tė ndryshme tė Ballkanit.
1908 - Kolė Idromeno (1860-1939), piktor, arkitekt dhe urbanist me njė kulturė erudite, nė vitin 1883 ngre nė Shkodėr njė laborator tė quajtur “Dritėshkronja Idromeno” dhe nė vitin 1908 fillon tė organizojė shfaqjen e diapozitivave dhe filmave.
1909 - Vėllezėrit Ēomo, fillojnė tė organizojnė shfaqje filmike nė sallėn e teatrit tė Manastirit, shumė afėr qytetit tė Korēės.
1911 - filluan shfaqjet e para nė kafe “Stema” tė Korēės.
1912 – Viti i Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Egziston njė kontratė nė italisht e Kolė Idromenos, me distributorin pėrfaqėsues tė njė kompanie austriake, Josef Stauber, e firmosur nė 1 shtator 1912, e cila shėnon njė histori tė gjatė distribucioni tė kinematografisė botėrore, qė do tu japė shqiptarėve kryeveprat e saj.
1912 – 1920. Kamera e parė amatore dhe yjet e parė tė kinemasė. Befas, nė ekran, pranė emrave botėrorė tė ekranit, shqiptarėt zbulojnė edhe praninė e aktorėve shqiptarė qė luajnė nė filma tė huaj si Aleksandėr Moisiu, Kristaq Antoniu, Elena Qirici.
1920 – 1938. Shpėrndarja e gjerė private. Shpėrndarėsit shqiptarė tė filmave, Daragjati, Canco, Beshiri, ngritėn nė 1938 shoqėrinė e distribucionit “Shqiptaro film”. Sipas marrėveshjes do tė shfaqen ēdo javė nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera nga 9 filma artistike, 3 prej tė cilėve komikė.
7 Prill 1939 - Pushtimi dhe monopolizimet e para shtetėrore. Qė nė 2 tetor 1939, nėnshkruhet marrėveshja ndėrmjet Entit Kombėtar tė Industrisė Kinemaotgrafike (ENIC) me qendėr nė Romė, i pėrfaqėsuar prej drejtorit tė pėrgjithshėm Armando Boncaglia, dhe qeverisė sė Mbretėrisė Shqipėtare e pėrfaqėsuar nga shkėlqesia e tij Shefqet Vėrlaci, kryetar i Kėshillit Ministror. ENIC merr pėrsipėr, pėr njė periudhė pesėvjeēare, ekskluzivitetin e shfaqjes sė filmave nė Shqipėri.
30 Shtator 1942 - Me porosi direkte nga Konti Ciano dhe Benito Musolini, krijohet nė Shqipėri shoqėria “Tomorri Film” e cila kishte pėr synim prodhimin e filmave.
1942 – Dokumentari i parė shqiptar nga njė kineast shqiptar.
Shtator ’43 – Nėntor ’44. Nazistėt kontrollojnė sallat e kinemave.
1944 – 1945 - Kamera amatore shqipatre fikson historinė e re.
22 Dhjetor 1945. Njė kontroll tjetėr i shtetit. Dekretohet ligji 186 “ Mbi krijimin e Monopolit Shtetėror pėr blerjen, importimin dhe shpėrndarjen e filmave nė Shqipėri”.
24 Dhjetor 1945 - Krijimi i Agjensisė Shqiptare tė Filmit.
9 Prill 1947 - Me vendim Nr. 160 tė Kėshillit Ministerial, aprovohet dekreti Nr. 314, Ligji Nr. 422 “Mbi Shtetėzimin e Kinemave Private”.
10 Prill 1947 - Me vendimin Nr. 163 tė Kėshillit Ministerial dhe nė bazė tė Dekret-Ligjit 418 tė datės 22 mars 1947, vendoset krijimi i Ndėrrmarjes Shtetėrore Kinematografike Shqiptare.(N.SH.K.SH). Prill 1947. Shpallet me dekretin Nr. 308, Ndėrrmarje me rėndėsi tė pėrgjithshme Shtetėrore.
10 Korrik 1952 - Inagurimi i Kinostudios "Shqipėria e re".
1984 - Numri mė i lartė i prodhimit shtetėror: 18 filma artistikė tė Kinostudios dhe Televizionit Shqiptar.
1992 - Prodhimi i parė privat shqiptar. Kinostudio "Shqipėria e re" u quajt "Albafilm Studio".
1996 - Ligji pėr Kinematografinė garanton prodhimin privat tė filmave.
1 Prill 1997 - Krijohet Arkivi Qėndror Shtetėror i Filmit.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum